E diele, 28.04.2024, 03:44 PM (GMT+1)

Kulturë

Adem Zaplluzha: O ju lutem

E premte, 02.05.2014, 06:44 PM


Adem Zaplluzha

Nga libri “Stoli në parkun e vjetër”

 

O JU UTEM

 

Ju përgjëroj

Në emër të atdheut

Mos ja këputni jelet kalit

Merrni duart e mia

Të mos këpusin koka ushtarësh

Vetëm kalin tim të luftës

Mos e ngacmoni sot

 

Kjo ditë

Është dërmuar nga betejat

Rënkon si plagët e Gjergjit

Asnjë fashë  fjalësh

Nuk e mbështjellë varën

Që kullon dhembje

 

Këto çaste

Sot po vdesin në imagjinatën e gjokut

Lotët s’e shërojnë betejën

O ju lutem

Lëshojani vrapin ditës

Në errësimin e syve të kalit tim

Fundosem të gjitha shpresat

 

 

BETEJA

 

Kur shala e vjetër

Ja vret shpatullat e ditës

Dizgjinët e mjegullave

Këputen në betejë

Flamujt e atdheut

Lëshohen në gjysmështiza

 

Pas përcjelljes së kalorësve

S’mbetet

Asnjë grusht re në hapësirë

Në lotët e kuajve

Beteja rri ulur në dy gjunjë

Dhe i shkul

Flokët shprishura të erës

 

 

NGA RETË E OKSIDUARA

 

Sa herë që na prekin makthet

Këlthasim

Pastaj zbresim në heshtje

Deri te djersët e jastëkut

U bashkohemi ëndrrave

 

Çdo fillim

Një ditë takohet me fundin

Kurse në mbarimin e nismës

Qenët e rrugëve

Bartin nga një kockë parahistorike

 

Ky rotacion

Prej një binare kalon në tjetrën

Posa vjen mëngjesi

Trenat largohen nga stacioni

Kurse orës së vjetër

I këputen akrepat

 

Kanë ardhur të vijnë këndej

Mbledhësit e puplave

Shinat e vjetra kolliten

Nëpër hekurishte ndryshket dita

Nga retë e oksiduara

Zbresin disa lloje sëmundjesh

Të blerta

 

 

ECI EDHE DISA HAPA

 

Të kujt janë këto paterica

Në prehrin e ditës

Nga kjo ecje e mërzitshme

Më janë dehidruar këmbët

 

I pyes kalimtarët

Për ndërrimin e vendbanimit

Përgjigjen e gjej

Në pasaportën biometrike

 

Sa qenka i uritur ky metropol

Asnjë mizë nuk zukat

Nëpër trotuare lëkura balenash

Ora e ditës paska bankrotuar

 

Eci edhe disa hapa

Trotuari mendueshëm fërshëllen

Në kafenenë përballë kujtesës

Protestojnë si përherë narkomanët



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora