E premte, 26.04.2024, 07:34 AM (GMT+1)

Mendime

Fatmir Lamaj: Më ngadalë zoti Islam!

E enjte, 21.11.2013, 08:55 PM


REPLIKË

Nga Fatmir Lamaj

Më ngadalë zoti Islam më ngadalë.

Elexove dhe e rilexova disa herë artikullin tuaj ‘’Gabove rëndë Z.Kryeministër’’ botuar në gazetën prestigjoze “Telegraf” në dt 19/11/2013, por përveç falenderimit tim personal për çështjet e ngritura në adresë të Kryeministrit Rama, jam I detyruar të shpreh dhe mos dakortësinë time për kundërshtitë tuaja në emërimin e zotit Bedri Blloshmi në krye të I.I. P.P. Këto ditë nga sinjalet që kemi po hiqen nga puna pothuajse të gjithë ata pak të punësuar nga Administrata e mëparshme, duke I hedhur në rrugën e madhe të papunësisë dhe njëkohësisht duke I hequr kështu mundësinë e mbijetesës.Ndërkohë kur pak a shumë Qeverisja aktuale ka shprehur interesin e vet për shtresat në nevojë dhe shumë mirë ka bërë, por mungesa e vëmëndjes për shtresën tonë duket se po merr trajtën e një vijësjelljeje të paracaktuar.Të harrosh se ne jemi gjallë dhe në gjëndje shumë të keqe ekonomike’’se për të tjerat as që bëhet fjalë’’, do të thotë se ne nuk ekzistojmë më , si problem shqetësues për qeverisjen aktuale, I cili kërkon zgjidhjen e mënjëhershme dhe sa më të drejtë e të plotë.

Sot duke rënë në pozita zhgënjyese ndaj kësaj qeverisjeje, duhet t’i kujtojmë Z.Rama se pushteti nuk është vetëm vota e fituar, por dhe ajo e munguar, dhe vota e munguar për Berishën këtë rradhë me shumicën e saj ishte vota e gjith shtresës së të persekutuarve politikë, e cila erdhi si pasojëe një zhgënjimi të gjatë ndaj PD  dhe Berishës.

Ndërprerja e kësteve të dëmshpërblimit ‘’Çudi, për ushtarakët Qeveria gjen fonde për pensionet e tyre të majme,  kur në shumicën e rasteve ato janë të pamerituara, se dihet cili  ka qënë roli I tyre në diktaturë’’.

Heqja masivisht e atyre pak njerëzve të punësuar si dhe mungesa e vëmëndjes që tashmë po ravijëzohet  si një ogur I keq, besoj se dalëngadalë po e venit çdo ditë shpresën për Rilindjen e premtuar .Sot gjithëkush  ka të drejtë të bëjë pyetjen tragjike ‘’Rilindje ?!!!!…apo kthim në orgjinën e të parëve, të etërve xhelatë?’’,

Në vitin 1999 në një takim me Berishën te zyra e tij ishim një grup I ardhur nga Fieri ku përveç meje ndodheshin dhe disa persona të tjerë si V Ndreko, CMustafaraj, L.Majaci, V Ago ndërmjet të tjerave I kam thënë këto fjalë : Doktor, njeriu gjithçka mund të tradhëtojë në jetë ose mund të tradhëtohet prej saj, përveç  origjinës .Ajo nuk të lë ta tradhëtosh dhe as nuk të tradhëton asnjëherë.

Koha provoi që ‘’Doktori” nuk e kapërceu dot pragun e përgjakur të orgjinës së tij politike,  ndërsa te këta të sapoardhurit në pushtet kemi ende pak shpresë se ndoshta do mundohen t’i bëjnë sadopak sfidë orgjinës së baballarve të tyre, e cila pikon gjak dhe krim.

Deri këtu Z.Islam kemi një ekuivalencë mirëkuptimi, por më tej unë nuk mund të jem dakort me ty për shumë gjëra. Shigjetat e mllefit tend për mua e godasin objektivin e gabuar. Ne të dy si edhe shumë të burgosur,  nga ata që janë ende gjallë,  e njohin mire Z.Bedri Blloshmin. Unë bëj pjesë tek ata që ruajnë përshtypjet më të mira  për të si njeri I ndershëm dhe I paepur,  si edhe I shumëvuajtur,  jo vetëm ai,  por edhe familja e tij në periudhë e diktaturës komuniste. Mllefi  jot është një lumë I dale nga shtrati I arsyes,  duke e quajtur Bedri Blloshmin bashibozuk,  I pamoralë dhe hajdut. Bedri Blloshmi rrjedh nga një familje e maskruar nga diktatura komuniste me 12  të pushkatuar,  midis të cilëve dhe vëllai tij,  Vilson Blloshmi. Ai lindi dhe u rrit në një familje patriotike dhe anti-komuniste në gërxhet e Librazhdit,  dhe jo si shumë të tjerë që lindën dhe u rritën në Tiranë dhe nëqoftëse atij persekutimi i kishte filluar që pa lindur,  të tjerë e provuan vonë,  shumë vonë. Bedriu paska qënë shumë I zoti që paska fshehur me aq kujdes për aq shumë kohë imoralitetin e vet duke e vuajtur burgun e tij me mijëra të tjerë bashkëvuajtës. Bashibozuk?!!!!..... Nuk e besoj Z. Islam se në detyrat e kryera prej tij në kohën kur ishte i punësuar nga Berisha,  ai ishte gjithmon korrekt me detyrën. Në postin e zgjedhur Bedriu ka pasur propozimin dhe mbështetjen e Shoqatës së të Burgosurve  Politikë për “Integrimin në drejtësi dhe dinjitet”,  Kryetar Xhafer Agarai,  ku anëtar kryesie të saj ishin dhe I ndjeri Lirak Bejko si dhe Gjergj Ndresa dhe bashk me mua edhe shumë të tjerë që e filluan grevën e urisë në 2009 dhe e vazhduan atë deri në grevën e fundit ku heroi Lirak Bejko u vetflijua në më dinjitoze dhe heroike, si dhe Gjergj Ndreca I shpëtuar rastësisht, apo dhe unë që përfundova në reaminacion.

Z.Islam, ta përmenda këtë fakt për të kuptuar ti edhe të tjerët që emërimi I Bedri Blloshmit në drejtim të I.I.P.P,  nuk është thjesht produkt I krushqive plotike, ashtu si ti e përmend në artikullin tend. Si përfundim do dëshiroja me shumë dashamirësi dhe mbështetje për personin në fjalë dhe zbrazje mllefesh të pamotivuara, port ë nxitura nga ata që ëndërronin dhe ëndërrojnë akoma këtë post në mënyrë të pamerituar, duke keqpërdorur dhe personin tend.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora