E hene, 29.04.2024, 07:28 AM (GMT+1)

Mendime

Pse vendet myslimane hezitojnë ta njohin pavarësinë e Kosovës?

E premte, 16.05.2008, 06:45 PM


Pse vendet myslimane hezitojnë ta njohin pavarësinë e Kosovës?

Nga Shpend Limoni, Leonard Kerquki, Prishtinë

Arbën Xhaferi thotë se përgjigjen duhet kërkuar në sferën e politikës dhe jo të religjionit. Arsye të mundshme llogariten - mosnjohja e Kosovës si gjeografi, antiamerikanizmi i disa shteteve islamike, raportet e disave me Rusinë, si dhe qasja e miqësore e këtyre vendeve ndaj Jugosllavisë së dikurshme.

Kur Samuel Huntington po trajtonte teorinë e tij të “përplasjes së qytetërimeve” dhe aleancat eventuale, ai me lehtësi po përshkruante konfliktin shqiptaro-serb si një luftë religjioze, ndërsa shqiptarëte Kosovës si kandida të të natyrshëm për t’urreshtuar në një aleancë potenciale me botën myslimane kundër asaj perëndimore. Edhe pse liderët shqiptarë pas rënies së Murit të Berlinit kishin kaluar në anën perëndimore të “vijës së Teodosit”, ata shpesh herë,s hkaku i propagandës serbe, po përjetohe shinsi njerëz që drejtojnë një turmë xhihadistësh. Shqiptarët, megjith atë, kishin arritur të hiqnin këtë stigmë falë orientimit të palëkundur perëndimor që manifestohej nga liderët e tyre, kudo.Ky kurs vazhdon edhe pas shpalljes së pavarësisë, përderisa lidershipi mbetet i përkushtuar në rrugën properëndimore.

Teksa dilema rreth orientimit të shqiptarëve tashmë është hequr, pyetja është cili është raporti i botës myslimane apo shteteve islamike karshi shqiptarëve dhe Kosovës? Apo thënë më drejt, a është qasja properëndimore e kosovarëve një përplasje me pozicionimet globale të një numri të shteteve islamike?

Liderët kosovarë me mburrje flisnin për garën që shtetet po bënin për të njohur pavarësinë e Kosovës. Kryeministri Hashim Thaçi pollogariste për 100 njohje ku me gjasë gjysma e tyre pritej të ishin shtetet e Konferencë Islamike. Numri i shteteve që kanë njohur Kosovën është 41 deri më sot, ndërsa vetëm katër prej tyre janë anëtarë të Konferencës, duke përfshirë Shqipërinë. Analistët shohin disa arsye për këtë numër dukshëm të vogël dhe befasisht të papritur. Një nga to është mosnjohja e Kosovës si gjeografi, antiamerikanizmi i disa shteteve islamike, raportet e disave me Rusinë si dhe qasja e miqësore e këtyre vendeve ndaj Jugosllavisë së dikurshme.

Politikani i shquar Arbën Xhaferi thotë se në tërë këtë muhabet duhet përjashtuar religjionin. Sipas Xhaferit shtetet muslimane shpesh herë, për interesa dhe shkaqe te ndryshme, aspak fetare, kane përplasje dhe antagonizma ekstreme ndërmjet tyre. Një nga arsyet e këtij qëndrimi ndaj Kosovës për Arbër Xhaferin është nostalgjia e botës arabe për periudhën e mosinkuadrimit dhe respekti për figurën e Titos. “Kosova është një kafshatë tepër e vogël, për të cilën nuk vlen që ata t’i prishin raportet strategjike me Rusinë, përkatësisht me Serbinë që ata ende e perceptojnë si Jugosllavi.”

Këtë fakt nuk e merrte parasysh Presidenti i ndjerë boshnjak Izetbegovic dhe shtrenjtë e pagoi. Gadafi i dha atij pesë milionë dollarë ndihmë, ndërkaq Milosheviqit me qindra milionë”, elaboron Xhaferi.

Qemajl Morina, Dekan i Fakultetit të Studimeve Islamike në Prishtinë përmend pak a shumë të njëjtat arsye. “Bota islame e njeh shumë pak Kosovën. Edyta, është antiamerikanizmi i cili ekziston në botën islame për shkak të qëndrimeve që ka Amerika në Irak, Afganistan në çështjen e Palestinës, kështu që përkrahja e madhe që i është dhënë Kosovës nga ana e amerikanëve ka lënë të dyshohej se për çka është…”, ka thënë Morina.

Vlerësim të ngjashëm ka edhe Dom Lush Gjergji i klerit katolik. Ai mendon se qasja shumë properëndimore e kosovarëve është vetëm njëra nga arsyet për ngecjen e njohjeve nga shtetet islamike. “Arsye tjetër është tensionimi i botës arabe me Amerikën. Një arsye tjetër është ndikimi i Rusisë e cila mundohet të ketë ndikim në botën arabe kundër Amerikës dhe Bashkimit Europian”, ka thënë ai. Elementi i nostalgjisë për Jugosllavinë e dikurshme ka një ndikim të veçantë në mosnjohjene Kosovës nga shtete islamike.

Një arsye tjetër, Qemajl Morina numëron edhe diplomacinë aktive serbe. “Kanë një lloj nostalgjie pasi që mendojnë se politika që ka udhëhequr Ish Jugosllavia ndaj botës arabe ka qenë e drejtë. Ka edhe një ofensivë të madhe të politikës serbe, ndërsa keni edhe rastin e Jordanit ku mbi 2 mijë intelektualë arabë janë të martuar me serbe. Të gjithë këta faktorë kanë ndikuar”, thotë ai.

Në Samitin e vendeve islamike, që është mbajtur pas shpalljes së pavarësisë, kosovarët kanë dërguar një delegacion për të lobuar për njohjen e pavarësisë. Mirëpo liderë e ministra të kësaj konference vetëm se kishin përmendur në një deklaratë shpalljen e pavarësisë. Qeveria e Kosovës, megjithatë, ende shpreson se njohja numerike nga këto vende do të vijë një ditë. “Jemi duke tentuar vazhdimisht që t’i bindim që ata të bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë Zëvendës kryeministri Hajredin Kuçi. Ai thotë se shtetet që kanë njohur Kosovën e dinë se Kosova është një vend properëndimor dhe demokratik duke theksuar se mbi këtë bazë do të vijnë edhe njohjet tjera.

Zëdhënësi i Presidentit të Kosovës, Xhavit Beqiri thotë se njohja nga këto shtete do të ishte e mirëseardhur. Mirë po ai nuk dëshiron të diskutojë shumë rreth rreshtimit të politikës kosovare duke thënë se një gjë e tillë dihet. “Orientimi i Kosovës dihet që është properëndimor. Kosova edhe është në Europë dhe s’mund të ketë orientim tjetër. Por kjo nuk prejudikon që Kosova nuk aspiron raporte të mira edhe me vendet tjera të mjediseve”, ka thënë Beqiri.

Përderisa delegacioni kosovar në Dakar të Senegalit ku ishte mbajtur samiti i shteteve islamike ka potencuar se Kosova është një shtet laik, Qemajl Morina thotë se Kosova nuk është dashur atje të përfaqësohej nga një ministër I arsimit por do duhej që atë ditë ta dorëzonte kërkesën për anëtarësim.

Sipas tij, kjo do të ndikonte në njohje. “Ky hap do ta kishte vënë Konferencën Islamike para një akti të kryer edhe ata nuk do të kishin pasur rrugë dalje tjetër pos ta njohin Kosovën. Mirëpo dërgimi i delegacionit tonë me disa hezitime në nivel të ministrit të Arsimit ka bërë që ne nuk jemi të interesuar aq sa duhet”, ka thënë ai. Arbën Xhaferi thotë se Kosova së pari duhet ta rrumbullakojë procesin e pavarësimit duke u pranuar në OKB. Përveç kësaj ai përparësi i jep raporteve me perëndimorët. “Asnjëherë nuk duhet te harrohet se pa ndihmën e SHBA-ve, NATO-s dhe UE nuk do të arrinim të mbijetonim, të paktën të kishim këtë nivel të lirisë që e kemi. Në atë moment kur do ta shpërfillim këtë fakt, do të funksionalizohet oreksi hegjemonist i fqinjëve tanë”, thotë ai. “Një përgjigje eventuale e kosovarëve për anëtarësim duhet të vijë vetëm pasi Konferenca ta njoh Kosovën”. Qeveria e Kosovës nuk ka ndonjë përgjigje në se Kosova duhet të anëtarësohet në këtë organizatë duke thënë se vendimi do të merret kur të vijë koha.

Ndërsa Presidenca thotë seprioritet është anëtarësimi në strukturat euroatlantike.

Ish Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në vitet 90 kishte anëtarësuar Shqipërinë në këtë organizatë. Ky vendim ishte përfolur një kohë të gjatë. Përderisa kosovarët kërkojnë njohjen, ata nuk janë të sigurt në se duan të rreshtohen edhe përkrah vendeve islamike. Ata megjith atë mohojnë të jenë të kompleksuar në qasjen e tyre ndaj këtyre shteteve.

Xhavit Beqiri thotë se shumica e shqiptarëve janë myslimanë. Kjo shifër nuk duket argument shumë impresionues për shtetet islamike. Pozicioni i tyre është më i komplikuar në marrëdhëniet realiste ndërkombëtare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora