E premte, 26.04.2024, 05:13 AM (GMT+1)

Mendime

Gafurr Adili: Heqja e 28 nëntorit si festë kombëtare akt i turpshëm...!

E marte, 20.05.2008, 06:09 PM


DEKLARATË PUBLIKE NR. 13 E ZËDHËNËSIT PUBLIK TË FBKSH:

 

HEQJA E 28 NËNTORIT SI FESTË KOMBËTARE AKT I TURPSHEM…!

 

Festa Kombëtare e 28 Nëntorit simbolizon shpalljen e Pavarësisë Kombëtare të Shqipërisë, jo vetëm të kësaj Shqipërie Londineze prej 28 mijë kilometra katrorësh, por të asajë Shqipërie Natyrale, të katër vilajeteve shqiptare: të Kosovës me Kryeqendër Shkupin, të Manastirit, të Janinës dhe të Shkodrës, prej më tepër se 98 mijë kilometra katrorësh, prandaj këtë festë kombëtare shqiptarët e kanë festuar edhe në kohët më të vështira të obskurantimit titisto-rankovicist dhe milloshevician, për çka edhe janë dënuar dhe syrgjynosur nëpër kazamatat jugosllave, por kurrën e kurrës nuk kanë pranuar që t’iu mohohet Festa Kombëtare e 28 Nëntorit, ashtu siç nuk do ta pranojnë as fermanin e titistëve të rijë shqipfolës të Kosovës, të cilët me këtë akt të turpshëm edhe njëherë shkelën mbi gjakun e popullit shqiptar të Kosovës Kreshnike të

ISA BOLETINIT, HASAN PRISHTINËS, BAJRAM CURRIT, AZEM E SHOTE GALICËS, EMIN DURAKUT, HAJDAR DUSHIT, FAZLI GRAICEVCIT,  JUZUF E BARDHOSH GERVALLËS, KADRI ZEKES, REXHEP MALËS, NUHI BERISHËS, BAJRAM BAHTIRIT, ENVER HADRIT, AFRIM ZHITISË, FAHRI FAZLIUT, ADEM E HAMËS JASHARIT DHE GJITHË FAMILJËS JASHARI, ZAHIR PAJAZITIT, LUAN DHE SHKELZEN HARADINAJT, MUJË KRASNIQIT, ABEDIN REXHËS, ISMET JASHARIT-KUMANOVA, MUJDIN ALIUT-TETOVA, FEMI E XHEVË LADROVCIT, BAHRI FEZLIUT, AGRON RRAHMANIT, TAHIR SINANIT-TROPOJA… mbi gjakun e të cilëve Zoti H. Thaçi dhe gjithë kamarilla e Tij, jo vetëm aty në Kosovën Protektorat, por edhe në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc) dhe në Kosovën Jugore (ILIRIDË), na u promovuan për politikanë të dalë nga luftërat e lavdishme të UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇK-ombëtare, por që në fakt me aktet e tyre të turpshme të deritanishme po na bindin se këta zotërinjë janë bërë më të rrezikshëm për çështjen madhore kombëtare, se gjithë këlyshët e dikushëm shqipfolës të rrenegatit Tito dhe  bandës së tij kriminale serbo-sllave.

 

Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe të gjitha strukturat e tij, ndër të cilat është edhe Armata Komëtare Shqipëare (AKSH) e gjykojnë këtë  akt të turpshëm e antikombëtar të Qeverisë kukull të „Republikës“ së Kosovës dhe ritheksojmë se për FBKSH-në dhe strukturat e tij ka patur, ka dhe do të ketë vetëm një FLAMUR KOMBËTAR dhe një PAVARËSI KOMBËTARE,

100 vjetorin e të cilës më 28 NËNTOR TË VITIT 2012, do ta festojmë të ribashkuar, ashtu siç e patën shpallur ISMAIL QEMAILI, ISA BOLETINI dhe LUIGJ GURAKUQI me shokë.

 

 

RROFË FLAMURI KOMËTAR SHQIPTAR!

RROFTË FESTA KOMËTARE E 28 NËNTORIT HISTORIK!

RROFTË SHQIPËRIA!

 

 

Zëdhënësi Politik i FBKSH,

Gafurr ADILI.

 

Tiranë. 20 maj 2008.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora