E marte, 30.04.2024, 04:11 AM (GMT+1)

Kulturë

Sami Frashëri: Ç’janë tyrqitë?

E hene, 01.04.2013, 03:25 PM


Ç’janë tyrqitë?

– Një komp i egërë t’ardhurë nga shkretëtirat’ e Asis’ së Veriut me nga një hosten në dorë. Këta me egërsi të tyre zunë më të bukurit’ e vëndevet të botësë e më të qytetëruarëtë; edhe si i ropnë, i gremizë e i doqnë, po i mbajnë edhe gjer më sot nënë një egërsi, nënë një varfëri, nënë një tirani, q ë tmeron gjithë botënë. Nga gjithë këta vënde,q ë po rënkojnë, që nga kaqë qint vjet e tëhu, edhe njëri është Shipëri’ e gjorë, që heq këtë tirani, a heq më shumë se gjithë vëndet’ e tjerë nga pakujdesj’ e Shqipëtarëvet. Tyrqitë janë nga ata kombe, që kanë shkuarë mi dhet si një breshërimë e si një borë. Ku janë hynëritë, vandalëtë, mongolëtë, avarëtë, gotërtë e kaqë kombe t’egërë, që zunë gjymësënë e faqes së dheut duke djegurë, duke gremizurë e duke derdhurë gjak? Tyrqitë s’kishinë të drejtë të rojnë më teprë se ata shokët’ e tyre; rojtjen’ e qëndrimnë gjer më tani e patnë qelepir, tani s’kanë nonjë të drejtë të rojn’ e të qëndrojnë më edhe as din’ e as duanë të rojnë më, se gjer më sot s’kanë bërë një kombëri e një qeveri si gjithë bota, por duanë të rojnë për jetë me egërsi. Këta do të humbasinë edhe duhetë të humbasinë që të shpëtojnë njerëzia syresh; po ç’kanë me na që, duke rënë, duanë të na marrinë edhe na me vetëhe? Ne ç’kemi me ta? A mos erthmë me ta? Jo, kurrë ! Na s’jemi tyrq, as të ardhurë nga shkretëtirat’ e Asisë. Na jemi m’i vjetri komp i evropësë; kemi të drejtë në dhet’ t’Evropësë më teprë se çdo komp. Këtë të drejtë të shenjtuarë shqipëtarëtë janë të zottë ta ruajnë e ta kërkojnë edhe me armë në dorë. Kur përzjehetë e drejta me fuqit, merr një forcë, të cilësë gjë s’i rri dot kuntreq. Shqipëtarëtë janë pra të zotë të mbajn’ e të ruajnë të drejtën’ e tyre, do-me-thënë kombërinë, gjuhënë e mëmëdhen’ e tyre kuntrë çdo armiku; arrin vetëm të duanë.

(Sami Frashëri, “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet?”, vepra 2, Tiranë, 1988, f. 63-64)



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora