E premte, 26.04.2024, 01:14 PM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

A ka ndonjë formulë për të lindur djalë?

E merkure, 30.04.2008, 07:32 PM


Nga Shekulli Online

PYETJE:

Doktor,

Jam 28 vjeç, kam cikël të rregullt 28 ditësh dhe kam një vajzë 2 vjeçe. Dëshiroj që fëmijën e ardhshëm ta kem djalë.

Ju lutem: A mund të më jepni ndonjë informacion ndihmës?

PËRGJIGJE:

Sot shkenca që studion problemet e fertilizimit e ka zgjidhur teorikisht problemin e zgjedhjes së seksit të fëmijve dhe ka arritur që të rritë shumë shanset që ciftet të lindin fëmijë me seksin që dëshirojnë deri në 80% të rasteve, nga afërsisht 50% me 50% që e bën Nëna Natyrë. Ky është një sukses shumë i madh shkencor.

Para se të të them se si një çift e zgjidh veçmas këtë problem që juve u intereson, mw përpara ju duhet të dini se si e zgjidh natyra problemin e seksit. Kjo do t’u ndihmojë që të kuptoni më mirë atë që duhet të bëni për ta pasur fëmijën e dytë një djalë.

Një milion vezë ka çdo vajzë kur lind. Në anën tjetër të tunelit, një bilion ushtarë mashkullorë janë futur në një garë të vështirë, në të cilën vetëm njeri do të jetë i aftë të bëhet “Mbreti”.

Në rrethana ideale takimi bëhet diku në pjesën e sipërme të tubit të Fallopit. Vetëm një spermatozoid futet tek veza dhe duket sikur ajo thotë: “Ky është ai që më duhet” dhe ua mbyll portën miliona të tjerëve që vrapuan ta arrinin. Fillon martesa e kromozomeve. Ato vendosen në çifte. Këto dyzet e gjashtë kromozome formojnë nukleusin e një qelize të re, që është në fakt një jetë humane e re.

Seksi(gjinia) i kësaj jete humane përcaktohet tërësisht nga tipi i spermatozoidit që fiton garën dhe bashkohet me vezën. Njëzet e dy kromozome të spermatozoidit janë njëlloj si njëzet e dy kromozomet e vezës dhe ato përcaktojnë karakteristikat trupore - me përjashtim të seksit. Një kromozom i spermatozoidit dhe një tjetër i vezës çiftosen për të përcaktuar gjininë. Veza gjithmonë kontribuon me X seks kromozomin në këtë çift. Spermatozoidi mund të kontribuojë ose me X ose me Y seks kromozomin. Po qe se fituesi mbart një X kromozom, çifti që do të rezultojë do të jetë XX e cila nga gjenetikët kuptohet si vajzë. Po qe se ndodh ndryshe dhe spermatozoidi fitues mbart një Y, rezultati do të jetë XY, qe do të thotë një djalë.

Deri në vitin 1960 askush nuk besonte t’i nënshtronte e ti ndryshonte ligjet e Nënë Natyrës.Dukej sikur çdo gjë ishte ndërtuar që të rruante ekuilibrin pesëdhjetë me pesëdhjetë.

Por sot dihet që koha e kopulimit në raport me kohën e ovulacionit, është elementi më i rëndësishëm për të bërë zgjedhjen e seksit (gjinisë) së fëmijës së ardhëm. Kopulimi që bëhet afër ose në kohën e ovulacionit ka më shumë mundësi të rezultojë në pasardhës mashkull.Kjo sepse sekrecionet në traktin riprodhues të gruas janë më alkaline dhe kështu më të favorshme për Y-spermatozoidet. Po qe se kopulimi që çon në koncepcion ndodh dy ose tre ditë para ovulacionit, kur sekrecionet janë më shumë acide, atëherë shanset për të konceptuar një femër janë më të mëdha. Kjo sepse X-spermatozoidet janë më të aftë të mbijetojnë në ambient acid, në pritjen e gjatë për të takuar vezën.

Që më 1930 në Gjermaninjë mjek i mjekonte disa forma të infertilitetit me douches (shpëlarjet e vaginës ) me sodë buke. Duke alkalinizuar sekrecionet mjekohej një pjesë e mirë e infertilitetit dhe shumë fëmijë lindnin meshkuj. Këtë fakt, doktorët atëherë nuk e shpjegonin dot dhe e quanin rastësi.Thuhet se perandori Hirohito i Japonisë e ka përdorur këtë metodë me douches alkaline, në kërkimin e tij të suksesshëm për djalë si trashëgimtar.

Kjo teori, ndonëse dha rezultate, u la sepse nuk u shpjegua dot ne atë kohë dhe se për shumë doktorë përdorimi i doucheve alkaline ishte nën dinjitetin e tyre.

Një numër referimesh qe vinë nga shekulli i kaluar, kanë treguar se edhe orgazma femërore mund të ketë reperkusione në zgjedhjen e seksit. Disa kërkues kanë treguar se kur një grua ka një orgazmë gjatë kopulimit dhe veçanërisht kur ajo e ka orgazmën para burrit, shanset për të pasur një djalë rriten. Po qe se katë vërteta në këtë konstatim, kjo ka të ngjarë të lidhet me faktin që orgazma femërore i bën sekrecionet më alkaline.

Që në kohën e tij Talmudi, shumë shekuj më parë, ka venë re një lidhje midis orgazmës femërore dhe seksit të pasardhësve. “ Përcaktimi i seksit ka të bëjë me momentin e bashkëjetimit ” thoshte Talmudi. “Kur gruaja i nxjerr farat e saj përpara burrit (që do të thotë kur ajo e arrin orgazmën para burrit), fëmija do të jetë një djalë.Ndryshe do të jetë një vajzë”.

Burri po qe se do një djalë duhet të përmbahet deri sa gruaja para tij të arrijë orgazmën.

Është për t’u çuditur, por shumë metoda empirike për zgjedhjen e seksit, që vinë nga kohë shumë të vjetra, sot marrin kuptim dhe shpjegim shkencor.

Këto janë pak gjëra të përgjithshme që mendoj se do të të ndihmojnë të kuptosh se si parazgjidhet gjinia e fëmijës.

Çifti që dëshiron ta zgjedhë gjininë e fëmijës që do të ngjizë, duhet të konsultohet me mjekun që wshtw i mirinformuar për këto probleme. Ky konsultim dhe përcaktimi i masave që duhet të merren, janë të domosdoshme sepse çdo çift ka veçoritë e tij.

Uroj që fëmijën e dytë ta keni një djalë të shëndetshëm.

Paç fat

Doktor Adem Harxhi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora