| E merkure, 20.11.2013, 08:34 PM |
Përse nuk
dënohën krimet e kryera ndaj Fesë në 1967?
(për kujtesë `profesorit` diabolic Hulusi Hako)
Nga Pirro Prifti
Lexova pa
kureshtje, dhe i zhgënjyer broçkullitjet e të ashtuquajturit `Profesor` Hulusi
Hakos në një shkrim tek gazeta Sot ditën e sotme, por duke menduar se sa profesorë të këtij
lloji prodhoi PPSH, profesorë të cilat i përdori për qëllimet e saj të mbrapshta
duke e lënë Shqipërinë një nga vëndet më të varfra në botë.
Ky person
dhe këta profesorë dhanë kontributin e tyre djallëzor në shëmbjen e kulturës
tradicionale fetare të fesë në Shqipëri, me pretekstin absurd dhe marksist se
shqiptarët nuk janë shumë fetarë, prandaj të heqim fenë në mënyrë që të krijonin
`NJERIUN E RI` komunist.
Ky njeri
i ri komunist u dështoisigurisht, dhe
pasojat e tij jemi duke i parë edhe në ditët e sotme sepse këta `njerëz të rinj`
duke mos respektuar traditat dhe moralin përkatës fetar, sot nuk respektojnë ligjet,
nuk duan të punojnë por tërhiqen ndaj përtacisë dhe qejfeve, merren me krimin,
e kanë më të lehtë të bëhen politikanë për të drejtuar se sa profesionistë (sepse
teknokrati dhe profesionisti kërkojnë shumë mund e punë për tu bërë), u bënë intrigantë
dhe dashakeqës si dhe shpifarakë, duke shkaktuar rrëmuja dhe keq-informime si
ky i ashtuquajturi Profesor Hulusiu.
Këtë u mësoi
marksizëm –leninizmi këtyre bastardëve të ateizmit-Intrigën.
Hulusi
Hako, jo vetëm që duhej dënuar në kohën e demokracisë, por sot duke përfituar
nga Demokracia që ai luftoi në Kohën e
`Shokut` Enver, ka guzximin djallëzor të jetë krenar për atë hata që bëri
bashkë me kriminelët e tjerë duke rrafshuar kishat dhe xhamitë në 1967 së bashku
me atesitë-komunistët e vendosur Apostol Kotani, Selim Nëngurra, e plehra të tjera
të këtij lloji, një krim i pa ndëshkuar ende në Shqipëri.
Dihet se
Shqipëria u bë në 1967 vëndi i parë ateist në botë. dhe ishin këta njerëz të tipit
Hako që Enveri përdori për të sulmuar Komunitetet fetare dhe fenë.
Dikur këta
komunistë-ateistë me poste të rëndësishme në hierarkinë e PPSH, nxitën luftën
kundër fesë, bënë Fletë-Rrufetë e para kundër fesë dhe klerikëve, dhe ishin të parët
që ngritën dorën kundër institucioneve fetare të asaj kohe në Shqipëri,- sot, në
vënd që të pendohen për atë që bënë vazhdojnë avazin e dikurshëm duke përfituar pa pikë turpi dhe
brerje ndërgjegje për atë masakër fetare që nuk u bë në asnjë vënd tjetër të botës
përvecse në Shqipëri.
Përse ky
krim i viteve 1967 shkatërrimi i fesë dhe i komuniteteve fetare nuk u ndëshkua
dhe nuk është futur në as në axhendën e
demokratëve dhe as në axhendën e socialistëve edhe sot e kësaj ditë?
Përse
detyrimi i popullit shqiptar për të mos i u lutur Zotit, për ta bërë shtetin
shqiptar një shtet mostër ateist nuk u ndëshkua dhe as kë ndërmënd të ndëshkohet
të paktën moralisht?
Përse
indivdët me pushtet të asaj kohe që jetojnë për shtatë palë qeejfe vazhdojnë të tregojnë me mburrje se si u a bëmë
klerikëve, se si bëmë në fletë rufëetë e para, se si i përkrahu PPSH (pasi dha
urdhërin vetë Enver Hoxha), të paktën nuk i bren ndërgjegja për një akt Anti-moral
dhe
Anti-etik
të paparë dhe të pashëmbëllt në të gjitha epokat, në të cilën edhe turqit-osmanllinj
e lanë fenë e krishterë të mbijetojë në atë perandori islamike, kurse barbarët
e tipit Hulusi Hako-s –jo?
Ka vetëm
një përgjigje të saktë dhe të prerë: Kalimi nga Diktatura ateisto-komuniste në Dekokracinë
e post-komunizmit u bë me gabime dhe me difekte të mëdha qoftë nga mungesa e
eksperiencës, ashtu dhe se një pjesë e mirë e
Elitës intelektuale në Shqipëri ishte ateiste dhe e përkrahu heshturazi
këtë krim monstruoz.
Tipat si
Hulusi Hako duhet të ishin sot në Bankën e të akuzuarve për krim ndaj
Komuniteteve fetare, dhe jo të lejohej e të
zgerdhihej,duke folur poshte e lart e duke dhënë intervista se si ..`u a
futëm klerikëve të fesë në `67…`, apo nën maskën e pseudo-patriotit, dhe të profesorit
që e ka marrë titullin me servilizmat
nda Enver Hoxhës të shkruajë shkrime të turpshme kundër personaliteteve të nderuara
fetare si Prof. Anastas aktualisht Kryepeshkop i K.o.a.sh.
Turp për
këtë `Profesor` të marksizmë-leninizmit, i cili në vënd që në ditët e sotme ti
ngryste ditët në ndonjë xhami për të kërkuar falje ndaj mëkateve që ka bërë në atë
kohë dhe në këtë kohë, vazhdon të sillet si adoleshent i papjekur, e të marrë nëpër
gojë si gratë e liga,- njerëz të nderuar që po japin kontribut serioz dhe të vlefshëm
në kohën e demokracisë, qoftë në ri-ngritjen e komuniteteve fetare të shkatërruara
nga PPSH me Hulusi servilin në krye, ashtu dhe sektorë të tjerë, merret me
komunitete fetare që as i njeh dhe as ka të bëjë me to, por dikur i ka dëmtuar
me pa të drejtë.
Është për
të ardhur keq që ky person i dënuar nga opinion publik për veprën e turpshme të
pjesmarrjes në prishjes së Kishave dhe Xhamive , dhe në fakt të : 2727
institucioneve fetare të asaj kohe në 1967 e nga këto rreth 930
ishin institucione fetare ortodokse, 1100 ishin institucione fetare
myslimane dhe 600 institucione fetare ishin katolike.
Mendoni
se cfarë katraure bënë këta njerëz të neveritshëm në atë kohë dhe nuk u dënuan
as sot e kësaj dite.
Mendojnë se
janë harruar gjërat, dhe flasin paturpësisht pa brerje të ndërgjegjes.
Ja Kush është
Hulusi Hako ateist-komunisti, një përfaqësues i Shejtanit- në Shqipërinë e
vuajtur nga këta njerëz, të cilin PPSH e bëri professor për të zgjatur jetën e
saj e për të gënjyer popullin.
`Profesor`
Hulusi Hako, udhëheqës dhe realizues i ateizmit në Shqipëri, u lind më 10 tetor
të vitit 1930, në Delvinë. Shkollën fillore e përfundoi në qytetin e lindjes,
ndërsa atë unike në gjimnazin “Asim Zeneli”, në Gjirokastër. Kreu studimet
universitare në Universitetin “Lomo-nosov” në Moskë, për filozofi në vitet 1952-1958.
Në mbyllje i rekomandoj kësaj monstre të Komunizmit, të paktën të pendohet për këtë që ka bërë dhe të kërkojë falje e jo të shajë e të shpifë për njerëz dhe intelektualë që po përpiqen të ndërtojnë dhe jot ë shkatërrojnë siç ka bërë ai në të shkuarën e hidhur.