E marte, 19.03.2024, 09:06 AM (GMT)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Shënohet Dita e Mësuesit, Austri

E enjte, 07.03.2013, 08:41 PM


Shënohet Dita e Mësuesit, Austri

Pritje të mësuesve në Ambasadën e Kosovës me rastin e Ditës së Mësuesit

“ ''Vrameni po mblidhmani gjakun se do t’u duhet nipërve për të shkruar gjuhën shqipe''. Ky amanet u përsërit nga mësuesit e shumtë në historinë tonë të dhembshme. Nga Petron Nini Luarasi, Pandeli Sotiri, Naçi Nuçi e shumë mësuesve tjerë.” ... Dr.Kiqmari:”Unë e çmoj punën tuaj, duke e ditur rëndësinë që ka mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët që lindin dhe rriten në mërgim...”

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë

Dita e Mësuesit 7 Marsi është njëra nga data më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Kjo datë festohet në gjithë vendet ku shqiptarët jetojnë. Veçan e ndjeshme është festimi gjithandej ku jeton mërgata e jonë. 7 Marsi është ditë përkujtuese e gjithë atyre mësuesve patriot që gjakun e tyre e dhuruan bojë për shkrimin e germave të gjuhës së shenjtë shqipe. E përkujtojmë këtu Papa Kristo Negovanin i cili i përballur me vdekjen nga falanga greke porositi “ ''Vrameni po mblidhmani gjakun se do t’u duhet nipërve për të shkruar gjuhën shqipe''. Ky amanet u përsërit nga mësuesit e shumtë në historinë tonë të dhembshme. Nga Petron Nini Luarasi, Pandeli Sotiri, Naçi Nuçi e shumë mësuesve tjerë që u burgosën, masakruan duke mbetur frymëzim  i përjetshëm për mësuesit dhe arsimdashësit shqiptarë në të gjitha kohët.

Edhe sot, qindra mësues e veprimtarë gjithandej në mërgatën tonë hapin klasë, bëjnë aktivitete kulturore për të mbajtur të gjallë gjuhën shqipe. Tani Kosova, diplomacia e saj po konsolidohet vazhdimisht. Mërgimtarët, tani kanë shtëpinë e tyre ku gjejnë ngrohtësinë e vendlindjes dhe dorën e ndihmës së gjithanshme për aq sa janë mundësitë.  Një shembull i mirë është Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri e drejtuar nga Ambasadori, Dr.Sabri Kiqmari. Nuk mungon në këtë detyrë as Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Austri dhe Ambasadori, Dr.Vili Minarolli.

Me rastin e 7 Marsit u organizua pritje për mësuesit shqiptarë në Austri, ku për shkaqe detyrimeve të punës nuk mund të marrin pjesë shumë mësues nga qytet e largëta të Austrisë.

Në fjalën e tij Ambasadori Kiqmari mes tjerash shto,”Unë e çmoj punën tuaj, duke e ditur rëndësinë që ka mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët që lindin dhe rriten në mërgim. E kuptoj se puna e mësuesit këtu është e mundimshme. E kuptoj se parapërgatitja e një programi kërkon kohë e mundim nga ana e juaj. Mund të ju konfirmoj atë që e kam thënë edhe herëve tjera, se ju do ta keni gjithmonë përkrahjen time të plotë”. Mësuesi veteran z.Shefqet Gashi, e falënderoj ambasadorin z. Kiqmari për pritjen dhe përkrahjen e vazhdueshme  që i jep mësimit shqip në Austri. Ai dhe një kronologji të rrjedhës së mësimit shqip që kur ai kishte filluar para një çerek shekulli. “Kishim probleme të shumta, problemet me tekste, plan programet, vijueshmërinë e nxënësve etj. Tani jemi në situatë shumë të mirë”. Në bisedën e tij mësuesi, Osman Ademi, kryetar i Shoqatës së Mësuesve në Austri z. Osman Ademi. Ai falënderoj ambasadorin dhe stafin e ambasadës për pritjen dhe vlerësimin e penës së mësuesve që bëjnë jo vetëm në orën mësimore por edhe në aktivitet e lira me nxënës. “Thembra e Akilit” është vijueshmëria jo e mjaftueshme e nxënësve shqiptarë përkundër kushteve mjaftë të favorshme që ofron Austria”

U ngrit dolli për festën e madhe 7 Marsit, U ngrit dolli për Ditën e Epopesë së UÇK-së dhe veprës heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe për gjithë veprimtarët e çështjes kombëtare në rrugëtimin tonë drejt prosperiteti kombëtar.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora