E marte, 19.03.2024, 11:11 AM (GMT)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Pritje për korin diplomatik në Vjenë

E hene, 25.02.2013, 07:44 PM


Shënohet 5 vjetori i shpalljes së pavarësisë

Pritje për korin diplomatik në Vjenë

Ambasada e Republikës së Kosovës organizoi pritje  Koktej rasti dhe koncert festiv në Vjenë

“Kjo sallë ku jemi sot për të festuar, ka një domethënie të veçantë për vendin tim, sepse këtu u mbajtën bisedimet e vështira mes dy delegacioneve për katërmbëdhjetë muaj në shtatëmbëdhjetë runda radhas. Një përshëndetje e veçantë shkon për z. Dr.Albert Rohan, ish ministër i jashtëm i Republikës së Austrisë, i cili bashkë me Presidentin Ahtisari, i udhëhoqën bisedimet”

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë

Në Pallatin shekullor Auersperg, u mbajte koktej rasti  i organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës dhe  koncert i bukur i  muzikës klasike, ku shkëlqeu ylli i lojës në piano zonjusha, Ardita Statovci dhe tenori z. Agim Hushi, i cili mban titullin e nderit,  “Mjeshtër i Madh”  nga ish presidenti i Shqipërisë. Ai me zërin e tij të shkëlqyeshëm tregoi vlera të larta interpretuese në Vjenën e klasikëve të mëdhenj. Publiku  e ktheu sërish disa herë me duartrokitje frenetike.

Takimet i hapi Dr.Sabri Kiqmari, ambasador i Republikës së Kosovës në Austri. Ai  i përshëndeti  ambasadorët dhe diplomatët mysafir nga Shqipëria, Turqia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia dhe shumë vende tjera. Në fjalën e rastit mes tjerash tha: “ Të nderuar të pranishëm,  para pesë vjetëve përfaqësuesit e zgjedhur në mënyrë demokratike në Parlamentin e Kosovës e shpallën pavarësinë e  Kosovës. Kjo sallë ku jemi sot për të festuar, ka një domethënie të veçantë për vendin tim, sepse këtu u mbajtën bisedimet e vështira mes dy delegacioneve për katërmbëdhjetë muaj në shtatëmbëdhjetë runda radhas. Një përshëndetje e veçantë shkon për z. Dr.Albert Rohan, ish ministër i jashtëm i Republikës së Austrisë, i cili bashkë me Presidentin Ahtisari, i udhëhoqën bisedimet. Z. Ambasador Rohan, mirë se keni ardhur ju dhe stafi i juaj sot këtu në mesin tonë, për çka ju  falënderoj përzemërsisht për angazhimin tuaj.

Të nderuar zonja e zotërinj, Gjyqi Ndërkombëtar i Drejtësisë  në Hagë, më 22 qershor 2010, i legjitimoj edhe një herë të drejtë bisedimet dhe propozimin e udhëhequra  nga Marti  Ahtisari dhe ambasadori Albert Rohan.  Kërkesa nga vet Serbia në Asamblenë e Përgjithshme lidhur me pyetjen:  Se shpallja e pavarësisë së Kosovës,  është apo jo, në kundërshti me të drejtën ndërkombëtare, mori një përgjigje, Jo, nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.  Ky vendim ishte një vërtetim i vendimit të drejtë të 17 shkurtit të vitit 2008 nga përfaqësuesit e popullit. Që nga shpallja e pavarësisë, Republikën e Kosovës e kanë njohur 98 shtete. Ne i kemi hapur 20 ambasada në shtete  të katër kontinenteve. Republika e Kosovës është anëtare e Bankës Botërore, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim etj. E falënderojmë nga zemra qeveritarët austriak për përkrahjen e Kosovës për anëtarësim në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim  në dhjetorin e vitit të kaluar. Një falënderim i veçantë për të gjitha shtetet që votuan për anëtarësimin tonë në mesin e tyre edhe disa shtete që akoma nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Të nderuar zonja e zotëri, kultura, gjeografia dhe historia e jonë i përket familjes demokratike të Europës. Në këtë kuptim, ne synojmë integrimin e plotë në Europë, në NATO dhe në Kombet e Bashkuara. Institucionet e Republikës së Kosovës punojnë fortë për arritjen e këtyre qëllimeve. Në këtë ditë më rëndësi për vendin tim, i falënderojmë të gjitha shtetet të cilat e kanë përkrahur Republikën e Kosovës, veçanërisht i falënderojmë 25 vendet e Grupit Ndërkombëtar të Drejtësisë për përkrahjen e rrugës sonë në shtetësinë e plotë, vendim këtu në Vjenë më 2 korrik të vitit të kaluar, mbi përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Kjo është edhe një argument mbi progresin e arrirë në strukturimin demokratik  në republikën tonë. Republika e Kosovës ka marr një varg përgjegjësish në bisedimet me Serbinë lidhur me çështjet teknike e praktik dhe  jemi të interesuar që me fqinjën tonë Serbinë të normalizojmë e marrëdhëniet dhe shpresojmë po ashtu për një gatishmëri të tillë nga Republika e Serbisë.

Jam i lumtur të deklaroj, se marrëdhëniet tona me Republikën e Austrisë janë shumë të mira. Më 24 tetor 2011 kishim bisedime të suksesshme mes të kryeministrit z. Hashim Thaqi dhe  kancelarit Fayeman në thellimin e marrëdhënieve tona. Vizita e kryetarit të Parlamentit të Kosovës në dhjetor të vitit 2011, ishte po ashtu një hap në forcimin e gjithanshëm të lidhjeve tona, si dhe  vizita e zv. kancelarit Spindeleger në Kosovë vitin e kaluar, i cili mbajti një fjalim domethënës në Parlamentin e Kosovës”. Z. Kiqmari në vazhdim dha disa aktivitete në raport Austri Kosovë duke falënderuar Austrinë për mbështetje të gjithanshëm.

Në koncertin e muzikës klasike të  organizuar në mbrëmja luajtën pjesë nga klasikët e njohur botëror dhe shqiptarë. Pianistja e nivelit të lartë  Ardita Statovci, u paraqit me F.Shubert “3 pjesë për piano- D 946”,Imprometu, Nr. 2 Es-Dur; Rafet Rudi:”Kombanat Arbërëreshe”; M.Ravel:”Tombeau de Couperin”. Me lojën e saj plot temperament e mjeshtëri i entuziazmoi publikun.   Tenori Agim Hushi këndoj mjeshtërisht: Granada e Margjelo nga Augustin Lara; “O fede negar potesi-  Luiza Miler- Verdi, “Po vjen pranvera” Çesk Zadeja; “Lindja e diellit shqiptar”-Avni Mula; “Du che nun chiagne”-De Curtis.

Publiku pati rastin të shijoj vlera të larta arti nga dy artistët e mëdhenj shqiptarë, me çka ndihemi krenar për sot e nesër.

Pallati impozant ofroi një ambient solemn e festiv, ku dominoi dëshira e prosperitetit të shtetit të Kosovës dhe qytetarit të saj. Gjendja nuk krahasohet me të kaluarën por  nevoja për të dëshiruarën është akoma në rrugën e gjatë me shumë sfida.



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora