E merkure, 11.12.2024, 03:58 AM (GMT)

Mendime

Selim Hasanaj: Vladimir Putin i tregon muskujt

E diele, 11.05.2008, 09:17 PM


Selim Hasanaj
VLADIMIR PUTIN I TREGON MUSKUJT
 
Asht ky nji artikull redaktorial i të perditshmes norvegjeze VERDENS GANG ( VG ) i datës 11.05.2008 të cilin e perktheva dhe po e dergojë per botim në zemrashqiptare.net.

Nga Selim Hasanaj

"Armet konvensionale dhe forca ushtarake e Rusisë asht aq modeste sa në praktikë ajo nuk egziston", u shprehen studjuesit e Federation of American Scientist ( FAS) javen e kalueme.
Kjo organizatë e njohun u formue më 1945 nga shkenctarë kritik dhe inzhinjer nga i ashtuquajtuni PROJEKTI I MANHATTANIT, që i priu zhvillimit të programit berthamorë të aleatve gjatë Luftës së Dytë Botnore. Me 69 laureat të cmimit Nobel në këshill vite me radhë FAS ka kjen furnizues i pamvarun qashtjeve globale , në mes tjerash qashtjeve internacionale ushtarake.
Ky konstatim asht interesant në driten e muskujve ushtarak të Rusisë e cila insistojë ti prezentojë të premten me 09.05.2008 me rastin e defilimit dhe parades ushtarake të mbajtun në shenjë perkujtimi per fitoren kunder Gjermanisë -Naziste. Per herë të parë që nga kolapsi i Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike ( BRSS) me 1991 në paradë u prezentuen raketat Atomike dhe armet e shkatrrimit në masë ne mes tjerash të ashtuquajtunat Topol-M- system. Raketat interkontinentale ishin të ngarkueme në transportues gjigant me 16 bogi ( rrotë) që lanë mbresa të mëdhaja.
Tanë kjo , nuk asht asgja tjeter pos nji i ashtuquajtun PR -instalim të cilin kreu ushtarak dhe politik i shtetit nga Kremlini e perdor per qellime propagandistike , mendon eksperti analitik per Rusinë Aleksandr Golts. Ky asht nji mendim që e perkrahin edhe ekspert të tjerë ushtarak. Kritiket e quajten defilimin e të premtes së 09.05.2008 KOKËSHPRAZET po sikur kokat e raketave të prezentueme që natyrisht nuk kanë kjen të pajisuna me kokat berthamore gjatë parades.
Buxheti ushtarak i Rusisë per vitin 2008 perjetojë nji rritje diku 16% që ngriti këtë buxhet në 40 miliard dollar. Megjithate këto janë para të imta në krahasim me buxhetin e Pentagonit që asht 515 miliard dollar. Agjensia e shtypit e Norvegjis NTB shkruen se forcat ushtarake ruse perpliten poashtu me planet themelore ushtarake dhe citon zavends shefin e shtabit ushtarak Vasilij Smirnov i cili tek ket thanë se cdo i treti regrut nuk e kalon normen e duhun gjat regrutimit dhe shpallet I PA AFTË.
Mendojë se nuk ishte i rastsishem prezentimi i arsenalit luftarak vetem dy ditë pasi Presidenti Dmirtij Medvedev mori postin e të parit të Kremlinit, dhe vetem nji ditë pasi Vladimir Putin u ba Kryeminister i Rusisë. Gjat kohes së Putinit si president buxheti ushtarak i Rusisë perjetojë nji rritje graduale, fakt ky që i zgjojë ambicjet ruse per ta këthye veten në rangun që kishin dikur si BRSS. Megjithate forcat ushtarake ruse sado në rritje dhe zhvillim asesi nuk ja arrijten ta vejnë nen kontrollë situaten në Ceceni , andaj mendojë se parada e 09.05.2008 nga kreu i Kremlinit u mendue edhe si injeksion per krenarinë dhe fantazinë e smutë ruse.
Megjithate bota duhet kuptue se Rusia dha nji signal që sinjalizon se ajo deshironë ta rikthej poziten e superfuqisë botnore prap, por mënyra se si ata veprojnë asht mënyra e vetme e tyne që ata dinë ta bajnë , të prezentojnë armatim të rand. Megjithate duhet të kemi në kujtesë se sado që mund të themi se forcat konvencionale ruse janë in-eksistente, asht arsenali atomik i Rusisë në atë shkallë EKSISTENT sa mund ti shkatrrojë dy planete Tokë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora