E marte, 30.04.2024, 06:40 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Xhavit Gasa

E hene, 01.04.2013, 02:41 PM


Xhavit Gasa

 

 

PËR NE QË JEMI MËRGIMTARË.

 

Një grusht,

Dhe nga toka nënë,

Një rreze drite,

Me diellë e hënë.

Pa ujë të frekët,

Nga ato bjeshë,

Ju lutem bashkë-atdhetarë,

Me këtë pëllub të bardhë,

Për që jemi mërgimtarë...

 

Sepse këtu ku jemi,

Nuk po ndriçon,

As hëna as dielli,

As uji,

Nuk po na e shuan etjen.

As këngën e zogjve,

Nuk e kuptojmë,

Se nuk këndojnë,

Në gjuhën tonë....

 

 

LAHUTA

 

Lahuta,

Stërgjyshe,

E violinës,

Folea e bilbilit,

Shtëpi e kanarinës,

Zemra e trimit,

Doktoreshë e dhimbjes!!!

 

 

ÇIFTELIA

 

Mbi ato,

Dy tela çiftelie,

Nën trokitjen,

E  gishtave

Është kënduar,

Me nota muzike,

Kur Moxarti a Behtoveni

Çiftelinë nuk e njihnin,

Dhe se çiftelia,

Para tyre kishte lindur!!!

 

Mbi ato,

Tela çiftelie,

Nën troktijen,

E  gishtave,

Janë kënduar,

Këngë dashurie,

Trishtimi dhe gëzimi,

Lufte dhe trimërie,

 

Mbi ato,

Dy tela,

Që ka çiftelia,

Është shkruar,

Gjithë historia!!!!!

 

 

NUK ËSHTË LEHTË

 

Të kujtosh,

Dhe të harrosh,

Nuk është aq lehtë,

Ësht njëlloj,

Si të ndërtosh,

Një mur,

Sa shumë lodhesh,

Kur i mbledh,

Kur i gdhend,

I vendos në rrjesht,

Deri sa të bëhet,

Muri me gurë.

 

Dhe gurët,

Të kapur,

Pas njeri tjetrit,

Për tu shkëputur.

Nuk është lehtë...

 

 

HALLI

 

Thesin,

Mbushur,

Me halle,

Ngarkoj,

Njeriu në krahë,

 

Dhe eci,

Njeriu eci,

Në të gjatën rrugë,

Nga hallet,

Nuk u boshatis thesi,

Dhe kur rrugës i erdhi në fund...

 

Eh!

Halli...halli,

Nuk matet,

Me kohë,

As me peshë,

Bashkë me njeriun,

Lind dhe vdes!!!!

 

 

PEMË DHE LULE

 

Kur pemë e lule kanë,

Rrënjë  të shëndosha,

Kurrë nuk thahen,

Kur i vjen koha,

Çelin gjethet dhe petalet!

 

Në u shkulshin rrënjët,

Nuk çelin, lulet as gjethet....

 

 

PEMË DHE LULE

 

Kur pemë e lule kanë,

Rrënjë  të shëndosha,

Kurrë nuk thahen,

Kur i vjen koha,

Çelin gjethet dhe petalet!

 

Në u shkullshin rrënjët,

Nuk çelin, lulet as gjethet....

 

 

KËNGËT E POPULLIT

 

Kur nuk kishte asjë germë,

Kur nuk kishte alfabet,

Kur nuk kishte laps e letër.

Populli i shkruajti këngët,

Dhe i gdhendi përjetë në zemër.

 

Kur nuk kishte pentagrame,

Kur nuk kishte nota muzike,

Kur nuk kishte mikrofone,

Gatoj këngën me gurë stralli,

Me ujë të freskët burimi,

Me forcë oshtime mali,

Me zë të bukur bilbili!!!



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora