E shtune, 27.04.2024, 09:23 AM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Pse nuk dënohën krimet ndaj Fesë?

E merkure, 20.11.2013, 08:34 PM


Përse nuk dënohën krimet e kryera ndaj Fesë në 1967?

(për kujtesë `profesorit` diabolic Hulusi Hako)

Nga Pirro Prifti

Lexova pa kureshtje, dhe i zhgënjyer broçkullitjet e të ashtuquajturit `Profesor` Hulusi Hakos në një shkrim tek gazeta Sot ditën e sotme,  por duke menduar se sa profesorë të këtij lloji prodhoi PPSH, profesorë të cilat i përdori për qëllimet e saj të mbrapshta duke e lënë Shqipërinë një nga vëndet më të varfra në botë.

Ky person dhe këta profesorë dhanë kontributin e tyre djallëzor në shëmbjen e kulturës tradicionale fetare të fesë në Shqipëri, me pretekstin absurd dhe marksist se shqiptarët nuk janë shumë fetarë, prandaj të heqim fenë në mënyrë që të krijonin `NJERIUN E RI` komunist.

Ky njeri i ri komunist u dështoisigurisht,  dhe pasojat e tij jemi duke i parë edhe në ditët e sotme sepse këta `njerëz të rinj` duke mos respektuar traditat dhe moralin përkatës fetar, sot nuk respektojnë ligjet, nuk duan të punojnë por tërhiqen ndaj përtacisë dhe qejfeve, merren me krimin, e kanë më të lehtë të bëhen politikanë për të drejtuar se sa profesionistë (sepse teknokrati dhe profesionisti kërkojnë shumë mund e punë për tu bërë), u bënë intrigantë dhe dashakeqës si dhe shpifarakë, duke shkaktuar rrëmuja dhe keq-informime si ky i ashtuquajturi Profesor Hulusiu.

Këtë u mësoi marksizëm –leninizmi këtyre bastardëve të ateizmit-Intrigën.

Hulusi Hako, jo vetëm që duhej dënuar në kohën e demokracisë, por sot duke përfituar nga Demokracia që ai luftoi në Kohën e  `Shokut` Enver, ka guzximin djallëzor të jetë krenar për atë hata që bëri bashkë me kriminelët e tjerë duke rrafshuar kishat dhe xhamitë në 1967 së bashku me atesitë-komunistët e vendosur Apostol Kotani, Selim Nëngurra, e plehra të tjera të këtij lloji, një krim i pa ndëshkuar ende në Shqipëri.

Dihet se Shqipëria u bë në 1967 vëndi i parë ateist në botë. dhe ishin këta njerëz të tipit Hako që Enveri përdori për të sulmuar Komunitetet fetare dhe fenë.

Dikur këta komunistë-ateistë me poste të rëndësishme në hierarkinë e PPSH, nxitën luftën kundër fesë, bënë Fletë-Rrufetë e para kundër fesë dhe klerikëve, dhe ishin të parët që ngritën dorën kundër institucioneve fetare të asaj kohe në Shqipëri,- sot, në vënd që të pendohen për atë që bënë vazhdojnë avazin e  dikurshëm duke përfituar pa pikë turpi dhe brerje ndërgjegje për atë masakër fetare që nuk u bë në asnjë vënd tjetër të botës përvecse në Shqipëri.

Përse ky krim i viteve 1967 shkatërrimi i fesë dhe i komuniteteve fetare nuk u ndëshkua dhe nuk është futur në  as në axhendën e demokratëve dhe as në axhendën e socialistëve edhe sot e kësaj ditë?

Përse detyrimi i popullit shqiptar për të mos i u lutur Zotit, për ta bërë shtetin shqiptar një shtet mostër ateist nuk u ndëshkua dhe as kë ndërmënd të ndëshkohet të paktën moralisht?

Përse indivdët me pushtet të asaj kohe që jetojnë për shtatë palë qeejfe  vazhdojnë të tregojnë me mburrje se si u a bëmë klerikëve, se si bëmë në fletë rufëetë e para, se si i përkrahu PPSH (pasi dha urdhërin vetë Enver Hoxha), të paktën nuk i bren ndërgjegja për një akt Anti-moral dhe

Anti-etik të paparë dhe të pashëmbëllt në të gjitha epokat, në të cilën edhe turqit-osmanllinj e lanë fenë e krishterë të mbijetojë në atë perandori islamike, kurse barbarët e tipit Hulusi Hako-s –jo?

Ka vetëm një përgjigje të saktë dhe të prerë: Kalimi nga Diktatura ateisto-komuniste në Dekokracinë e post-komunizmit u bë me gabime dhe me difekte të mëdha qoftë nga mungesa e eksperiencës, ashtu dhe se një pjesë e mirë e  Elitës intelektuale në Shqipëri ishte ateiste dhe e përkrahu heshturazi këtë krim monstruoz.

Tipat si Hulusi Hako duhet të ishin sot në Bankën e të akuzuarve për krim ndaj Komuniteteve fetare, dhe jo të lejohej e të  zgerdhihej,duke folur poshte e lart e duke dhënë intervista se si ..`u a futëm klerikëve të fesë në `67…`, apo nën maskën e pseudo-patriotit, dhe të profesorit që e ka marrë titullin  me servilizmat nda Enver Hoxhës të shkruajë shkrime të turpshme kundër personaliteteve të nderuara fetare si Prof. Anastas aktualisht Kryepeshkop i K.o.a.sh.

Turp për këtë `Profesor` të marksizmë-leninizmit, i cili në vënd që në ditët e sotme ti ngryste ditët në ndonjë xhami për të kërkuar falje ndaj mëkateve që ka bërë në atë kohë dhe në këtë kohë, vazhdon të sillet si adoleshent i papjekur, e të marrë nëpër gojë si gratë e liga,- njerëz të nderuar që po japin kontribut serioz dhe të vlefshëm në kohën e demokracisë, qoftë në ri-ngritjen e komuniteteve fetare të shkatërruara nga PPSH me Hulusi servilin në krye, ashtu dhe sektorë të tjerë, merret me komunitete fetare që as i njeh dhe as ka të bëjë me to, por dikur i ka dëmtuar me pa të drejtë.

Është për të ardhur keq që ky person i dënuar nga opinion publik për veprën e turpshme të pjesmarrjes në prishjes së Kishave dhe Xhamive , dhe në fakt të : 2727 institucioneve fetare të asaj kohe në 1967 e nga këto  rreth 930  ishin institucione fetare ortodokse, 1100 ishin institucione fetare myslimane dhe 600 institucione fetare ishin katolike.

Mendoni se cfarë katraure bënë këta njerëz të neveritshëm në atë kohë dhe nuk u dënuan as sot e kësaj dite.

Mendojnë se janë harruar gjërat, dhe flasin paturpësisht pa brerje të ndërgjegjes.

Ja Kush është Hulusi Hako ateist-komunisti, një përfaqësues i Shejtanit- në Shqipërinë e vuajtur nga këta njerëz, të cilin PPSH e bëri professor për të zgjatur jetën e saj e për të gënjyer popullin.

`Profesor` Hulusi Hako, udhëheqës dhe realizues i ateizmit në Shqipëri, u lind më 10 tetor të vitit 1930, në Delvinë. Shkollën fillore e përfundoi në qytetin e lindjes, ndërsa atë unike në gjimnazin “Asim Zeneli”, në Gjirokastër. Kreu studimet universitare në Universitetin “Lomo-nosov” në Moskë, për filozofi në vitet 1952-1958. Po ne vitin ´58, ai mbrojti diplomën me temë: “Roli reaksionar i islamizmit në Shqipëri”. Kthehet në atdhe dhe e emëruan pedagog në Universitetin e Tiranës, ku dha lëndën e materializmit dialektik. Në vitin 1967, ishte një nga propaganduesit e filozofisë ateiste dhe ndihmoi në lëvizjen e kohës kundër bestynive fetare dhe kulteve të besimit. Hulusi Hako është autor i një mori shkrimesh propagandistike antifetare dhe librash të kësaj fushe (të paprecedent edhe në botë) si: “PPSH mbi fenë dhe ateizmin shkencor” botuar në vitin 1967, “Akuzojmë fenë” botuar një vit më vonë. “Gruaja dhe fëmija, viktimat më të ndjeshme të ideologjisë fetare” që pa dritën e botimit në vitin 1969, “Gjyq Zotit”, viti 1972, skenar dokumentar “E vërteta mbi fenë” viti 1974. Në këtë periudhë mbrojti doktoraturën me temë: “Vija politike dhe përvoja e PPSH për edukimin ateist shkencor të popullit” viti 1978, “Ateizmi shkencor” viti 1983, “Vatikani paraziti shekullor i planetit” viti 1984, “Folklori, zëri i gjallë i kombit kundër fesë” viti 1986 (http://ëëë.forumishqiptar.com/threads/31846-Prof-Hulusi-Hako-rrefen-per-luften-kunder-Fese).

Në mbyllje i rekomandoj kësaj monstre të Komunizmit, të paktën të pendohet për këtë që ka bërë dhe të kërkojë falje e jo të shajë e të shpifë për njerëz dhe intelektualë që po përpiqen të ndërtojnë dhe jot ë shkatërrojnë siç ka bërë ai në të shkuarën e hidhur.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora