E diele, 28.04.2024, 06:02 AM (GMT+1)

Kulturë

Begzat Rrahmani: Thënie të tunxhta (8)

E enjte, 01.05.2014, 07:58 PM


THËNJE TË TUNXHTA DHE MEND(DIME) TË TURBULLTA -VIII

Nga Begzat Rrahmani

1. – Nuk e dijë kush është dhe kush ka qenë Leka i Madh, apo siç e thirrin shumë të tjerë në gjuhët e veta, sepse unë atëherë s’kam qenë, por tash e dijë se në qendër të Shkupit ajo që është ndërtuar është ndërtuar me paret e SHQIPTARËVE, që duhet tu jepen për kulturë dhe e dijë se ky shtet bashkë me ish Jugosllavinë neve më në moshë na ka edukuar dhe mësuar krejt gabimisht. Tash si do të edukohen dhe mësojnë të rinjtë do ta shohim dhe si do të reagojë bota...???!!!

2. – Kurbetçinjtë janë mëkatarët më të mëdhenj në këtë botë, ato pa vullnetin e Zotit dhe fëmijëve të vet, ato fëmijët i asimilojnë, kurse vatanin e lejnë shkret, edhe unë kam përgjegjësi indirekte...???!!!

3. – Spiunëve të kombit kanë filluar tu thajnë duart që shkruanin dhe nënshkruanin raportet e spiunimit...???!!!

4. – Dikur profesori i ndërtimtarisë më pyeti:

- Student i Maqedonisë e keni kredi apo bursë shtetërore?! Unë i habitur iu përgjigja jo profesor!  Ai prapë më pyeti a e dinë pse? Unë prapë i thash jo profesor. E di tha se as ti  e as shumë të tjerë nuk e dini, por dijeni se paret e juaja i harxhon ai zëvendësi i Titos në  TURIZMIN AMORAL nëpër shtetet afrikane. Dorën në zemër nuk e kuptova krejt, por aq se e kuptova i besova shumë pak. Por tash kur shkruan gazetat se paret për KULTURËN SHQIPTARE e ndoshta edhe për arsim  harxhohen dhe do të harxhohen për mëditje qeveritare mu kujtuan fjalët e profesorit të nderuar që mi ka thënë përpara katër dekadave,  ju lumtë shqiptarëve qeveritar...???!!!

5. – Për një puthje me Eshtonkën dhe ulje me Daçiqin në një tavolinë Kosova ka filluar të rrëshqasë në drejtim të Serbisë…???!!!

6. – Shkau i shkinës erdhi në Kosovë, por kurrë do të shkojë nga Kosova shkau i shkuat…???!!!

7. – Fjalët e mëdha i dëgjuam, por i pamë edhe punët e pista, tradhtare dhe të shëmtuara…???!!!

8.- Liderët shqiptarë janë të sojit të dosës e të derrit. Si vinë në pushtet shikojnë llokën dhe harrojnë rodin e vet. Kur pronarit ia shikojnë thikën atëherë ulurin pas derrave, dosave e derrkucëve, por atëherë është vonë...???!!!

9. – Shqiptarët në emër të fesë dhe kinse për të mirë të fesë me vetëdije idiote tradhtojnë KOMBIN...???!!!

10. – Kurrë s’ jam ndier më i ofenduar në jetë se sa kur më tradhtoi ish nxënësi për mjetet e botimit të veprës prej Ministrisë së Kulturës...???!!!

11. – Po ta them të vërtetën më shkon koka, po të hesht ose të bëjë sipas qejfit të pushtetit bëjë tradhti kombëtare...???!!!

12.- Mençuria apo budallallëku do të shikohen pasi ta keni bërë një punë...???!!!

13. – Në botë s’ka komb më të nënçmuar se sa kombi shqiptar. Veçanërisht nga shtetet e Ballkanit. Këtë nënçmim e kemi dhuratë nga LIDERRUCËT dhe nga vetvetja...???!!!

14. – Kombi Shqiptar e përkrah fenë Islame, kurse feja Islame se përkrah Kombin Shqiptar...???!!!

15. – Në se keni aftësi të kuptoni mençuritë dhe budallallëqet  e bëra do të ecni përpara...???!!!

16. – Maqedonia ngel në çdo lëmi, përveç përparimit në diskriminimin e shqiptarëve...???!!!

17. – Maqedonasit janë të lumtur dhe të qetë, sepse kufizohen me ortodoks dhe kanë punë me shqiptarë të marrë...???!!!

18. – Për ta bindur botën se jam njeri KOZMOPOLIT, unë me vetëdije e tradhtoj “GJAKUN TIM”, për të mirën e “VËLLEZËRVE SLLAV”...???!!!

19. – Me këtë politikë që bëni ju politikanë të marrë a mendoni edhe për një mandat tjetër?! Ata duke qeshur përgjigjen:

- Me këto QURRANA deri në vdekje...???!!!

20. – E pyeta plakun e urtë xha Bitin për dëmet që bëjnë partitë politike shqiptare, për kombin e vet, ai si përherë me atë stilin e tij, si mori frymë thellë priti pak dhe tha:

- Njëra na bënte dëm si PERENDIMI , kurse  tjetra si SERBIA...???!!!

21. Ringjalljen e ish Jugosllavisë e kërkojnë njerëzit e çmendur, kurse ato që e përkrahin dhe e pranojnë (veçanërisht shqiptarët), janë të çmendur bile edhe të tërbuar...???!!!

22. – Nëse nëna dhe babai ( ose dy liderë ) nuk bashkëpunojnë dhe nuk mundohen për të mirën e fëmijëve ( kombit ) njësoj për të gjithë ato janë të çmendur dhe tradhtarë...???!!!

23. – Kur janë në opozitë lehin si qen të tërbuar, kur vinë në pozitë heshtin si buçat me bishtin përpjetë...???!!!

24. – Boll kemi varre nga lufta e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë, tash duket se vetë do të hapim disa herë më shumë varre me shkatërrimin e armëve kimike, nga Siria, në territorin shqiptar që na i imponon bota dhe qeveritarët  e çmendur shqiptarë...???!!!

25. – Nëse qeveria dhe parlamenti shqiptar votojnë për shkatërrimin e armëve kimike në territorin e tyre  që do të vinë nga Siria, atëherë në afërsi të atij vendi ku do të shkatërrohen armët kimike duhet të bëhen disa ndërtesa dhe të sillen parlamentarët dhe qeveritarët shqiptar së bashku me familjet e tyre të jetojnë aty që të bëhen mish për armët kimike siç do të bëhen shumë familje shqiptar të tjera të pafajshme...???!!!

26. – Nëse është diçka për të mirë të Maqedonisë dhe maqedonasve ajo bëhet me kushtetutë dhe ligj në formë të shkruar dhe fillon të zbatohet menjëherë. Kur është diçka për të mirën e shqiptarëve ajo bëhet në gojarisht dhe do të fillojë të zbatohet kur të piqen kushtet, por nëse është në dëm të shqiptarëve ajo bëhet me shkrim dhe zbatimi fillon menjëherë...???!!!

27. – Derisa nuk ceket në kushtetutë dhe ligj në formë të shkruar GJUHA SHQIPE ajo do të anashkalohet, dhe do të nënçmohet...???!!!

28. – Kishim pengesa për asimilimin e shqiptarëve ortodoks në Maqedoni, por ia  arritëm qëllimit. Tash me asimilimin e shqiptarëve mysliman do ta kemi shumë më lehtë pasi atyre nuk u intereson KOMBI dhe në partallment dhe qeveri dërgojnë shqiptarë të retarduar...???!!!

29. – Për shumë vende kuçe maqedonasit, por edhe shqiptaroviçat e pushtetit thonë se nuk ka shqiptarë të aftë për ato vende pune. Por  Maqedonia nuk është anëtare e NATO-s e as  BE-s dhe as që do të bëhet atëherë nuk na qenka faji te shqiptarët por te vetë maqedonasit, se s‘ na qenkan të aftë së bashku me shqiptaroviçat e pushtetit...???!!!

30. -  Liderët e çmendur çmendin edhe popullin ...???!!!

31. – Kur bie shi e dua diellin, kur ka diell e dua shiun...???!!!

32. – Komunistët e pistë tash na përshëndesin me merhaba dhe selam alejkum e jo në gjuhën e ëmbël shqipe, dhe pesë herë falen me prapanicën përpjetë, duke e qelb shtëpinë e ZOTIT, duke menduar se do ta mashtrojnë ZOTIN dhe ato shpirtra fakirësh që ti falin për krimet e bëra gjatë karrierës së tyre ...???!!!

33. – Qyteti me dy Universitete dhe me popullatë   gjashtëdhjetë për qind  votues të sëmurë...???!!!

34. – Eshtonka tash për tash mban rekord botëror, si grua me puthura nga burra eminent botëror të kombeve të ndryshëm, prandaj duhej të zë një vend në librin e Gjinisit...???!!!

35. - S’ kam ç’ tu bëjë deshve dhe deleve me katër këmbë, se këto me dy këmbë i kam heshtur si atë nën poshterkë...???!!!

36. – Edhe për këto të tashmit dikur do të themi siç themi për NERONIN  e falshëm...?!

37. – Shqiptarët e mëdhenj bëjnë punë të mëdha, por  edhe shkencë abetareje nëpër lagje katundesh...???!!!

38. – Me montimin e përmendores së CAR DUSHANIT në Shkup, për këtë shekull u mbyll u ky kapitull, shqiptarët dhe përmendoret e tyre do të presin shekullin tjetër ose le ti vendojnë në ndonjë kodër apo shesh të ndonjë katundi, në tokë të Maqedonisë, apo diku tjetër...???!!!

39. – Të gjithë  shtetet e botës dërguan telegrame ngushëllimi për vdekjen e Nelson Mandeles përveç Maqedonisë, kjo do të thotë se Maqedonia nuk është shtet në këtë botë...???!!!

40. – Gjuha shtetërore do ti varrosi shqiptarët në  Maqedoni...???!!!

41. – Pasi të shkojnë shqiptarët në Evropë koalicioni do ta sjelli Evropën në Maqedoni dhe pastaj do të prishet ai koalicioni dhe shqiptarët e mbetur kuptohet të koalicionit, do të bëhen pishman por do të jetë vonë pasi ato më do të jenë në birucë...???!!!

42. – Ushtarët shqiptarë ishin më të mirët në Armatën Popullore të Jugosllavisë. Atë e treguan edhe në luftën e dymijë e njëshit. Por tash ajo aftësi është zhdukur te ushtarët shqiptarët në Maqedoni, këtë e vërtetojnë edhe eprorët e tyre shqiptarë, paradoksale...???!!!

43. – Ndoshta muxhahedinët kanë bërë luftë kundër serbëve;  në Bosnjë, Kosovë, ndoshta edhe në Kroaci dhe Slloveni, por çfarë..., kanë kërkuar dhe kërkojnë serbët në ato shtete, prandaj Ju KOKA-kokrra bote vendoni gishtin kokës dhe gjykoni ashtu siç duhet për kriminelët...???!!!

44. – Popull bini gomarit e jo samarit. Gomari rritet i pret veshët dhe mendon se bëhet kalë e pastaj mjerë Ti...???!!!

45. – Unë jam ministër për shqiptarët, por përgjegjës në qeveri kam një maqedonas të punësuar si pastrues, u vonova për në vendin e punës se isha te ai  për një konsultim, prandaj ju mos habiteni...???!!!

46. – Atë që dikur e tha Frçku, duket se me të vërtetë e sulmuar kanceri...???!!!

47. – Ligji i votuar me shumë kënaqësi nga shqiptarët; nëse një shqiptar bënë një gabim ndaj maqedonasve të dënohet me burg të përjetshëm. Nëse një maqedonas bënë një gabim ndaj shqiptarëve të gradohet përjetësisht...???!!!

48. – Dikush bënë politikë, dikush merret me politikë, kurse ai tjetri e korr politikën...???!!!

59. – Nëse dikush të sulmon, ti mos u mbro, por sulmoje më fortë...???!!!

50. – Shqipëria i ra shuplakë Evropës dhe Amerikës për armët atomike të Sirisë, Evropa ia kthehu shuplakën pritet të shikohet si do të ia kthejë Amerika...???!!!

51. – Bota e civilizuar muxhahedinëve dhe maniakëve në dorë nuk u lejon thupër, kurse shqiptarët u japin armë dhe tokmak, prandaj ua thyejnë kokën...???!!!

52. – Dikur në fshat kishte dy mëhallë me pesëdhjetë shtëpi, dyqind banorë dhe tridhjetë nxënës. Tash ka pesë mëhallë njëqindepesëdhjetë shtëpi-pallate me pesëdhjetë banorë dhe asnjë nxënës...???!!!

53. – Në fund të shekullit të kaluar shqiptarët në Maqedoni kishin një parti dhe tridhjetë deputetë, kurse tash kemi pesë parti dhe njëzetë e pak tepër deputetë, afrim kjo është politikë e “shëndoshë” shqiptare...???!!!

54. – Integristët së bashku me HOVITIN dhe Qeverinë e shtetit ku ata llokin duan të na asimilojnë si dikur që shteti i asimiloi  shqiptarët ORTODOKS. Prandaj JU O TË MJERË SHQIPTAR VETËDIJËSOHENI...?!

55. – Pasi e dhashë Luginën e Preshevës, dhe pavarësinë e Kosovës, me siguri duhet të shpërblehem, ta marrë KOBELLIN(livadhin), më falni NOBELIN...???!!!

56. Dikur u ndamë vëllezërit, por me kompromis; vllahu i madh mori; kalin, plugun dhe qerren me katër rrota. Vllahu i dytë mori lopën, kurse mua më dhanë viçin...???!!!

57. – Në parlamentin Evropian u bë një pyetje:

- Zotëri deputet ku e patë Ju këtë që e shkruani në këtë AMANDAMENT?! Ai përgjigjet shkurt:

- Te torba me dy milion euro që më dha partneri koalicionit...???!!!

58. – Kjo që thuhet për shqiptarët dhe gjuhën maqedonase më kujton kohën e xhaxhit Enver, sipas një plaku që ma ka treguar. Shkon njëri dhe spiunon shokun. Merr lëvdatë, por i thonë se ajo është pak. Pasi ditësh shkon spiunon mikun, prapë i thonë mirë por pak. Pas një kohe, spiunon babën, prapë i thonë mirë por pak. Pas një kohe spiunon gruan dhe djalin i thonë bukur, prit të marrish dekoratën. I japin burgun e përjetshëm...???!!!

59. – Ai i cili ka shijuar dhe shijon postin sllav le ta dijë se do të vdes si tradhtar i kombit të vet…???!!!

60. – Ka ardhur koha që shqiptarët në Maqedoni të kenë një KOROSHEC-slloven (ktheni pas kujtesën ç’ ndodhi në Parlamentin e ish Jugosllavisë)...???!!!

61. – NËNA SHQIPTARE është një emër i madh, por njerëzit dhe vendi janë të vogël...???!!!

62. – Shqiptarët, shqiptarëve u kanë bërë shumë TRADHTI, por këto të fundit janë TRADHËTI VDEKJEPRURËSE...???!!!

63. – Me Rezolutën e fundit Shqiptarët e Kosovës ( apo Kosovarët siç kanë disa qejf ti quajmë) janë në tokë të huaj, siç ishin dikur Serbët në Kosovë në tokë të hua...???!!!

64. – Ne i dimë si njerëz të mëdhenj dhe të ditur, por ato nëse janë normal e dinë se janë të vogël dhe të paditur, siç e dinte i madhi SOKRAT...???!!!

65. – Çdo shqiptarë që ka bërë krim ndaj familjes së vet dhe TRADHTI KOMBËTARE, maqedonasit i kanë dokumentuar me shkrim, bile edhe të incizuara dhe të filmuara, prandaj ato i kanë gojët  e mbyllura...???!!!

66. – Mos i lustroni njerëzit e vdekur dhe ato përpara vdekjes, por lustroni ato që vdesin njerëz...???!!!

67. - Për ndotjen dhe helmimin e ajrit fjalën e kanë ish ambasadorët që kanë qenë prezent në fjalimin e përgjegjësit, në  pyetjet  e gazetarëve dhe ndërkombëtarëve në hapjen e qendrën tregtare tash    të famshëm...???!!!

68. – Shqiptarët presin për Maqedoninë ashtu siç presin maqedonasit për Greqinë, ashtu pret edhe dhelpra për herdhet e dashit...???!!!

69. – Pse të rrezikohet koalicioni për zgjedhjen kryetarit, kur kryetari është koalicion, koalicioni është kryetar...???!!!

70. – Pas shën Savës dhe shën Ilisë vjen kompromisi i radhës. Gjuha serbe te shqiptarët e veçanërisht në Tetovë të jetë prej foshnjores apo prej klasës së parë, përparim në kompromis, prej klasës së dytë, por me kusht fakulteti i gjuhëve në  Universitetin Shtetëror të Tetovës të emërohet; shën Millosheviq...???!!!

71. – Dikur na bënin tradhti politike, pastaj na bënin tradhti politike, kurse tash na i bëjnë të dyja...???!!!

72. –Dikush i thotë Zotit:

- Politikanët dhe hoxhallarët na kanë bërë dhe na bëjnë shumë tradhti dhe padrejtësi. Kurse Zoti i përgjigjet:

- Ju u bëni shumë padrejtësi dhe tradhti fëmijëve të Juaj, nuk i trajtoni njësoj djemtë dhe vajzat, derisa të vetëdijesoheni, për këtë dhe nuk u punon gishti i pushkës për ato,  mos pritni ndihmë nga unë...???!!!

73. – Ti o hoxhë i fëlliqur dhe ato që mendojnë si ti, mendoni se jeni si ai i FJALISË 50-të ( pesëdhjetë ) të KAPTINËS 73.  Ti dhe ato me ato mjekra të ndyta dhe me ato tru të pistë mundeni të shkoni edhe më larg, se Ai dhe të martoheni edhe me motrën, bile edhe me NËNËN TUAJ...???!!!

74. – Personi së pari duhet të mbrojë; vetveten, fëmijët e vet, prindërit e vet, familjen e vet, farefisin, mëhallën, katundin e vet, qytetin, shtetin dhe kombin e vet e pastaj të tjerët. E jo si këto tonët, përpara këtyre mbrojnë koalicionin politik, me të vërtetë çmenduri e liderizmit politikë...???!!!

75. – Ortodoksët e veçanërisht ato sllavë edhe mollë kur të japin kini kujdes se gjembat më vonë munden të të ngulen...???!!!

76. – Së pari duhet të integrohet politika- të mos ketë liderë shqiptarë, e pastaj arsimi dhe ashtu me radhë...???!!!

77. – Integrimi është asimilim modern dhe punësim i maqedonasve nëpër parashkollore dhe shkollat shqipe...???!!!

78. – Së pari do të mbyllim Universitetet, pastaj shkollat e mesme, nëntëvjeçaret, kurse filloret  dhe parashkolloret, shqiptarët di ti mbyllin vetë në emër të integrimit patriotiko-tradhtaro-shqiptarë...???!!!

 

79. – Një anëtarë partie me budallain e vet dëmton partinë, por lideri i saj me budallait e veta dëmton tërë kombin...???!!!

80. – Antishqiptarizmin maqedonasit e thonë haptas në Parlament edhe atë me gojë dhe me shkrim, kurse antimaqedonizmin shqiptarët e thonë nëpër varre vetëm gojarisht, se nuk ka vend për shkrime nëpër pllakat e varreve, por edhe të mos lejnë gjurmë...???!!!

81. – Shqiptarët (mysliman) së tepërmi i LAKMOJNË DEKORATAT sllave, dhe ata i shpaguajnë duke falur GJAK dhe TOKË...???!!!

82. Në Bruksel Daçiqi shkon me tezën e Millosheviqit; ku ka një serb aty është Serbi, kurse Thaçi shkon me tezën e vete; ku jam unë aty është Kosovë, prandaj s’thotë asnjë fjalë për Luginën e Preshevës...???!!!

83. – Qysh në takimin e parë në Bruksel shqiptarët dhe ndërkombëtarët u mbarsën nga serbët prandaj tash në çdo takim ato dështojnë...???!!!

84. – Në pushtet erdhën me rrena të mëdha dhe patriotizëm të vogël, por do të largohen me tradhti të madhe...???!!!

85. – S’ kam çka tu bëje atyre të pa shkolluarve dhe atyre të pa punësuarve, se atyre të shkolluarve dhe atyre të punësuarve ua kam futur frikën deri në palcë bile pak më tepër...???!!!

86. – Bota e civilizuar shtetin dhe pushtetin ua lë atyre që kanë mbaruar studimet në universitetet botëror, kurse ne shqiptarët ua lëmë atyre të burgosurve për vjedhje të pulave, atyre për dhunime, por edhe atyre matrapazëve të pa shkolluar...???!!!

87. – Gjaku i Tokës është UJI...???!!!

88. – Te çdo shqipfolës që mendon se në damarët e tij rrjedh gjak sllavi është i “madh dhe i vlerësuar” prej këtij shteti...???!!!

89. – Tribunali  Kosovës do ti përtyp UÇK-istët e Kosovës, kurse ai më vonë në Maqedoni do ti kollofis të gjithë UÇK-istët...???!!!

90. – Është normale dhe e arsyeshme që njëri post prej tre kryesorëve në Maqedoni ti përkas kombit shqiptar, por jo të kërkohet tri ditë para Bajramit, apo kur veja i vjen pulës te bytha. Së pari atje në Parlament duhet të ndërrohet Kushtetuta, dhe mirë të ceket me shkrim dhe të përmendet për SHQIPTAR e jo për pakica, se përpara do të bëhej; një serb, rom, vlleh bile edhe ndonjë çifut se sa një shqiptar...???!!!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora