E diele, 28.04.2024, 12:11 PM (GMT+1)

Kulturë

Qazim Shehu: Korracë

E enjte, 01.05.2014, 07:11 PM


KORRACË…

 

QAZIM SHEHU

 

Zgjohet zemra, tërbohet forcë e panjohur,

E flirtit që zjen drejt korracës,

Prej normës e moralit të ndotur,

Brenda guackës.

 

Si ta gjesh lulen e bashkimit,

Farën e saj në brendësi,

Mijëra ngjyra regëtijnë,

E hidhen me lehtësi.

 

Duke çarë koracën e ngurtë,

Forcën e saj duke çarë,

Prapë ndrojtja thotë të rrimë urtë,

Morali duhet ruajtur sa më parë.

 

Në nuk ruhet ai siç duhet,

Pa u dëftyer në brendësi,

I zoti mbetet e me të luajnë,

Të tjerët një pabesi…

 

 

NJË PO

 

I shkund reflekse dashuria,

E mbjell polenin nëpër erë,

Vanë pas teje mendtë e mia,

Përmes një ferri të zjerë.

 

U njollos vështrimi pa turp,

Zemra rënkoi me psherëtimë,

Rënkon brenda në trup,

Mos jetë zemër ,po minë.

 

Dhe s`kam sesi ta qetësoj,

Veten dhe brengën e madhe,

Më duhet ty të lakmoj,

Me forcë andralle,

 

Them më duhet, se përpara,

Janë aq e aq pengesa,

Së pari ti, moj kunadhe,

Mbytur në delikatesa.

 

Së pari ti së dyti ti,

Një rrjesht shifrash po te vesh,

Mjafton :me një po i fshin

Pranë ,në çast ,do më kesh.

 

 

LAK

 

Fjalën lak nga fjala llak një germë e ndan,

Si shumë gjëra që s`janë të njenjta.

Ndodh që nga  pak llak në lak,

Të shpëtohet jeta.

 

 

FIKSION

 

Me që s`hipa kurrë në anije,

Vendosa: do hip fjalët,

Pa pasur frikë një duhmë stuhie,

Brigjet e largëta.

 

Me që s`u bëra kapiten,

Njëra prej tyre ndoshta bëhet,

Fjala rrugën vetë e gjen,

Nëpër hapësira lumturohet.

 

Nga to dua të shpëtoj,

Kur vinë siç ishin dje,

Me të njenjtën peshë e zakon,

Me të njenjtën kut e pe.

 

Kur të ndahen krejt prej meje,

S`kam frikë se bëhem memec,

Se rrjedh gjaku nëpër deje,

Një motër e tyre sytha çel.

 

Në sytha s`çel s`ka rëndësi,

Në s`jep imazhe a parfum,

Fjalët s `do më japin bezdi,

Më në fund i lumtur do jem unë…

 

 

LARTËSITË

 

Jeta na josh për lartësi,

Kur jemi poshtë në breg ,humnerë,

Të kapim ato, o ç`lumturi,

Tentojmë e hidhemi nëpër erë.

 

Shohim sesi para nesh,

Të tjerë i kapin pa zor,

Trefish mundimin duhet ta kesh,

E lartësitë bëjnë terror.

 

Lartësitë qenkan gënjeshtare,

Kur shohim si arrihen,

Nga ata që mendjen s`e vrasin,

Me lehtësi para nesh ngrihen..

 

 

MË KUJTON

 

Një shpes më kujton pyllin që ishte,

Një grua që rend dashurinë që kishte,

Një pemë më kujton një trung,

Nata një pellg krisme.

 

Ndërlidhet mes tyre shpirti që vuan,

Hijen e kujtimit ruan,

E kujtimit që s`mund të ishte kështu,

Si zemra që s`çon më gjak në tru…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora