Kulturë
Shefqet Sulmina: Libri i Jonilës
E premte, 22.03.2013, 09:23 PM
Libri i
Jonilës
Tregim
Nga Shefqet Sulmina
-Shkojmë!
-Shkojmë,-i
thashë.
...Kështu
të pakten na kishin thënë.Nuk ishim një çift shumë i gjatë por as të
shkurtër.Të bukur?Ajo ma kalonte.Por nuk ishte ky problemi.Ajo këtë mëngjës
kishte ulur koken si një trendafil i verdhë nga vera e pjekjes.Herë-pas-here
shihte nga unë për të kuptuar ndonjë gjë.Në çantën e pambyllur mirë dukej paksa
kopertina e librit të sapo botuar prej saj.Në kopertinen e librit ishte
fotografia e saj.Më pëlqente ajo fotografi,të cilën i'a kisha bërë unë,kur
ishim me pushime në Liqenet e Lurës.Emri i saj,Jonila Marra,një sfond
liqeni,disa lejlekë dhe zogjë bjeshke në fluturim,kurmi i saj marrë si në
shpinë,do t'a tregonte më së miri këtë mëngjës,ndërsa po linim shtëpinë.Librin
e botoi Jonila me emrin e saj,por poezitë ishin të miat.Tani,Jonila,gruaja ime
është poete për të tërë lexuesit që do ta lexojnë këtë libër,ndërsa unë që
lodha kokën,nuk do të jem asgjë.Ka shkruar vetem se "falendëroj
bashkëshortin tim për të tëra "lulet" e mrekullueshme që më ka
dhuruar gjatë njëzetë vjetëve të marteses me të".
-Pse ma
bërë këtë?- e pyes në heshtje ndersa marrim rrugën drejt gjykatës së qytetit.
-Ç'farë
të bëra unë?- më përgjigjet ajo me pyetje,po në heshtje.
E shihja
që ndjente një gozhdë pendes brënda vetës.Kërkonte të hapte bisede e ndërsa
s'ma ndante krahun.Më kishte kapur në krahë dhe ashtu të kapur shtyheshim drejt
gjykatës.Nganjëherë më vinte çudi që po shkonim para gjyqëtarëve.E ç'farë do të
bënin gjykatësit.Si do ta pengonin shpërndarjen e librit që kishte tre muaj që
kishte dalë dhe gruaja ime,Jonila Marra,nuk më kishtë treguar,duke dashur të ma
bënte surprizë për ditëlindjen time kur të vinte dhjetori.Dhuratat që
shkëmbenim unë dhe ajo ishin të ndryshme.Ajo zakonisht më blinte rroba,sende
dhe torta.Ndersa unë i dhuroja vetem poezi,sepse ishte dëshira e saj vetem për
to.Ndërsa lulet,tashmë që fëmijet janë të rritur,i blejnë ata dhe i vendosim në
tavolinë.Ah,harrova të them se shampanjën e zgjedh unë.Bëhet një darkë e vogël
dhe me qirinjë të ndezur dhe një këngë e shkurtër urimi.Mbi komodinën e gjumit
unë i ve një poezi të re,dhe kjo është dhurata finale.Ndofta...Por,duke ditur
se asaj i pëlqejnë poezitë unë nuk është se i dhuroj vetem për ditëlindje...Dhe
kështu vajti puna,derisa ajo nga tërë ajo turmë letrash urimi të fala nga unë
në formë poezie,bëri librin.
Të shohim
tani ç'do të thonë gjykatësit.Ne në shtëpi nuk e zgjidhëm dot.Fëmijët thanë se
nuk merreshin me poezitë apo me lulet tona,pasi ato ishin çeshtje e jonë.
Unë i
them Jonilës:
-Pse ti
nuk e shkrove se "falenderoj bashkëshortin tim për poezitë dhe jo për
lulet në thonjëza.
Ajo më
thotë:
-Po
njëlloj është si lule dhe poezi.Mjafton që ato janë të bukura dhe unë kuptoj se
ti më do.
Në fakt
ajo kështu i shmangët së vertetës.
-Moj po unë
të dua se je e bukur dhe më pëlqen,por poezitë janë poezi,e nuk janë
lule.Poezitë rrojnë,ndërsa lulet thahen dhe kaq.Poezitë mbesin.
-Pikërisht,-
më thotë ajo,- pse mbesin,unë i mblodha ,i redaktova,pagova lekët për ti botuar
dhe tani kam të drejtë ti falë ndër shoqe ose edhe t'i shesë.
-Ti ke të
drejtë të shesësh patate apo qepë,por jo poezitë e mia edhe pse unë t'i kushtoj ty.
-Nëse
unë,-thotë ajo,-do të të kisha dëshiruar lule dhe jo poezi,ti do të më kishe
dhuruar vetem lule ose gjëra intime e të kuq buzësh,të cilat,unë përferoj ti
blejë vetë.
E ndërsa
mendoja këto diskursione duke ecur me Jonilën,kishim mbërritur para
gjykatës,por që për dreq, hapej pas një gjysmë ore.
-Hyjmë në
ndonjë bar,-tha Jonila.
Unë tunda
koken në shenjë pohimi.
U ulem në
barin më të afërt.Unë porosita kafe.Jonila portokallë të shtrydhur.Jonila pa
një miken e vetë dhe e përshendeti.Ndërsa nuk i kishim përfunduar ende unë
kafenë dhe jonila portokallin e shtrydhur, mikesha që njihte Jonila,u afrua,na
dha dorën Jonilës dhe mua,dhe ja plasi komplimeteve për librin (tim) të
Jonilës.
-Po ku je
moj Jonila,ku je moj Jonila Marra!?Komplimente për librin.Shumë
komplimente,shumë komplimente...
-Kamariere!Të
lutem një fernet!-thashë.
Pas pak
erdhi Shpetimi,një mik imi,i vjetër më dha doren dhe ja plasi edhe ai
komplimentat Jonilës:
-Urimet e
mia më të bukura!
Pastaj
m'u kthye mua:
-Po si
s'na pate thënë se e ke gruan poete?
Nuk dita
t'i përgjigjësha.
Urimet
bëheshin më zë të lartë dhe sa ishin në lokal kthenin kokat dhe dëgjonin.Një
syresh kishte shkuar deri në librai aty pranë dhe kishte blerë librin e saj.E
vuri në tavolinën tonë dhe i tha Jonilës t'i linte një shenim,pasi kështu do ta
lexonte më më kënaqësi librin (tim) të saj.
Pastaj e
mori prapë fjalën mikesha e Jonilës.Unë pija fernet kur mikesha e Jonilës i
fliste për disa poezi të veçanta,madje
dhe i kishte mësuar përmendësh.Edhe unë disa i mbaj akoma në mendje.Eh,më
kujtohen,thashë me vete,por tani është vonë.
Pastaj u
fol për kopertinën,fotografinë që i kisha bërë unë...Jonila nganjëherë hidhte
veshtrimin nga unë dhe sikur më thoshte të mos mërzitesha.Jo,pse të
merzitësha?...Përkundrazi,duhet të isha i kënaqur që Jonila ime ishte bërë
njeri publik i qytetit.Tani e tutje do të më përshëndetenin vetem mua në
emër,ndersa gruas sime do t'i thoshin"si jeni poeteshë".Për fëmijët e
mi do të thoshin se "janë fëmijët e poeteshës".Të afërtit e mi do të
më uronin për fatin e fshehur që kisha pasur.Hoqa fernetin me fund dhe i thashë
Joniles të dilnim.
-Pritë,-tha
Jonila,-nuk e shikon dhe bëri me dorë nga shoqja e saj.
-Jo,jo,dilni!-tha
mikesha e Jonilës.-Shihemi prapë,-duke më lëshuar mua një veshtrim të ftohtë
ndersa Jonilen e përqafoi.
Kur dolem
jashtë pamë se dera e gjykatës ishte hapur.Binte një shi i imët,por brisk i
ftohtë.Unë e pyeta Jonilën të hapte çadrën e saj,që ja kisha dhuruar unë.
Gjykatësit
ishin tre.Njëra ishte grua.Njëri shkruante gjatë kohes kur unë fillova t'i
ankohem për ç'ka më kishte bërë Gruja.Dy të tjerët dëgjonin.Dëgjuan pastaj dhe
Jonilën.Pastaj u hoqen mënjanë për të marrë vendim.Vendimi ishte ky:
Dhuratat
janë dhurata.
Unë i thashë Gruas se do t'a hedh më lartë.Mirë më tha Jonila,po futu në çadër se do të lagësh.U futa në çadren e saj dhe herë pas here zgjasja sytë nga çanta e gruas për të parë librin (tim) të Jonilës dhe nuk e di pse më erdhi ndërmend "Bel Ami" i Guy de Maupassant.