Mendime
Nehat Hyseni: Ja pse shqiptaret e Lugines se Presheves duhet te dalin ne zgjedhje
E hene, 12.05.2008, 06:25 PM
JA PSE SHQIPTARET E LUGINES SE PRESHEVES DUHET TE DALIN NE ZGJEDHJE
Nga Mr.Nehat Hyseni
E lexova me kujdes artikullin tuaj te dates 10.maj 2008 ( http://www.zemrashqiptare.net/article/Bashkpunetore/3186/ ), pra nje dite para mbajtjes se zgjedhjeve ne Serbi,dhe te ju them te drejten,me shkaktoi nje trishtim dhe neveri,per keto arsena:
se pari,ju vet thoni se shqiptaret nuk kane mundur ti zgjidhin problemet as permes pushkes,por a mendoni se kush duhet te perkujdest per zgjidhjen e problemeve te shqiptareve dhe cila do te ishte zgjidhja qe propozoni Ju ? Sepse,nese dicka mohon si menyre dhe rruge jo e drejte duhet te gjesh zgjidhje tjeter.Pastaj,pohoni,me te drejte se shqiptaret ne Serbi jane minoritet,po a mendoni ju se ata se pari duhet te behen"majoritet,e pastaj te dalin.Pra,sipas Jush e nderuara z.K.Rasi,askund minoritet nuk duhet te dalin ne zgjedhje.Ju kete te drejte ua mohoni atyre.Dhe,cka propozoni si zgjidhje me te drejte:qe ata te shperngulen ne shtetet e tyre ame dhe aty te perpiqen t'i realizojne te drejtat e veta,apo duhet t' ruajne trojet dhe varret e tyre stergjyshore,qoftew edhe duke pesuar nga regjimet e ndryshme,sic ishte ai i Millosheviqit,Koshtunices dhe millosheviqave e koshtunicave te tjere,apo definitivisht te shperngulen.Ju sigurisht se propozoni qe sipas kesaj logjike,edhe serbet e Kosoves te mos dalin ne zgjedhjet e Kosoves shtet sovran dhe te pavarur.Kete ata e bene.Jam thellesisht i bindur se ata gabuan rende kur e bene kete.Qe ky gabim i serbeve te shtetit teKosoves eshte i papranueshem per shqiptaret,por edhe per mbare opinionin demokratik nderkombetar,kjo,besoj se pajtoheni me mua se nuk diskutohet fare.
Shtrohet pyetja,e nderuara z.Rasi se a thua vall ekzistimi i shtetit te Serbise pio u mevarka nga pranimi i me pak se 1 % te shqiptareve dhe po te" mos e pranojne" shqiptaret e Lugines Serbine,a thua do te zhbehet shteti i Serbise?A thua shqiptare e Lugines do ta permiresonin jeten atje?A don te thote kjo se as serbet e Kosoves nuk duhet ta pranojne shtetin,flamurin dhe sovranitetin e Kosoves?Pra,shkurt e shqip shtrohet ceshtja parimore: Cilat jane kriteret per percaktimin e patriotizmit te shqiptareve ne Lugine te Presheves: shperngulja e tyre dhe marrja me folklorizem patriotik duke jetuar dikund me qira (te majme)ne podrumet e Kosoves,apo gjetiu (ashtu sic u ndodhi cameve gjate dyndjes,por kete e pame edhe nga hisyttroria jone me e re kur shqiptaret e Maqedonise dhe te Lugines u shperngulen perkohesisht),apo qe duhet me kembengulje te mbesin aty ku i kane varret e stergjysheve te tyre ne Presheve,Bujanoc dhe Medvegje dhe qe aty ende te flitet shqip,te kendohet shqip dhe te vdiset shqip?Ma merr mendja se nuk do te behaj hataja per shtetin serb nese shqiptaret me "vetedeshire" dhe per arsyena "patriotike" do t'i linin trojet e tyre...
Shqiptaret gjithsesi duhet te dalin ne zgjedhje te Serbise dhe te qeverisin ne komunat ku jetojne.Poqese nuk do te dilnin shqiptaret,ato komuna do te qeveriseshin nga serbet.Pasta,nga keto zgjedhje do te duhej nndertuar perberja legjitime e Keshillit nacional te shqiptareve te Lugines i cili do t5e kishte kompetenca legjitime per te vendosur per fatin e tyre.Aq me pare kur dihet se shqiptaret jane i vetmi minoritet ne Serbi i cili ende nuk e ka formuar Keshillin nacional.Arsyeja eshte se ,sic i thone fjales "tre shqiptare-dhjete parti".Pra,nga keto zgjedhje tani me definitivisht duhet te formohet Ky Keshill nacional,i cili do te jet kompetent qe ne rast te synimeve te serbeve te Kosoves per ndarje,natyrisht qe shqiptaret e Lugines do ta zbatonin Referendumun e vitit 1992 per bashkengjitje me Kosoven.Cka mendoni Ju e nderuara z.Rasi,se shqiptaret duhet te lihen si nje tufe e paorganizuar dhe e paorganizuar dhe pa kompetence legjitime per te vendosur vet per fatin e vet.Kjo eshte keshilla e Juaj?Ju faleminderit per keshilla te tilla,se ato sigurisht nuk na vijne nga miqte,sepse jane jo qellim mira.
Ju keni numeruar "Partite e nenshtruara"dhe ketu keni njollosur e baltosur figuren emblematike te shqiptareve te Lugines,e sic e quajne ndryshe edhe Ibrahim Rugove te Kosoves Lindore.Cili eshte morali i Juaj ketu?Cilat jane argumentat Tuaja ketu?Riza Halimi ishte organizatori dhe udheheqesi i Referendumit te 1 e 2 marsit 1992prandaj edhe u dekorua nga Kuvendi i Referendumit per meritat qe kishte.Partia e z.Halimi tani i fitoi zgjedhjet lokale me nje perqindje bidese,si ato lokale,edhe ato parlamentare.Dhe ky eshte nje lajm i mire nga Kosova lindore.Sepse,me kete z.Halimi si ndertues dhe vizionar i Koalicionit te shqiptarevete Lugines se Presheves deri me sot nuk beri asnje hap me te rendesishem politik pa miratimin ,sugjerimet dhe perkrahjen e faktorit institucional ne Kosove,Shqiperi e Mqedoni,si dhe te faktorit nderkombetar,e ne rend te pare te Ambasadorit te SHBA dhe te Britanise se madhe ne Beograd.Ndoshta do te ishte porosia e juaj,ashtu sic ishte edhe porosia e nje lideri politik te Lugines qe thoshte se "nuk ka cka na perzihet neve Shqiperia e as Kosova,sepse ne i dijme ketu me mire punet tona".Pra,qe shqiptaret e Lugines te jetojne te izoluar dhe jo bashkepunues me faktorin e Tiranes dhe Prishtines zyrtare deh te faktorit nderkombetar.Mendo Ju,e nderuara z.Rasi se ky eshte mesazhi me i mire per shiptaret e Lugines,ashtu sic e bete Ju ne ate "artikull"?Me besoni se kete mesazh ,nese keni qasje ne diskursin politik te forcave me antishqiptare serbe,sigurisht se doi ta gjeni.Sepse,e nderuara z.Rasi serbet e radikaleve te Sheshelit,por edhe shume te tjere me me endje nuk do t'i shihnim me shqiptaret ne Serbi,ashtu se tentuan qe edhe shqiptaret e Kosoves t'i conin "matan Bjeshkeve te Nemura".Por,besojme se kjo nuk do t'i ndodh shqiptareve te Lugines sepse atje kemi lidere vizionar,trima dhe te vendosur,te cilet,mbase do te jene te vetmit ne parlamentin serb qe do ta shqiptojne fjalen "Kosova shtet sovran dhe i pavarur".