Kulturë
Remzi Limani: Artisti dhe natyra
E premte, 29.03.2013, 07:28 PM
ARTISTI
DHE NATYRA
Fotografia, tashmë si produkt i krijimtarisë artistike, me të drejtë, së bashku me krijimet tjera zë vend të merituar në familjen e arteve pamore. Artisti figurativ, Petrit Grezda, kësaj radhe, na dhuron krijimet e tij nga fusha e fotografisë artistike dhe unikale për syrin e njeriut, i cili, natyrën magjike e përjeton nëpërmjet kuadrove të përgjedhura nga mendja dhe syri i artistit tonë, me çka na dëshmonë dashurinë e tij ndaj natyrës dhe aleancën e tij me të bukurën natyrore.
Nga Remzi Limani
Duke
shfletuar albumin e fotografive artistike të krijuesit tonë, Petrit Grezda, i
cili me synarin e kamerës së tij, sikurse në përrallat e bukura plot frymë
jete, artistikisht na shpalosë mrekullitë e universit tonë. Ai mjeshtërisht dhe
me shije prej artisti bën fokusimin e kuadrove më të bukura nga natyra krijuese,
duke i nxjerrë në pah virgjëritë parajsore gjithandej natyrës ku frymon bota e
gjallë së bashku me njeriun të shoqëruar me buzëmbrëmjet e shkrira në qiellin
përplot kolorit dhe mistikën e natës së varur në kubenë e qiellit mbi Ilirikum
dhe gjithandej, ku zogjtë dhe gjeli i
kuq së bashku i këndojnë mëngjeseve parajsore, të shtrira në horizontin e
mbushur me blegërimat e ditës së re dhe këngën e fyelltarit. Motivet e
përzgjedhura nga artisti ynë, Petrit Grezda, janë kuadro pamjesh të shkëputura
nga mrekullitë natyrore, të cilat prodhojnë tinguj ngjyrash dhe shkrirje
tonalitetesh të buta që na ngjajnë në akuarele pikturale por edhe si piktura të
materializuara me shtresime ngjyrash, të cilat, çuditërisht bukur dhe
mrekullisht të realizuara, falë realizimit dhe përzgjedhjes së Petritit, na
japin imazhin e duhur për ta kuptuar zotësinë e artistit dhe pjellat e natyrës
krijuese. Në këtë kontekst, mendja krijuese e artistit në fjalë, krijoi
aleancën e tij me natyrën krijuese, për t`i riprodhuar të bukurat e ngjizura
nga vetë natyra, e cila natyrshëm lind për të na servuar mrekullitë e saja, nga
të cilat, Petriti e krijon artin e tij me vlera të pakontestueshme dhe unikale
për syrin e njeriut, i cili, e përjeton natyrën magjike nëpërmjet kuadrove të
përgjedhura nga mendja dhe syri i artistit tonë, me çka na dëshmonë dashurinë e
tij ndaj natyrës dhe aleancën e tij me të bukurën unikale.
![]() |
Fotografi artistike nga, Petrit Grezda |