E marte, 20.10.2020, 09:20 AM (GMT+1)

Aktualitet

Happel: Model i arsimimit cilësor

E shtune, 06.07.2013, 03:11 PM


HAPPEL: GJIMNAZI “LOYOLA”, MODEL I ARSIMIMIT CILËSOR

“Ruajeni dinjitetin, mbështetuni në përpjekjet dhe punën tuaj, në vend të lidhjeve dhe parave. Punoni shumë,

bëhuni të suksesshëm dhe pastaj do të jeni krenarë dhe do të kënaqeni me frytet e punës suaj”, - porosit

themeluesi dhe drejtori i “Loyola-Gymnasium” në Prizren, P. Walter Happel

Lajm: I nderuar z. P. Happel, ju lutemi që në

fillim të kësaj interviste të shpalosni

përmbledhurazi punët dhe aktivitetet e

realizuara gjatë këtij viti akademik (2012-2013)

në “Loyola-Gymnasium”.

Walter Happel: Kemi pasur një vit shkollor normal,

me aktivitete të zakonshme, shkëmbim të nxënësve

të klasave të nënta në Gjermani me shkollat e

atjeshme, kremtimin e ditës së shkollës- Ditën e

dyerve të hapura. Dhe, natyrisht kishim provimin e

maturës që doli ashtu siç e kemi pritur me

kalueshmëri 100 %. Pra, arsimtarët tanë, kanë bërë

punë të mirë, ashtu si edhe fëmijët tanë.

Lajm: Viti shkollor tanimë ka përfunduar dhe ju

sigurisht keni bërë bilancin e sukseseve dhe të

arritjeve. Çka mund të thoni lidhur me këtë?

Walter Happel: Siç e përmenda më parë, kemi

pasur rezultate shumë të mira në testin e maturës,

shkolla ka fituar një reputacion në mesin e

popullatës, sepse kemi më shumë aplikime për t’u

regjistruar te ne, sesa qe kemi vende të lira dhe kjo

është si rezultat i kualitetit të mësimdhënies,

mënyrës se si veprojmë me njëri- tjetrin dhe

programi ynë edukativ-pedagogjik.

Lajm: “Loyola-Gymansium” ka përfunduar

procesin e regjistrimit të nxënësve për vitin e

ardhshëm shkollor. Sa jeni të kënaqur me

interesimin e nxënësve dhe prindërve të tyre për

të sjellë fëmijët e tyre në këtë shkollë?

Walter Happel: Vitin e ardhshëm shkollor do ta

fillojmë me tri klasë të reja të gjashta, vendet janë

plotësuar tashmë. E njëjta gjë vlen edhe për klasën

e dhjetë dhe mendoj se të gjithë do të jemi të

kënaqur.

Lajm: Si e vlerësoni rezultatin e provimit pranues

në afatin e qershorit dhe cilat janë të arriturat e

kandidatëve të paraqitur?

Walter Happel: Provimi pranues çdo vit tregon

dallimin që ekziston në mes pjesës rurale dhe

qytetit e po ashtu edhe brenda qytetit. Në

përgjithësi shumica e nxënësve ngecin në

matematikë, ndërsa në dy lëndët tjera të provimit

pranues, në gjuhë shqipe dhe gjuhë angleze

rezultatet janë mesatare, ndonjëherë edhe të mira.

Kjo është arsyeja pse ne fillojmë me klasën e

gjashtë, sepse është një kohë më e gjatë derisa të

arrijmë te testi i maturës d.m.th. një kohë më e

gjatë për t’i mësuar dhe edukuar nxënësit dhe ta

sjellim në jetë kreativitetin dhe talentin e tyre. Një

përparësi e jona është se ne ofrojmë kushte mjaft

të mira edhe për nxënësit e interesuar nga qytetet

tjera, por edhe jashtë Kosovës, përmes mundësisë

që ata të vendosen në konviktet tona me të cilët

punon stafi i edukatorëve. Kemi nxënës edhe nga

shtetet përreth, numër që çdo vit po rritet që e

konsiderojmë si sinjal të vlerësimit të punës dhe

përkushtimit tonë.

Lajm: Një program i rëndësishëm që ju zbatoni

është dërgimi në Gjermani i nxënësve pas

mbarimit të shkollimit në “Loyola-Gymnasium”.

Si po ecin punët në këtë drejtim dhe cilat janë

pritjet tuaja nga ky program shumë i dobishëm

për të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi?

Walter Happel: Së pari ky është një rast shumë i

mirë për nxënësit që e kryejnë maturën te ne për

të arritur një arsimim të mirëfilltë në Gjermani,

paralelisht me arsimimin universitar. Kjo së pari

hap perspektiva individuale të nxënësve dhe ata

zhvillojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre të cilat në

një afat më të gjatë mund të jenë të frytshme e të

dobishme për vendin, Kosovën. Natyrisht nxënësit

tanë duhet të punojnë shumë; ata jo vetën që

duhet ta kalojnë maturën shtetërore të Kosovës,

mirëpo duhet ta kenë edhe diplomën e brendshme

të “Loyola- Gymnasium” dhe diplomën e gjuhës

gjermane. Këto janë tri diplomat të cilat tregojnë

se çka kërkohet gjatë këtyre viteve të shkollimit.

Lajm: Risi e veçantë për sistemin e shkollimit në

Kosovë është dhe hapja e paraleleve të shkollës

fillore "Loyola". Çfarë motivesh ju shtynë të

ndërmerrni një vendim të tillë?

Walter Happel: Ka motive të ndryshme, njëri është

se shumë prindër kanë qenë të interesuar dhe kanë

pyetur pse nuk hapet shkolla fillore. Ndërkohë e

kam konsideruar sfidë për të pasur shkollën fillor që

do të shërbente si shembull inspirues që të

përgatiten në mënyrë të suksesshme këta nxënës,

për kërkesat e arsimimit të gjimnazit.

Lajm: Z. P. Happel, çka vlerësoni si problemin më

të vështirë me të cilin përballet shkolla juaj në

një ambient të tillë ku para sistemit arsimor dalin

obligime dhe detyra të rëndësishme për

përparimin dhe edukimin e brezave të rinj?

Walter Happel: Mendoj se sfida e vërtetë është

mentaliteti sipas të cilit notat në shkollë janë të

negociueshme dhe nuk ka nevojë të mësosh,

mjaftojnë lidhjet. Njerëzi nuk e kuptojnë se gjithë

ajo radhitje e notave, shkallë e notave

shfrytëzohet, ata presin pesëshe në çdo lëndë,

ndonëse siç e tregon provimi pranues dijenia është

nën mesatare. Dhe ky është presoni që arsimtarët e

ndiejnë shumë, mirëpo ne këtë dukuri po e

luftojmë me kohë dhe po rezistojmë ndaj me

sukses.

Lajm: Një intelektual si ju me përvojë të gjatë

jetësore e profesionale në punën me nxënës,

sigurisht ka një mesazh për të rinjtë dhe të rejat

e këtij vendi dhe rrugën jetësore që ata duhet të

ndjekin.

Walter Happel: Unë dua t’i këshilloj që ta ruani

dinjitetin tuaj, të mbështetuni në përpjekjet dhe

punën tuaj, në vend të lidhjeve dhe parave. Lidhjet

dhe paratë mund ta blejnë suksesin tuaj, por kjo

nuk zgjat shumë dhe nuk respektohet nga njerëzit e

ndershëm. Punoni shumë, bëhuni të suksesshëm dhe

pastaj do të jeni krenarë dhe do të kënaqeni me

frytet e punës suaj.

Lajm: Çka dëshironi t’i shtoni kësaj interviste, që

ne nuk ju kemi pyetur?

Walter Happel: Dua t’ju falënderoj për këtë

intervistë dhe të shfrytëzoj rastin të ftoj secilin që

ka ide që na ndihmojnë, t’i ndajnë ato me mua apo

arsimtarët tanë, sepse ne e dimë se vazhdimisht

duhet të punojmë për ta përmirësuar punën tonë

dhe të arrijmë rezultate sa më të larta.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora