E shtune, 27.04.2024, 02:45 PM (GMT+1)

Kulturë

Në Gjenevë u hap Panairi Ndërkombëtar i Librit

E enjte, 01.05.2014, 07:55 PM


Në Gjenevë u hap Panairi ndërkombëtar i librit dhe shtypit

Merr pjesë dhe Botimpex me librin shqip

GJENEVË, 1 maj – Dje në Gjenevë (Palexpo) është hapur Panairi ndërkombetar i librit dhe shtypit, ku krahas 800 shtëpive botuese me qindra mijëra tituj librash, po paraqitet edhe libri shqip. Si zakonisht prej më shumë se dy dekadash,  shtëpia botuese “Botimpex” nga Tirana, sivjet vjen me mbi 200 tituj dhe me rreth 500 ekzemplarë.

Libri shqip bën më shumë se dy mijë kilometra rrugëtim nga Tirana deri në Gjenevë, enkas  për  lexuesit shqiptar, por edhe atë botëror, duke ditur se vetëm në Gjenevë jane mbi 8 mijë shqiptare,  kurse në gjithë Zvicrën mbi 200 mijë.

Saloni ndërkombëtar  do të qëndrojë i hapur deri më 4 maj 2014, Pra,  ky është nje rast i mirë për lexuesit e të gjitha moshave për t’i pasurur bibliotekat e tyre me abetare, fjalorë por edhe libra të tjerë nga kultura, historia dhe tradita jonë e lavdishme.

“Botimpex” po ekspozon libra të ndryshëm, letrarë, historikë, gjuhësorë, kulturorë, fjalorë e metoda të mësimit të gjuhëve, libra për fëmijë, libra njohës për Shqipërinë, Kosovën, libra shkollorë, etj nga shtëpi botuese të shumta. « Ata janë përgjithësisht libra te rinj e të pëlqyer, të autorëve nga Shqipëria, Kosova, trevat e tjera shqiptare dhe bota, si të Ibrahim Rugovës, Ismail Kadaresë, Dritëro Agollit, Kristo Frashërit, Arben Putos, Rexhep Qoses, Adem Demaçit, Veton Surroit, Vedat Kokonës, Zef Simonit, Shaban Muratit, Mehdi Frashërit, Ilir Ikonomit, Blendi Fevziut, Elida Buçpapajt, Ferit Lamajt, Adelina Mamaqit, Gaqo Bushakës, Uran Butkës, Bajram Sefës, Arben Ahmetajt, Alfred Papuçiut, Besa Myftiut, Alain Golay, Garsia Markesit etj…” deklaroi Edvin  Bega, drejtori i Botimpex,

Isabelle Falconnier, presidente e Salonit ndërkombëtar  të librit dhe shtypit në Gjenevë në fjalën e saj, ndër të tjera theksoi se “prania e librit  këtë takim ndërkombëtar të literaturës botërore eshte nje pasuri dhe mozaik i shkëlqyeshëm « .

Ka mjaft arsye për të vizituar stendën e Botimpex : do gjeni atje libra për vete,fëmijët dhe miqtë tuaj, do kini mundësi të vendosni kontakte për të pasuruar bibliotekat tuaja me libra në vijimësi, do mund të merrni informacion për gjera që u interesojnë nga fusha e botimeve,…

Sipas z. Bega “Ne jemi të sigurtë se librat që janë ekspozuar do të justifikojnë interesimin tuaj, do u përgjigjen nevojave tuaja dhe do t u vinë për shtat shijeve tuaja dhe qytetarëve jo shqipfolës « .



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora