| E hene, 01.04.2013, 03:33 PM |
UKSHIN
MORINA
MJELLMAT
NUK VDESIN
Sa e
dhembshme mbetet fluturimi i mjellmës
kur
rrebelohet deti,
krahët
thyhen nga rrebeshi dhe nata rrëzohet mbi të
Me sy
prej terri ngrihet tek niset në mjergullën
që fsheh
britmën dhe bie në rënje si copëz shkëmbi
Sa i
lodhur e i trishtë. Rrënojë vështrimi,
ndërsa
shoh ti marrë era flatrat e atij shpirti të shuar
Me të
ndava terrin më të thellë të ëndrrës,
frymën
dhe amshimin
Deti mban
fluturimin të gjallë
dhe bregu
këngën prej nga vijnë jonet e çehres së tij
Por ky
s’është fundi,
nga që
vdekja mbetet rruga nga toka te qielli.
PAS
VDEKJES
Në sy
vështrimi në më shuhet,
lermëni
të hapur ata, s’dua britma as zhurmë,
të mund
të shohë shkretinë e dritës tek perëndon
E di, i
njëjtë mbetët loti yt
dhe pas
vdekjes në shtegun e panjohur
kur zënë
e qajnë zogjtë.
Në puthje
fryma në më ndalet,
lermëni
aty me të vdekurin, mos më varrosni
le t’më
marri nata
S’besoj
të jetë diçka mizore kjo,
jam veçse
një shpirt i humbur
që
dridhem mbi shtratin tënd për pak kohë.
DUKE
PRITUR VDEKJEN
Në
pritjen tënde vdekje jam
Si një
frut i pjekur që rrëzohet nga pema
Sa e
trishtë për ty,
ndërsa
përmallshëm sheh sytë e mi të ngrirë
dhe
trupin si cop shkëmbi.
Duhet ta
dish, ky është veçse një proçes
i natyrës
ndaj shpirtit tim
Sa gjithë
jetën që të njoha, frymova afër teje
Gjithçka
thoja më thoje, kishte kaq kuptim
sa ky
varg që nuk njeh vdekje.
Kushtuar
(Gruas sime)
HUMBJE
Vetmi
heshtja dhe granit shpirti,
kur
prisja të më thyhej zemra
Ishte
mesditë kur fytyra shumëformëshme
ujshëm
kthente terrin në rrugët e mia
dhe sa i
gëzohesha fanitjes kur afshi më digjej
nën
lëkurën prej mishi
Këto për
mua ishin ditët që mbyteshin atyre mbasditeve
kur
shihja veten
në
miniaturën e ftohtë që dridhej në murë
Por tani
i kthyer pas në kohë, veshtroj ndërsa
kafshon
gjuhën në shtratin e vdekjes
si akrep
i fshehur në veshin tënd
dhe
samund ulërin nën dritën e mekur të llampës
E di,
ishte për mua humbje që flaka
në
pantomimen e tradhëtuar
nga
demonë që presin nën hone e karpa
dhelprën
e regjur nga uja.
***
Unë të
thash të shkosh dhe bashkë me hijen tënde
ndoqa
perëndimin e diellit
Ti nga
shkëmbi i detit në orët kur digjen yjet
qaje
këmbëzbathur zallit të gjelbërt
Errësira
shtrihej shumë larg nga ti,
por
çuditërisht mëngjesi na solli në të njëtën anije,
pa vën
gjumë në sy
Dhe
ndodhë pa hije dyshimi, se lumturia ka vetën një emër
në
pritjen e një buze të dridhur
Por ja, i
vetëm në orët e pagjuma
ku
dallgët zëjnë e këndojnë me ritmin e zemrës sate
I vetëm
me tingujt e erës që zoti më solli
ermimin e
kripës blu të qiellit
dhe zërin e mbytur të lotëve të tu.