E premte, 26.04.2024, 05:38 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Dora e ngadalshme dhe shpirti kombëtar

E merkure, 18.09.2013, 07:47 PM


Dora e ngadalshme e kohës dhe shpirti kombëtar

Nga Gjon KEKA

Të shkruash për historinë e përgjithshme  të kombit arbënor europian,është pothuajse njësoj si të shkruash për gjithë europën ,prandaj trajtimi i historisë sonë meriton një vëmendje të rëndësishme nga të gjithë ,kjo për faktin se Iliro-arbënorët janë dyshemeja kryesore e lashtësisë së familjes së popujve të përgjithshm europian.Pra duke parë këtë dhe mbështetjen e madhe të kësaj dyshemeje të lashtësisë, me anë të fakteve historike dhe kjo justifikon të gjitha e aq më tepër marrëdhënien historike ,njësoj si ajo se"molla nuk bie larg nga pema”.

Megjithatë gjithnjë arsyeja e futjes së një gozhde në ndaljen e rrjedhës nomrale të një populli ka ardh nga individët apo grupet që pranojn gjithçka që i ofrohet,si dhe pajtohen me petkun shumngjyrësh të cilin e ka imponuar koha dhe rrethanat dhe nuk kanë asnjë dhimbje apo mëshirë nëse shkëputen nga rrënjët e kombit të tyre ,duke e mohuar të kaluarën dhe duke i thënë tërë historisë së sakrificës  së kombit lamtumirë.

Por tani fjala ka fituar nëpërmjet shtypit një mjet për të shumëfishuar në pafundësi atë dhe mendimet e individëve, kjo tregon se në mënyrë të pallogaritshme është rritë efekti i fjalës.

Tani meqë përmes shtypit po rritet efekti i saj ,duhet të dallojm efektin pozitiv të fjalës dhe asaj negativ apo të çoroditjes së shoqërisë.Është pikërisht ky efekt negativ i fjalës që si burim kanë atin e fjalës së gabuar,gënjështrës ,pra këto vese dhe ata që ndjekin atë janë me efekte shkatërruese,jo vetëm për shoqërinë por edhe për kombin. Gjuha është një gjymtyrë e vogël por shpesh qëllimet e saj kanë qenë me përmasa katastrofale  të së keqes.Sepse shpesh është gëlltitur helmi dhe pastaj me vonës janë përdorur antidot dhe vetëdijsimi për të mos rënë në rrëmuj e tërë shoqëria.Ky abuzim nga individ që përzijen abuzimin me sensualizmin e rrëmujës vijn nga fjala e gabuar që rrëshqet në abuzime ashtu siç e ka patur fatin gjithnjë shoqëria gjatë historisë. Ju nuk e besoni se nganjëherë duke lexuar rreshtat e  individëve të tillë që kanë shpik “kombin kosovar”,sikur të shfaqet rënia e Trojës të përkthyer në  çështjen e konceptit të kombit dhe dëmtuesve të tij apo futjes në konfuzion të shoqërisë.

Por tani e dimë të gjithë se fjala është bërë mish.

Kështu që në demokraci nuk ka më individ që godet turmat ,e as turma që godet foletë e kombit të tij për të abuzuar me të.

Sidoqoftë kombi nuk është një koncept që ne mund t’i japim diçka nga mendësia jonë e re ,moderne, as nga kozmopolitizmi, as nga vetkënaqja me një koncept të ri të ndërtuar mbi rrethana të caktuara historike e politike të kohës siç është kombi-shtet.

Poashtu kombi nuk mund t’i japim ne substancën sa herë të duam, as t’i ngjesim vlerën në trupin e tij, sepse një komb është i themeluar në rrënjë, është autokton që bartë me vete substancën ,vlerën,kulturën, gjuhën,edukimin,traditën,kostumet kombëtare ,besimin kombëtar dhe botën e tij të përgjithshmë si dhe hapësirën brenda universales.

Sepse kombi është një koncept i thellë që kap rrënjët e shpirtit të tij dhe jo vetëm ,por ai është fillesa e parë apo bashkëshoqëruesja e parë e krijimit të njerëzimit.

Jo rastësisht thoshte një poet i njohur,”pastaj erdhi historia e botës(kombeve), shërbyesja e përjetësisë,dhe shkroj emrin e saj: fanare e kohës së tij.”

Pra nisur nga kjo kombi arbënor është themeli pa të cilin nuk bënë,nuk ka kuptim asnjë kohë dhe shekull ,pra ai është i tillë është baza e racës ,fiseve dhe gjaku të përbashkët mbi të cilin nuk mund të ndërtosh asgjë të huaj dhe jashtë substancës së saj.

Kombi si zakonisht ka gjumrët e tij brenda shpirtit historik të tij që kanë lënë etërit apo personalitetet mbikohore të tij,ai ka rrugën,ka besimin kombëtar mbi të cilën mbështetet tërë historia e tij dhe pasardhja.

Kombi arbënor nuk është petk artificial që mund t’i qepësh apo arnosh mbi të ngjyra ideologjike,kombi arbërnor është i mbështjellur me petkun e pashkatërrueshëm, sepse ai është i veshur me dinjitet dhe vlera që ai mban në të gjitha kohërat dhe epokat.

Megjithatë në kuadër të kësaj duhet kuptuar për ata që po ngatërrojn jo vetëm veten e tyre duke sjell absurditet mbi aspektin e kombit dhe shoqërisë e ndërtimit të shtetit ,por ata po synojn ta ngatërrojn edhe shoqërinë në këtë absurditet.

Është e njohur se vetëm populli dhe shteti janë e nevojshme të bëhen pjesë e njëra tjetrës apo të bashkohen,kombet nuk e kanë këtë natyrë të shkrirjes në diçka tjetër.

Sepse kombi dhe populli siç mësojm nuk janë e njëjta gjë, ashtu si kombi dhe shteti që nuk janë e njëjta gjë.

Kështu popull pa shtet nuk ka dhe shtet pa popull nuk ekziston, prandaj për të justifikuar këtë  është pikërisht vetë natyra e njeriut respektivisht popullit që nuk ka asnjë mundësi të jetoj jashtë shtetit,pra është në natyrën e popullit që të ketë shtetin dhe anasjelltas.Me fjalë të tjera nuk është krijuar populli për shtetin ,por shteti dhe shoqëria për popullin.Shteti është bashkim i një populli apo shoqërie për të organizuar jetën e tij politike , institucionale,sociale etj, brenda këtij totaliteti, dhe për të gëzuar të drejtat e patjetërsueshme.

Prandaj me pak fjalë populli dhe shteti janë korrelativ nuk duhet të konsiderohen si identike.

Kjo për faktin se madhësia e një shteti, megjithatë, varet ekskluzivisht në territorin e sovranit.Kombet nuk kanë kufizime të tilla.

Kështu që dora e ngadalshëm e kohës ka dëshmuar si gjithmonë si nga gjaku i sakrificës, etërve tanë që u bënë themel i tij gur për gur, dhe poashtu do të dëshmoj edhe tani ,si me shkrim deri tek ne ashtu edhe me vepra të të gjithëve, se nuk ka “komb kosovar”, por ekziston dhe do të ekzistoj vetëm një komb ,pra kombi arbënor europian.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora