E diele, 28.04.2024, 06:21 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Ku u humb ndërgjegjëja e politikajve tanë në Kosovë

E shtune, 17.05.2008, 08:11 PM


Selim Hasanaj
KU U HUMB NDERGJEGJËJA E POLITIKAJVE TANË NË KOSOVË

Nga Selim Hasanaj  
 
Asht shkrimi i mikut tim të fëminisë dhe komshiut nga vendlindja zotni Xhevat Rexhaj me titull "ASHT KËNAQËSI TË JESH SHQIPTARË NË KËTË SHEKULL" botue në ZEMRASHQIPTARE me daten 16.05.2008 që më nxiti të shkruej , jo per të ba kurfarë replike me Xhevatin, sepse unë që në start të shkrimit tim e pergëzojë ate per tonet optimiste të shkrimit të tijë. Xhevat Rexhaj edhe si fëmijë , edhe si i ri ka pas gjithmonë nji natyrë gazmore dhe optimiste andaj edhe tash në pragun e pleqnisë po shof se ka mbet po i tillë. Them kështu sepse me Xhevatin nuk jamë pae pothuaj per plot 16-17 vite. U takuem në Istog para dy viteve dhe tani nganjiherë kembejmë ndonji telefonatë ose ndonji e-post leter. Pra shkrimi i zotit Xhevat po bahet shkak që unë nji njeri emocional ndoshta deri në ekstrem, por edhe i drejtë dhe i sinqertë tani permes këtij shkrimi ta shfryej nji mllan që e kamë në shpirtë i cili më ka lendue shumë dhe asesi nuk po muj pajtohem as ngushllohem. Por ishte edhe nji leter elektronike e dergueme nga Kordinatori i Degve të LDD-së, Zoti Hajrush Bajraliu të cilen e mora dje dhe e cila ishte e dergueme si SOS kerkesë per ndihmë urgjente të Kryesitë e të gjitha Degve të Mergatës të LDD-së që më inspiruen të shkruej jo si zoti Xhevat me tone optimiste por perkundrazi unë do jemë kritik , por i perpikët dhe i sinqertë në sejcilen shkronjë të këtij shkrimi e jo vetem në sejcilen fjalë. Po marr leje nga Xhevati që të shfrytzojë si bazë per kritiken time pikrisht shkrimin e tij shumë të mirë . Unë jamë teper dakord me ato që i thotë zoti Xhevat Rexhaj sepse ai vertetë me nji shkrim të vogël dhe modest ka thanë shumë per krejtë cka asht pozitive dhe e kënaqshme per neve si popull. Por unë si mik i fëminisë së zotit Xhevat po e vazhdojë me ato anet tjera të cilat Xhevati nuk i shkruen dhe ato janë shumë, janë aq shumë sa janë alarmante, trishtuese dhe mue mi mbyllin koridoret e tuneleve të dritës per ardhmëninë e popullit tim. Shumë e vertetë ato që i thotë Xhevati per garnituren komplet të lidershipit politik të këtyne tri viteve të fundit në Shqipni në krye me Sali Berishen , Bamir Topin, Lulzim Bashen , Ridvan Bode, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Gazmend Oketa etj ,etj. politikaj që me menquni dhe dinjitet dijten të lobojnë në arenen nderkombëtare (duke e zavendsue të ndjerin President të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova) per Kosovën në njanen anë dhe per antarsimin e Shqipnisë në strukturat Euroatlantike , pra në NATO në anen tjeter. Fakt ky që i ven nen hije lideret e vet Kosovës të cilet pas vdekjes së Dr. Rugovës thueja se nuk banë as sot nuk po bajnë asgja per Kosovën dhe statusin e të ardhmen e saj. Këta vetem se po i bajnë aminin me servilizem nencmues të gjitha vendimeve të faktorit nderkombëtarë në Kosovë dhe se po bajnë gara per poste, kolltuqe, tendera e pozita në mes vete. Per mue asht trishtuese dhe pesimiste per jeten e per ardhmëninë kur shof se në vigjilie të të gjitha zgjedhjeve në Maqedoni atje shqiptaret i këthejnë KALLASHET kunder njani tjetrit. Asht shqetsuese kur edhe në Preshevë, Bujanovc dhe Medvexhë poashtu shqiptaret dalin me nga disa parti dhe i bahen opozitë njani tjetrit në vend që së bashku dhe unik ti bahen opozitë shkaut pushtues. Asht e tmershme kur lideri i opozites në Shqipni Edi Rama deklaron në nji lokal hotelier të nji shqiptarit në Bon të Gjermanisë, në praninë e shumë shqiptarve gjatë nji vizite të tij si duket private diku kah fundi i dhjetorit të 2007-tës, së bashku me nji ushtarak të lartë nga TMK-ja e Kosovës se deri në mes prill të vitit 2008 do ta hjekun Sali Berishen nga pushteti. Në pyetjen e dikujt se a paska zgjedhje të jashtzakonshme ose të parakohshme në Shqipni , Rama pergjigjet se jo por ka metoden per ta hjek qafe Berishen. Në Shqipni ndodhi Gerdeci dhe per mue nese janë të verteta këto fjalë të Edi Rames që i ndegjova nga nji qytetar i zakont, që kishte qenë i pranishem aty dhe betohej se ka ndegjue Ramen të jet shpreh ashtu , atëherë Gerdeci nuk paska qenë thjesht fatkeqësi e rastit ose nga pakujdesia. Gerdeci qenka pregatit per ta hjek Berishen qafe!
Në Kosovë në Partinë e Dr. Rugovës LDK, pas vdekjes së tij në Kuvend krisen karrikat ne mes delegatve kolegë dhe bashkveprimtarë të deridjeshem per 17 vite. LDK-ja u nda në dy pjesë. Që të dyja pjeset trumbetojnë se janë vazhdimsi e rrugës së Dr. Rugovës, por realiteti perditë e ma teper po deshmon se as njani e as tjetri nuk janë në rrugen e Dr. Rugovës, perkundrazi që të dy krahet po deshmojnë perditë e ma teper se emnin dhe vepren e Dr. Ibrahim Rugovës si dhe kontaktet me Familjen e Tij ( bashkshorten dhe fëmijet) i perdorin si karrem mashtrues per elektoratin dhe simpatizantet e Shejtit Dr. Ibrahim Rugova. LDK banë aleancë me PDK-në. Pavarsia shpallet dhe nga salla e Parlamentit hiqet"RASTËSISHTË" fotoja e Kreatorit të shtetit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës. Kryeministri Thaqi nuk e zan në gojë emnin e Babajt të shtetit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës, në Parlament nuk asht e ftueme edhe familja e njeriut që ka dhanë shumë per Lirinë e Shtetsinë e Kosovës 1.000.000 herë ma shumë se vet Hashim Thaqi dhe familja e tij, familja e Haradinaj nga Gllogjani.Dhe edhe pas të gjitha këtyne idiotizmave njeriu që rraf gjoksin se shkon Rrugës së Dr. Rugovës, Prof. Fatmir Sejdiu nuk ndihet se asht gjallë. Bile bile ky qyqan hesht kur në mënyrë antikushtetuese Hashim Thaqi nuk e lejon ate ( Kryetarin Fatmir Sejdiu) ta lexojë Deklaraten e Pavarsisë.
Personalisht jamë i antarsuem në LDD sepse i besova lidershipit të saj se do vazhdojë në Kosovë Rruga Politike dhe Kombëtare e Dr. Ibrahim Rugovës dhe se besova dhe vlersova se Lideri i sotem i LDD-së meriton ta trashëgojë vendin e Shejtit Ibrahim Rugova jo vetem per hirë të vlerave arsimuese dhe titullit Akademik që kae , por ma teper per hirë të ( mendova dhe vlersova unë vitin e kaluem) ndershmënisë njerzore dhe moralit kombëtarë të Akademik Nexhat Dacit. Thamë kështu publikisht sepse po të kisha shikjue anen tjeter vetem per namin e tarafet e titujve shkencor do të anoja andej sepse ai krahu tjeter kishte poashtu tituj akademik dhe dr. të shkencave bile edhe ma shumë. Unë thejshtë sulmin kunder Akademik Nexhat Dacit në LDK e perjetova si puq komunist, si thikë mas shpine mikut dhe trashegimtarit të Dr. Rugovës dhe pa u hamend fare u radhita perkrah Akademik Dacit. U mobilizova me tanë familjen time, me miq dhe dashamirë dhe pas kontaktit me zotin Enver Seferi sekretar per 17 vite i Degës së LDK-ë në Norvegji dhe aktivist i devotshem i qashtjes kombëtare, me 04.02.2007 në Sarpsborg të Norvegjisë mbajta Kuvendin Themelues të degës së LDD-së në Norvegji. Në këtë Kuvend me aklimacion u zgjodha Kryetar i Degës së Dardanve të Norvegjisë. Zoti Enver Seferi u zgjodhë zavends Kryetar, zoti Ali Galaj Sekretar dhe tetë të tjerë antarë të kryesisë së Degës në Norvegji. Isha delegat së bashku me zotin Enver Seferi në Konventen themeluese të Lidhjes Demokratike të Dardanisë në hotelin Grand në Prishtinë dhe kisha shpresa se sado me veshtirsi LDD-ja do arrinë të bahet qerdhe e vlerave njerzore dhe kombëtare shqiptare. U mbajten zgjedhjet e para lokale dhe parlamentare. LDD-ja fitojë 11 vende në Parlament por nuk fitojë asnji prefekt komuneje . Kjo ndodhi jo vetem per fajin e rethanave dhe veshtirsive financiare, pamundsisë së marketingut etj sikur i pelqen Kryetarit tonë të thotë neper gazeta dhe mjete tjera mediale sepse Akademik Nexhat Daci nuk kishte nevojë fare per marketing, ate e nifshin edhe si shkenctarë, edhe si politikan edhe si lider i tanë populli shqiptarë , gabimin fatkeqësishtë e bani vet Akademik Daci sepse lejojë ( në mos i paqt pri vetë vallës) që per hirë të interesave klanore e miqësore të kandidohen individ të cilet në popull nuk kishin as respekt as perkrahje. Shembull. Ku delet në meq me Dr. Isa Mustafen per postin e të parit të Kryeqendres me zotin Shefki Gashi, ose ku delet në duel me Fadil Feratin në Istog me zoti Rifat Osmanaj. Pse mos të delet në Prishtinë me p.sh. Zotin Lulzim Zeneli ose Dr. Naser Rugova, ose në Istog me Naser Rugoven ose Enver Rugoven. Pra nuk janë kandidue vlerat dhe kapacitetet reale por janë kandidue individet per hirë të miqësisë, farefisnisë, komshillakut etj, etj. Hashim Thaqi e fitojë garen pikrisht neper komuna ku i futi në garë kuadrot ma të mira që i kishte. Pra ti këthehem pak shkrimit që me nxiti të shkruej kaq shumë, shkrimit të Xhevat Rexhaj, po ta kamë lakmi per tonin dhe frymen optimiste të shkrimit tand or Xhevat burri. Unë vetem kur po i kujtojë këto që i shkrueva ma naltë po trishtohem. Nese kësaj i shtojmë edhe dekorin me koloritin arabo-aziatiko-musliman të shqipfolsave neper hapsinat gjeografike shqiptare , si dhe perbuzjen dhe nencmimin e vlerave dhe kultures evroprendimore dhe perqafimin e antivlerave , antikultures islamo afro-aziatike, shamjeve heshtazi ( nga disa maskarenj edhe haptas) të SHBA-vë per shkak të luftes së saj në Irak dhe Avganistan unë po trishtohem. Kur shof se si dikund perafersisht 5000 shqiptarë ( shqiptarë ju thaqin) në Fylken ( kantonin ) Østfold të Norvegjisë në mesin e të cilve janë gjysma të moshes studentore , mund ti numrosh në gishtat e nji dore studentat shqiptarë. Rinia sillet neper qendra tregtare si pela pa fre. Formohen grupime të rinisë në baza dhe premisa fetare islamike dhe zezaku i Somalis ose murreci i Pakistanit quhet BROR ( vëlla). Unë marr shembull Fylken time këtu në Norvegji, por dijë dhe jamë i sigurt se neve jemi ma të miret nese baj krahasime me mergaten tonë në Suedi, Gjermani, Zvicerr, Austri, Belgjikë, Holandë, Angli etj, etj vende që personalisht i kamë vizitue disa herë dhe e kamë pae situaten. Fëmija e vëllaut tim Ibrahimit në Ludwigshafen të Gjermanisë tanë diten flasin gjermanisht dhe shqipja asht kurkund aty. Ata nuk dinë se cka asht axha, djali i axhes etj etj sepse ju mungon edukata familjare kombëtare.Mora shembull vëllaun tim per mos mem sulmue kush pse po ja permendi emnin. Ka shumë e shumë fakte tjera që mue më trishtojnë dhe po ta kamë lakmi zoti Xhevat Tali se si ke mbet optimist i pandreqshem.
Të shkruej edhe pak per shkakun e dytë per ketë shkrim timin të gjatë.
Dje si Kryetar i Degës së LDD-së në Norvegji mora nji leter elektronike nga Koordinatori me degë i LDD-së zoti Hajrush Bajraliu. Ai në emen të Kryesisë së LDD-së lutë Degët e mergates që të solidarizohen dhe të ndihmojnë Degët e LDD-së në Kosovë të cilat kanë mungesa të mjeteve materiale dhe aktiviteti i tyne asht në pikpyetje nese nuk ndihmohen. Nuk po shkruej asgja per cfar shumash të ndihmave bahet fjalë , por meqense jamë i mllefosun dhe i zhgenjyem deri në palcë të shpirtit , kështu publikisht po kritikojë Partinë time, Kryetarin e saj Akademik Dacin, Nenkryetarin Berin Ramosaj, Kryesinë e saj dhe edhe koordinatorin e degve të saj se si nuk i marrojë Zoti të ma dergojnë nji leter pershendetse per diten që unë me forcat e mija materiale nga xhepi im mbajta Akademi Perkujtimore per Presidentin Dr. Ibrahim Rugova me 17. janar 2008 në Sarpsborg të Norvegjisë. I pyes publikisht se a më dhanë kurajo këta që të besojë se LDD asht në Frymen dhe Rrugen e Dr. Ibrahim Rugovës ?! Zoti Berin Ramosaj , në nji anë Profesor Universiteti dhe Dr. i shkencave e në anen tjeter edhepse i dergojë leter - INFORMIM se do mbahet AKADEMIA NË DYVJETORIN E DR. RUGOVËS , këshilltar i të cilit ky ka kjen, zoti Berin Ramosaj as që i bjen në mendje të më shkruen. Dhe që paradoksi të jetë edhe ma i madhë unë zbulova se zotit Berin Ramosaj i paska shkrue leter shqipfolsi nga Isniqi ish mësuesi i gjuhes amtare në Halden të Norvegjisë e tani Kryetar i katrahures ALBANSK MUSLIMSK TROSAMFUND I ØSTFOLD ( Shoqata shqiptaro-muslimane e Østfoldit) Kryeimami Qamil Haklaj dhe paska kerkue nga ky që të ja hjek qafet Selim Hasanaj. Zoti Berim Ramosaj per hater të mikut dhe vendasit të vet musliman Qamil Haklaj zgjedh metoden ta bojkotojë Selim Hasanaj, Kryetarin e Degës së LDD-së në Norvegji dhe edhe vetë Akademinë per Dyvjetorin e vdekjes së Shejtit Dr. Ibrahim Rugova dhe sado që i kerkova të me shkruej per Akademinë ai nuk ma rrasi ( të më falë lexuesi në shprehje, shprehja le ti mbetet në ftyrë Berin Ramosajt). Por per këtë Akademi nuk ma rrasen as Kryetari Daci e as Koordinatori Bajraliu.Tani kur kanë nevojë per ndihma dhe perkrahje më shkruejn leter dhe kerkojnë tu ndihmojë!!! Veq kësaj muejn që shkojë ishte Akademik Daci me bashkpuntorë në Zvicerr. Kishim ftesa të gjitha Degët e Mergates. Unë isha ba gati të shkojë, por papritmas dy ditë para nisjes pësova per të saten herë sulm INFARKT në zemër. Djali im Petriti i shkruen nikoqires Zonjes së nderueme Sekretares së degës së LDD-së në Zvicerr zonjes Zizë Pepshi dhe e informonë per rastin tim. Zonja Zizë i informonë të pranishmit dhe veq asaj asnji deri sot nuk dergojë nji leter të interesohet per shendetin tim, dhe mendojë se kanë pas obligim ta bajnë këtë si kolegë partie e Kryetari i LDD-së, Akademik Daci asht dasht të më shkruej dhe interesohet per shendetin tim personalisht. Por jo unë jamë i vogël dhe kamë nji degë të vogël per mendjemëdhenjet e kalibrit akademik si Daci e Ramosaj.
Unë or miku im i dashtun Xhevat Tal Rexhaj nuk shof asfarë optimizmi per ardhmëninë perderisa edhe si Kryetar i nji Dege të nji partie perbuzem dhe injorohem kur unë kamë nevojë per Partin time dhe Udheqsinë e saj ndersa kur ata kanë nevojë per mue harrojnë injorimin që vetem para dy, tre muejve ma banë. Neve na mungonë kultura e sinqeritetit dhe ndjehsisë së fajsisë. Edhe kur bajmë fajë nuk kerkojmë falje, presim momentin dhe spontanisht i afrohemi personit të cilin e kemi borq dhe e kemi lendue. Bile me nji metodë sa njeriut të tret i duket se qenkemi miqet ma të mirë. Pra jemi falso si kulturë qytetare, si kulturë kombëtare dhe njerzore. Politikajt tanë e kanë humb ndergjegjen morale, njerzore e sa per at kombëtare as mos të flasë. Ata vrapojnë vetme mas interesit.
Dhe si mund të jemi optimist kur jemi cfarë jemi?!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora