Shtesë » Lajme
Alma Lama mbron memorialin “Heroinat”
E premte, 15.11.2013, 08:03 PM
Deputetja
e Kuvendit të Kosovës, Alma Lama e cila ishte edhe kryetare e jurisë për përzgjedhjen
e memorialit “Heroinat” i cili do të ndërtohet kushtuar kontributit dhe
sakrificës së grave gjatë luftës në Kosovë, i ka dalë në mbrojtje përzgjedhjes
së veprës fituese.
Ajo u tha
se është kopje e skulpturës “Shën Trezea” e Berninit, mirëpo Lama thotë se kjo
nuk ka aspak ngjashmëri me të.
“Është për
të ardhur keq që mediat kanë rënë viktimë e emailave anonime, dhe pa
verifikimin më të vogël bëjnë shkrime apo kronika televizive dhe hedhin baltë mbi
projektin. Po i akuzoj mediat vetëm për mungesë profesionalizmi, e jo për bashkëngjitje
me qëllim agjendës së shëmtuar të disa njerëzve që e vetmja gjë që dinë të bëjnë
është të fusin gurë nën rrotat e të tjerëve.”, ka thënë Lama.
“Edhe
injoranti më i madh në fushën e artit dhe jo vetëm, e di që skulptura e Shën
Terezës së Berninit, dhe memoriali Heroinat nuk kanë as ngjashmërinë më të vogël
në asnjë lloj detaji, as për nga forma, as shprehja, as fabula, as materiali. Njëri
është art klasik e tjetri, art modern.
Memoriali
"Heroinat"
Shikoni
fotografitë ju lutem, mos bëni manipulime te ulëta Është e turpshme që memorialin
Heroinat, që i kushtohet kontributit dhe sakrificës së grave gjatë luftës në Kosovë,
kërkojnë ta zhvendosin në diskursin e seksizmit, me qëllimin e ndyrë dhe djallëzor
se kjo është arma që vret më shumë, që përçmon më shumë në një shoqëri me
mentalitet konservator.”, ka shtuar më pas ajo.
“Shën
Trezea” e Berninit
Lama ka
akuzuar edhe Flora Brovinën se ka nisur një fushatë kundër këtij memoriali vetëm
e vetëm pse nuk ishte pjesë e këtij komisioni.
“Është për
të ardhur keq, që kolegia ime në Kuvendin e Kosovës, Flora Brovina, pas dështimit
për të argumentuar se nuk ishte e ftuar në komision, (edhe pse askush nuk ka
pasur asnjë lloj detyrimi ligjit për ta ftuar por ishte propozim i imi ne
shenje respekti për të) tani ka ndërmarrë një fushatë kundër memorialit, vetëm
e vetëm sepse ajo as në mandatin e katërt si deputete nuk është kujtuar ta
propozonte diçka të tillë”, thotë Lama në reagimin e saj.
Megjithatë
në fund e ka falënderuar edhe zonjën Brovina për kontributin e saj.
“Dhe në fund,
ky memorial synon të nderojë edhe znj. Brovina për kontributin që ajo ka dhënë gjatë
luftës, prandaj e ftoj atë të heqë dorë nga përbaltja por t’i bashkëngjitet përpjekjeve
për të nderuar kontributin e jashtëzakonshëm të qindra e mijëra grave gjatë luftës,
kontribut i cili u anatemua gjer më sot”, përfundon, tashmë anëtarja e LDK-së,
Alma Lama.