E hene, 29.04.2024, 07:15 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Letër dergue Ambasadorit të Jugosllavisë në Oslo

E premte, 16.05.2008, 07:30 PM


Selim Hasanaj
LETER DERGUE AMBASADORIT TË JUGOSLLAVISË NË OSLO

Nga Selim Hasanaj

Lexues i nderuem , këtë leter e pata dergue në Ambasaden e jugoshkinisë në Oslo duke e dorzue personalisht në sportelin ku shqipfolsat me vite kanë pritë në radhë per të marr pashaporta jugosllave dhe duke u mbush gushat nëpunsve shkije të ambasades me korona dhe marka per nji pashaportë. Sot njerzit e tillë shiten patriot dhe i japin vetes të drejtën edhe të më ofendojnë si anti shqiptarë sepse po i shajë me shkrime pisllaqet e tyne islamiste antikombëtare. Dhe tani atë leter po e perkthej nga serbishtja dhe po e dergojë zemrashqiptare.net per botim.


SELIM HASANAJ
BEKELIVEIEN 4 A
2300 HAMAR

AMBASADA E REPUBLIKËS SË JUGOSLLAVISË
DRAMENSVEIEN
OSLO
KERKESË PER LIRIM NGA SHTETËSIA

ZOTNI AMBASADOR
Quhem Selim Mustafë Hasanaj, i lindun me 20.07.1955 në fshatin Lubozhdë komuna e Istogut në Kosovë nga baba Mustafë Hajdin Hasanaj dhe nana Zyhra Mushak Hasanaj ( e lindun në fshatin Prokallë me mbiemen Kukleci)
Qellimi im me këtë leter asht që permes Juve të lirohem nga shtetsia jugosllave.
Arsyet per këtë janë:

1. Më 1928 kolonistet malazez Popoviq nga Ivangradi me dhunë i uzurpuen gjyshit tim Hajdinit 4 hektar tokë si dhe shtëpinë dhe si pasojë e kësaj që nga ajo kohë familja e ime Hasanaj mbet nji nder familjet ma të varfëna në Istog dhe rrethinë. Babai Mustafa u rritë i varfen neper familjet bujare të dajve të vetë dhe pas Luftës së Dytë Botnore ai me vite u injorue nga pushteti , i cili nuk donte ta punsojë as ndihmojë sepse per pushtetin Ky ishte bir Nacionalisti e edhe vetë Nacionalist shqiptarë. Disa herë u burgos dhe mbajti shumë vite burg në mes tjerash edhe në Goli Otokun famkeq. Ky ishte edhe nga ata të paktë fatlum që i pat shpetue MASAKRES SË TIVARIT.
Per shkak të perbuzjes dhe injorimit të babës tim nga pushteti ,që ta lanë të qetë të punsohet diku dhe të rritë fëmijet dhe shkollojë ata unë me njimijë të zeza arrijta ta kryej shkollen e mesme , por në vend që të vazhdojë ato të nalta si nxanës i shkelqyeshem që isha , unë u detyrova të punsohem që ta zavendsojë Babën tim dhe të bahem shtyllë e egzistences familjare per prindet e mijë dhe vëllaznit e motren ma të vegjel që i kisha. Me 1974 u punsova në nji fabrikë të ricirkulimit të mbeturinave të letres dhe kartonit që quhet "UNIJA " PAPIR SERVIS në Lublanë të Sllovenisë . Kështu pra unë nxanës gjeni i shpalun nga mësimdhansit e mijë në vend të bankave shkollore u detyrova të mbledhë mbeturinat neper rrugët e Lublanës per të mbijetue së bashku me familjaret e mijë.
Arsyeja e parë që jo vetem nuk e pranojë per shtet timin Jugosllavinë, por unë e urrej ate.

2. Pas shumë viteve të punve të randa e të mundimshme neper Lublanë unë krahas punës arrijta edhe ta kryej Shkollen e Naltë Administrative që në origjinal ( sllovenisht) quhet VISA POKLICNA ADMINISTRATIVNA SOLA në Kranj dhe pasi me 1980 u martova , me 1981 gjegjësishtë me 06.01.1981 shkova në sherbim ushtarak në APJ në Zagreb të Kroacisë, kohë kjo që la gjurmë të pashlyeshme në shpirtin dhe kujtesen time pikrisht per shkak të padrejtësive dhe maltretimeve e torturave që na baheshin neve ushtarve shqiptarë , dhe unë personalisht shpetova disi vetem falë eprorve shiptarë posaqërisht Kapitenit të Klasit të Parë Zotni Ahmet Krasniqi, pastaj Kolonelit Filip Koteli etj. Nga kazerma ushtaret shqiptarë pa piken e fajit me orë të tana per të gjitha ditet e vitit mbaheshin në të ashtuquajtunat BISEDA INFORMATIVE me OPERATIVCAT e sherbimeve sekrete ushtarake jugosllave dhe maltretoheshin në të gjitha mënyrat. Arsyeja ishte situata në Kosovë dhe demostratat që shperthyen at vit per liri dhe barazi kombëtare të shqiptarve.
Arsyeja e dytë që nuk e pranojë Jugosllavinë per shtet timin, por unë e urrej ate.

3. Me ndihmen e nji miku gjegjësisht nji patrioti të madhë shqiptarë të Dukagjinit per ato vite, të Ndjerit Selim Shaban Kameraj nga fshati Lëbushë e Deqanit i cili ishte Drejtor i pergjithshem në Postat e kater komunave të Dukagjinit; Pejë, Istog, Deqan dhe Klinë , unë u punsova si roje e nates e objektit të postes së Istogut në dhjetor të vitit 1983. Drejtorin Selim Kameraj pikrisht per shkak të trimnisë dhe angazhimit kombtarë që kryente në postat e naltpermenduna UDB-ja famkeqe permes dhandrrit të Selimit , maskarenjit Termet Avdimetaj nga fshati Strellc e vretë diten e parë të festes së bajramit në gushtin e vitit 1989 në prag të banesës së vetë.
Arsyeja e tretë që nuk e pranojë Jugosllavinë per shtet timin , por e urrejë ate.

4. Por të këthehem tek rasti im. Unë per tu pranue në at vend pune duhej sipas ligjit të jamë antarë i LKJ, pra të kamë librezë të kuqe. Drejtori Selim Kamberaj që ishte dajë i vjehrrit tim kishte qellimin të më punsojë me cdo kusht jo vetem per të më ndihmue mue por ishte edhe strategjia e tij patriotike që donte ti punsojë njerzit e shkolluem dhe ngadalë ti largojë analfabetet që dinin të shkruenin vetem me shkronja CIRILICË dhe që me vite kishin vra e kthjellë në Istog, Klinë, Ilixhe të Istogut, Pejë, Deqan, Gurrakoc, Rakosh, Vrellë etj, etj. Unë u konsultova me babën tim Mustafen per kushtin e të kjenit antarë i LKJ-së. Ai më tha të pranojë sepse pushteti luftohet nga mbrenda e jo nga jasht , andaj ti që ke natyren e kritikut të dukunive në shoqni do të kesh shansë per ta ba atë. Sekretari i Organizates Themelore të LKK per fshatin tim Lubozhden , zotni Binak Kadaj me procedurë të shkurt më pranojë si antarë Partie dhe ma dha librezen e kuqe të LKJ-së. U punsova dhe tani si puntorë në postë per shtatë vite u diskriminova sepse ishte vetem Ing. Naim Shatri i cili erdh ma vonë në postin e Drejtorit teknik në posten e Istogut që ishte ma i shkolluem se unë, por unë detyrohesha ta kryej punen ma të randë dhe ma nencmuese , isha ROJE E POSTES. Megjithate si antarë i LKJ-së neper mbledhje të partisë vertetë i gëzohem edhe tani faktit se mu dha rasti ta paraqes paknaqësinë time , per vendin tim të punës, per padrejtësitë tjera që u baheshin postjerve shqiptarë dhe nëpunsve tjerë të postes, pastaj edhe per padrejtësitë në shoqni dhe Krahinë si dhe republikë e edhe shtet. Kjo solli deri te largimi im nga partia dhe nga puna pas shtat viteve në mars të vitit 1989. Isha i detyruem të paraqitem në SUP të Istogut per cdo mengjes në oren 8.00, ku udbashet Istref Sadikaj dhe Tomisllav Baboviq më maltretojshin me metodat e veta të pamshirshme policore. Per tu shpetue torturave të tyne unë erdha në Skandinavi dhe kerkova azil politik.
Arsyeja e katert që nuk e pranojë Jugosllavinë per shtet timin , por e urrej ate.

5. Per shkak timin , pra aktivitetit tim të drejtë kombëtarë, Kryeshefi per Administratë në komunen e Istogut cetniku Mijat Vulloviq largon nga puna vëllaun tim Qazim Hasanaj i cili punonte si korir në Komune. Qazimi akuzohet rand edhe per pjesmarrje në Protestat e Nandorit të vitit 1988 dhe kunder tij asht dhanë urdhni per arrestim , andaj ky iku dhe shkojë në Austri. Vëllau im tjetri Ibrahim Hasanaj u rrah keq nga policia e Istogut në vendin e tij të punës në Shtepinë e mallnave në Istog në vjeshten e vitit 1990 sepse duhej tu tregonte policve se ku saktsishtë në Suedi apo Norvegji jetojë unë.
Arsyeja e pest pse nuk e pranojë Jugosllavinë per shtet timin , por e urrej ate.

6. Me 24 prill të vitit 1992 departamenti pranë Qeverisë së Norvegjisë per azilkerkues dhe refugjatë UDI kishte urdhnue policinë norvegjeze per largimin tim nga Norvegjia sepse ata nuk e kishin pa të arsyeshme se unë kamë arsye per AZIL, gjegjësishtë strehim. Më derguen me percjellje dy polic që quheshin, Trond Engeberg dhe Per Holter deri në aeroportin e Shkupit. Në shtëpi të babës tim mbrrina me nji taksi nga Peja në oren 01.15 minuta pas mesnate. Në oren 7.45 minuta në mengjes diten e 25 prillit 1992 rrethohet shtepia dhe unë arrestohem nga policia e Jugosllavisë. Në prezencën time udbashi Zoran Pantiq i bie me kondak pushke nanës time plakë dhe e sëmuet në gjokës. Nga e ramja ajo alivanoset. Nuk do e pershkruej se cka ngjau me mue pastaj sepse juve ato i dini, por kjo asht arsyeja e gjasht se nuk e pranojë Jugosllavinë per shtet timin. Unë e urrej ate.

7. UDI-ja norvegjeze azilkerkesat tona , pra të shqiptarve nga Kosova dhe viset tjera shqiptare të okupueme nga ju jugosllavet se a janë a nuk janë të arsyeshme gjithmonë po i verifikon tek organet e gjyqësisë dhe policisë jugosllave atje neper komunat nga neve kemi ardhun në Norvegji dhe policia e juve, gjykatsit dhe nepunsit e juv per këto informata po shperblehen mirë nga shteti Norvegjez, por veq kësaj po shkojnë edhe neper familjet tona të mbetuna në Kosovë, aty ato së pari po njoftohen se neve jemi në Norvegji, dhe se duhet të paguejn pare policisë, gjykatsit apo zyrtarit per ta ndihmue azilkerkuesin në Norvegji. Nese familjaret tanë po ngurrojnë sepse nuk po e kuptojnë lojen e ndytë të juve jugosllavëve, ose besa shumë herë edhe nga shkaku se parat që u kerkohen ata nuk i kanë, atëherë, familjaret na maltretohen dhe Norvegjisë i dergoni shkresa se filan fisteku asht azilkerkues i rrejshem sepse ai në vendlindje nuk kerkohet nga policia as organet tjera. Nji histori të tillë perjetova personalisht dhe ajo ishte shkak që Norvegjia më refuzojë azil kerkimin dhe më largojë nga shteti me 24.04.1992. Por falë gjetunisë time dhe falë patriotve shqiptarë që akoma kanë ruejt vendet e punes dhe pozitat e veta unë arrijta ti shpetojë nga këthetrat xhelatit Zoran Pantiq dhe ashtu i dermuem nga torturat gjurmet e të cilave i kisha per disa muej neper tan trupin dhe nga të cilat policet norvegjez që më kishin percjell deri në Shkup me 24.04.1992 Trond Engeberg dhe Per Holter kur pan trupin tim të torturuem që të dyt kanë kja si fëmijet dhe më kanë perkdhel, perqafu dhe kerkue falje sepse të shkretet e ndienin veten si bashkfajtor per fatkeqësinë që më kishte ndodhë. Unë ju thash atyne se ata nuk kanë faj. Ata kanë krye punen e vetë. Sot jamë pra në Norvegji dhe këto ditë presë edhe të më lejohet lejeqendrimi permanent. Para se të më vjen ky vendim nga UDI-ja norvegjeze unë due të lirohem nga shtetsia e Jugosllavisë, shtet ky hibrid, artificial, që me dekada pushtojë trojet e popullit tim, me dekada dhe shekuj vrau ,dhunojë, torturojë dhe masakrojë popullin tim i cili sikur e pershkrueva shkurtimisht me dekada sistematikisht maltretojë dhe torurojë familjen dhe familjaret e mijë e së fundit edhe mue.
Zoti Ambasador , unë nuk mund ta pranojë per shtet timin shtetin OKUPUES , shtetin që në vendlindjen time tani e kater pes vite ka shpallë orë policore dhe gjendje të jashtzakonshme. Shtetin që ELABORATET e fashistëve si Ilia Garashanin, Vasa Qubrilloviq e Ivo Andriq i perdor si fundament per metodat shfarosëse të shqiptarve nga trojet e tyne stergjyshore. Nuk mund ta pranojë per shtet timin shtetin që Vasa Qubrilloviqin edhe e ban MINISTER, shtetin që ka minister Budimir Llonqarin , minister ky i jashtem i Jugosllavisë i cili pa fije turpi jo fortë moti rren në Paris dhe thotë se shqiptaret kanë ardh nga Shqipnija në Kosovë dhe viset tjera në fund të shek. XIX. Nuk mund të pranojë per timin shtetin që më mohon të drejten per jetë, më shfrytzon deri në metoda sklavopronare , më largon nga puna dhe as në mergim si azilkerkues nuk më len të qetë. Edhe këtu rren organet e shtetit që më ka ofrue strehim të perkohshem dhe rrenat e juve më larguen nga Norvegjia me 24.04.1992 dhe pastaj me priti me tortura në shtepinë dhe oborrin e shtepisë sime. Rrahu edhe nanën time Zyhran , plakë dhe të sëmuet e cila me instiktin e nanës deshti ta mbrojë birin e vetë të pafajshem. Por arsye mbi të gjitha arsyet asht fakti se unë Selim Mustafë Hasanaj , kurr nuk kamë kjen, nuk jamë as nuk ka forcë që më ban JUGOSLLAV. Perderisa Kosova të fitojë lirinë dhe mvetsinë e vetë dhe të pranohet nderkombëtarisht shtet unë ndjej se jamë shqiptarë, shtetas i Shqipnisë de fakto që nuk po muj e realizojë edhe dejure. Andaj kohen time te pritjes per mvetsinë e Kosovës due të mbetem shtetas i pa shtet. Në nderkohë ndoshta edhe Norvegjia më jep shtetsinë. Por unë kisha me pranue edhe shtetësi të dreqit e të birit por kurr jo shtetsinë e shtetit fashist cfarë jeni ju JUGOSHKINIJA E CMENDURAKVE TË STEPAVE TË KARPATEVE.
Shpresojë se këtë lutje-leter time do ta transmetosh tutje tek kompetentet atje në Kosovë apo në ministrinë e punve të mbrendshme të juven dhe do më lejoni nga shtetsia jugosllave.

Selim Hasanaj
Bekeliveien 4.A
2300 Hamar
Hamar-Norvegji:17.12.1992



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora