Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Shtrigani i allahut para pasqyrёs
E enjte, 16.05.2013, 08:05 PM
SHTRIGANI
I ALLAHUT
NGA KALOSH ÇELIKU
E kam njё
tё mirё nё jetё: kurrё nuk i kam besuar pasqyrёs. Përndryshe, kam plot minusa
në jetë. Tek - tuk edhe ndonjë plus. Edhe pse, herё pas here jam i detyruar tё
qёndroj për disa minuta para pasqyrёs: shoh fytyrёn, krehi flokёt, mjekrёn, vё
kёsulёn time karakteristike nё kokё. Ndoshta, edhe e kam të vetmen pasuri
trashёgim nga tё parёt e mi, kaçakë që u ngjitën maleve brez pas brezi me
pushkën krahut për Liri. Tjetër, nuk kanё pasur kohë dhe mundёsi tё gjithё shqiptarët
ta shohin veten nё pasqyrё. Ndonjёri, nёse e ka parё, e ka parё veten nё njё
copё tё thyer pasqyre ose në xhamat e dritareve. Shqiptarёt nё ato kohёra nuk
kanё pasur as bukёn e gojёs, e ku mё tё mendojnё pёr ta parё veten se si duken
nё pasqyrё. Mjafton, kanë pasur mauzerrin. Nagantin në brez. Dhe, bombat e
fshehura nëpër hatullat e shtëpisë. Pasuri me të cilën janë krenuar brez pas
brezi nëpër shekuj. E kanë ruajtur pragun e Shtëpisë nga armiku. Megjithatё, ja
Askushi, sot e pёrmend edhe pasqyrёn. Fatkeqёsia, e pёrmend, por kurrë nuk e ka
parё veten nё pasqyrё. Guxim merr në Ditën e sotshme të shpalli “patriotë” dhe
“tradhtarë”. Përmëtepër, edhe kërcnohet si “mysliman”, që të gjithë
“tradhtarët” të vriten me një plumb në ballë. Zotit i përzihet në punën e
përditshme Kuran’ore. Ose, e ka parё, por kur e ka pyetur pasqyrën, se: kush
ёshtё mё i bukuri dhe “myslimani” më i madh nё botё?! Pasqyra e ka mashtruar
atё ditё. I ёshtё pёrgjigjigjur ashtu si tek ajo pёrralla e bukur popullore
“Borëbardha”: ti je “myslimani” im me kësulën leckë në kokë, mё i bukuri nё
botё. Posa e dëgjon këtë përgjigje Shtrigani i Allahut, e shtrembëron kësulën e
Haxhi Rrencit mbi vetulla. Përçudi, mjekrën me pak qime që posa i kanë dalë në
fytyrë, nuk ia rrëfen pasqyra. Më kot i hap syt, e improvizon situatën: burrat
e këtij soji, patjetër duhet të kenë edhe mustaqe turku. I përdredh para
pasqyrës gishtat në ajër sikur t’i kishte mustaqet. Punemadhe, që nuk i ka as
këto mustaqe turku, edhe këto shenja burrërie ia “rrëfen” pasqyra. E nё anёn tjetёr kёrkon tё tjerёt burra, edhe
atё: shqiptarёt ta shohin veten nё pasqyrё. Populli, qё kurrё nuk ka pasur
mundёsi tё ketё pasqyra nëpër dhoma, edhe pse e ka parё veten mbi puse në mes
të kopshtit, para se ta lёshojё kovёn e ujit. Ose, nё ndonjё hurdhё te Mulliri
i Arapit. Megjithatё, nuk i ka besuar asaj pasqyre. E ka ditur se ёsht e
rrejshme, pasqyrë Anadolli. Ndonjёherё, nuk e thotё tё vёrtetёn. E shi sot ky,
“analisti ynё politik”, do qё edhe nё kohёn e sotshme shqiptarёt ta shohin
veten nё pasqyrё si nё kohёn e Shtrigёs Plakë. Përmëtepër, i porositë
shqiptarët të pinë edhe vetëm çaj rusi. Dakord, e para shqiptarёt nuk i besojnё
më pasqyrёs. E dyta: mvaret edhe kush ua nxjerrё shqiptarёve para fytyre atё
pasqyrё, ose ua varë në mure të odave shqiptare. Dorёn nё zemёr, mund t’ua
nxjerrё dikushi i gjakut, po jo edhe melezi qё ende nuk e di kend e ka nёnё e
kend babё. Shkurt, t’i porosisё shqiptarёt ta shohin veten para pasqyrёs. I
bindur jam se: ky në shtëpi nuk ka as qen, as mace. E si do t’i pri një kulture
fetare ose Partie politike ky kungull Stambolli?! Për lopë, dele e kuaj, nuk
flasim në këtë shkrim për Nesër. Gjeli e di, kurrë duke i përplasur fletët nuk
i ka kënduar në gardh, t’ia thirrë agimin me këngë. Edhe këto gjallëresa
shtëpiake nuk i ka sot Shtrigani i Allahut në lëmë.
E
vёrtetё, shqiptarёt dikur nuk kanё pasur si sot pasqyra nё mure. Tekefundit,
edhe nuk kanё dashur ta shohin veten nё pasqyrё. Ose, çdo shtëpi shqiptare e ka
pasur pasqyrën e vet në mes të kopshtit nën hijen e ftonit. E kanё parё veten
pёr çdo ditё para se ta nxjerrin kofёn me ujё nga pusi nё Katund. Vetёm e
çuditshme, del sot njё “analist politik”, dhe u thotё shqiptarёve: ju duhet ta
shihni veten nё pasqyrё. Përmëtepër, duhet t’i “përmbaheni parimit se, nëse kryetari
të thotë se miu është luan, besoji kryetarit dhe jo syve…” edhe, “bariun nuk e bën të vlefshëm ajo që ka
në kokë, por shkopin që ai mban në dorë…” I thotë, merreni me mend: “Bariut” të
maleve me dele e desh me këmborë me brirët disa herë rrotulluar rreth veshëve,
që pasqyrën e mban me vete bashkë me bukën e fyellin në janxhëk. Edhe shkopin e
thanës me kërluk, Nagantin në brez me mauzerrin përqafe. Dhe, verë - dimër me
gunën e ogiçit hedhur krahëve në shi e borë.
Edhe,
kush është më i mençur “Bariu” apo qeni?! Gjithësesi Bariu, që e ushqen qenin
me bukë. E qeni që nuk i del zot Shtëpisë. Kopesë me dhenë, haram i qoftë buka!
E ne, në
Katund edhe kuajve u varim nuska përqafe. Megjithatë, ata ishin kuaj shale
(shumë edhe më besnik), përdallim nga këta kuajt e soçëm me nuska përqafe, që
duken si gomarë samari. Kuaj me shalë që im Atë i shalonte në Katund. E sot, i
kalëroj unë nëpër Bit - Pazar me një laps në vend të thuprës thanës në dorë
nëpër libra.
E them
kёtё se: shqiptarёt gjithё jetёn e kanё parё veten nё pasqyrё, po a e ka parё
veten ndonjёherё nё pasqyrё ky “analist” melez politik?! Jo, nuk e ka parё.
Them unё: autori i kёtij shkrimi. Shkaku se, po ta kishte parё veten, ky
“analist politik”, kurrё nuk do ta hapte
gojёn të fliste e shkruante jerm nё gazetё. E tё mos flasim në mjetet e
informacionit të thashethemeve, edhe sot si dje duke ua ndërsy Policinë letrare
krijuesve shqiptar “të rrezikshëm” për
Shtetin. Megjithatë, është koha e theshethemeve. Koha, kur këtë “patriot”
melez, pasi ia mësoi Shteti gjuhën shqipe (shkrim - leximin) nëpër redaksi
neokomuniste, e bëri edhe “analist” dhe shkrimtar “disident”.
Dhe,
“Bariu” qё e ka shkopin me kërluk nё dorё, me siguri i ka edhe mendtё nё kokё.
Pёrndryshe, dhentё sot do t’i ruante Shtrigni i Allahut duke i kullotur te
Përroni i Thanës. Qё fatkeqёsisht, dje nëpër redaksi komuniste me dy - tre
vende pune e ruante Shtetin komunist nga “nacionalizmi” dhe “irredentizmi
shqiptar” pa shkop e mend nё kokё. Armёt kryesore me tё cilat sot “Bariu”
krenohet dhe i ruan dhentё nga Ujku, që nateditë na troket pas porte. Vatha
historike tё mos jetё shesh i valleve tё Shtriganit Allahut me shokё, po shtёpi
e dhenёve qё i ruan “Bariu”.
Edhe
gjatë kohë shqiptarët do të vuajnë nga ky soj i “analistit politik” i
theshethemeve, që e bartin me vite mbi shpinë si Nastradinicën gomari i
Nastradinit i stolisur me nuska në ballë nëpër Bit - Pazar. E tërheq përdore me litar kanapi rrugës dhe e
lidh para “Librarisë së Çarshisë”
Shtrigani i Allahut.
Zoti i
shpëtoftë shqiptarët nga vetvetja! “Analistët politik”, që ende nuk i njeh nëna
e tyre e ku më Katundi. Shtrigani i Allahut me nuskat e Hoxhës përqafe dhe
Kur’anin në dorë, që natë e ditë rri para pasqyrës!…