Kulturë
Përparim Hysi: "Vetëtimat" që lëshon Xhevua...
E shtune, 26.04.2014, 12:54 PM
"Vetëtimat" që lëshon
Xhevua...
Libri me poezi "Vetëtimë" i Xhevahir Spahiut
(esse)
Nga Përparim Hysi
Nuk ka përkim më të bukur: si emri ashtu dhe vepra. E kam fjalën për Poetin e bukur Xhevahir Spahiu. Poezia e tij është e tillë që jo vetëm e rreshton autorin në shkallë të epërme të Poezisë Shqipe ,por dhe më tej si një poet që pëlqehet në të gjitha ato gjuhë ku është përkthyer.
Unë e kam
dashur poezinë e Xhevos që nga fillimet
e tij dhe, kur u vu në kryq nga
vet Enver Hoxha, jo vetëm më erdhi keq, por u ula dhe shkrova duke e marrë në
mbrojtje poetin, Xhevahir Spahiu. Shkrova... po
nga e thëna në të bërë, shkon e vjen një det i tërë. Shkrova dhe, sado
kjo qe vetëm protestë imja vetiake, autocensura e frikës më ktheu nga rruga,
pasi i kisha bërë nja dy km për në shkollë. Se nuk ishte shaka e vogël për atë
kohë. Se qeveria,- thotë Xha Myrtja, një personazh i tregimit tim,- as
turp dhe as frikë nuk të ka. Enver Hoxha
e akuzonte Xhevon se po shkonte në gjurmët
e Zhan Pol Sartrit me atë poezi ekzistencialiste dhe kaq mjaftonte që ta
përzinin nga gazeta ku punonte. Se pas Enver Hoxhës ia hoqi korën e plagës edhe
Mehmet Shehu, atëkohë kryeminisër i Shqipërisë. Kështu që, për të qenë
idrejtpërdrejtë me lexuesit, u ktheva dhe grisa ç'kisha shkruar. Nuk qeshë aq
trim dhe nuk mund të rrah gjoksin. Këtë lloj "grisjeje" e kam bërë dhe për një shkrim, të aty të përatyshëm, për artistin e madh, Kujtim Spahivogli, kur e ndesha tek
vuante "golgotën" e gulagëve të kohës. Sado që në vitet e
demokracisë, ju ktheva asaj rrëfenjës për Kujtim Spahivoglin me titullin e
atëhershëm "Hamleti në Mbrostar-Ura", po jam i ndërgjegjshëm, se
shkrimi i dytë nuk
E sa për Xhevon - se ky është objekti i shkrimit tim- e kam "qarë" tri herë. Së pari, për "prerjen e veshit" nga Enver Hoxha e kryeministri që, mandej, vazhdoi deri tek kryetari i frontit të lagjes siç tregon poeti. Qe kohë e vështirë që një poet trim si Xhevoja diti t'i bëjë ballë.
* * *
Së dyti,
kam qarë (tani dhe unë isha bërë trim,se
Xhevahir Spahiut
XHevahir Spahiu! Xhevahir Skrapari!
Në një anë Poeti, në tjetrën:luftëtari!
Në një anë Poeti,në tjetrën Njeriu
Me gërmë të madhe: XHEVAHIR SPAHIU!
I përbuzje dredhat, mbroje veç të drejtën
Në rrugën e sheshtë,kërkoje përpjetën
Ndaj u "rrebelove",shkove në Vlorë
Nuk të trëmbi ndjekja s'pyete për terror.
Kupol e Mesjetës dërgoi kapuçinjtë
Të rrahën me grushte, varda ranë shkopinjtë
Të goditën, Xhevo,me grushta barbarisht
Ty që ishe ëngjëll; qe Budë apo Krisht!
Krisht për fjalë të lirë,pa shtypje e dhunë
Që të rrojmë të lirë,si ti edhe unë
Farën e urrjetjes mbolle për pushtetin
Dhe e le rehatin,se zgjodhe Poetin!
Pa gatove vargje në magje revolte
Helm për diktatorët, pjellë të çdo epoke
pranverë 1997.
* * *
Në vitin
2000 kur mora rrugën për tek im bir, në Amerikë, një valixhe tepër të madhe me
mbi 250 libra (atëherë s'kish kufizim për bagazh) kisha dhe dy libra të Xhevos
"Kohë e krisur" dhe "Nesër jam aty". Kjo e dyta ( e sillja
dhe e risillja sa herë nëpër duar) sikur më bënte apel për t'u nisur dhe për të
qenë aty: aty, në mëmëdhe. Mjerisht këtij apeli iu përgjigja pas 12-vjetësh, ama iu përgjigja me mëndje të
kthiellët. Vërtet që jetova larg SHqipërisë për afro 12-vjet, po asnjë ditë nuk
kam qenë larg saj. Interneti - shpikja më e bukur në botë,- ta jepë Atdheun me
vete. Dhe unë "me vete" e pata. Pse e kisha me vete
"Atdheun", e ndiqja në gjithë dinamikën e vet dhe, ja tek marrë vesh
një lajm që më sëmboi keqas. Erdhi ministrja e kulturës dhe tek gjen kshilltar
të kësaj ministrie, Xhevon, e pushon. Ou!- vura alarmin unë.
Pas të vrëjturit, dihet që kthiellet. Zoti, siç duket, më dëgjoi mua dhe mijëra dashamirës të Xhevos që ta kthejë Xhevon në jetë dhe gëzimi im është më buçitës për t'ju thënë: çdo ditë në ora 11.00 Xhevon e gjeni tek kafe "Evropa" ku ka 23 vjet pa e ndrruar vëndin. Unë, pothuaj, një herë në muaj pi kafe me të.
* * *
Xhevahir
Spahiu jo vetëm ka poezi me vlerë, por është dhe prodhimtar. Shumë poezi të
tij, për arsye subjektive dhe objektive, kanë mbetur sirtarëve. Se Xhevoja
vërtet e ka kapërcyer atë "atak" kundër
shëndetit, por ende nuk ka arritur
riaftësimin për të shkruar siç
shkruante. Lexoj,- më pohoi,- por ende nuk shkruaj. Vërtet që ky është një
"handikap" i përkohshëm që Xhevoja do ta kapërcejë, po pikërisht, në
këtë kohë relativisht të vështirë, tak dhe
Duke lexuar, më dukej sikur dhe Xhevon e kisha përballë dhe gëzimi mbrrinte në apogjenë e tij.
* * *
Arian Leka librin e ka titulluar "Vetëtimë", kurse unë duke ia marrë "tapitë nga dora", them: "Vetëtimat " e Xhevos. Ka poezi sa të shkrutëra,aq dhe të bukura. Ngjajnë me shkrepjen e një vetëtime, por që lënë gjurmë. Natyrisht, që unë nuk do merrem me gjithë poezitë e vëllimit, por për disa që më kanë lënë mbresa të veçanta, edhe do ndaloj. Të shumtat nuk kanë titull, por Poeti (po këtu qëndron dhe madhështia e tij) grish lexuesin për ta bërë pjesëmarrës aktiv të krijimit të tij. Më ndiqni:
Natë pa yll
Humbellë pa skaj
Zot, si rri fill?
Qaj...
A ka se si flitet më shkurt? A ka se si mund të grishet më bukur lexuesi?
Ose...
A ka gjëkundi ndonjë shitore
A ndonjë tezgë kot më kot
të ble me ca qindarka qorre
jo bukë, po pak durim, o Zot?
Shkurt,
po rreh gjatë. Mesazhi i madh. I lexueshëm. Të blesh durim?
Ja dhe një "vetëtimë" tjetër:
Edhe... Edhe...
Kur më shumë besoja e më pak dyshoja,- e p ë s o j a;
Kur më pak besoja e më shumë dyshoja,- përsëri e pësoja.
Shumë mbresëlënëse janë dy poezitë e poetit kur qan për ndarjen me prindërit. Babanë e ka përejtsuar me poezinë "Loti".
Një fjalë.
Vetëm një:
-A erdhi?
Dhe koka iu var..
Fjeti përgjithmonë
babai.
Në cep të syrit
Një pikë loti
Dhëmbje pa gjumë.
Loti i tij i fundit
isha unë.
S'ka
poezi më prekëse. Dhe në vargje ka një detmalli në raport të barabartë: prind e
bir. Për t'u vënë në kornizë apo si një leksion
psikologjie për adoleshentët në ciklin "Etër e bij". Amplituda
e mallit bymehet e zgjerohet kur këndon
për nënën: "Dy fjalë, një dhimbje/ nëna ime!... deri "... fjalët më
dalin si një psherëtimë/nëna ime!, poeti sikur e ka shtrydhur mallin që
Dhe mund të vazhdoja me "Hajket" e tij aq të bukur, (nuk dallohen nga ato japoneze) dhe ca më shumë me "shkurtinat" që flasin aq bukur dhe aq "gjatë".
Por jo të gjitha mund të përfshihe në një shkrim.
* * *
Xhevahir Spahiu është Akademik. Është Mjeshtër i madh. Është "Nderi i Skraparit", por, mbi të gjitha, ky Poet i bukur është nga më njerëzorët. Në një intervistë e pyetën Xhevon:- Si është e mundur që të duan kaq njerëzit? Dhe ai u përgjigj:- Mos vallë ndodh që unë i dua shumë njerëzit?
Dhe unë, tek e mbyll, uroj që Xhevoja sa më parë të kthehet në "Botën e Poezisë" për të lëshuar të tjera vetëtima!