Shtesë » Lajme
Agim Gashi: Vizitë kontrolli te Dr. Temizel
E diele, 15.09.2013, 01:40 PM
Së bashku me doktoreshën Temizel dhe librin e Sabit Rrustemit "Mos e lësho sharkinë prej dorës"!
NGA AGIM GASHI
Pas
transplantimit të mëlqisë në Klinikën Universitare në Aachen, nën mbikqyrjen e
profesor Neumannit, dhe pas krajatave të rënda shëndetsore, duhet të vazhdojnë
kontrollimet e mëtejme mjeksore gjithashtu në Klinikën Universitare në Aachen.
Këto
kontrollime mjeksore të përcjellura edhe me analiza komplete laboratorike
kryhen në repartin e Klinikës Medicionale III të Klinikës Universitare.
Pata
fatin që këto kontrollime ti udhëheq mjekja e bukur, bujare, simpatike,
gjermano-turkja zonjusha Dr. Med.Lüdde I.Temizel. Sot kisha një kontrollim të
tillë ku për të më ndihmuar erdhi edhe vajza ime Orhideja për çka e falenderoj
shumë.
Në ora
0.8 të mëngjesit isha pranë sportelit të Klinikës Medicionale III. Mora
udhëzimet e duhura, shkova në laborator ku edhe aty shkoi për mrekulli. Kudo
mirësjellje e kudo pritje njerzore. Tani duhej ngjitë edhe një kat për të
shkuar pranë zyrës së doktoreshës e cila të pret gjithmonë me dashamirësi e
gjithmonë e buzqeshur.
Për fat
sot lifti 4 nuk punonte çka ndodh shumë rrallë në Klinikë. U ngjitëm këmbë
ngadal dhe pothuaj se nuk u lodha shumë pasi që kishim vetëm një kat.
Shkuam
pranë zyrë,zumë vend dhe pritnim në radhë.
Na erdhi
radha edhe neve. Doli doktoresha dhe si gjithmonë e buzqeshur më tha:
-Urdhëroni
z. Gashitë shiqojmë se çka mund të ketë të reja te shëndeti i juaj.
Pasi ia
zgjata edhe unë dorën duke e falenderuar, ia prezentova vajzën time Orhidenë.
-O sa më
vjenmirë.Njohjet e reja janë interesante.
Me ju
thënë të drejten unë që sa vite i bëra në Gjermani e akoma gjuhen nuk e
di.Orhideja kësaj radhe kishte edhe rrolin e përkthyesës.
Derisa
doktoresha fliste me Orhidenë, mendime milonshe ma vërshonin kokën time. Ku
dhemb dhëmbi,shkon gjuha, thonë të vjetrit. Mendoja se pse në trojet tona nuk
kemi këso spitale, këso shëndetsie e mbi të gjitha këso doktoresha e doktor si
kanë kombet tjera. Çdo ditë dëgjojmë lajme senzacionale nga atdheu, me tituj
bombastik të gazetave:-Sot u burgosen 28 doktor; -Sot policia e EULEX-itbastisi
ministrinë e shëndetsisë; -U burgosë Sekretari përmanent....e shumë e shumë
tituj tjerë. Më dilnin para syve stoqet e bërllogjeve në oborret e spitaleve
dhe ordinancave tjera, mjek duke marr ryshfete, pacient të varfër duke u dridhë
për të paguar ilaqet, të varfër duke shitë vezët e fëmijëve për një kuti
Bebiron bebes së vogël...
-Herr
Gashi....ndëgjova zërin e doktoreshës.Kërceva dhe u këndella shpejt. Mirë që
nuk diktoi asgjë tek mendimet e mia. Do të më vinte marre tia shpjegoja të
gjithat këto një mjekeje e cila nga fytyra e saj dhe fjalët e saja dalin ilaqet
më të forta se ato të barnatoreve.Nuk besoja se do të më besonte po tia tregoja
të vëretën për mjeksinë kosovae.
Dhimbjet
e forta qëkisha në gju e që këtë javë duhet të operohem, po thuajse i harrova.
I
shpjegova problemet e mia me ndihmen e Orhidesë. Doktoresha me fjalët e saja
sëpari ma hoqi frikën,u disponova aq shumë saqë nuk harrova fare se sot
doktoreshës Temizel ia kisha sjellë librin e Sabit Rrustemit „Mos e lësho
sharkinë prej Dorës“(Poetë e miq,për rapsodin e poetin,Agim Gashi), që mban
disa dhjetra poezi dedikuar mua e që i përmblodhi poeti e shkrimtari Sabit
Rrustemi, që sëbashku me antarët e Ars Clubit „Beqir Musliu“, si dhe
shtypshkronjes „Star Print“, mu dhurua mua. Ia dhurova me zemër e shpirt edhe
pse ajo sdo ta lexon tani pasiqë libri është i shkruar në gjuhën shqipe, por
biblioteka e doktoreshës që nga sot do ta ketë edhe librin e Sabit Rrustemit
„Mos e lësho sharkinë prej dorës“.
Pas
këshillave që mi dha dhe pasi shkruajti mbi njëzet lloje barnash, u ngritëm
duke u përshëndetur njerëzisht, bujarisht e me mirësjellje nga zemra e kulturës
Evropiane.Doktoresha Temizel e poesdon kulturën dhe shkollimin evropian.
Mbasditja
do të na takoj përsëri në telefon me doktoreshën për njoftimin mbi ndryshimet e
rezultatit të gjakut. Në email adresën time erdhi edhe rezultati komplet ku
shkruante:
„Lieber
Herr Gashi,
anbei
Ihre Blutwerte.
Viele
Grüße
Ilknur
Temizel“
Doktoresha Temizel në tavolinën e saj të punës.
U gëzova
pa masë.Rezultatet e gjakut ishin të knaqëshme. Vendosa që me anë të këtij
shkrimi ta falenderoj doktoreshën Temizel, por edhe tu tregoj mjekëve shqiptar
se humanizmi dhe mirësjellja në shkencën e medicinës luajnë rrol më shumë se
barnat. Lumi ai mjek që posedon këto vyrtyte që bashkë me Betimin e Hipokratit
kompletojnë një përsonalitet mjeksor.
Atdheut
tim i dëshiroj këndellje sa më të shpejtë, e dhashtë Zoti kurr mos ndjefsha se
u burgosen mjekët tanë për thyerje të kodit mjeksor apo edhe ryshfeteve që si
virus i pashërueshëm sulmon një komb të tërë.
Düren
09.09.13