Kulturë
Eduard Dilo: Qëndresa Halili - ''Përsëri përsëritet''
E premte, 22.03.2013, 10:06 PM
Po
Shkruan: Eduard M. Dilo
‘Ajo qysh
e vogel, jo me shume se 9-te vjece, Qendresa Halili, nga menyra se si shkruante
dhe si shprehej ne ato qe kemi lexuar nga ajo moshe, premtonte se do te ecte
dhe perparonte.
Gjithmonë
me një fjalë e shprehje të bukura, shkruante, mbante shënime për ato që ajo
shikonte dhe përjetonte, në ato kohë tepër të vështira, në Kosovën e robëruar.
Me kureshtje, me interesim ndiqte gjithcka dhe me ato duart e vogla, krejt të
njoma, si një filiz në zhvillim, regjistronte, shkruante dhe vetëm shkruante.
Gjurme ka
lënë ajo kohë në mendjen dhe kujtesen e saj, gjurmë që reflektohen aq realisht,
aq butesisht dhe plot ngjyra në cfarë lexojmë prej saj.
E kush më
bukur, më cilter, më sinqerisht se një fëmije mund të tregojë? Fëmije, Engjëll,
që nuk ka pronë ligësine, fëmije i talentuar që rrëfen, gjithcka reale,
interesante dhe tërheqëse.
Qëndresa,
me inkurajimin, përkrahjen e familjës boton librin e parë në vitin
2008 ”Kur
të vie fundi….’’ e më vonë pasojnë:
”Gëzuar,
lirinë Vendi im” viti 2009
”Jeta e
një femre I” 2010,
”Jeta e
një femre II”2011,
”Një
thënie, një shpetim” 2012.
Romani i
ardhshëm i saj mban titullin: ”Përsëri përsëritet”.
Tani
pergatit e së shpejti boton e sjell para lexuesve dhe dashamirësve të shumtë të
saj librin që po flasim shkurtimisht më poshtë.
Zhytesh
në leximin e librit dhe harron të shkëputesh, harron të merresh me dicka
tjetër, do me cdo kusht që të mësoshe përfundimin e romanit.
Në roman
ajo di të ndertoje e të ndërthure bukur bisedat, monologet, mendimet,
ënderrimet, gjithcka…!
Me një
llogjike të fortë ajo futet në botën e brendeshme të atyre që përshkruan dhe i
paraqet mjaftë bukur.
Kemi një
mendim filozofik e psikologjik, shkruar rrjedhshëm në ato që lexon.
Ajo
bukur, jep atë cka e bren për brenda, ate që e mundon në kërkim të Lirisë, të
të drejtes së mohuar të femrave në shoqerinë ku jeton.
Dikur
gjithë vendi, gjithë populli pa dallim ishte i mberthyer nën shtypjen e
thundrës së të huajve, pa gëzuar asnjë të drejtë, ndërsa sot edhe pse është
arritur Liria popullore, mungon Liria për femren, e cila vazhdon të jetë e
shtypur, e pa përfillur në abjentin familjar dhe kudo ku jeton.
Ajo
përbuzet, përcmohet e shihet si dicka krejt pa vlere edhe pse mbi te gjitha ajo
është NENE, e si e tille duhet të jetë e Shtrenjtë dhe e Shejtë, e respektuar
shumë në familje. Nënë- femër, do të thotë ripërteritje jete, falje jete,
frymëmarrje, do të thotë gjithcka.
Shkrimtarja,
plot elegance, plot ngjyra e plot dhimbje njëkohesisht, shkruan për të, e bën
aktive e me një llogjike tepër të saktë.
Si
lejtmotiv në këtë roman, “Përseritja e përseritjes që përseri përseritet”, të
bën të të ngelet në mendje, të bën që të kuptoshe e mendoshë shumë…
Gjithë
romani shtjellohet rrjedhshëm, të tërheq, të mban të pështjellë e të bën të
mendoshe.
Qëndresa
Halili me librin e saj të fundit, vec pjekurise artistike fut dhe elemente të
një gjendjeje të errët psikotike, një vecori e letërsisë së sotme moderrne.
Ecja në rrugën e mbarë te konsolidimit si shkrimtare, tregon se do të bëhet dhe
të jetë Dikushi në letërsinë shqipëtare edhe më tej…
E
thjeshtë, simpatike, shumë tërheqëse në shkrime, kjo vajze e talentuar do
arrije suksesin se ka një rrugënisje të mbarë dhe të drejtë.
Nuk
dyshojme ne suksesin e librit, libër që do mirëpritet nga lexuesi , libër që do
kërkohet të jetë në cdo bibliotekë të lexuesve, sikurse ishte dhe goditit
’’Pse-hja’’ e Sterio Spasses…