E diele, 28.04.2024, 08:28 PM (GMT+1)

Kulturë

Tahir Bezhani: Vetëvrasja e një poeti

E diele, 27.04.2014, 07:02 PM


PËRURIMI I DRAMËS ‘’VETËVRASJA E NJE POETI’’ TË AUTORIT BRAHIM AVDYLI

Nga Tahir Bezhani

Me 19.prill 2014 në Pallatin e kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, në prani të një numri të madh dashamirës të artit letrarë,  u përurua drama “Vetëvrasja e një poeti”, të autorit Brahim Avdyli, lindur në Morinë të Malësisë së Gjakovës, krijues nga diaspora. Përurimin e kësaj vepre e moderoi Dr.prof. Masar Rizvanoli nga Gjakova.

Përurimin e përshëndeti krijuesja nga Kukësi, Vera Istrefi, duke shprehur kënaqësinë e pjesëmarrjes në një takim të tillë kulturorë e vëllazërorë.

Kjo vepër e botuar nga Shoqata e Intelektualëve “Jakova” të Gjakovës, doli nga shtypshkronja”Erpoprint” po nga Gjakova, me  cilësi të mirë botimi.

Me rastin e përurimit të kësaj drame, folën redaktori Muhamet Rogova, recensentët, Halil Haxhosaj e Ilam Berisha, të cilët, në referatet e tyre, thanë fjalët më të mira për veprën në fjalë.

Pas të autorizuarve të librit, në këtë përurim, fjalën e mori  doajeni i skenës teatrore, i madhi, Sylejman Lokaj, i cili duke pasur përvojën mbi 65 vjeçare në skenën kosovare, bëri një vlerësim sa më të thukët, për librin, duke thënë:”s’ka më kënaqësi se kur përurohet shpirti i një krijuesi”,  e në këtë rast shtoj se autori”është flijimi i vetvetes”.

Brahim Avdyli që nga vitet 80 jeton, punon e krijon në Zvicër, nga se atëbotë,  regjimi i egër serbosllav  , ndjekte të gjithë krijuesit dhe intelektualet shqiptarë të cilët nuk pajtoheshin me një politikë të tillë shovene deri në shpirt

Brahim Avdyli është emër i njohur në letërsinë shqipe, i cili, me sukses deri me tani ka lëvruar thuaja gjitha gjinitë letrare, si poezinë, prozën, dramën, eseistiken etj. Veprimtaria e tij është pritur kurdoherë mire nga lexuesit në mbarë trojet shqiptare. Pra, bëhet fjalë për një figurë të spikatur letrare, i cili deri me tani ka botuar mbi 15 vepra te gjinive të ndryshme letrare. Veprimtaria e tij gjendet në të gjitha bibliotekat e vendit tonë.

Veprimtaria e këtij krijuesi nga Malësia e Gjakovës, duke qenë mjaft e vlerësuar nga kritika dhe lexuesit anekënd vendit, ka bërë që autori të jetë bartës i disa mirënjohjeve brenda e jashtë Kosovës. Poezitë e Brahim Avdylit gjinden në disa antologji, si një perlë letrare,  dhe të përkthyera edhe në disa gjuhë të huaja.

Penda e këtij krijuesi të spikatur, nuk din të pushoi së shkruari, andaj ngas bota e tij imagjinatave,  përherë presim me padurim lindjen e veprave të reja.

Në fund të përurimit, autori i dramës “Vetëvrasja e një poeti”, përshëndeti dhe falënderoi të gjithë pjesëmarrësit e në veçanti, Shoqatën e Intelektualëve “Jakova”, moderatorin e përurimit,  Dr. Masar Rizvanolin,  poeten nga Kukësi, Vera Istrefin,  redaktorin dhe recensentët e dramës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora