Kulturë
Dibran Dermaku: Syzet e zeza
E merkure, 27.03.2013, 06:31 PM
S Y Z E
T E
Z E Z A
Tregim
Nga Dibran Dermaku
-„Merri!-më
tha-se të duhen!-dhe e zgjati dorën drejt meje me një me një palë syze të
zeza!Të zeza korb!“
-„Përse
m`u dashkan!-ia ktheva unë duke ia larguar dorën me rrëmbim.“
-“Përse
nuk po i merr?! A mos po mendon se je aq
i pastër në ndërgjegje dhe në fytyrë?!”
-“Përse
nuk e paskam ndërgjegjën dhe fytyrën të pastër?-sikur e kërcënova unë”
-“Ke
marrë pjesë në një luftë!-ma ktheu ai.Dhe në luftë sado engjëll që të jetë
njeriu,për shkaqe nga më të ndryshme ndonjëherë do ta ndyejë ndërgjegjën e
vet!Fytyrën e vet! Nëse nuk e ndyen ndërgjegjën e vet së paku do ta lëndojë
atë!”
-“ Unë
vërtetë isha në luftë! Në luftë me armikun! Dhe tash nuk kam nevojë që ta
pastroj ndërgjegjën time apo ta mbuloj fytyrën time me asnjë maskë!As me këto
syze të zeza që m`i ofron ti!“
-„Ha, ha,
ha!-filloi të qeshej ai!Qeshja e tij se si më dukej.Një qeshje ironike ,
gërryese dhe shumë bezëdisëse!“
-„Përse
qesh ashtu?! Mos po sheh tek unë diçka
qesharake?!”
-„E si të
mos qeshi?! Thua se ndërgjegjen e ke të pastër e këtej fytyra të është skuqur,
të është bërë flakë?!“
-„Dhe ?!“
-„Dhe kjo
tregon se ti ndërgjegjen e ke të lënduar, që mos të them të vrarë! Dhe ja sa më
shumë të flas ti skuqesh edhe më shumë! Andaj mos e mashtro vetën,por merri
këto syze se të duhen!“
-„Çfarë
më duhen këto syze të zeza korb?! Pastaj unë kurrë në jetën time nuk kam bartur
syze! Përse u dashka që tash të barti syze?!“
-„Syzet
të mbrojnë nga syri i keq!Ti as vet nuk e di se po të zuri syri i keq, të
shiton! A ke dëgjuar ndonjëherë për syrin e keq?! Si?! Nuk të ka folur kurrë
nëna yte për syrin e keq?!“
-„Tash ma
bëre mendjen çorbë! Njëherë më thua se duhet ta pastroj ndërgjegjën dhe ta
maskoj fytyrën për shkak të luftës!Ndërkaq tash më thua se duhet të ruhem nga
syri i keq?!“
-„Syzet e
mija të mbrojnë nga çdo sy i keq!Sepse ti duhet ta dish se syri i keq është
kudo dhe gjithandej! Ai ishte para luftës,në luftë dhe tash pas luftës!“
-„Por,
unë të thash se ndërgjegjën e kam të pastër si loti!
-“Kot e
ke se askush nuk të beson! Të gjithë e dijnë se ti ke marrë pjesë në një
luftë!Dhe siç të thash edhe pak më parë lufta i prish edhe vet engjujt!...“
-„Por,
unë të tregova se me asgjë nuk e kam lënduar ndërgjegjën time!Andaj nuk kam
nevojë për pastrim ndërgjegjeje e as pastrim fytyre! E aq më pak për maskimin e
tyre!“
-„Në
luftë a e kishe një armë, apo më mirë të them a e kishe një pushkë?“
-„Natyrisht
që kisha armë, kisha pushkë!”
-„Dhe me
atë armë me atë pushkë a ke shtënë ndonjë here?”
-“Natyrisht
që kam shtënë!”
-“Plumbi
i armës apo pushkës sate a e ka vrarë ndonjë njeri?”
-“Paj si
të të them?! Mbase plumbi i pushks sime e ka vrarë ndonjë njeri! Ndonjë ushtar
të armikut!”
-“Ushtar i
armikut ose jo ai është një i vrarë! I vrarë nga plumbi i pushkës sate! Dhe
thua se nuk e ke ndërgjegjën të lënduar?!”
-“Në
luftë po nuk e vrave ti atë të vret ai tjetri ty! Andaj edhe unë mund të kem
vrarë ndonjë!”
-“Ndonjë
apo më shumë?! Dhe a të ka shkuar ndonjëherë në mendje se ata ushtarë edhepse
të armikut,edhe ata ishin bijë njënash?!Bijë, që në luftë kishin ardhur pa
dëshirë, kishin ardhur të detyruar?!”
-“Me ose
pa dëshirë ata kishin ardhur si pushtues dhe me qëllim që të vrisnin!Kishin
ardhur të zaptonin tokën tone! Lirinë tonë! E ne ishim të detyruar që të
luftonim për jetën tonë! Për tokën tonë!”
-“Përveq
në ushtarët e armikut, a ke shtënë ndonjëherë në ndonjë bashkëpunëtorë të
armikut?! Në ndonjë që i takonte kombit tënd, por që kishte bashkëpunuar me
armikun?!”
-“Një
herë të vetme!Dhe atë pa dëshirën time!”
-“Nëse
thua pa dëshirën tënde, atëherë përse shtive?!”
-“Isha i
detyruar!Kisha bërë një betim! Isha betuar se do të luftoja për lirinë e tokës
sime kundër çdo armiku dhe tradhëtari!Dhe kur erdhi urëdhëri unë veprova!”
-“Dhe
përse u dha ai urdhër?!“
-„Ai, pra
fajtori kishte bashkëpunuar nme armikun!Bashkëpunimi i tij me armikun ne na
kishte dëmtuar shumë! Dhe kur ne shtimë në te atë e shihnim si armik e shkuar
armikut!“
-„A të ka
shkuar ndonjëherë në mendje se ai mund të ketë qenë i pafajshëm?!“
-„Të të
them të drejtën kjo gjë nuk më ka shkuar asnjëherë në mend!“
-„Dhe
thua se ndërgjegjën e ke të pastër?! Dhe thuase fytyrën nuk e ke të nxirë?!“
-„E përse
mos ta kem ndërgjegjën të pastër?! E përse ta kem fytyrën të nxirë?! Unë kam
shtën në një bashkëpunëtor të armikut!.Në një bashkëpunëtor i cili ishte më i
keq e më i zi edhe se vetë armiku !“
-„Dhe
thua se nuk ke nevojë për pastrim të ndërgjegjës?! Dhe thua se nuk ke nevojë
për pastrim të fytyrës?! Dhe thua se nuk ke nevojë për syzet e mija të
zeza?!Për syzet që të mbrojnë dhe të shpëtojnë nga syri i keq?!”
-“Luftë
ishte o miku im i panjohur! E në luftë ndodhë gjithçka!“
-„Tash ke
thënë një mendim të menqur! Në luftë ndodhë gjithçka?! Të ka ndodhor ty ndonjë
ngjarje tjetër që të ka lënduar ,që mos të të them , të ka vrarë në
ndërgjegje?!“
-„Unë nuk
di të më ketë ndodhur ndonjë gjë e tillë!“
-„Nëse
nuk të kujtohet ty, unë mund të ta përkujtoj! A ke takuar gjatë luftës ndonjë
nuse epo vajzë të bukur për të cilën të ka bërë zemra:Tak?!“
-„Duhet
të tregoj për këtë?!“
-„Duhet,
nëse mendon se e ke të rënduar ndërgjegjën!“
-„E si të
tregoj kur unë e pata vendosur që për atë ngjarje mos të flas kurrë?!...
-„Por,
cfarë?!“
-„Dëshirën
time e kishte kuptuar i vëllai që ishte ushtar në njisitin tim! Dhe një ditë ne
u zumë keq!Pas zënkës sonë, komandanti ynë e përzuri atë nga njësiti! Dhe siç
kam dëgjuar më vonë ai, pra vëllai i bukuroshes pas ikjes nga njësiti ynë
kishte rënë në një pritë të armikut dhe ishte vrarë! Por, siç të thash edhe pak
më parë o miku im i panjohur në luftë ndodhë gjithëka!“…
-„Vetëm
se pas luftës vjen një kohë tjetër!Një kohë kur të dëmtuarit i kërkojnë ata që
i kanë dëmtuar gjatë luftës! Pas, luftës, asaj të vërtetës,zhvillohet një luftë
edhe më e keqe, më e tmerrëshme! Më e tmerrëshme, sepse tash armiku të vjen nga
nuk e pret!“
-„Më
çmende krejt! Cili je ti që më hiqesh si mik e unë nuk të njoh?!Dhe çfarë
kërkon nga unë?!“
-„Unë
vetëm dua të të ndihmoj! Të të ndihmoj sepse je në rrezik!Në rrezik të
madh!Syri i keq është gjithandej! Ai po të vrojton dhe një ditë do të të
shitojë keq!“
-„E si të
mbrohem nga ai sy i keq?! Si t`i largohem rrezes së tij të vrojtimit?!“
-„Të
thash pak më porë e po ta përseris: Që të shpëtosh nga syri i keq, që është
kudo dhe gjithandej,ti duhet që ta maskosh fytyrën tënde!Duhet t`i marrësh këto
syze të zeza dhe t`i bartësh gjithmonë!Duke i mbuluar sytë tu me ngjyrë të
zezë, syri i keq nuk do të të njohi asnjëherë!Dhe ti do të shpëtosh!“
-„Atëherë
m`i zgjedh , të lutem, një palë syze të zaza, ato më të zezat!“
-„Që të
gjitha janë njësoj!Të zeza! Të zeza korb! Nën të zezën e tyre ty nuk të njeh
askush! As syri i keq! Ha…ha… ha !...“
-„Mos ik
të lutem!M´i jep ato syze të zeza para se të ikësh!”…
-“Iiiiiiiiiik
, more i zi!!! Ty nuk të ndihmojnë as syzet e mija të zeeeeeeezzzzzzaaaaaa!!!…”
… I
kishte dalë gjumi.Kishte hapur sytë.Errësira e natës po jipte shpirt para tisit
të hollë të dritës së agimit që po lindëte…Zemra po i rrihte me të madhe sikur
donte t`i shponte krahaorin!...
-Të falem
o zot që e tëra paska qenë ëndërr!-i ishte drejtuar zotit.
I bëhej
se pas pak tavani i dhomës së gjumit do të binte dhe do ta shtypte! Do ta
mbyste!
Ishte
zgjuar shpejt e shpejt kishte dalur nga dhoma.Kishte vendosur të dilte e të
shëtiste nëpër qytet.Ishte nisur drejt qendrës së qytetit.Sa më shumë që i
afrohej qendrës i bëhej më e qartë siluata e një njeriu që i ngjante shumë atij
të ëndrrës. Si njeriu i ëndrrës ishte edhe njeriu-shitës në qendër të
qytetit.Edhe njeriu-shitës shiste size me ngjyrë të zezë si ato të ëndrrës!
-O zot
çfarë po ndodhë kështu me mua!-iu kishte drejtuar sërish zotit.
Njeriu që
shiste syzze me ngjyrë të zezë po i buzëqeshte!
Gjithçka
po ndodhte si në ëndërr! I vetmi ndryshim nga ëndrra ishte se derisa atje ishte
krejt i vetëm përballë njeriut me syze të zeza, tash aty kishte edhe shumë
njerëz të tjerë! Ata, njerëzit përrreth
i merrnin syzet e zeza dhe pasi i shikonin i vendosnin para syve të vetë.
Pastaj shiheshin në pasqyrë se si u rrinin ato.Ndonjëri nga ata shikonte drejt
diellit që të shihte se a depërtonin rrezet e tij nëpër xhamat e zezë.
-Përse i
shet këto syze me xhama të zezë!-e kishte pyetur ai shitësin.
-Syzet me
ngjyrë të zezë të mbrojnë nga rrezet e forta të diellit!-ia kishte kthyer
shitësi.Ato, t`i mbrojnë sytë!-kishte shtuar shitësi duke buzëqeshur.
-
-Varet!-ia
kishte kthyer shitësi.-Syzet e mija kanë vetëm një të keqe:Asnjëherë nuk ta
zbardhin fytyrën nëse ti e ke atë të zezë!-dhe kishte qeshur.
Ai pa thënë asnjë fjalë tjetër ishte larguar.Largimi i tij aq i beftë kishte habitur shitësin dhe të gjithë të tjerët sa ndodheshin aty në atë moment...