Kulturë
Drita Lushi: Poetëve
E premte, 29.03.2013, 07:59 PM
DRITA
LUSHI
POETËVE
Poezia nuk asht shfrim prepotent i shpirtit, po një shkrythje e tij, një kënaqësi, një zbavitje, një mënyrë komunikimi elegante. Ajo asht shkenca e gëzueshme e jetës, që shpalosë në radhë të parë doktrinën e dashunisë, në kuptimin e saj ma të gjanë, jo vetëm asaj erotike. Gjithçka asht konvencionale, konceptet, frazat, format, vetë verbi poetik … - Daniel Gázulli.
UNË S’JAM
POETE
Unë s’jam
poete
ndërsa
poeti është
më shumë
se njeri!
Edhe nëse
ndonjë varg
hedh në
letër,
shpirti
shkruan
dhe jo
dora ime.
Libri im,
s’ështe poezi.
Ai ështe
testament
i
shpirtit tim.
Edhe nëse
nesër, do të kem
një dy,
tre, a më shumë libra,
Unë
përsëri s’do të quhem poete!
Por testamenti
i librave te mij
do të
jetë përherë:
shpirti
im!
27 mars
2013
PORTRET POETI
Ti rri në
dritare,
dhe ndez
cigaren e nëntëmbëdhjetë.
Ndoshta
edhe më shumë, ç’rëndesi ka.
Teksa
sheh fëmijet dhe gruan që flenë të qetë,
ti sytë
hedh pareshtur mbi liqen.
Nuk është
fundjavë, e mungojnë zhurmat e diskove,
që ty
s’të lënë të shkruash dot një rresht.
Vetëm
drita abazhuresh të zbehtë,
ndriçojnë
gjumin e banorve, atij të vogli qytet.
E ti nuk
ke ç’shikon atë natë të vrenjtur.
Yjet
e hëna s’duken gjëkundi,
ndersa ti
përpiqesh të gjesh një yll mbi liqen.
Tek
vargjet kthehesh përsëri,
e
shkruan, një, dy, tre poezi.
Hedh sytë
nga fëmijët: ata flenë përsëri.
Gruaja
vërtitet në gjumin e saj gjithashtu.
Ti pret
të nesërmen zgjuar,
te
shohesh yllin që se shqujaje dot natën mbi liqen,
dhe syte
e familjarëve të tu.
Ndoshta
atëherë do fillosh të dremisësh iqetë
e të
rrish disa orë, pa pirë cigaren e njëzetë!
Mars 2013
VONË…
Poetët,
kanë shpirt të qelqtë,
sytë u
lotojnë si shiu në vjeshtë,
qeshin
e mërziten shpejt,
dashurojnë me shpirt,
e lëndohen lehtë.
Por…shpesh,
s’kane
gjumë
bien të
flenë vonë,
e çohen
ndonjeherë natën,
vetëm për
një rimë!
- keshtu
me thoje,
dje a
pardje rastësisht!
Unë mora të lexoj
letërkëmbimin tonë,
paçka se
vonë.
Sa mirë
qe kam në dorë veç letrat e tua,
se po të
ishe dhe ti pranë,
do të të
jepja të drejtë në heshtje,
ose do të
kundërshtoja,
për forcë
zakoni,
te një
kryeneçeje.
Do të të
thoja, po të kisha përballë,
që nuk do
shkruaja më poezi,
e ti do
qeshje lehtë duke më thënë:
“Eh, kjo
është vetem një përrallë!”
-“E
dëgjoj muaj me rradhë,
e nuk do ta besoj më kurre!”
Une do
“zieja” nga inati,
që ti,
vetes i jep gjithmonë
të
drejtë,
paçka se
e di, që unë mërzitem shpejt.
Ti do
vije të nesëmen, te më zgjoje
me dy
poezi,
e të
nxirrje para meje dy flete të shkruara
si flamuj
të bardhë paqeje.
Por unë tani, ti kam mësuar “huqet”
ti se
paske njohur “inatin” tim, prej
kryeneçeje?
Eh, kjo
natë marsi dhe ky shi që qan mbi të,
s’me
likan të qetë sonte.
Po lë
letat e tua, mënjanë
Me
mëngjesin po pres,
të të
kemi përballë!
Mars 2013
NJË POETI
ANONIM
Nuk të
njoh, as të kam parë ndonjëherë,
ndoshta
as emri që përdor, s’është i vërtetë!
Por,
besoj poezinë tënde natyrisht,
aq e
bukur, e madhe dhe spontane,
e
vërtetë, e çiltër, dhe e thjeshtë,
e njohur,
dhe kokëulur njëkohësisht,
pa u
mburrur, si ata që shkruajnë
me emër e
mbiemër të madh,
(gabimisht!)
Shkurt
2013
TY DO TË
TË DUA PRAPË
Cdo ditë,
me një poezi të re rilind,
nje
dashuri të re per vargjet cdo ditë,
une syrin
tënd e kam hapin tim,
me hapin
tënd, ti më çel një ditë.
S’di
si do të ndihem, kur të mbarojë kjo poezi,
At’herë kur e
vdekur do ndihem për së gjalli,
as kur të
gdhihem e të ngrysem, pa tënden frymë,
e me sytë
ulur, me vete t’përshpëris:
“Eh më
mori, sa shumë më mori malli”
E në mos
mbaroftë kurrë kjo poezi,
Fjalën të
jap, që çdo ditë e çdo natë,
më shumë
do t’këndoj dhe shkruaj!
Përditë e
për natë,pa ndalur anjë çast,
vetëm ty,
ty do të të dua prapë.
Shkurt
2013
SA DO TE
DOJA
Ti
gjithmonë më thërret:
– “grua e
bukur”!
Por sa do të doja, që sytë e tu
Të mos më
shinin veç mua,
por
brenda, aty ku vërtet jam unë.
Ti më
thua,
je refren
i ditës, i stinës,
e katër
vargje, shpejt e shpejt mi thur.
Por
unë do të doja,
të isha
kënga e plotë
e ti
kompozitori im!
2013