Mendime
Klaiqi: Skënderbeu - hero i gjithë shqiptarëve
E diele, 23.06.2013, 07:59 PM
Askush s’ka të drejtë ta përdhosë heroin kombëtar - Skenderbeun
Nga Skenderbeg Klaiqi
Dua të
reagoj ndaj Gëzim Kelmendi, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili
ditë më parë e njollosi personalitetin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti –
Skenderbeu.
Me
mburrje e mbaj emrin Skenderbeg. Mbajtja e këtij emri ka qenë dhe është një
sfidë për mua, sepse atë dua ta mbaj dhe ruaj me nder. Jam i lindur më 1968 -
në 500 vjetorin e vdekjes së heroit. Për Gjergj Kastriotin - Skenderbeun në
Kosovë është ditur fare pak. Është ditur vetëm nëpërmjet këngës, pasi që e
gjithë historia jonë është bartur nëpërmjet folklorit. Dihet që pas shthurjes
së Perandorisë Osmane, shumë vise të banuara me shqiptarë, por edhe Kosovën e
gllabëron
Dua ta
tregoj edhe një tregim interesant që lidhet me emrin tim: Dihet se familja,
rrethi dhe fshati ku jetonim ishin të orientur në frymën patriotike. Pasi jam
lind unë dhe isha emëruar Skenderbeg e situata ishte ende e tensionuar në
Kosovë, babai ishte shkuar për vizitë te Mehmet Mala, nip i familjes sonë dhe
baba i heroit dhe patriotit Rexhep Mala. Pasi i dëshirojnë mirëseardhje dhe
fillojnë të bisedojnë, babit tim i bie në sy fotografia e Skenderbeut, e varur
në mur. Kishte dashur të mahitej pak.
Kishte
pyetur se kush e ka var fotografinë dhe kush është ai? I ndjeri Rexhep Mala
tregon se ai e ka varur dhe fillon të flasë për heroin. Babai e provokonr
Rexhepin, i cili në atë kohë ishte në shkollën normale. I thotë se ky ka
luftuar kundër muslimanëve, se ky ka qenë katolik etj. Rexhepi
hidhërohet,derisa ndërhyn babai i tij, Mehmeti, duke i thënë atij daja Rifat
djalit të vet ia ka lënë emrin Skenderbeg dhe se e di më mirë historinë e
Skenderbeut. Rexhepi, pasi e kupton këtë emocionohet, ngritet në këmbë dhe e
përqafon babain, duke i thënë se je shqiptari më i madh në botë.
Kjo fjalë
po më tingëllon „kaq poshtë ke rënë“ , kaq poshtë kemi rënë, kaq poshtë
Unë e
dëgjova me vëmendje në emisionin Interaktiv në KTV dhe më erdhi shumë keq që ky
deputet kishte vendosur të merrej me këto analiza shumë të dëmshme dhe
përqarëse për popullin tonë. Më erdhi keq që ky vet ishte në anën e djallit dhe
mundohej të merrte poena nga vetë djajt e tjerë.
I tregoj
këtij deptuteti se unë i takoj fesë muslimane, jamë musliman i denjë dhe po të
fillojmë të debatojmë do të bindet se unë flasë për çdo gjë me fakte të
shpjegueshme në mënyrë shkencore edhe për fe, quhem Skenderbeg dhe prapëseprapë
GJ.K.Skenderbe është hero imi kombëtar dhe fetar. Mburrem që quhem kështu edhe
pse ishte jashtëzakonisht e vështirë të jetoja dhe të mbijetoja nga okupatori,
mu për këtë.
Ia
përkujtoj Kelmendit se Gj.K. Skenderbeu arriti t’i bashkojë të gjitha fiset në
luftë kundër Perandorisë Osmane e jo kundër fesë muslimane. Unë së paku nuk kam
lexuar askund që ky hero i madh i ka shpall lufte Islamit.
Unë e di
edhe këtë se Skenderbeun u munduan ta tradhëtojnë edhe këta të krishterë si
Vatikani që pushtoi tokat rreth Shkodrës. E di që Skenderbeut edhe Mbreti i
Serbisë i bëri tradhëti përmes Hamzait etj. gjë që do të thotë që Skenderbeu
nuk e mbronte vetëm krishterizmin por në radhë të parë mbronte vendin nga
pushtuesit, pa marrë parasysh kush janë.
Ky zotëri
dëshiron ta mohoj Skenderbeun sikurse e kann zakon njerzit si ky, të mohojnë
çdo gjë që i takon kombit dhe fesë. Kujt i shkon kjo përshtati? Për mendim
timin vetëm armikut. Për kë është zgjedhë ky deputet? Me sa di unë popull
musliman nuk askund ka, por ka fe muslimane ndërsa ky vazhdon të mledh vota me
fraza të tilla. Kjo është për shqetësim. Cfar rrymash janë këto? A mos janë
vallë rryma të tilla sikurse ato të pas luftës së dytë botërore në Kosovë, ku
I them
këtij zotriu sepse kësaj radhe politikisht nuk ia ka qëlluar fare dhe se ke
treguar papjekuri politike.
I them se
hoxha mund të flasë çka të dojë sepse nuk di më shumë, ndërsa ju jeni deputet i
Kuvendit të Repulikës së Kosovës dhe nuk ju takon ta mbroni një hoxhë që nuk
sheh me ngjyra.
Ia
përkujtoj zotëriut se që zoti çdo gjë në këtë botë e ka krijuar për të mirë të
njerëzimit, vetëm e vetëm që t’i kënaqë nevojat tona dhe të na plotësojë
kushtet tona për jetesë. Pra, ka krijuar gjithësinë, terrin dritën, të
djathtën, të majtën, teposhtëzën, përpjetëzën, të mirën, të keqën, na ka
krijuar ndjenjat shqisore të ndryshme etj. Por, mos të harrojë se ka krijuar
edhe njerëz të ndryshëm nga gjinia e raca, dhe gjuhë të ndryshme.
Nuk besoj
se dikush në Kosovë sidomos të besimit islam e ka përcjell trungun familjar më
shumë se në 4 gjenerata apo në 4 shokë. Nuk e di sa varreza të vjetra
ekzistojne që janë të padëmtuara dhe me mbishkrime.Më shumë se ne nuk di që i
humb dikush gjurmët nga e kaluara. Pse bëhen këto? Nga fanatizmi e nga
pakujdesija.
Askush
nuk mund të ma mbush mendjen që Greqia e vjetër është kjo që është e sotshmja.
Në një studim të fundit të ADN të bërë për popujt e Ballkanit del se Grekët dhe
Shqiptarët janë shumë të përafërt. Fakt tjetër është se në Greqi deri në vitin
1849 flitej gjuha Arvanitase por ne duke mos qenë këmbëngulës jemi asimiluar
dhe kemi marrë gjuhën, zakonet e huaja ndërsa tonat i kemi zhdukur. Për këtë
fajtore janë edhe fetë.
Po dalin
fakte rrenqethëse në Maqedoni ku edhe për këtë nuk mund të më bindë askush që
Maqedonia nuk ishte e populluar qind për qind nga Ilirët dhe se me gjene jemi
të njëjtë me këtë popull. Thuhet se Aleksandri i Maqednisë ishte shqiptarë, por
prap ne nuk jemi këmbëngulës dhe nuk dimi t’i ruajmë vlerat tona dhe ua lëmë të
tjerëve. Edhe këtu maqedonët në mënyrë të pamëshirshme kishin vepruar duke i
asimiluar popullatën shqiptare. Ata që ishin ortodoks detyroheshin ta ndërronin
gjuhën, ata që ishin musliman dëtyroheshin të quheshin myslimanë dhe jo
shqiptarë, ndërsa katolikët mundësisht të shpërnguleshin krejtësisht. Armiqtë
këtë e bëjnë me lehtësi, sepse ne nuk jemi këmbëngulës sa duhet dhe se
pikërisht nuk i ruajmë vlerat tona, por mundohemi t’i marrim të huajat.
Rasti
tjetër me Malin e Zi, Sanxhakun. P.Sh. Në Sanxhakun e Pazarit të Ri ( Novi
Pazarit) ata janë të gjithë shqiptarë që i takojnë fesë muslimane dhe flasin
serbisht. Vazhdojnë ta bartin ende plisin e barshë. Çka mund të thuhet për
këtë?
Ndërsa
për Sanxhakun e Nishit prej nga vijnë të parët e mi është tjetër gjë. Pikërisht
nga Klaiqi dhe afërsisht 700 fshatra deri te Molla e kuqe si që quhet edhe sot,
janë shpëngulur në mënyrën më barbare në vitin 1878 në emër të asaj se kjo
popullat është popullatë turke dhe se me marrveshje të fuqive të mëdha duhej që
Perandoria Osmane t’i merrte me vete ose duheshin të largoheshin nga Serbia.
Këta shqiptarë myslimanë dhe katolikë autokton disa u përzun nga këto treva për
në territorin e Kosovës së tashme, sepse Perandoria nuk ishte tërhequr krjtësisht
deri në vitin 1912, disa u shpërngulen në Anadoll, disa u masakruan dhe u
vranë. Ndërsa shqiptarët ortodoks, thuhet se ka ende edhe sot atje që e dinë se
janë shqiptarë por e kanë humbur gjuhën dhe nuk guxojnë të deklarohen.
Ekzistojnë ende tapiat e shqiptarve dhe toponime shqip në këto treva.
Kjo po
ndodh ende edhe tash në heshtje në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc ndërsa
deputeti i Kosovës merret me Gj.K. Skenderbeun, sepse nuk ka punë të tjera.
Mu desh
t’i përmend këto të gjitha dhe t’ia përkujtoj deputetit dhe bashkëmendimtarëve
të tij se Skenderbeu aq sa i takon katolikëve, aq i takon ortodoksve, por dy
herë ma shumë i takon myslimanve. Fakti është se po të mos ishte ngritur
Skenderbeu në kryengritje të armatosur kundër Perandorisë Osmane nuk do të
kishte më shqiptarë të asnjë feje, por ndoshta do të ishte gllabërim i
pushtuesve fqinj: serb, grek etj. Ia përkujtoj se Perandoria nuk ka pushtuar
tokat që të shpërndajë fenë islame por ka ardh t’i mbledh tagrat „ taksat“. Ky
fakt është me Serbinë, Bullgarinë, Greqinë etj. sepse fenë ortodokse nuk ua ka
prekur, prandaj edhe Skenderbeu nuk ka luftuar ta ruajë fenë por ka mbrojtur
vendin e vet, që është quajtur Shypni, që shqiptari të jetë zot i vetvetes.
Prandaj nuk duhet mburrur vetëm pjesëtarët e fesë katolike, por shumë më shumë
të fesë muslimane, sepse na ka inspiruar për t’u bërë me atdhe në mënyrë që të
kemi edhe fe.
Ja
përkujtoj zotëriut se i madhi Ismajl Qemali ishte pikërisht musliman, por
mburremi të gjithë, apo ndoshta këta zotëri nuk mburren sepse e ka shpallë
Pavarësinë e Shqipërisë dhe se e ka ngritë pikërisht flamurin e Skenderbeut.
I lus të
gjithë ata që mendojnë si ky deputet, të binden njëherë e përgjithmonë se
Skenderbeu është hero edhe i atyre dhe hero imi që sot i rrisim mjekrrat dhe
veshim pantollana të shkurtëra apo vendosim kravata të lirë.I bëjë apel që mos
të bëjnë përqarje dhe të kapen për vlerash e jo t'i mohojnë ato.
Prandaj
le të rrojë përgjithmonë vepra e këtij heroi kombëtar dhe le të jetë insprim i
mëtutjeshëm për mua dhe tërë shqiptarinë, si në luftë edhe në paqe.