Kulturë
Thanas Todhe: Ese për dashurinë
E merkure, 03.04.2013, 06:58 PM
Thanas Todhe, Athinë
NGA ESE PER DASHURINE
Dy yje
Shëtisin
nëpër natë
Dy yje
dashuruar
Flakë
mori qielli
Ranë
përqafuar
Natë
romantike
Udhë
universi
Duke
ndjekur yjet
Zemra zemrën gjeti
Mos
Mos eja
prap' në mbrëmje
Në ëndër
të më dehësh
Se ëndra
shuhet në mëngjes
E mbetem
prarë vetëm
E di ,ti
do një tjetër
S'ke
shumë për të zgjedhur
Pse më
ngacmon ndjenjat
Që kurrë
s'ti kam shprehur
Bashkëjetesa
Lulen më
t'bukur zgjodha në lëndinë
Ndriti
shtëpija...E bukur si ajo
Petalet
një nga në këputja çdo ditë
Me
rritmin standart--Më do S'më do
U turra
rrugëve si i marrë
O miq e
gjeta dashurinë
Tani me
lulen do të vë kurorë
Kam ftuar
gjithë njerëzinë
Dhe
miqësia m'u ndodh pranë
Gëzim që
shumë e kishin pritur
Kërkojnë
lulen an e mbanë
Në dorë
kish mbetur kërcell i vyshkur
Për ty
Dhe murg
për ty do të bëhesha
Tek
manastiri i Shën Andonit
Po s'më
lë djalli që kam brënda
E krye ngre poshtë pantallonit