E diele, 28.04.2024, 02:26 PM (GMT+1)

Mendime

Skender Korça: ''Ministri serb për Kosovë: UNMIK, bashkëpunim me organet serbe

E hene, 19.05.2008, 09:53 PM


Skender Korça
“MINISTRI SERB PER KOSOVË”:” UNMIK, BASHKËPUNIM ME ORGANET SERBE”

Shkruan: Skender KORÇA - Gjilan

Edhe një kërcenim i ri, një problem i ri në planin e veprimit politik të pakicës serbe në Kosovë. Është nisja e decentralzimit dhe ndarja e territorit të Kosovës në etni, pakica edhe në plane që kanë rrënjët në “komunën serbe”

Sa me guxim e thotë miistri serb se çfarë do bëhet në Kosovë pas zgjedhjeve të 11 Majit , zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës. Deklarimi si ky: “Kuvendet komunale të zgjedhura në zgjedhjet e 11 Majit do të jenë organet më të larta në komunat kosovare të banuara nga pakicat serbe. Samarxhic ka bere te ditur gjithashtu se krahas strukturave komunale do të krijohen edhe këshillat ekzekutive dhe se UNMIK-u do të jete i detyruar të bashkepunojë me këto organe. "Tani serbët do të kujdesen vete për problemet e tyre. Ndërsa UNMIK-u, deshi ose jo, do të komunikojë me organet serbe në Kosove", ka pohuar ky lloj ministri.
Po pysim besoj me të drejtë:

Cila do jetë kohëzgjatja e mandatit të UNMIK-ut në Kosovë?

Kjo le të nënkuptojë se UNMIK-u në Kosovë do mbetet enaks për serbët sipas këtij prononcimi të këtij ministri të Serbisë në Kosovë dhe për Kosovën. Ky do jetë fillimi i një misioni të ri në projektin e “vjetër” për Kosovën e ndarë në baza etnie si dhe kjo është esenca e projektit të decentralizimit në Kosovë. Është pjesa më e dhimbshme e politikës së kësaj natyre që me një kontribut të veçantë që i kanë kontribuar edhe pala e politikës shqiptare në Kosovë në luftën e “plotësimit të standardeve”, projekt ky që ka për të regjeneruar çdo herë kriza të reja në Kosovë si dhe do të jetë bazamenti kryesor që do i duhet “misionarëve” në Kosovë për të (mos) zgjatur mandatin e vet.

Çka do i duhet tash UNMIK-ut  ky deklarim, kur dihet se pas 15 Qershorit 2008 do mbarojë misionin e vet në Kosovë?!!!

Sa herë do duhet të flitet për pakicat serbe, do vazhdojë të mbeten shpresat se misionet po mbesin pjesa më esenciale politike, se kështu do ecet në Kosovë. Është pjesa e “përmbushjes së standardeve” dhe është pjesa e (mos) dorzëzimit aktual të fundit të kompetencave. Kështu na qenkan këto misione…Njëri vjen dhe tjetri shkon në Kosovë.

Sa do zgjasë mbikqyrja e Pavarsisë në Kosovë ?

Kështu ndahet koha në Kosovë. Nuk dihen kur fillojnë apo përfundojnë misionet. Kush kujt po ja kalon, është gara e misionit. Kosova është djep i kulturave misionare, tendencë e një misioni tash më të imponuar edhe nga vendorët serb se nuk do kanë “qare” pa bashkëpunuar me ata. Deri në një të kaluar të afërt serbët e Kosovës edhe në zgjdhjet e organizuara në Kosovë nga OSCE dhe nga UNMIK-u, në çdo segment kundërshtonin këta dy mekanizma që bashkëpunonin ngusht shqiptarët, e tash ata duan të “fillojnë” bashkëpunimin me UNMIK-un. Është esenca e dy misioneve të UNMIK-ut, atij që duan të bashkëpunojnë me serbët dhe atij që ishte respektabile e shqiptarëve të Kosovës.  Ky është UNMIK-u që kishte pasë thënë se nuk i duhen gjë këto zgjedhje  të Serbisë në Kosovë, ky do jetë UNMIK-u që  do filllojë të i njehë pikërisht në saje të bashkëpunimit me serbët në shenjë gëzimi të mos “shkojnë” nga Kosova pa edhe këtë bashkëpunim apo” fillim” tash më ta të “bashkëpunimit”
Kjo mendja e jonë që shtron pyetjen…UNMIK-u misioni i filluar?
Baza e kushtit të fillojë një mision i ri EULEX apo është performance tij e re për të ristartuar nga e para- UNMIK-u në projektin e decentralizimit dhe të monitorimit. UNMIK-u po resetohet pra me “saving process”
Kështu pra Kosova e përjeton UE (Unionin Evropian) me UE (UNMIK- EULEX) që do janë misione që nuk dihet se kur do përfundojnë në Kosovë. Është shqetësuese sepse dihet se misioni i parë në Kosovën e pasluftës u mendua që do ishte jo më pak se tre vite në Kosovë, por na doli edhe më vazhdues se sa që edhe antarët e këtij misioni nuk e menduan. Mision ky që do vazhdojë dhe më në Kosovë….
Pavarsia e mbikqyrur do mbetet prapë ajo që në vete përmbanë edhe “Projektin e decentralizimit” të pushtetit lokal,projekt strategji kjo që ka për ti kushtuar Kosovës për rrethanat e kohës. Është ky projekti që është edhe një kërcenim i ri, një problem i ri në planin e veprimit politik të pakicës serbe në Kosovë. Është nisja e decentralzimit dhe ndarja e territorit të Kosovës në etni, pakica edhe në plane që kanë rrënjët në “komunën serbe”. Mos të harrohet se është projekt që e udhëhoqën  minsitrat- shqiptarët e Kosovës, kurse pjesa  populli i Kosovës kurrë nuk e pranoi një diçka që po fillon të jetësohet ngadal në Kosovë….



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora