| E marte, 02.04.2013, 10:12 AM |
NUK
RIShKRUHET HISTORIA SIPAS DËShIRAVE TË TË TJERËVE
NjË
EMISAR I RI NË DERË MË TROKET
Edhe pse
akoma nuk ka dalë pranvera
Erërat e
vjeshtës kanë ngritur krye
Do re të
zeza po ma zënë këtë diell
Pa u bë
stina, koha don me u kthye
Zgjohem
papritmas nga një ëndërr e trishtë
Shkundem
e përkundem mes djepash të Fisit
Shkeli
sinorit deri atje ku m’është i brishtë
Udhëtojë
historisë sime nëpër degët e Lisit
Kush po
ma mjegullon qiellin tim të kthjellur?
Çuditem
dhe pyetem nga e merr këtë zell!?
Kush ua
jep të drejtën me m’shkel arën e mbjellur?
Mos mi
gërvisht plagët ende të pathara
Mos ma
përgjak trupin me therje të reja
Nuk duron
ma zemra vaje dhe të qara
Qe tre
mijë vjet nga rapsodi m’këndohet epopeja
Rrobaqepësit
e ri, Ballkanit lirshëm gjezdisin!
Pa e
llogaritur se përse vendaliun po e mërzisin?
Promovojnë
një modë të re, ne për me e veshur
Stofrat
janë tonat dhe qepja prej Azisë
Nuk i
rrinë mirë shqiptarit shallvaret e Turqisë
Po pyesin
Yjet e kombit për t’veten historinë
Vallë ku
janë penat e arta të Shqiptarisë?
Jehonën e
betejave dhe luftrave me bujë
Trupin
nga Çamëria dhe kokën në Krujë
Krahët
nga Kosova e deri në Luginë
Ta
përshkruajnë Iliridën s’bashku me Malsinë
Si në
kohë të moçme dhe tani t’i vijnë, që
Asnjë
dorë e zezë, asnjë ngjyrë në letër
Historinë
nuk do të mundet për ta ndryshuar
Atë që me
jetën e vet dhe gjakun e derdhur
Vetë
shqiptari qe pesëmijë vjet është duke e shkruar.
© Kasam
ShAQIRVELA
DUA T’I
BËJË YJET BAShKË
Natën e
kaloj syhapur, në gjakim
Mundohem
t’i mbledhë yjet bashkë
Për të
llafosur vëllazërisht me ata,
Më thuan:
- vëllaçko, paksa je vonuar!
Treni i
bashkimit, moti të ka shkuar
I
mërzitur dhe me shpirt të lënduar
E pres
mëngjesin të më agojë mbarë
Me
padurim n’këndellje të brishtë
I dal
para diellit, dua ta takojë
Përpiqem
finokçe ta ledhatojë,
Ta marr
me të mirë, aty në të gdhirë
Ai më
thot: je plakur or ti djal i mirë!
Eh, them
me vete, sa qenkam i pafat
Nuk epem,
nuk bie, s’pranoj shah-mat
Mendohem
ç’të bëjë, ku të përplasem
Që mos të
degdisem e prapë tu qasem
Më zë
muzgu mendueshëm, ky terr i zi
Ka kohë
që Dielli ka perënduar e po pushon
Kokën e
ka të lodhur nga marrëzirat e ditës
Por
gëzimi prej fëmije, me hënën tek lind
Dhe unë e
marr guximin, veten time ta bind
I shkoj
pranë Hënës si në gjirin e nënës
E puth në
ballë sepse kam shumë mall
E mbledh
pak veten dhe ia rrëfej këtë hall
Ajo më
buzëqesh sikur nusja në dremi
Më thot:
ty t’i gjejë kujtimet ndër brigje
Plagët e
që t’i ka shpirti pa masë të tretin
O shkepe
haptas tani, o tënden digje!
Mos u
mbështet në shtyllën që ta vë tjetri
Tani
erdhi koha, ti, hapin para hidhe
Nuk ke
përse ta presësh më trenin tjetër
Nisu në
këmbë rrugës tënde të vjetër
Me
Diellin në ballë e Yjet në shpinë
Atje tek
Molla e Kuqe më prit dhe mua
Sepse
vetë kështu edhe unë të dua
Unë, Hëna
e Artë, mbushur plot me nur
At’
Festën e Madhe për të ta uruar.
Atë Ditë
Bashkimi nën një Flamur.
© Kasam
ShAQIRVELA