E premte, 26.04.2024, 09:10 AM (GMT+1)

Kulturë

Muharrem Kurti: Skënderbeu te Kadareja

E hene, 18.02.2013, 08:00 PM


Muharrem Kurti

“Skendërbeu te Kadareja”

autor-Dr.Kamber Kamberi-botoi Tiranë 2011

Që në fillim të fjalës sime Kamber Kamberit dhe Besim Muhadrit ua uroj marrjen e gradës shkencore,doktor i Letërsisë Shqipe,në kryeqtyetin e Shqipërisë në Tiranë.

Mbrojtja e doktoraturës në Tiranë,nga dy autorët-librat e të cilëve po promovojmë sot,përbën një ngjarje më rendësi për ne,sepse ne kemi ëndrruar për ta parë në televizor dikur Tiranën   dhe e kemi  pasur të ndaluar edhe ketë.

Sa e sa zhurmues montoheshin në atë kohë nga regjimi jugosllav që të mos shihej asgjë me sy përtej kufirit, që të mos dëgjohej asgjë e mirë për vendin tonë.

Sot ne ëndrrën e bëmë realitet.Jo vetëm shkojmë lirshëm në shtetin amë,nëpërmjet rrugës së kombit,por,pikrisht në Tiranë dr,Kamber Kamberi dhe dr.Besim Muhadri arrijnë me sukses që të mbrojnë gradën shkencore-doktor i Letërsisë Shqipe.

Për qytetin tonë dhe Kosovën në përgjithësi është një arritje dhe sukses.

Në fakt,mbrojtja e grades shkencore doktor i Letërsisë shqipe nga ana e Kamber Kamberit, tregon më së miri dashurinë e tij, që në moshë të re për letërsinë dhe artin.Kamber Kamberi që në rini bëri simbol të vetin në pikturë heroin tonë Kombëtar-Gjergj Kastriotin-Skendërbeun.

Portreti i heroit tonë kombëtar ka qenë dhe është vepra e tij plot përkushtim.

Përkushtimi letrar dhe artistik i dr.Kamber Kamberit nuk u ndal vetëm me pikturën dhe poezinë,publicistikën dhe polëmikën,ilustrimin nëpër gazetat dhe revistat vendore në “Zëri”,”Bota e Re”,”Rilindja”,”Shtigjet”,”Bota Sot”,”Iliria Post’ etj.

z.Kamberi nis punën studimore për të mbrojtur gradën shkencore-magjistër i Letërsisë Shqipe.

Natyrisht të flasësh për figura të mëdha,ndër më të mëdhat qe ka nxjerr populli ynë,Skendërbeun dhe gjeniun e letrave shqipe shkrimtari tonë te madh Ismail Kadare,do një kulturë..Dhe kultura nuk i mungoi studiuesit të Letërsisë shqipe z.Kamber Kamberi.

Të shkruash një vepër shkencore për figurën më të madhe letrare shqipe,siç është Ismail Kadare ,do përgatitje profesionale dhe guxim intelektual.Dhe përkushtimi i studiuesit nuk i mungojë Kamberit,i cili arriti me sukses,

që në librin që po promovojmë sot,me titull “Skendërbeu te  Kadareja”

duke marrë në dorë veprat e Kadares,duke i studiuar ato,duke i vlersuar ato, ku Kadare shkruan për Skendërbeun,secilën prej tyre,prozën e poezinë,publicistikën dhe eseistiken,e polemikat, duke na dhuruar një vepër studimore me një nivel të lartë professional qe përshkohet nga një gjuhë e pasur, e rrjedhshem në leksik dhe frazeologji.

Libri studimor “Skendërbeu te Kadareja” ka një struktur ndërtimi 10-të krerësh.Libri hapet me “Skendërbeu në 6 Letërsi”.

Heroi ynë në Kreun e parë paraqitet si figurë qendrore e kohës në Evropë.Në literaturënperendimore,Gjergji ynë paraqitet si shpatë e mburoje e Krishterimit,”Mbrojtës  i qytetërimit evropian “.Kurse në literaturën e Perandorisë osmane,në qindra raporte,fermane të shumta,urdhëra që u dhanë për eleminimin e tij,si rebel,si bukëshkalë.

Në letërsinë gojore të bashkëkombasve të Skendërbeut shfaqet si hero legjendar.

Në veprat e M.Barletit,Frangut Bardhit,Lekë Matrengës etj. dhe në veprat e autorëve botror qe kanë shkruar për heroin tonë kombëtar si: Lavardeni,Biemmi,Ronsari,Montenji,Buasa e të tjerë,figura e Skendërbeut pasqyrohet denjësisht në letërsinë e zhanrit dokumentaro-historike.

Kjo figurë madhështore e kombit tone ka arritur kulmin e patriotizmit të Rilindasit tanë,te Naimi,te De Rada,Mjeda.

Po edhe autorët të letërsisë moderne shqiptare i kushtuan vargje dhe romane heroit Kombëtar .Eshtë e gjatë radha e emrave që nga Sabri Godo,Haki Stërmilli,Ali Podrimja,Azem Shkreli,Fatos Arapi,Dritëro Agolli,Din Mehmeti,Beqir Musliu,Sabri Hamiti,Xhevahir Spahiu,Visar Zhiti etj.

Pra , figura e Skendërbeut,rrallë kund në vend tjetër ,per ndonjë përsonalitet tjetër,kaq sa për Gjergjin tonë,nuk patë burim frymëzimi për krijuesit letrar,historografët dhe artet tjera në përgjithësi.Vargje plot frymëzim,opera brilante u kompozuan,piktura madhështore u pikturuan,studime të shumta u benë për Gjergj Kastriotin-Skendërbeun jo vetëm nga krijuesit vendas por edhe nga ata botror.

Heroi ynë kombëtar Skendërbeu qe dhe është frymëzim i krijuesve të shumtë edhe sot e kësaj dite.

Ditëve të fundit Holivudi po bënë pergatitije për të realizuar një filim,kushtuar heroit tonë kombëtar.

Në studimin e tij “Skendërbeu te Kadareja”  studiuesi dr.Kamber Kamberi,trajton veprën e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare,në terësinë

e saj, çdo varg i shkruar nga Kadare bëhet objekt studimi i z. Kamberi. C’do faqe proze e publicistike , polemike ,studiohet me përkushtim nga autori i librit “ Skenderbeu te Kadareja”.

Vepra e Kadares ku trajton figurën e heroit tonë kombëtar , është një vepër cilësore ndër më cilësoret pavaresisht volumit jo të madh.

Periudha paraskenderbejane dhe pas skenderbejane në vepren e Kadares ka një analizë dhe interpretim kronollogjikë letrar , gjuhësor dhe stilistikë.

Poezitë kushtuar Skenderbeut nga poeti ynë i madhë I.Kadare : “Balada e Zhvarrimit”,”Portreti i Skendërbeut”,”Vdekja e Skendërbeut”,”Ikja e Moisi Golemit” ,”Nisja e shqipëtarëve në luftë”,”Kënga e ushtarëve të vjetër”.Embetha me tërë historinë e tij të lavdishme,nxjerrin në pah vargje brilante te I.Kadare,figura poetike,simbole Kadareane për heroin tonë,në studim të dr.Kamber Kamberit.

Proza kushtuar Gjergj Kastriotit-Skendërbeut nga shkrimtari ynë me i madh, te romani “Kështjella”(Daullet e Shiut -Rrethimi”),Poshtrimi në Ballkan.Tri Këngë Zie për Kosovën,Dialog me Alen Bosquet.Dantja i Pashmangshëm,Mosmarrëveshja e tjera , nxjerr konstatimin e studiuesit K.Kamberi se veprat e Kadares kushtuar Skendërbeut e kanë bërë shkrimtarin tonë ndër përfaqesuesit më të denje të letërsisë sonë bashkkohore.

Skendërbeu nëpërmjet vepres së Kadares nga studiuesi dr.K.Kamberi, na shfaqet madhështor në 24 betejat e tij kundër ushtrisë më të fortë në botë në atë kohë,strateg dhe vizionar.

Ishte ushtaraku më i madh i kohës së tij, që iu kundërvu perandorisë osmane,jo vetëm me shpatë,por edhe me largpamësi e vision.

Gjergji ynë u pagëzua: Mbrojtës i qytetrimit evropian.

Herë në mënyrë të drejtpërdrejt, e herë tërthorazi,te romani “Keshtjella”,me stil të rallë letrar kadarian,si simbol kombëtar dhe evropian,si diell Gjergj dhe si hënë Skendërbe shfaqet në veprën e Kadares heroi ynë kombëtar.

Skendërbeu nepermjet Kadares,të studiuesi dr.K.Kamberi,mbrohet, madje i sfidon vetëposhtruesit tanë,mohsat tanë,strehsat tanë.”Qunat e Mamasë” i quan Kadare rimohuesit e Skenderbeut.

Por sado që zhurma helmuese e mohsave tanë, lëshon krrokam dhe helm në opinionin tonë me dezinformata qellimmbrapshta,Skendërbeu mbetet figura më e pashlyer përjetësisht të shqiptarët.Me stilin e rrallë letrar të Kadares,figura e Skendërbeut është simbol shpirtor,identitet,vetëdije kombetare qe 600 vite apo 6 shekuj me radhë.

Ajo lartesohet,madje përjetësohet tek të gjithë shqiptarët edhe kur sulmohet nga mohsat tanë, mbrapshtisht.

Sado që thellohesh në vepren e Kadares,përkushtuar Skendërbeut dhe periudhës kohore kur Ai jetoi e luftoi,fitoi,pësoi,rifitoi dhe në veprat e shumta që i përkushtuan shkrimtarë vendor e botror,piktor vendas dhe botror,kompozitor vendas dhe botror,studiues vendas dhe boteror,përherë gjendet diçka e pathënë si ar i zbuluar në thellësi kohërash.

Prandaj, shikuar në tërësi,vepra studimore e dr.K.Kamberit “Skenderbeu te Kadareja” mund të thuhet pa hezitim,se ka arritur suksesshem bërjen e studimit të tij,për gjeniun e letrave shqipe I.Kadare ,duke bërë objekt studimi nëpërmjet tij heroin tonë kombëtar.

Vepra studimore “Skendërbeu te Kadareja” lexohet me lehtësi ngaqë të mban ngjitur për vete. Kjo vepër studimore do t’u shërbej studentëve tanë për ta studiuar shkrimtarin tonë të madh I.Kadare,nëpërmjet tij heroin tonë kombëtar. Nuk e teproj kur them, se kjo vepër do të pasuroj biblotekën tonë,për guximin e studiuesit,për seriozitetin profesional të studiuesit.

Duke ju falenderuar që më dëgjuat dr.K.Kamberit i uroj suksese të reja studimore dhe mirëseardhje në mesin e studiuesve për Kadaren.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora