E hene, 29.04.2024, 06:48 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Kenaqësi te jesh Shqiptarë në këtë shekull

E premte, 16.05.2008, 07:10 PM


KËNAQËSI TË JESH SHQIPTARË NË KËTË SHEKULL

Nga Xhevat Rexhaj

Gjenerata të tëra të kombit tonë jetuan si Shqiptarë, jetuan me vuajtje, me probleme me vështirësi, përjetuan padrejtësi, gjenocid, vrasje, dëbime, ndryshime të padëshiruara në shumë sfera të jetës. Me vështirësi të mëdha përballuan të gjitha, me vështirësi mbijetuan dhe mbeten shqipëtarë, paraardhës tanë trung i yni dhe gjak i pastër i yni, të cilin ne e trashëgojmë tani në venat dhe damarët tanë. Zemrat tona tani rrahin më lirshëm, gjaku qarkullon dhe ushqen tërë trupin tonë të shëndoshë. Po shifemi dhe po çmohemi për herë të parë në historinë tonë si popull vërtet ardhmërisë në Evropë. Thënë të vërteten, kjo edhe është reale në konstelacionet kulturo-shoqërore të këtij realiteti të shekullit 21, pra jemi vërtet të predisponuar për të ardhmen me rinin tonë të mrekullueshme.
Ky shekull, ma merr mendja se do të jetë Shekull i Shqiptarëve, disponojmë me kualitet dhe kuantitet, shumë popuj të tjerë janë duke u mplakur, ne po ecim përpara këtë po e vërej edhe në Vendin ku une jetoi dhe jam edhe Shtetas i këtij vendi, Shqiptarët këtu në vietet e ardhme me kapacitetin, vullnetin dhe intelektin e tyre do të jenë një shtyllë e fortë lojale e këtij vendi... Në biseda të ndryshme me njerëz Intelektual dhe njohës të realitetit vendas shifet dhe përkrahet kjo, apo siq thotë edhe Dr. Phil. Markus Wüthrich” Lumë shqiptarët për rinin e tyre, të bukur të shëndoshë dhe komunikues, e ardhmja e tyre” të tillë ka edhe tjerë që thonë se Shqipëria dhe Shqipëtarët janë vërsulur drejtë të ardhmes me plot kapacitete dhe fuqi të pashterrur, dhe suksesi nuk do të mingoi sepse edhe politika e Shqipërisë po bënë hapa të drejtë dhe strategjik mu për këtë qëllim, dhe rezultatet do të jenë më të prekshme n?! ? të ardhmen e afërt. Vërtet a jemi edhe ne shqiptarët të vetëdijshëm se kjo po ndodh ndoshta jo me prekje të shpejtë por po ndodh.
Kombi i jonë është si një Familje, të gjithë të lidhur njëri me tjetrin dhe të njohur njëri me tjetrin, besoi se kjo e dhënë ishte pakëz shkaktare që ne grindeshim edhe politikishte e edhe në aspekte të tjera, mirëpo me rikthyerjen e Njerëzve vërtet Kombëtar, me ide Evroperendimore, me bagazh të madh moral dhe njerëzor, me Patriotizëm të kulluar e jo të rrejshëm, me të jetuarit në realitet dhe së fundmi me lidhjen natyrore me mikun e madh të Presidentit Ibrahim Rugova dhe Ish Presidentit dhe Kryeministrit të tanishëm Shqiptarë Dr. Sali Berisha- pra Kombit Shqiptarë në terësi , SHBAsë, Shqiptarëve iu rezervua Vendi ku ata duhej të ishin shumë shekuj përpara, në Sofren e Madhe Evro- Atlantike, kënaqësi, mrekulli.
Duhet thënë haptas dhe pa inate, duhet pranuar dhe pajtuar pa inate, duhet përkrahur dhe përshendetur pa inate të arriturat e mëdha të Politikës së Shtetit Shqiptarë, në fushat e arritura, në vendimet e marra dhe në përspektiven e hapur për Kombin Shqiptarë në përgjithësi. Kjo politik dhe ky Lidership i Shqipërisë ishte i suksesshëm ishte i pashembulltë dhe i pakrahasueshëm në lobimin e qështjesë së Kosovës, ishte aq shumë i angazhuar sa që ngahere mëshumë bëhej për Kosovën se sa për vetë Shtetin i cili kishte edhe ashtu shumë detyra, por po shifet se ekipet ishin mrekullueshe¨m të ndara për kryerjen e detyrave Historike, Pvarësia e Kosovës dhe Hyrja H9istorike në Nato. Kiy Lidership në Shtetin Shqipëtarë e mbuloi dhe e zëvendësoi zbrazëtin që e la vdekja e hershme e Presidentit Historik Ibrahim Rugova, për rrumbullakësimin e Pavarësisë së Kosovës. Ky lidership, këta Njerëz të Më4dhenjë Kombëtarë, ndërtuan dhe! po ndërtojnë vazhdimishtë Infrastrukturën e përgjithshme Shqiptare, çka është më e rëndësisshmja po e qesin në vendë respektin dhe imixhin tonë, po i afrojnë botës shembull. Ky Lidership po ndërton Damarin në mes Mushkërisë dhe Zemrës, Rrugën, thënë troç po e kryejnë Amanetin e dr. Rugovës, sa largëpamës ishte ai, Durrës- Republika e Kosovës. Kur të kalojmë kësaj rruge do të themi, Zoti i bekoftë Ata që e ndertuan këtë Mrekulli.
A ka më kënaqësi se kur shef Shqiptari se si Presidenti Amerikan ( i duam të gjithë Presidentet Amerikan ne Shqiptarët) mban për krahu dhe përqafon thuaja se të gjithë Delegacionin Shqiptarë, në samitin e Natos, athua se si ndiheshin të tjerët të cilët ishin mësuar të përqmojnë dhe nënvlerësojnë shqiptarët. Jo më kjo nuk do të ndodh, Lidershipi i ynë Shqiptarë po kryen më shumë vizita në Shtete të rëndësishme se sa shumë burrështetas të vendeve edhe të mëdha të botës. Thënë të vërtetn pritjet që po i bëhen Kryeministrit tonë Sali Berisha nëpër Rezidencat e Shteteve nuk kam mundësi dhe nuk i shof askund në Botë, po më duket se sharmi i tij, Njerëzorja e tij dhe Sharmi i tij po ia jep vendin e merituar edhe Kombit Shqiptarë në Konfiguracionin e Ri botëror ku po shifet se Shqiptarët në tërësi po bëhen Faktorë i rëndësishëm jo vetëm në Rajon, sa mirë.
Dikush do thotë se ky shkrim me këto lëvdata i ngjanë shkrimeve të kohës së kaluar, dikujtë ndoshta mund të i duket por une këtu kam shprehur atë çka e ndjej dhe çka e përjetoi në shpirtë pa ekzagjerime, dhe këtu ku une jetoi, thënë troç më shumë se 95% të shqiptarëve të tërë ndajnë kësi mendimi.
Andaj, Shqipëria e fortë, me orientim të drejtë me Lidership të tillë ofron garanci për stabilitetin dhe prosperitetin gjithë Shqiptarë, ku ata janë, kemi nevoj për ta pasur të ardhmen e sigurtë dhe të begat, Evropa ka nevoi për Shqiptarët sikur edhe ne për Bashkimin Evropian.
Zotërinjët, Topi, Berisha, Basha, Bode, Zonja Topalli e shumë të tjerë kanë ende detyra për ti kryer për në UE.

Xhevat Rexhaj
Schaffhausen
Zvicerr



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora