Kulturë
Gjon Keka: Shqiptarët i shpëtoi instikti i vetëruajtjes
E merkure, 27.03.2013, 06:20 PM
Shqiptarët
i shpëtoi instikti i vetëruajtjes
Nga Gjon KEKA
Çështja e
historisë së një kombi nuk është çështje e interpretimeve emocionale, apo sipas
syzeve ideologjiko-politike,as futja e pasigurisë historike dhe farës së ideve
për t'i provuar para opinionit se mos rastësisht po blehen më çmime politike të
kohës apo simpative të ideologiisë sulltaniste. Aty ku nuk ka burime historike,
nuk ka pasqyrë të plotë të realitetit historik aty nuk ka nevoj për asnjë
interpretim as për hedhje idesh sipas qejfeve të ideologjive politike e
sulltaniste,as për përfitime personale të individëve. Ndërkaq siguria historike
e cila vjen nga burimet, argumentet dhe realiteti historik na bënë të mundur që
të vëjmë në dritë përkatëse ato dhe të mendimet e secilit pa i tejkaluar kufijt
e kuq të tjerrur qysh me autorët e historianët nga lashtësia e gjerë në ditët
tona. Leksionet plotësuese, shpjeguese dhe me të dhëna të reja të udhëzimeve në
kontekstin aktual, por me ndjekje të vijës rigoroze shkencore pa i kaluar
kufijt paraprak mund të sjell një pasuri të madhe njohurish dhe pikpamjesh të
provuara e të sakta,por se çdo tejkalim i këtyre kufijëve mund të sjell frymë
gënjeshtëre dhe disharmonisë shkencore dhe te deformimit të realitetit historik.
Leksionet
e trajtimit të historisë së një kombi duhet të bazohen në mësime të besueshme, të provuara, të argumentuara dhe të nxjerra të
freskëta nga burimet historike, sepse tavolian e historisë së një kombi është tryeza
ku njihen në detaje gjymtyrët e tij si trup dhe shpirti i tij hsitorik ku
secili që ka nxjerr ndonjë burim të ri apo ka gjetë ndonjë pjesë të dobishme
dhe të natyrshme të tij ka plotësuar tryezën në dobishmërinë e studimeve
historike dhe leksioneve rreth saj.
Hedhja e
tezave të gabuara, tezave apo farave provuese në opinion pa i menduar mirë dhe
studiuar do të thotë hedhje e një mal gënjeshtërash, pasigurish dhe pasaktësish
të cilat prishin tabelën e shëndosh të natyrës së historisë së kombit shqiptar
europian.
Çështja
tani është se si është e mundur që një fe të shpëtoj një komb,kur dihet
historikisht që fetë nuk shpëtojn kombe, sepse fetë kanë atdhetë e tyre
shpirtërore,pra thjeshtë fetë nuk kanë shpëtuar asnjë komb dhe kjo është e
provuar edhe historikisht.
Nuk është
hera e parë që dogjojm dhe lexojm këso teza, dhe leksione ideologjike nga
individ të ndryshëm,e gjithë kjo bëhet sepse në trojet e kombit shqiptar
europian, po mbillet një mendësi primitive, urrejtje dhe sulltanizëm si nga
mbetje sulltaniste nga brenda ashtu edhe nga ata që vijn nga jashtë njëra kryen
punët me njërën dorë tjetëra vjen nga jashtë me dorën tjetër dhe kështu
shpërndajn farën e ideologjisë së tyre sulltaniste. Nuk ka asnje baze as
shkencore, as te realitetit historik, shtrohet pyetja kush e shpetoj qenjen
kombetare shqiptare para ardhjes se kesaj ideologjie sulltaniste, edhe me pare
ka pas pushtime barbare,por shqiptaret e kane ruajt qenjen e tyre sepse
gjenetikisht kane qene te papërulur dhe ruajtes me xhelozi te qenjes dhe
identitetit kombëtar, teza të tilla jane broçkulla, thene te drejten ishte kjo
ideologji sulltaniste qe e shthurri, e dehumanizoj dhe e la thelle ne
primtivizem dhe ne kohe mbrapa kombin shqiptar europian. Teza te tilla jane produkt i paaftesise dhe
shkurtpamesisë.
Duhet
potencuar se ishte pikërisht pushtimi barbar otoman dhe tendenca e saj për ta
asimiluar kombin shqiptar dhe divorcuar nga familja europiane. Kjo shihet në
futjen e ideologjisë së saj sulltaniste me anë të dhunës në trojet shqiptare
siç do të mund të lexoni më poshtë ajo përdorte të gjitha metoda prej demoni
për ta asimiluar duke e larguar gjithnjë e më tepër nga të drejtat e lindura si
shqiptar dhe me identitet europian.
Natyra më
barbare, më e çudtishme dhe tendenca më demoniake ajo e asimilimit ishte thjeshtë
një mjetë që ajo përdorte si nga vetë ajo dhe ideologjia e saj ashtu edhe
nëpërmjet vezirëve, komandantëve e jeniçerëve „shqiptar“ të cilët ishin bërë
shërbëtorë të kësaj perandorie barbare. Kjo përpjekje ishte një tragjedi dhe
një tortur që përdoret perandoria barbare otomane për ta asimiluar dhe mbjell
farën e ideologjisë së saj në trojet shqiptare europiane. Thjesht ishte kjo
perandori që me ideologjinë e saj sulltaniste donte ta fundoste kombin
shqiptarë përgjithmonë,por siç edhe mësojm kombi shqiptarë është komb i
pavdekshëm, komb që ka në vetveten e tij karkaterin e fuqishëm dhe shpirtin
stoik në ruajtjen e identitetit të tij kombëtar, dhe të instiktit të
vetruajtjes deri më sot kundër pushtimeve të huaja barbare. Perandoria barbare
otomane ka bërë përpjkeje të vazhdueshme në asimilimin dhe divoricimin e kombit
shqiptarë nga familja europiane, dhe dihet se kjo ka vazhduar gjerë në shembjen
e saj në mënyrë poshtëruese, por pas largimit të saj nga trojet shqiptare, disa
mendje të ndritura të rilindjes kombëtarë dhe patriot të vërtetë dhe vizionar
menjëhër filluan të rikthejn frymën kombëtare dhe identitare të kombit dhe
gjuhës e edukimit të brezave.
Ndersa
shembull i tanishem se sa e ka ruajtur identitetin kombëtar kjo ideologji, ju
mund vetëm të shikoni se a flasin shqip me miliona shqiptarë të shperngulur ne
turqi më ane të marrëveshjeve të më parshme në mes të turqisë dhe serbisë,te
cilët jane asimiluar dhe nuk gezojn asnje te drejt madje shikoni se si jane të
shkruar per nga nacionaliteti ne komunat ku ata tani banojn.
Ndërsa
dihet se ishte pikërisht kjo perandori barbarë siç mësojm nga kronikat
historike që bënte presion dhe ushtronte dhunë që shqiptarët të mbajtur në
prangat e saj të lidhura për peqind e ca vjetë të mohojn veten, identitetin dhe
rrënjët e tyre të thella, kjo tregonte fytytrën e saj barbare dhe se ishte
pikërisht kjo perandori një armik i betuar i shqiptarëve dhe është po ajo edhe
sot vetëm se luan politikën e saj demoniake me anën tjetër të medaljes.
Duhet
nënvizuar se para pushtimit të perandorisë barbare otomane shqiptarët si komb
kishin të zhvilluar një nivel të lartë të edukimit, arsimit të dijes në fusha
të ndryshme, kujdesi për shkollat dhe edukimin e gjeneratës ishte tepër i
madh,mund të përmend këtu se në atë kohë kishte afërsisht 1735 shkolla fillore,
520 kolegje dhe shkolla të larta dhe afërsisht 22 biblioteka dhe shtypshkronja
dhe mjaftë institucione të tjera të fushave shkencore.
Ndërsa me
pushtimin e shqipërisë nga perandoria barbare otomane ajo menjehër hodhi farat
e saj ideologjike, pasi i kishte kthyer me dhunë një pjesë të shqiptarëve ne
islamizëm si dhe pasi kishte gjetur edhe individë te llojit të Judës tradhëtar
të cilët më pas bënë karrierën(si vezir, jeniçer,komandantë të ushtrisë turke
si lloji Ballaban Pashës) e tyre të errët dhe të kalbur ideologjike karrier kjo
e cila do të shkruhet më mbishkrimin e tradhëtisë dhe demonizmit. Menjëherë
pastaj filloj dhe u ndërtuar së pari xhamit pastaj shkollat ku mësohej abc
turke për ata që i kishin kthyer me dhunë dhe fëmijët e tyre, në ato shkolla
mësohej për ideologjinë sulltaniste, për sulltanët dhe për vargjet e kësaj
ideologjie që duhet bërë ata që mësonin aty. Dhe ky ishte stadi i dytë i
asimilmit nga ai i pari i konvertimit me dhunës në islamizëm. Ndërsa i stad i
treët i shlyerjes së ndërgjegjës kombëtare tek ata ishte edhe ndërtimi i
kolegjeve islamike të llojit të kalifit që mësohej jo vetëm për ideologjinë
sulltaniste,por edhe për historinë e perandorisë barbare otomane, për lufëtarat
e saj për marrjen e konstantinopojës, ndërtimit të xhamive ideologjiko-politike
si dhe për urrejtjen ndaj të krishterëve shqiptarë duke mbjell kështu farën e
urrejtjes dhe vrasjes në mes vete. Duhet potencuar këtu se pas shembjes së
perandorisë barbare otomane ajo ndikimin e humbi te ajo mas por la veset dhe
farën e ideologjisë që kishte mbjell si dhe vllavrasjes për kufij arash dhe për
idetë e ndryshme. Krejt vonë me ardhjen e mendjeve të ndritura të rilindjes
kombëtare filloj të hapet një frymë e re e cila ndalin urrejtjen në aspektin e
jashëtm por vullkani ideologjik i kësaj të keqe do të shpërthenet menjëherë
pasi të mungonte ajo frymë rilindase dhe kjo ndodhi si në kohën e
haxhiqamilizmit ashtu edhe ajo tani pas luftë në Kosovë dhe në trojet tjera
shqiptare.
Ndërkaq
gjatë viteve 1846 e tutje barbarët turq botonin në kuadër të një shtypshkronje
në Shkodër gazeta dhe libra vetëm në gjuhën turke madje kishte libra që
botoheshin enkas për „shqiptarët“ e islamizuar të cilëve iu ofronin literatur
falas dhe mbillni në ta farën e mohimit dhe të urrejtjes për të krishterët
sidomos për shqiptarët e krishterë.
Thjjeshtë
është pikërisht kjo perandori barbare që me ideologjin e saj sulltaniste ka
mbjell injorancën dhe fanatizmin,urrejtjen dhe vllavrasjen.
Feja e ka
atdheun e vetë, atë atdhe që secili individ e vë shpirtin e tij, besimin e tij
dhe lidhjen e tij me qiellin. Çdo tendencë për ta bërë atdheun e të tjerëve në
këtë botë si atdhe të fesë apo ideologjisë është tendencë për t'i humbur
kombeve identitetin e tyre rrënjsor të lindur vertikalisht dhe të futur në
bashkësi horizontalisht, shqiptari lind shqiptar dhe vdes i tillë në atdheun e
tij. Poashtu një fetar nuk lind fetar, por mund të bëhet i tillë në saje të
lirisë personale dhe ai vdes në atdheun e tij shpirtëror pa i shkaktuar dëme
atdheut kombëtar se ku ka lindur, pra ai e ruan identitetin e tij kombëtar si
atdheun e lindur të tij, ndërsa brenda bindjes së tij ai mbanë atdheun fetar të
cilin nuk e përzien me atë kombëtar, sepse nuk ka atdhe kombëtar dhe fetar së
bashku dhe nuk do të ketë në asnjë epokë një gjë të tillë.
Është
tepër e kuptueshme kur themi se ai shërbeu denjësisht për atdhe e fe, pra kemi
një ndarje këtu për atdhe e fe, pra për atdheun e lindur(shqiptar) dhe atdheun
shpirtëror, por pa i përzier ato, sepse siç thuhet ;„Cezarit, duhet dhënë atë
që i përket Cezarit, ndërsa Zotit atë që i përket Zotit“Jo rastesisht jane
ndare farat e fese nga farat e politikes, sepse nga perzierja e tyre ka lindur
"bomba politike e urrejtjes" qe ka shkaktuar gjakderdhje ne bote. Prandaj
ndarja e fese nga politika ka qene nje akt i urte dhe i domosdoshem. . Ndërsa
për të parë edhe përcaktimin e drejtpërdrejtë për të vërtetën e pastër të
kombit tonë duhet përqafuar edhe realitetin që për disa mbetje sulltaniste
është tra në syrin e tyre, se ka një të vërtetë të madhe se është gjeni që ka
prekje vertikale të krijimit të kombit tonë që jo vetëm ka pasuruar
shpirtërisht kombin shqiptar apo thënë me saktë e ka shpëtuar shpirtin e kombit
nga rrënimi historik duke e rujatur qenjen e kombit shqiptar si qenje e pavdekshme
edhe përkundër rreziqeve dhe pushtimeve barbare, por edhe e ka mbajtë atë në
lidhje të ngushtë me atdheun kombëtar duke mos i përzier në asnjë qastë atdheun
shpirtëror me atdheun kombëtar.
Ndërsa me
fjalë të tjera në një kohë si kjo e jona në vend se të mendohet dhe të punohet
në themelet e edukimit të brezave, të fuqizimit të brendshëm të pozicionit
kombëtar përball sfidave dhe kërkesave të politikiës mbarëkombëtare dhe
ndërkombëtare, të lidhjes së vetëdijes shqiptare me rrënjët dhe shpirtin e
kombit, prandaj futja e këtyre tezave dhe tendencës për rimbjelljen e
ideologjisë sulltansite nga ana tjetër e medaljes do të jetë fatale për kombin
dhe rrugëtimin e tij historik drejt të ardhmes së tij.
Por është
e trishtueshme të dëgjosh teza absurde, ide me çmime politike,por duhet thënë,
sepse është një e vërtetë e provuar dhe ka një kohë të gjatë që edhe shihet
qartë se ata të cilët mendojnë se dinë çdo gjë, nuk din asgjë nga vetja e tyre
ata vetëm gjuhën e përdorin si mjetë shërbyes ndërsa mendja është e huaj është
pjesë e aparatit ideologjik sulltanist prej nga edhe ushqehen.
Me pak
fjalë është koha që shiptarët të ringjallen të japin kontributin e tyre brenda
familjes europiane kontribut që ka shekuj e kohë që mungon brenda kësaj familje
dhe ajo e ndien këtë, prandaj një ngritje e vlerave dhe një udhëheqje vizionare
sipas gjurmëve të Gjergj Kastriotit dhe shembullit të tij është hapi më i madh
dhe një ecje në vizionin e pandryshuar të etërëve tanë të kombit shqiptarë
europian. Prandaj është koha që shqiptarët të ecin të udhëhequr nga llmabat e
kombit drejt një të ardhme të ndritshme si për të tanishme ashtu edhe për
brezat.
Dhe nisur
nga ajo që u tha më lart mund të nënvizoj në fund se Shqiptarët i shpëtoj
shpirti i tyre pamposhtur dhe i pavdekshëm kombëtar europian dhe asgjë tjetër.