E premte, 26.04.2024, 09:28 AM (GMT+1)

Mendime

Ramadan Bozhlani: Zanafilla e emigrimit...

E diele, 28.07.2013, 10:10 AM


ZANAFILLA E EMIGRIMIT RËNDON MBI NDËRGJEGJJEN E KËRKUESVE TË   BESIMIT NGA POPULLI NËPËRMJET PROCESIT ELEKTORAL

Nga Ramadan Bozhlani

Rrëqethemi sa herë kujtojm shpërnguljen e dhunshme të njëmilion shqiptarëve nga trualli amënor, ku kjo shifër astronomike e të persekutuarve, pas masakrave, përdhunimeve dhe vrasjeve në rrethana tragjike u bë promotore  vendimtare për të nxitur aksionin e NATO-s ndaj racës ngazëlluese, sepse, ëndërr e moçme e projektuar nga Çubrilloviçi kishte filluar të realizohej, Kosova po zbrazët nga autoktonët.

   Me 12 qerrshor 1999, trumbetoj fitorja mbi hordhit serbe, ku me duar të gjakosura ikën të zhgënjyer, pavarsisht mundit të tyre një shekullor me të gjitha metodat çnjerëzore, u detyruan t’i thonë lamtumirë realizimit të misionit absurd. Shqipëtarët e strehuar nëpër vendet e ndryshme të botës me aq mirëpritje dhe dashamirësi, filluan t’i braktisin kushtet e volitshme për t’ju kthyer Kosovës e cila ishte shndërruar në gërmadh e tymtar, por frymëmarrjen e lirë e kishte filluar. Ky fenomen ishte sensacion i përbotshëm.

  Pas trembëdhjet viteve përsëritje ciklike, shqipëtarët dyndën drejt Evropës!

Vallë që gjëmë e madhe e paska goditur Kosovën e posa rimëkëmbur?

Kosova administrohet nga shqipëtarët, pavarësisht në disa sektore udhëheqës janë minoritarët, por nën direktivat e shefit shqipëtar. E pushtuar ndjehet vetëm Mitrovica veriore, por kërkues azilët janë nga të gjitha qytete e Kosovës, madje edhe nga Shqipëria, Maqedonia dhe Presheva!

  Emigrimi i tyre është i vazhdushëm, sa që të lenë përshtypjen se karavani është i pandërprer prej vendlindjes. Rruga ilegale i ka dërrmuar gjyshërit, prindrit, grat me barrë, fëmijët dhe foshnjat shqipëtare, e disa janë të dyfishuar nga maltretimi, sepse, janë zënë duke e kaluar kufirin e shteteve, e pastaj edhe janë burgosur. Çdo ditë Hungaria burgjet i mbush me hallexhinjë kosovar.

  Nëpër rrugët ilegale prijatarët e turmës së hallexhinjëve janë shqiptarët me bashkëpuntorët e tyre serb! Hallexhinjët shqipëtar qëndrojnë dit e net të tëra në shtetin serb, përmes të cilit emigrojn, ku shumicën dërrmuse të tyre nuk i shqetëson askush! Rasti më tragjik që ndodhi përmes kalimit të Serbisë ishte në vitin 2006, ndaj dy djemeve tridhjetëvjeçar, kur ata ishin duke shtegëtuar maleve kapen nga kriminelët serb, njërin pasi e kishin torturuar e lirojn, e i cili ende sot ndodhet nën kujdesin e psikiatrit, ndërsa djalin e xhaxhait Njazi Jasharin ja ndalojn për t’ia masakruar dhe trupin e coptuar për t’ia fshehur në lum, ku pas disa muajve në bashkëpunim me ndërkombëtaret e gjejn trupin e tij, për t’ia kthyer familjes.  Përmes këtij shteti emigrojn edhe ish Ushtarët Çlirimtar të Kosovës, sepse, edhe këta detyrohen të marrin rrugën ilegale! Disa prej tyre u identifikuan nga policët serb, pastaj i torturuan rënd, dhe familjarët e tyre përmes avokatëve të paguar me parat e tokave të shitura arritën t’i nxjerrin nga burgjet e errëta serbe. Në rrugën ilegale gjetën vdekjen shumë shqiptarë, siç ishin 18 të mbytur në lumin Tisa në vitin 2009.

  Trafikantët po konsiderohen si shpëtimtarë nga emigrantët, edhe pse shuma që ju kërkohet është 3000 euro për një person. Vallë si ka mundësi një person që jeton në Kosovë të siguroj këtë shumë të parave? Kjo shumë e parave mbetet e vogel, për një pakic në Kosovë, si dhe për ata që shpërdoruan me pozitat dhe ndikimin e tyre, e që u pasuruan për një kohë të shkurt, sikur t’i prekte shkopi magjik. Mbetemi të gjithë me shpres se një ditë edhe këta do t’i shohim duke dhën përgjegjësi, se varfëria në Kosovë u rrit si pasoj e abuzimit të tyre dhe mallkimi rëndon mbi supet e tyre. Sa shumë të paknaqur me gjendjen aktuale në Kosov, ndjehen të përjashtuar nga vorbulla e jetës, të diskriminuar, të katandisur edhe e vetmja zgjedhje për një jetë më të dinjitetshme ju duket rruga e emigrimit. Në hall se si t’i sigurojn parat, asnjë pasuri përpos shtëpisë së arnuar nga lufta dhe një cop toke e cila ia mundëson kafshatën e bukës. Prindërit kosovar të shtyrë nga varfëria me emocione të trazuar vendosin të privohen nga shtëpia, copa e tokës apo gjërat e tjera qenësore që janë të domosdoshme për mbijetes, për t’ju  mësy rrugës së mërgimit me fëmijë.

 Këto janë raste që shkaktojn ndjesi të trishtushme, andaj po e bëj pjesë të këtij shkrimi poezin të marrur nga libri im ‘Përballë Stuhish’:

RRUGË MËRGIMI

Pse sot nuk ndizen dritat në atë shtëpi?

Ku janë banoret e saj?

As të lehurat e qenit nuk dëgjohen,

Ata ecin rrugës së fshehët për mërgim.

 

As zëri i gjelit nuk dëgjohet sot,

Vallë kujt ja kanë shitur?

Edhe parat e gjelit të shitur,

Dora e fshehtë i mori për mërgim.

 

Nënëlokja që vuante nga njëqind sëmundje,

Kufirin e mallkuar si do ta kalojë?

Po ai fëmijë që qanë vazhdimisht,

Si do ja ndalojnë qarjen nëpër kufij.

 

   Franca ka mbetur shpresa e fundit e të interesuarve për azil, e të cilët e synojnë duke dhën shumë para dhe duke u përballuar me shumë vështirësi. 

Trafikantët presin të futën pasmesnatës në Francë , pastaj me ngut dhe nëpër skuta i zbrazin automjetet e tyre nga kosovarët e drobitur dhe duke ju thën në gjuhën sërbe e rrallë në gjuhën e tyre këtu është vendi ku mund të regjistroheni azil dhe ja mbathin me të katërtat.  Të stërmunduar janë, por entuziazmohen nga arritja dhe dehën nga ndriçimi dhe ndërtimi i qytetit. Kjo gjendje shpirtërore pas pak zëvendësohet me një ankth. Ku jemi? Nga të shkojmë? Ku të flejm?

Nëpër gjysmerrësir arrijn t’i gjejn stolat e parkut, ku disa janë të zëna dhe nga to dëgjohen gërhitjet që ja rritin dozen e ankthit. Disa fillojnë të flasin përçart dhe aty e kuptojn se edhe ata qenkan bashkëkombës. Ky fakt i gëzon dhe në të njëtën kohë i dëshpërohen.

  Mëngjesi i gjenë pagjumë në sy. Presin që të zgjohen nga gjumi ata që janë gjysmë të mbuluar nëpër stola, për t’u informuar se si ta gjejnë zyrën e azilit. Pas udhëzimeve ju drejtohen qendrës së azilit, dhe e vetmja fjal që janë këshilluar të thon aty është fjala “azil”. Një cop letre ju ipet e cila përmban datën kur mund të regjistrohen azil, pas 4 ose 5 muajve të vin përsëri në atë qendër dhe të ju nënshtrohen procedures së azilit. Kjo kohëzgjatje e pritjes i tmerron, sidomos kur e kuptojnë që gjatë kësaj kohe nuk kanë kurrfar ndihme përpos kafshatës së bukës e cila ju ofrohet një herë në ditë. Disa shqipëtar me rroba të grisura dhe të ndotura i drejtojnë atje ku banojnë shqiptarët e të gjitha trojeve, por shumicën e tyre e përbëjnë kosovarët.  Mënyra e jetesës së tyre ju ngjanë në atë të mesjetë, pa rrymë, pa ujë dhe pa tualet. Dhomat e tyre të palyera që përmbajnë vetëm dyshek, francezëve ju kishin shërbyer për strehimin e automjeteve, deri atëher kur disa djelmosha shqipëtar u detyruan t’i thyejn dhe t’i sistemojn të gjithë azilantët, por ata u arrestuan nga policia, por nuk u mbajtën edhe shumë, meqense, kishin deklaruar se ne nuk kishim synim të vjedhim asgjë, por vetëm të strehohemi në garazha.

  Shqiptarët janë bër për t’i qajtur me kujë! Të duken sikur kanë vën makijazh dhe po përgaditën të bëhen pjes e një drame në teatër. Vetëm penda e Eskilit do të ishte e aftë t’i përshkruante. Kjo lagje, që të ngjan në atë të ciganve, përbëhet nga të gjitha moshat, duke filluar nga të posalidurit e deri te pleqët që të duken se janë në agoni. Në mesin e tyre gjen student si dhe persona me profesione të ndryshme. Rrëfimet e tyre rreth arsyejeve pse kanë emigruar janë tepër të hidhura. Në këtë mes mbizotron psikoza e mbijetesës.

   Bashkëbisedojn me mall për vendlindjen dhe këngët që burojn nga celularët i bëjn të përlotur. Disa herë temat e bisedave i kanë të çuditshme, grinden dhe diskutojn me emocione rreth partive ose ndonj figure politike, deri sa njëher tregohet kur një burr i moshuar ju kishte thën: sikur të ishin ata siq i thurni ju lavdata ne nuk kishim pasur nevoj të jemi në këtë gjendje pa dinjitet. Fjalët e atij burri kishin qenë një dush i ftohët dhe të gjithë kishin filluar më pas t’i shajn ata që më herët i konsiderojshin si heronjë. .

    Në këto garazha kanë jetuar edhe ata të cilët tashmë janë të sistemuar nëpër ndërtesa ku banojn azilantët. Banor i garazhav kishte qenë edhe Fatmiri 21 vjeçar nga Prishtina i cili në muajin mars të këti viti therret për vdekje me thik nga bashkëmoshatari kosovar, i cili është penduar thellë dhe jeton prapa grilave.  Kjo ngjarje shokoj të gjitha familjet shqiptare  të cilat u angazhuan për grumbullimin e të hollave, për t’ia kthyer kufomën e djalit familjes së varfër nga Prishtina, ku kjo rrugë i kushtoj me të njëtin çmim sikurse rruga e emigrimit.

  Kjo gjendje e rënd i përshkon të gjithë shqipëtarët që kanë emigruar në tërë Francën pas viti 2013, por edhe ata që kanë emigruar më herët e kanë paguar këtë taks të jetës. Shumica e tyre janë ata që dikur e braktisën Evropën, për t’ju kthyer atdheut të posa çliruar nga prangat e armikut. Deklarojn se ishin të dehur nga liria, dhe vështërsit ekonomike nuk i përfillnin. Vazhduam të presim vit pas viti, për një mirëqenie, por ajo nuk u bë pjesë e jetës sonë edhe atëher kur u ndrrua pushteti politik në Kosovë. Me demagogji politike jemi ngopur. Situata dita ditës u bënte më e rrokshme, se ata që na shpërlajshin trurin gjatë procesit elektoral kërkojshin besimin tonë për t’ia përligjur korrupsionin në korriz tonin. Me stomakun e zbrazur nuk mund të këndohet himni pa ndërprer, kështu ka thën një i ditur.

Cili do të ishte kushti qenësor, si shkak për riatdhesimin e juaj?

Të gjithë një zëri thirrën: një vend pune në vendin tonë.

Zanafilla e emigrimit rëndon mbi ndërgjegjjen e kërkuesve të besimit nga populli nëpërmjet procesit electoral.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora