| E hene, 18.02.2013, 08:00 PM |
Muharrem
Kurti
“Skendërbeu te Kadareja”
autor-Dr.Kamber Kamberi-botoi Tiranë 2011
Që në
fillim të fjalës sime Kamber Kamberit dhe Besim Muhadrit ua uroj marrjen e
gradës shkencore,doktor i Letërsisë Shqipe,në kryeqtyetin e Shqipërisë në
Tiranë.
Mbrojtja
e doktoraturës në Tiranë,nga dy autorët-librat e të cilëve po promovojmë
sot,përbën një ngjarje më rendësi për ne,sepse ne kemi ëndrruar për ta parë në
televizor dikur Tiranën dhe e kemi pasur të ndaluar edhe ketë.
Sa e sa
zhurmues montoheshin në atë kohë nga regjimi jugosllav që të mos shihej asgjë
me sy përtej kufirit, që të mos dëgjohej asgjë e mirë për vendin tonë.
Sot ne
ëndrrën e bëmë realitet.Jo vetëm shkojmë lirshëm në shtetin amë,nëpërmjet
rrugës së kombit,por,pikrisht në Tiranë dr,Kamber Kamberi dhe dr.Besim Muhadri
arrijnë me sukses që të mbrojnë gradën shkencore-doktor i Letërsisë Shqipe.
Për
qytetin tonë dhe Kosovën në përgjithësi është një arritje dhe sukses.
Në
fakt,mbrojtja e grades shkencore doktor i Letërsisë shqipe nga ana e Kamber
Kamberit, tregon më së miri dashurinë e tij, që në moshë të re për letërsinë
dhe artin.Kamber Kamberi që në rini bëri simbol të vetin në pikturë heroin tonë
Kombëtar-Gjergj Kastriotin-Skendërbeun.
Portreti
i heroit tonë kombëtar ka qenë dhe është vepra e tij plot përkushtim.
Përkushtimi
letrar dhe artistik i dr.Kamber Kamberit nuk u ndal vetëm me pikturën dhe
poezinë,publicistikën dhe polëmikën,ilustrimin nëpër gazetat dhe revistat
vendore në “Zëri”,”Bota e Re”,”Rilindja”,”Shtigjet”,”Bota Sot”,”Iliria Post’
etj.
z.Kamberi
nis punën studimore për të mbrojtur gradën shkencore-magjistër i Letërsisë
Shqipe.
Natyrisht
të flasësh për figura të mëdha,ndër më të mëdhat qe ka nxjerr populli
ynë,Skendërbeun dhe gjeniun e letrave shqipe shkrimtari tonë te madh Ismail
Kadare,do një kulturë..Dhe kultura nuk i mungoi studiuesit të Letërsisë shqipe
z.Kamber Kamberi.
Të shkruash një vepër shkencore për figurën më të madhe letrare shqipe,siç është Ismail Kadare ,do përgatitje profesionale dhe guxim intelektual.Dhe përkushtimi i studiuesit nuk i mungojë Kamberit,i cili arriti me sukses,
që në
librin që po promovojmë sot,me titull “Skendërbeu te Kadareja”
duke
marrë në dorë veprat e Kadares,duke i studiuar ato,duke i vlersuar ato, ku
Kadare shkruan për Skendërbeun,secilën prej tyre,prozën e poezinë,publicistikën
dhe eseistiken,e polemikat, duke na dhuruar një vepër studimore me një nivel të
lartë professional qe përshkohet nga një gjuhë e pasur, e rrjedhshem në leksik
dhe frazeologji.
Libri
studimor “Skendërbeu te Kadareja” ka një struktur ndërtimi 10-të krerësh.Libri
hapet me “Skendërbeu në 6 Letërsi”.
Heroi ynë
në Kreun e parë paraqitet si figurë qendrore e kohës në Evropë.Në
literaturënperendimore,Gjergji ynë paraqitet si shpatë e mburoje e
Krishterimit,”Mbrojtës i qytetërimit
evropian “.Kurse në literaturën e Perandorisë osmane,në qindra raporte,fermane
të shumta,urdhëra që u dhanë për eleminimin e tij,si rebel,si bukëshkalë.
Në
letërsinë gojore të bashkëkombasve të Skendërbeut shfaqet si hero legjendar.
Në veprat
e M.Barletit,Frangut Bardhit,Lekë Matrengës etj. dhe në veprat e autorëve
botror qe kanë shkruar për heroin tonë kombëtar si:
Lavardeni,Biemmi,Ronsari,Montenji,Buasa e të tjerë,figura e Skendërbeut
pasqyrohet denjësisht në letërsinë e zhanrit dokumentaro-historike.
Kjo
figurë madhështore e kombit tone ka arritur kulmin e patriotizmit të Rilindasit
tanë,te Naimi,te De Rada,Mjeda.
Po edhe
autorët të letërsisë moderne shqiptare i kushtuan vargje dhe romane heroit
Kombëtar .Eshtë e gjatë radha e emrave që nga Sabri Godo,Haki Stërmilli,Ali
Podrimja,Azem Shkreli,Fatos Arapi,Dritëro Agolli,Din Mehmeti,Beqir Musliu,Sabri
Hamiti,Xhevahir Spahiu,Visar Zhiti etj.
Pra ,
figura e Skendërbeut,rrallë kund në vend tjetër ,per ndonjë përsonalitet
tjetër,kaq sa për Gjergjin tonë,nuk patë burim frymëzimi për krijuesit
letrar,historografët dhe artet tjera në përgjithësi.Vargje plot frymëzim,opera
brilante u kompozuan,piktura madhështore u pikturuan,studime të shumta u benë
për Gjergj Kastriotin-Skendërbeun jo vetëm nga krijuesit vendas por edhe nga
ata botror.
Heroi ynë
kombëtar Skendërbeu qe dhe është frymëzim i krijuesve të shumtë edhe sot e
kësaj dite.
Ditëve të fundit Holivudi po bënë pergatitije për të realizuar një filim,kushtuar heroit tonë kombëtar.
Në
studimin e tij “Skendërbeu te Kadareja”
studiuesi dr.Kamber Kamberi,trajton veprën e shkrimtarit tonë të madh
Ismail Kadare,në terësinë
e saj,
çdo varg i shkruar nga Kadare bëhet objekt studimi i z. Kamberi. C’do faqe
proze e publicistike , polemike ,studiohet me përkushtim nga autori i librit “
Skenderbeu te Kadareja”.
Vepra e
Kadares ku trajton figurën e heroit tonë kombëtar , është një vepër cilësore
ndër më cilësoret pavaresisht volumit jo të madh.
Periudha
paraskenderbejane dhe pas skenderbejane në vepren e Kadares ka një analizë dhe
interpretim kronollogjikë letrar , gjuhësor dhe stilistikë.
Poezitë
kushtuar Skenderbeut nga poeti ynë i madhë I.Kadare : “Balada e
Zhvarrimit”,”Portreti i Skendërbeut”,”Vdekja e Skendërbeut”,”Ikja e Moisi
Golemit” ,”Nisja e shqipëtarëve në luftë”,”Kënga e ushtarëve të vjetër”.Embetha
me tërë historinë e tij të lavdishme,nxjerrin në pah vargje brilante te
I.Kadare,figura poetike,simbole Kadareane për heroin tonë,në studim të
dr.Kamber Kamberit.
Proza
kushtuar Gjergj Kastriotit-Skendërbeut nga shkrimtari ynë me i madh, te romani
“Kështjella”(Daullet e Shiut -Rrethimi”),Poshtrimi në Ballkan.Tri Këngë Zie për
Kosovën,Dialog me Alen Bosquet.Dantja i Pashmangshëm,Mosmarrëveshja e tjera ,
nxjerr konstatimin e studiuesit K.Kamberi se veprat e Kadares kushtuar
Skendërbeut e kanë bërë shkrimtarin tonë ndër përfaqesuesit më të denje të
letërsisë sonë bashkkohore.
Skendërbeu
nëpërmjet vepres së Kadares nga studiuesi dr.K.Kamberi, na shfaqet madhështor
në 24 betejat e tij kundër ushtrisë më të fortë në botë në atë kohë,strateg dhe
vizionar.
Ishte
ushtaraku më i madh i kohës së tij, që iu kundërvu perandorisë osmane,jo vetëm
me shpatë,por edhe me largpamësi e vision.
Gjergji
ynë u pagëzua: Mbrojtës i qytetrimit evropian.
Herë në
mënyrë të drejtpërdrejt, e herë tërthorazi,te romani “Keshtjella”,me stil të
rallë letrar kadarian,si simbol kombëtar dhe evropian,si diell Gjergj dhe si
hënë Skendërbe shfaqet në veprën e Kadares heroi ynë kombëtar.
Skendërbeu nepermjet Kadares,të studiuesi dr.K.Kamberi,mbrohet, madje i sfidon vetëposhtruesit tanë,mohsat tanë,strehsat tanë.”Qunat e Mamasë” i quan Kadare rimohuesit e Skenderbeut.
Por sado
që zhurma helmuese e mohsave tanë, lëshon krrokam dhe helm në opinionin tonë me
dezinformata qellimmbrapshta,Skendërbeu mbetet figura më e pashlyer
përjetësisht të shqiptarët.Me stilin e rrallë letrar të Kadares,figura e
Skendërbeut është simbol shpirtor,identitet,vetëdije kombetare qe 600 vite apo
6 shekuj me radhë.
Ajo
lartesohet,madje përjetësohet tek të gjithë shqiptarët edhe kur sulmohet nga
mohsat tanë, mbrapshtisht.
Sado që
thellohesh në vepren e Kadares,përkushtuar Skendërbeut dhe periudhës kohore kur
Ai jetoi e luftoi,fitoi,pësoi,rifitoi dhe në veprat e shumta që i përkushtuan
shkrimtarë vendor e botror,piktor vendas dhe botror,kompozitor vendas dhe
botror,studiues vendas dhe boteror,përherë gjendet diçka e pathënë si ar i
zbuluar në thellësi kohërash.
Prandaj,
shikuar në tërësi,vepra studimore e dr.K.Kamberit “Skenderbeu te Kadareja” mund
të thuhet pa hezitim,se ka arritur suksesshem bërjen e studimit të tij,për
gjeniun e letrave shqipe I.Kadare ,duke bërë objekt studimi nëpërmjet tij
heroin tonë kombëtar.
Vepra
studimore “Skendërbeu te Kadareja” lexohet me lehtësi ngaqë të mban ngjitur për
vete. Kjo vepër studimore do t’u shërbej studentëve tanë për ta studiuar
shkrimtarin tonë të madh I.Kadare,nëpërmjet tij heroin tonë kombëtar. Nuk e
teproj kur them, se kjo vepër do të pasuroj biblotekën tonë,për guximin e studiuesit,për
seriozitetin profesional të studiuesit.
Duke ju falenderuar që më dëgjuat dr.K.Kamberit i uroj suksese të reja studimore dhe mirëseardhje në mesin e studiuesve për Kadaren.