E shtune, 27.04.2024, 03:44 PM (GMT+1)

Mendime

Paul Tedeschini: Agjenti i sigurimit, papagali i partise Nasho Jorgaqi

E hene, 19.05.2008, 10:00 PM


Agjenti i sigurimit, papagali i partise Nasho Jorgaqi

kisha-franceskane-1.bmp Me date 17.05.2008 ne gazeten SHEKULLI prof. Nasho Jorgaqi ka publikue shkrimin me titull “Ministri reformator dhe rënia e mbretërisë “ ku citon dhe ben te vetat fjalet e ish ministrit “perparimtar” te Zogut Marash Ivanai i cili thote se “Duhet me doemos që Shqipnia të lirohet përgjithmonë prej një çerdhe tjetër tradhtarësh të vërtetë: françeskajve

të Shkodrës nga të cilët kanë dalë gjarprinjtë si Gjergj Fishta dhe Anton Harapi.” (Ditari, 22-I-1946) Lexò ne( http://www.shekulli.com.al/news/53/ARTICLE/25706/2008-05-17.html ) .

Pose kesaje autori shkrimit mbeshtete mbylljen e shkollave private ne Shqipni nga ky minister nder te cilat edhe Liceun Françeskan ne Shkoder nga ku dolen mijra intelektual dhe patriot qe i sherbyen Atedheut deri tue dhane edhe jeten.

Ne lidhje me mbylljen e Liceut Françeskan nga ministri i Zogut Marash Ivanai, kam pyet nji intelktual te vjeter patriot shkodrane, qe jeton ne Amerike. Ja pergjigjia e tij:

Ne vitin 1933, Mirash Ivanaj, minister arsimi, ( i permendun per ide komuniste , bile , masonerie) ka mbylle shkollat private dhe me kete vendim edhe Liceun Franceskan. Fishta ka njoftue Lidhjen e Kombeve dhe ka hjedhe qeverine ne Gjyqin e Hages, te cilin e ka fitue, mbas 3 vjetesh sa ka zagjate gjyqi dhe shkolla ashte rihape me 1937.
Shendet e pune te mbara, xxxxxx XXXXX
P. S. I kushrini i Miarashit, Nikoll Ivanaj ka shkrue nji artikull per Pader Gjergj Fishten me titull : “Gomari i Kuvendit”, qi e pati botue Nashoja ne nji Antologji te mendimit estetik shqiptar.

Si qendron ne fakt puna e Mirash Ivanajt?

Nga studimi i dokumentave dhe nga vete shkrimi i prof. Nasho Jorgaqit dalin disa gjera rreth ish ministrit Marash Ivanaj:

Ai ka studjue ne Beograd, Serbi. Kur serbt e ndihmuen Zogun te hypi ne fuqi, u ba minister edhe Marash Ivanaj. Ne dokumentat qe vertetojne grabitjen e arit nga Zogu, figurojne “pagesat” e ministrave te tij nder te tjeret edhe te Marash Ivanai (Sipas dokumentave zyrtare, ministri i Financave Kolë Thaçi (1886 - 1941) ka tërhequr sipas të gjitha rregullave shtetërore, me autorizimet 2031/65 dhe 2031/79 (të datave 31 mars dhe 3 prill 1939), shumën e 448.535 frangave ari, të cilat ishin në llogari të Mbretit Zog. Në lidhje me këtë drejtori i thesarit Kel Naraçi në relacionin 73/1 të datës 6 qershor 1939, thotë:………).
Kur Zogu rà dhe iku nga Shqipnia, edhe Marash Ivanaj ndoqi te njajtin itinerar si Zogu deri ne Egjipt tek mbreti Faruk (Simbas shkrimit te vete N.J.).

Kur me ndihmen e serbve pushtetin e mori diktatori Enver Hoxha, Marash Ivanai, po simbas shkrimit te vete Nasho Jorgaqit, u prit prej tij dhe e levdoj Enverin qe paska “ba boll pune te mira e se populli e paska votue”. Ai e mbeshteti diktatorin, i cili nuk fitoi me zgjedhje te lira. Perkundrazi diktatori organizoi menjihere gjygjet e deputetve intelektual demokrat ne Tirane dhe ne te gjithe Shqiperine, te cilet u pushkatuen. Keto jane punet e mira qe na paska ba Enver Hoxha simbas Mirash Ivanait (dhe autorit te shkrimit) edhe pse kete si shume shoke te tjere te tij i hangri furra komuniste qyshe ne fillim e deri ne fundin e saje (simbas vete shkrimit te N.J.).

Me te drejte serbet e kan pase gjithmone hale ne sy klerin katolik shqiptar, sepse kleri katolik ka mbajte gjithmone nji qendrim te vendosun atedhetar qyshe ne kohen e Gjergj Kastriotit, kundra okupacionit turk, kundra sllaveve si dhe kundra diktatures komuniste te vendosun nga vete serebt. Kleri katolik ka qene gjithmone me popullin e per popullin.

dom-nikoll-kacorri.bmp Nenkryetari i Qeverise se Perkoheshme te Vlones ne vitin 1912 ka qene imzot Nikoll Kaçorri, te cilit ne vitin 1993 populli i qytetit te Durresit i ka ngrite nji pjedistal ne nji zone qendrore afer portit, si dhe i ka dhane emnin nji rruge ne qender te qytetit.
(Ne foto pjedistali ne Durres i dom Nikoll Kaçorrit)

Per atdhetarizmin e klerit katolik shqiptar mjafton te lexosh “Lahuten e Malcise” te Pader Gjergj Fishtes, qe mbaron me keto rreshta profetik:

“Edhe kështu, mbas sa mjerimit!
Mbas sa gjaku e shemtimit,
E p’r inatë t’Shkjeve t’Ballkanit
per gazep t’atij Sulltanit:
si premtue kisht’Perendia:
prap zojë m’vedi deul Shqipnia.”

Ja se çka shkruhet ne librin ”Martirizimi i Kishes Katolike 1944-1990” – Tirane 1993 ne faqen 36:

….. Kallxon nji zoje, e cila aso kohe bante punen si perkethyese ne sherbim personal te Sekretarit te Partise Enver Hoxha ne marredhanje diplomatike me ambasaden e Jugosllavise ne Tirane si nji dite, ne nji bashkefjalim ndermjet ambasadorit titist dhe Enverit, ky i fundit shend e vere i gezuar i paska pase kumtue perfaqesuesit te Beogradit gati gati si tue u krenue: ” E mbytem P.Anton Harapin e me tè kemi plagose per vdekje Klerin Katolik!”. Simbas rrefimit te grues, ambasadori diplomat i vjeter pan-serbian, i paska pergjigje: “Po, po! Por keni ende gjalle P.Gjon Shllakun, i cili peshon shume”, duhet-vazhdoi ai- simbas porosise qe kam nga qeveria e ime, te zhdukni Shllakun dhe te zhgatrroni kulm e themel çerdhen e klerit katolik ne Shkoder me ne krye françeskant!”—

armt-elter.bmp (Piktura nga Pjerin Sheldija)

Ne vitin 1946 sigurimi shqiptar nen urdhnat serbe, pat fute ne elterin e Kishe se françeskanve ne Shkoder, armet nen elter, me qellim qe me kete shpifje te diskreditoje françeskant para popullit per mshefjen e armve. Per kete u pushkatuen disa eter françeskan nder te cilet pader Çiperjan Nika dhe pader Mati Prenushi. Pader Matija, per aktivitet patriotik, ka qene denue me vdekje edhe nga Turkia edhe nga Mali i Zi. Kete e denuen me vdekje edhe agjentet sllavo-komunist shqiptar, te cilet e ekzekutuen me 5 mars 1948.

Qe kjo ka qene nji kurdisje e sigurimit te shtetit diktaures komuniste kete e ka pase vertetue ne vitin 1948 ish oficeri i sigurimit Pjerin Kçira, i cili pat pohue publikisht para trupit gjykues komunist se “…neve vete i kemi fute armet ne elterin e Kishes françeskane me urdhen te sigurimit te shtetit…..” . Per kete ish oficeri Pjerin Kçira, i cili kishte avokat mbrojtes dr.jur Emid Tedeschinin, u pushkatue mbas murit te vorreve katolike, pikrisht aty ku ishin pushkatue edhe etrit françeskan pak kohe ma pare.

 

 

 

 

 

 

kuvendi-burg.bmp (Piktura nga Pjerin Sheldija, ku shihet Kisha françeskane, Kuvendi françeskan, njerzit e lidhur neper peme, te ruejtun me arme ne dore nga partizant komunista)
Gjate asaje kohe te zeze kuvendi françeskan u transformue ne burg ku torturoheshin sa e sa patriot e demokrat shkodrane.

Dhe tashti, mbas 18 vjet te ramjes se diktatures komuniste dhe te demek 18 vjet demokracije, po na ngrihet klyshi i sigurimit komunist, papagali i partise komuniste, Nasho Jorgaqi dhe po na ngrè ne pjedistal agjentet serb, anti patriot dhe ky papagali, qe partia e beri profesor bile, po perpiqet me paftyresine ma te madhe te hjedhe balte mbi klerin katolik shqiptar njisoj si mesuesi i tij Enver Hoxha.

Asht per kete aresye qe populli shqiptar nuk ecen perpara, sepse nuk asht ende i çliruem nga keto trathtar antishqiptar.

Paul Tedeschini, 19.05.2008



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora