Kulturë
Përparim Hysi: Nëpërkëmbja e një mirëbesimi
E premte, 29.03.2013, 01:13 PM
Nëpërkëmbja
e një mirëbesimi
Tregim nga Përparim Hysi
Major Tahir Bejo që
shef shtabi i grupit të Artilerisë Bregdetare të Shëngjinit. Qe rritur dhe pjekur si ushtarak. Skënderbegas, shkollën e
bashkuar dhe, mandej, për specilaizim si artilier në Bashkimin
Sovjetik. Bashkë me diplomën,
kur u kthye nga Rusia, ndryshe nga disa
bashkëshokë të tij,
Kështu
siç dhe i kishin emëruar, en grup, kështu i
kishin strehuar me gjithë
familje: brënda garnizonit ushtarak. Në
disa ndërtesa të vjetra, bërë në kohën e mbretërisë dhe qoft nga jashtë dhe, ca
më shumë në mjediset e brëndshme, të linin një përshtypje më tepër të ndonjë
hangari, se sa një ndërtese ku jetonin
këta ushtarakë me familjet e tyre.
E vetmja
ndërtesë që ia vlente të jetohej, qe vetëm ajo ku ishin zyrat e shtabit tonë ku gati për tri vjet unë
qeshë punonjës i zyrës sekrete të repartit. Me organikë duhet të kisha dhe një
shef për këtë zyrë, po sa qeshë unë, nuk pati një të tillë dhe unë, si të
thuash, qeshë vet Ali dhe vet kadi. Aq rehat qeshë në këtë punë, sa shefi im
direkt në këtë kohë (major Tahir Bejo) , më thoshte: je një oficer që nuk merr
rrogë. Dhe vërtet qeshë i tillë. Në se këtë tregim ia kushtoi ish-eprorit tim
të dikurshëm, këtë e bëj jo se më
lakonte si të tillë, por për arsye më madhore: Tahir Bejo qe një oficer jo
vetëm i përgatitur si ushtarak, por, mbi
të gjitha, ish një njeri me karakter të fortë. Koha e solli që, sado qe rritur
jetim (e
* *
*
Natyrisht,
për major Tahirin (gjatë kohës ne u bëmë
shumë miq ) mund të shkruaj faqe të tëra. Objekt i këtij tregimi nuk është i
tillë që të flasë për të. Me ca penlata të “trasha”, unë dua t’ju tregoj juve se cili qe, me të vërtetë,ai. Mbas
shumë kërkesash të njëpasnjëshme, më së fundi,
një ditë vere (sa
Erdhi e
shtuna mbasdite ( ato kohë të shtunat qenë ditëpune) dhe i them:
-Major
Tahiri t’i thërres shokët për të ndihmuar për plaçkat?
-Jo,
Hys,- më tha. Erdhi major B… dhe m’u lut
që të vendoset tek hyrja nja dy javë për
plazh dhe,mandej, do mbartem.
-Mos,-
bërtita unë duke bërë rolin e një Kasandre. Si i beson atij? Do t’i pëlqejë
hyrja dhe nuk ka për të dalë më.
-
-Shef
Tahiri, mos ngatërro një krahinë me karakterin e njërit apo tjetrit. Këtij që
po e mirëbeson ( sado që qenë me të njëjtën gradë, ky, tjetri, qe eprori i
drejtpërdrejtë i mikut tim,se qe shef shtabi i brigadës dhe nuk qe pak për
kohën ), unë nuk i besoj. E kam parë që bëhet kurban para gruas dhe gjithë ato
ç’heq nga gruaja, vjen dhe i zbraz mbi
ne, ushtarët, por dhe ju mvartësve, kam parë se si u trajton. Për të mbështetur
edhe më hamëndjen time dhe për t’i hedhur edhe më “piper” këtij mirëbesimi (
unë zakonisht i shoqëroj ato që them apo hamendësoj dhe me shëmbuj konkret), i
them:
- Dëgjo,
major Tahiri, por qofsha unë i gabuar, por kam frikë se do të gjejë si një
Bardho andej nga anët tona ( majori e dinte se me origjinë isha nga Skrapari )
që u ngrit nga Skrapari dhe shkoi në një fshat të Korçës, në Mazrrekë. Mazrreka,
të paktën në kohë të Bardhos
-Dëgjo,
shef (tani Kasandra
Shefi,
sado u bë tym, nga ç’volla unë, përsëri tha:- Nuk mund të vëj vaki një gjë e
tillë. Kam vendim pushteti unë. Mirë, major Tahiri, ti e di që unë jam me ty.
* *
*
Eprori u
shullë mirë e mirë tek hyrja e mikut tim dhe, kur afati i burrnisë sosi, miku
im po bënte gati plaçkat. Priste që të paktën mbas dy- tri ditësh, t’i sillte
çelësat. Por nëse atij Bardhos që
tregoja unë i pëlqeu mjalti, kësaj “zonjëzës Lulushe” jo vetëm i pëlqeu plazhi,
por dhe hyrja. Tentativës gojore për të
liruar hyrjen, iu përgjigj: – Nuk i heq
më plaçkat !!!
Shefi im
u paraqit ballë për ballë me eprorin.
Përgjigja:- RRi aty ku je dhe mos u ndje. Plaçkat e mia nuk kanë për të
lëvizur. Miku im, bërë helm e pikë, më thotë:
- Hys,
shko dhe i thuaj, në emër tim, që pres të më liroj hyrjen qysh sot.
U nisa.
Ngjita shkallë e pallatit dhe në katin e dytë, trokita. Për fat, derën e hapi
“Bardhoja”, por jo ai i mjaltit, por ky,eprori i shefit tim.
-Ç’do?-
m’u drejtua me atë kapdaillëkun prej ushtaraku.
-Më ka
dërguar major Tahiri që t’i lironi hyrjen.
-Shko i
thuaj që nuk lëviz që këtu.
Dhe unë
ika dhe e dhashë kumtin e zi. Shefi nga
pak ezmer siç qe, tani zeher erdhe dhe u nxi si ato retë e murrme që
paralajmërojonë shi.
- Hys,-
vendosi ai,aty për aty,- ik thirr shokët dhe hajde se do të ngarkojmë plaçkat.
U bëra zë
shokëve dhe me kamionin e repartit drejt e tek pallati. I zbritëm plaçkat nga
kamioni tek hyrja poshtë dhe shefi më tha:
-Hys,
ngjitu lart dhe thuaj atij “kaut që vret lopa” (tani qe futur në lëkurën time)
se kam sjellë plaçkat.
-
-
Trokita
për së dyti dhe kur “Bardhoja” më pa prapë, ulëriu:
-Prapë ti
?! Vëri majat nga ke thëmbrat dhe
marsh!- urdhëroi.
Zbrita shkallët i mbushur me urrjetje me këtë ” burrec” dhe me keqardhje
për mikun tim. Plaçkat qenë aty si dëshmi e një padrejtësie të madhe. I them
shefit:
-Shko
merr kryetarin e pushtetit se plaçkat i ruajmë ne.
Kështu
bëri. Erdhi kryetari me vendimin e firmosur, po nuk tundej “Bardhoja”. Të dy
qenë të aramtosur: si eprori, por dhe shefi im. Orvajtjet me “paqë” nuk pinë
ujë. Miku im po e humbte pusullën. Kishte nevojë më shumë se kurrë dhe,
pikërisht, atëherë i them:
-E bëra
teksitn e telegramit për gjeneral
Perllakun (atëherë qe i madhi i frocave detare nga vareshim ne), i them. Hajde
ta dërgojmë. E bëmë ekpsres dhe si sot më kujtohet ai
telegram lakonik që hartova unë. Besoj se nuk i mërzit lexuesit po ta sjellë
sikur po e bëj sot.
“Komandanti
epror më ka uzurpuar hyrjen që më ka
dhënë pushteti. Jam me plaçkat jashtë!”. Major Tahir Bejo, Shëngjin.
* *
*
Ndërsa e
kthyem nga një dopio me shefin, prisnim me plaçkat jashtë aty buzëmbrëmjeje.
Befas, na zënë sytë që vijnë urgjent nga Lezha komnadanti, komissari dhe shefi
i sgurimit të brigadës. Në dorë mbajnë një urdhër (kish mbrritur me linjën
ushtarake) : -Komandanti epror urgjent
të liroj hyrjen. Nënëshkruar nga Gjeneral Perllaku.
Me atë në
dorë, “shpura” ngjiti shkallët. “Bardhos” i ranë pëndët. Nuk ish vëndi më për
shaka. I bërë hundë e buzë, zbriti si kufomë tek shkallët dhe urdhëroi:
-Ngjituni
lart dhe zbrazni hyrjen !
Tri
shokët e mi u ngjitën lart, kurse unë as që luajta nga vëndi. Të kisha mundësi
doja ta mbështyja mu në surrat, jo vetëm pse
m’i vuri thëmbrat nga majat, por për
paburrërinë e tij.
I
paturpshëm siç qe, më tha:
-Shok
ushtar, e dëgjove urdhërin?
-E
dëgjova,- i thashë,- pa ma bërë syri tërr. Po unë kam vënë “thëmbrat nga majat”
dhe për ty, jam i vdekur. Vdes me këtë anën matan.
-Do më
shohësh,- ulëriti
Nuk kam
ndjerë kënaqësi më të madhe se sa ky”Bardho trimi” iku si lapurak nga pallati
që uzurpoi. Ne, sakaq, i futëm plaçkat e
mikut tim.
- Eh,
Hys,- më tha shefi. Ta pësosh veç nga mirëbesimi.
* *
*
Bardhoja
u hakmorr me mua, por prapë më “shpëtoi” gjeneral Perrlaku.