E marte, 30.04.2024, 02:11 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Ukshin Morina

E hene, 01.04.2013, 03:33 PM


UKSHIN MORINA

 

 

MJELLMAT NUK VDESIN

 

Sa e dhembshme mbetet fluturimi i mjellmës

kur rrebelohet deti,

krahët thyhen nga rrebeshi dhe nata rrëzohet mbi të

Me sy prej terri ngrihet tek niset në mjergullën

që fsheh britmën dhe bie në rënje si copëz shkëmbi

Sa i lodhur e i trishtë. Rrënojë vështrimi,

ndërsa shoh ti marrë era flatrat e atij shpirti të shuar

Me të ndava terrin më të thellë të ëndrrës,

frymën dhe amshimin

Deti mban fluturimin të gjallë

dhe bregu këngën prej nga vijnë jonet e çehres së tij

Por ky s’është fundi,

nga që vdekja mbetet rruga nga toka te qielli.

 

 

PAS VDEKJES

 

Në sy vështrimi në më shuhet,

lermëni të hapur ata, s’dua britma as zhurmë,

të mund të shohë shkretinë e dritës tek perëndon

E di, i njëjtë mbetët loti yt

dhe pas vdekjes në shtegun e panjohur

kur zënë e qajnë zogjtë.

Në puthje fryma në më ndalet,

lermëni aty me të vdekurin, mos më varrosni

le t’më marri nata

S’besoj të jetë diçka mizore kjo,

jam veçse një shpirt i humbur

që dridhem mbi shtratin tënd për pak kohë.

 

 

DUKE PRITUR VDEKJEN

 

Në pritjen tënde vdekje jam

Si një frut i pjekur që rrëzohet nga pema

Sa e trishtë për ty,

ndërsa përmallshëm sheh sytë e mi të ngrirë

dhe trupin si cop shkëmbi.

 

Duhet ta dish, ky është veçse një proçes

i natyrës ndaj shpirtit tim

Sa gjithë jetën që të njoha, frymova afër teje

Gjithçka thoja më thoje, kishte kaq kuptim

sa ky varg që nuk njeh vdekje.

 

Kushtuar (Gruas sime)

 

 

HUMBJE

 

Vetmi heshtja dhe granit shpirti,

kur prisja të më thyhej zemra

Ishte mesditë kur fytyra shumëformëshme

ujshëm kthente terrin në rrugët e mia

dhe sa i gëzohesha fanitjes kur afshi më digjej

nën lëkurën prej mishi

Këto për mua ishin ditët që mbyteshin atyre mbasditeve

kur shihja veten

në miniaturën e ftohtë që dridhej në murë

Por tani i kthyer pas në kohë, veshtroj ndërsa

kafshon gjuhën në shtratin e vdekjes

si akrep i fshehur në veshin tënd

dhe samund ulërin nën dritën e mekur të llampës

E di, ishte për mua humbje që flaka

në pantomimen e tradhëtuar

nga demonë që presin nën hone e karpa

dhelprën e regjur nga uja.

 

 

***

 

Unë të thash të shkosh dhe bashkë me hijen tënde

ndoqa perëndimin e diellit

Ti nga shkëmbi i detit në orët kur digjen yjet

qaje këmbëzbathur zallit të gjelbërt

Errësira shtrihej shumë larg nga ti,

por çuditërisht mëngjesi na solli në të njëtën anije,

pa vën gjumë në sy

Dhe ndodhë pa hije dyshimi, se lumturia ka vetën një emër

në pritjen e një buze të dridhur

Por ja, i vetëm në orët e pagjuma

ku dallgët zëjnë e këndojnë me ritmin e zemrës sate

I vetëm me tingujt e erës që zoti më solli

ermimin e kripës blu të qiellit

dhe zërin e mbytur të lotëve të tu.



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora