E marte, 30.04.2024, 06:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Kasam Shaqirvela: Nuk rishkruhet historia

E marte, 02.04.2013, 10:12 AM


NUK RIShKRUHET HISTORIA SIPAS DËShIRAVE TË TË TJERËVE

 

NjË EMISAR I RI NË DERË MË TROKET

 

Edhe pse akoma nuk ka dalë pranvera

Erërat e vjeshtës kanë ngritur krye

Do re të zeza po ma zënë këtë diell

Pa u bë stina, koha don me u kthye

Zgjohem papritmas nga një ëndërr e trishtë

Shkundem e përkundem mes djepash të Fisit

Shkeli sinorit deri atje ku m’është i brishtë

Udhëtojë historisë sime nëpër degët e Lisit

Kush po ngren pluhur në këtë ditë me diell?

Kush po ma mjegullon qiellin tim të kthjellur?

Çuditem dhe pyetem nga e merr këtë zell!?

Kush ua jep të drejtën me m’shkel arën e mbjellur?

Mos mi gërvisht plagët ende të pathara

Mos ma përgjak trupin me therje të reja

Nuk duron ma zemra vaje dhe të qara

Qe tre mijë vjet nga rapsodi m’këndohet epopeja

Rrobaqepësit e ri, Ballkanit lirshëm gjezdisin!

Pa e llogaritur se përse vendaliun po e mërzisin?

Promovojnë një modë të re, ne për me e veshur

Stofrat janë tonat dhe qepja prej Azisë

Nuk i rrinë mirë shqiptarit shallvaret e Turqisë

Po pyesin Yjet e kombit për t’veten historinë

Vallë ku janë penat e arta të Shqiptarisë?

Jehonën e betejave dhe luftrave me bujë

Trupin nga Çamëria dhe kokën në Krujë

Krahët nga Kosova e deri në Luginë

Ta përshkruajnë Iliridën s’bashku me Malsinë

Si në kohë të moçme dhe tani t’i vijnë, që

Asnjë dorë e zezë, asnjë ngjyrë në letër

Historinë nuk do të mundet për ta ndryshuar

Atë që me jetën e vet dhe gjakun e derdhur

Vetë shqiptari qe pesëmijë vjet është duke e shkruar.

 

© Kasam ShAQIRVELA

 

 

DUA T’I BËJË YJET BAShKË

 

Natën e kaloj syhapur, në gjakim

Mundohem t’i mbledhë yjet bashkë

Për të llafosur vëllazërisht me ata,

Më thuan: - vëllaçko, paksa je vonuar!

Treni i bashkimit, moti të ka shkuar

I mërzitur dhe me shpirt të lënduar

E pres mëngjesin të më agojë mbarë

Me padurim n’këndellje të brishtë

I dal para diellit, dua ta takojë

Përpiqem finokçe ta ledhatojë,

Ta marr me të mirë, aty në të gdhirë

Ai më thot: je plakur or ti djal i mirë!

Eh, them me vete, sa qenkam i pafat

Nuk epem, nuk bie, s’pranoj shah-mat

Mendohem ç’të bëjë, ku të përplasem

Që mos të degdisem e prapë tu qasem

Më zë muzgu mendueshëm, ky terr i zi

Ka kohë që Dielli ka perënduar e po pushon

Kokën e ka të lodhur nga marrëzirat e ditës

Por gëzimi prej fëmije, me hënën tek lind

Dhe unë e marr guximin, veten time ta bind

I shkoj pranë Hënës si në gjirin e nënës

E puth në ballë sepse kam shumë mall

E mbledh pak veten dhe ia rrëfej këtë hall

Ajo më buzëqesh sikur nusja në dremi

Më thot: ty t’i gjejë kujtimet ndër brigje

Plagët e që t’i ka shpirti pa masë të tretin

O shkepe haptas tani, o tënden digje!

Mos u mbështet në shtyllën që ta vë tjetri

Tani erdhi koha, ti, hapin para hidhe

Nuk ke përse ta presësh më trenin tjetër

Nisu në këmbë rrugës tënde të vjetër

Me Diellin në ballë e Yjet në shpinë

Atje tek Molla e Kuqe më prit dhe mua

Sepse vetë kështu edhe unë të dua

Unë, Hëna e Artë, mbushur plot me nur

At’ Festën e Madhe për të ta uruar.

Atë Ditë Bashkimi nën një Flamur.

 

© Kasam ShAQIRVELA



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora