E marte, 08.10.2024, 06:20 AM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Estetikë: Pyetje dhe pergjigje

E diele, 02.03.2008, 08:11 PM


Jam nja vajzë  16 vjeç. Problemi im është fytyra shumë e acaruar nga aknet dhe shenjat që më lënë në fytyrë. Kam fytyrë të yndyrshme dhe shumë pak tolerante. Përgjithësisht nuk i ngacmoj, por gjithsesi shenjat më ngelin. Ju lutem, çfarë më rekomandoni? Pres përgjigjen tuaj. Faleminderit!

Fillimisht duhet të trajtohen aknet e acaruara dhe më pas edhe shenjat që ato lënë. Për trajtimin e acneve do të rekomandoja një linjë antiacne, një linjë antiacne me përmbajtje acid glikolik dhe acid salicilik, duke përfshirë xhelin larës, kremin pas larjes, peeling me acide frutash, si dhe maskën me xhel. Fytyra duhet të lahet jo më shumë se një herë në ditë me ujë të vakët, më pas do lyhet me kremin përkatës. Ndërkohë që  gjatë intervalit të ditës, sa herë që lëkura do të djersijë, yndyroret apo bëhet me pluhur. Rekomandohet që të dezinfektohet me locionin antiseptik, antibakterial (jo me përmbajtje alkooli), thjesht me pambuk.Peelingu me acide frutash rekomandohet të përdoret për shkëputjen e qelizave të vdekura dhe zbardhjen e shenjave që mbeten pas largimit të acneve. Ky lloj peelingu duhet të aplikohet vetëm te lëkurat me acne të acaruara, si dhe te lëkurat kuperose. Ajo përdoret një herë në javë dhe mbahet 10-15 minuta, pastaj shpërlahet me ujë. Fshihet fytyra dhe vendoset maska me argjile dhe propoli ose me acid salicilik plus acid glikolik. Kjo lloj maske është e rekomandueshme të përdoret dy herë në javë; duhet të mbahet jo më shumë se 15-20 minuta. Më pas shpërlahet fytyra me ujë dhe në fund vendoset kremi. Tek acnet që  infektohen më shumë mund të përdorim përzierjen e arytroxhel3 për qind xhel plus benzoil peroksid 5 për qind, duke piluar vetëm aknet në mbrëmje. Në momentin kur gjendja qetësohet, vazhdohet trajtimi me linjën për lëkurë me yndyrë, fillimisht xheli, dhe më pas aplikohet kremi antiacne me përmbajtje propeli ose acid glikolik, të cilat ndikojnë edhe në zbardhjen apo zbehjen e shenjave të acneve. Duhet treguar kujdes në periudhën e verës. Ekspozimi në diell duhet të bëhet me krem mbrojtës, pra me SPF 20-30, pasi jo rrallë shenjat e acneve në kontakt me diellin pigmentohen duke u bërë si nishane. Duke i përdorur këto në mënyrë sistematike, rezultatet do të jenë pozitive.

Jam një zonjë 30 vjeç. Kam lëkurë të pastër dhe tepër të thatë. Ajo që më shqetëson më shumë është skuqja e fytyrës nga të ftohtit dhe të nxehtit, si dhe nga gjendja emocionale. E ndjej nevojën e përdorimit të kremit, por e kam të vështirë të zgjedh diçka që të m’i përshtatet tipit të lëkurës sime. Deri tani kam përdorur thjesht krem bebe. Ju lutëm, më këshilloni çfarë duhet të përdor! Me respekt, Flutura!

Duke iu referuar përshkrimit tuaj, mendoj se kemi të bëjmë me një lëkurë couperoze. Kjo tip lëkure është e ndjeshme me kapilarët e gjakut në sipërfaqe të lëkurës, dhe kjo bën që ndryshimi i temperaturës apo gjendjeve emocionale ta rrisë fluksin e qarkullimit të gjakut në lëkurë. Qëndrimi në diell, si dhe temperaturat e ulëta e acarojnë shumë këtë tip lëkure. Duke qenë një lëkurë tepër e ndjeshme edhe zgjedhja e kremit duhet bërë me kujdes. Ekzistojnë linja për fytyrë couperoze, që kryesisht kanë në përzgjedhjen e tyre Vitaminë C, esencë portokalli, kamomil, aloe malva (sherbel) propli, calendula, Vitaminë A, E, “burro di carite”. Gjithë përbërësit që përmendem më lart janë specifikë për lëkurat cuperoze dhe të ndjeshme. Pra Flutura, nuk duhet të mjaftohesh thjesht në përdorimin e një kremi bebe zbutës, pasi lëkura jote ka nevojë të ushqehet më shumë, pikërisht në këtë moshë. Edhe përdorimi serumeve apo ampulave anticouperose do të ndikonte edhe më shumë në qetësimin dhe hidratimin e lëkurës tuaj. Në fillim vendoset serumi ose ampula dhe më pas kremi i linjës anticouperose. Megjithatë, për siguri më të madhe mirë është që në fillim të provosh testin e kremit, për të parë nëse të jep apo jo alergji produkti që mendon të përdorësh. Në periudhën e verës duhet të ruhesh shumë nga dielli, duke eliminuar në plazh qëndrimin nën rrezatimin e diellit, në intervalin kohor 10.00 deri 17.00, qoftë edhe nën çadër. Të rekomandoj që në këtë periudhë të përdorësh linja solare për bebe me filtër të madh mbrojtës dhe ipoalergjike (pa parfum, nikel free, pa conservant). Për të gjithë ju që keni probleme me lëkurën e fytyrës dhe të trupit, si dhe me flokët, mund të dërgoni e-mail në adresën e estetistes dhe farmacistes Elda Tomçini, dhe ju do të merrni përgjigje në numrin e radhës të revistës sonë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora