E merkure, 01.05.2024, 10:13 AM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Mbi Orgazmen, pergjigjet Dr. Harxhi

E premte, 25.01.2008, 08:33 PM


Adem Harxhi - Shekulli

PYETJE:
Doktor Ademi,

Jam shumë konfuze lidhur me orgasmën dhe dua të pyes:

Çfarë është dhe a provon një femër orgasmën pa kryer marrëdhënie seksuale dhe është e virgjër?

U lutem ma shpjegoni si koncept.

Unë di vetëm që është arritja e kënaqësisë gjatë aktit seksual.

Faleminderit

Sara.

PËRGJIGJE:

Pyetja jote lidhur me orgasmën ka të bëjë me atë që sot është zemra e jetës seksuale të njerëzve, me kënaqësinë seksuale. Në librin “Seksualiteti dhe Seksi- Një libër për të gjithë” në një kapitull të veçantë e kam trajtuar gjerësisht problemin e orgazmës. Mundohu ta gjesh librin dhe lexoje.

Sot do të shkruaj për ato që të interesojnë. Është botërisht i pranuar, nga seksologët dhe seksterapistët, fakti që gratë që nuk dinë teorikisht çfarë është argasma dhe se si duhet ta arrijnë atë, e kanë të vështirë ta çojnë veten në argasmë. Është pikërisht mos dija shkaku që mbi 30% e grave që bëjnë jetë seksuale te rregullt dhe që janë të martuara, nuk e kanë provuar asnjëherë orgasmën. Shumica e këtyre grave gënjejnë kur u thonë partnerëve, për të mos i ofenduar ata, se e kanë arritur orgasmën, kur atë nuk e kanë arritur. Ato e simulojnë orgasmwn.

Për t’u ndihmuar, do ta shtjelloj brenda mundësive që lejon kjo faqe problemin e orgazmës.

Orgazma është një nga ato eksperienca që askush nuk mund ta përshkruajë në mënyrë ekzakte.Ajo është një gjendje emocionale aq e fuqishme sa që fjalët nuk janë te afta ta përshkruajnë. Ti do ta njohësh atë, kur ta kesh provuar një herë.

Njohuritë që kemi sot për orgazmën seksuale humane, burojnë nga kërkimet e pasura dhe të shkëlqyera që bënë Master dhe Johnson. Ata studiuan ndryshimet fiziologjike gjatë orgazmës në shumë burra dhe gra, nga mosha tetëmbëdhjetë vjeç deri në nëntëdhjetë vjeç. Ne që nuk kemi qenëme tanë studimet që ata bënë, le ta përfytyrojmë një pjesë të punës së tyre në këtë mënyrë:

Jemi në një dhomë gjumi të shndruar në një laborator eksperimental, ose po të doni në një laborator modern të adaptuar si dhomë gjumi. Nën kushte të kontrolluara me kujdes, me observues tepër të shkathet, me ndriçim si në xhirimet kinematografike, me magnetofona plot shirita regjistrues dhe me një kamera filmimi 16 mm. Që të gjitha këto punonim pa ndërprerje. Në qendër të vëmendjes ështënjë grua vullnetare, që është angazhuar në interkursë seksuale, me një burrë, po ashtu vullnetar. Ata bënë seks të plotë, pa pyetur për ambientin. Elektrodat e vendosura në shumë pjesë të ndryshme të trupit të gruas regjistrojnë me kujdes impulset elektrike, që disa kërkues i ndiqnin në ekranet e televizorëve. Regjistrime të kujdesshme bënë edhe kamerat dhe magnetofonat. Zotnia që ishte i angazhuar në seks, menjëherë u largua nga skenadhe u zëvendësua nga një vullnetar tjetër, pak a shumë me të njëjtin pasion për punë.

Ky proces vazhdoi në këtë mënyrë deri sa gruaja arriti dyzet orgazmadhe dhjetë shpirtrat e pandrojturburrërorë, që punuan njeri pas tjetrit, dhuruan gjithçka të mirë për shkencën.

Zonja donte akoma, por eksperimentuesit i griu për të ngrënë darkë. Magnetofonave u mbaroi shiriti. Kamerave u mbaroi filmi dhe gratë e punonjësve shkencorë në shtëpitë e tyre pritnin në ankth. Ato filluan t’u binin telefonave për të kërkuar burrat e tyre në laborator.

Dikush mund të pyesë i çuditur: Sa orgazma të tjera mund të kish arritur ajo grua pa dritat, pa kamerat, pa regjistruesit dhe pa observuesit e pasionuar?. Kësaj pyetje nuk i përgjigjet njeri në mënyrë ekzakte.

Siç e shikoni, seks terapia, pa asnjë dyshim, nuk do të ekzistonte po të mos ishin Master dhe Johnson, që studiuan mijëra episode seksuale për të mësuar se si ndodh funksionimi seksual. Këto studime na dhanë informacion të vlefshëm shkencor, që e përdorim për të ndihmuar njerëzit të bëjnë jetë seksuale më të mirë.

Tani që ne përfytyrojmë punën e këtyre shkencëtarëve që vëzhguan njerëzit që bënin seks, shumë nga ne mund të mendojnë “Hajde punë shkencore, hajde! Gallatë!”. Po, në fillim ata mund të jenë “eksituar seksualisht” duke parë gjithë këtë aktivitet seksual. Por me siguri pasi observuan disa mijëra episode të tilla, puna e tyre u shndruar në një rutinë shkencore të vërtetë.

Ata e ndanë përgjigjen orgasmike në katër faza:1- Faza e eksitimit, 2-Faza e platesë, 3- Faza e orgazmësdhe 4- Faza e rezolucionit.

Faza e eksitimit- Është faza fillestare e përgjigjes seksuale. Kjo fazë karakterizohet tek gratë me ndryshime në klitor dhe në vagjinë. Lubrifikimi dhe zmadhimi i buzëve vagjinale ndodh brenda tridhjetë sekondave nga fillimi i çdo forme stimulimi efektiv, qoftë fizik ose psikologjik (duke fantazuar, duke lexuar, shikuar dhe dëgjuar materiale erotike). Në disa gra, por jo në të gjitha, vihet re një zmadhim dhe fortësim i klitorit. Gjaku vazhdon të pompohet në zonën e vulvës dhe shkakton një ënjtje te saj dhe të pjesës së poshtme të vagjinës. Vihet re zmadhimi dhe zgjatja e pjesës së sipërme të vagjinës. Rriten kontraktimet e mitrës. Të gjitha këto ndryshime lehtësojnë penetrimin. Vagjina pas këtyre ndryshimeve është e hapur, e butë, e lagur, dhe e zgjatur për të mirëpritur një penis të erektuar plotësisht. Këto ndryshime ndodhin tek vajzat e pamartuara, tek gratë e martuara, tek gratë që kanë hequr mitrën, tek gratë pas menopauzës dhe madje tek gratë me vagjinë artificiale (transseksualet). Rriten dimensionet e thithëzave të gjinjve dhe gjinjtë ngrihen ose erektohen.

Faza e Platesë - Ndryshimet trupore vazhdojnëdrejt një faze më të avancuar. Ënjtet 1/3 e jashtme e vagjinës. Kjo çon në rritjen e lagështisë së buzëve që e bën më të lehtë penetrimin dhe krijon një mbështjellje të shtrënguar rreth penisit. Fryhen dhe zgjaten 2/3 e sipërme të vagjinës. Mitra ngrihet dhe kontraksionet e saj bëhen më të shpeshta. Këto kontraksione i japin gruas kënaqësi. Klitori tërhiqet dhe kthehet nga lart. Vlera e këtij ndryshimi të klitorit deri mësot nuk është shpjeguar. Buzët e vagjinës ndryshojnë ngjyrë, nga rozë e hapur bëhen violetë, në vartësi të mbushjes së tyre me gjak. Rritja e presionit arterial bën që të dallohen vazat e gjakut në qafë. Gjinjtë vazhdojnë të zmadhohen dhe arrijnë dimensionin e tyre më të madh menjëherë para orgazmës. Areolat rreth thumbave ënjten dhe thumbat duken të tërhequra brenda. Frymëmarrja shpeshtohet dhe tensioni i gjakut vazhdon të rritet

Faza e Orgazmës-Argasma ndodh tek burrat dhe tek gratë, por fatkeqësisht, orgazma tek gratë është më pak e njohur. Ka njerëz që e mohojnë praninë e saj, siç ka dhe të tjerë që përpiqen ta minimizojnë atë. Alfred Kinsey, për herë të parënë vitin 1950 i tha opinionit amerikan se edhe gratë kanë orgazma dhe kjo i çuditi amerikanët.Mbi 30% e grave të martuara dhe të përfshira në jetën seksuale aktive, sot, nuk janë të afta të ndjejnë magjinë e saj.

Orgazma fillon me një ngritje të mitrës dhe me kontraksione të rregullta të saj që ndodhin çdo 0.8 sekonda. Ky ritëm ka të njëjtën frekuencë meejakulacionin e orgazmës mashkullore. Këto kontraksione krijojnë një lloj thithje në vagjinë dhe gruaja ndjen se ajri po hyn brenda saj gjatë kësaj faze. Shtrëngohet sfinkteri anal. Përkulen si kthetra gishtat e këmbëve. Tek gratë që presin të lindin, ose që janë pas lindjes, mund të dalë pak qumësht nga gjinjtë që janë zmadhuar. Shpeshtohet pulsi dhe frymëmarrja. Klitori tërhiqet më shumë nën lafshën e tij. Gruaja ndjen kënaqësinë intensive dhe ndjesinë maksimale të orgasms. Kjo zgjat jo më shumëse dhjetë ose pesëmbëdhjetë sekonda.

Faza e Rezolucionit.Kjo fazë finale fillon me zbehjen e kontraksioneve të mitrës. Fillonlargimi i gjakut nga zona pelvike. Kjo fazë vazhdon deri sa organet pelvike kthehen në gjendjen e tyre të qetësisë. Rrahjet e zemrës, frymëmarrja, presioni i gjakut dhe skuqja e lëkurës kthehen ne normë. Që të ndodhin këto ndryshime duhet rreth gjysmë orë. Ulja e tensionit të gjakut jep ndjenjën e lodhjes dhe të relaksimit.

Disa gra flasin për orgasmë klitoriale që dallon nga orgasma vagjinale. Rrallë ndodh që orgasma të jetë shumë e lokalizuarrreth klitorit ose vagjinës.Më shpesh argasma përhapet në të gjithë trupin.

Sa më shumë gruaja të relaksohet dhe të përfshijë pelvisin dhe gjenitalet e saj në këtë proces, aqmë shumë do të ndjejë. Përqendrimi i vëmendjes në ato që ndjen dhe të marrë frymëme pelvisin dhe gjenitalet e saj, kjo e ndihmon gruan të risë kënaqësinë.

Orgazmat e Shumta (multiple)

Orgazmat multiple janë një seri orgazmash, ku njëra pasohet nga tjetra.Në shumicëne rasteve, gratë provojnënjë moment pushimi të shkurtër midis orgazmave dhe pastaj vazhdojnë me një tjetër. Disa gra flasin për argasma të vazhdueshme dhe të zgjatura. Orgazmat multiple dhe ato të zgjaturamund të mësohen me praktikë. Hapi i parë është që gruaja të mësojë të jetë në stimulim intensiv dhe të vazhdueshëm pasi e ka pasur një orgasmë. Ajo duhet të marrë frymë thellë dhe të lëvizë pelvisin e saj. Këto veprime t’i kombinojë me stimulimin që i duket më i miri dhe këto të gjitha së bashku do ta çojnë atje ku ajodëshiron.

A lodhen gratë?

Në protokollet kërkimore shënohet“….të lodhura por të lumtura” . Orgazma mashkullore është e variantit “e tëra ose asgjë”. Ajo ngjan me “ligjin e zemrës”, ku arritja e tensionit seksual mahnitës, pasohet nga një lëshim eksploziv. Tek gratë ka disa tipa orgazmash. Ato e kanë edhe variantin “ e tëra ose asgjë”, por ndryshe nga burrat, ato janë të afta për orgazma tëpërsëritura, ashtu si dallëndyshet që rrëshqasin me shpejtësi duke u ulur e ngritur mbi ujë.

Kjo është një seri klimaksesh seksuale ku tensioni rritet shpejt dhe çlirimi prej tij vjen po ashtu shpejt dhe përsëri rritet menjëherë në një lartësi të re dhe kështu vazhdon. Kush nuk i ka parë dallëndyshet që rrëshqasin mbi ujë me siguri ka parë se si një gur i sheshtë i hedhur me forcë shkon në sipërfaqen e valëve. Kështu mund të krahasohen orgazmat e shumta tek gruaja. Majat nuk janë kurrë shumë të larta dhe luginat nuk janë kurrë aq të thella siç janë në orgazmën e plotë. Megjithatë, ato janë përvoja të bukura kënaqësie, siç janë dhe orgazmat e plota. Gjithkush dëshiron të jetë një dallëndyshe!.

Pse disa grakanë kaq shumë orgasma, ndërsa të tjera nuk kanë fare?

Te kesh potencialin për të arritur orgasmën (potencial që e kanë të gjitha gratë) dhe ta arrish atë me të vërtetë, nuk është e njëjta gjë. Tek çdo grua masa indore rreth një kilogram që quhet truri, vendos në se do të kesh argasma pa kufizim në numër. Vendimi për të arritur klimaksin seksual nuk merret në vagjinë, ai merret në kokë.

Natyra, për riprodhimin nuk kërkon kënaqësi seksuale. Riprodhimi ka vetëm një kërkesë, sperma të depozitohetnë vagjinë (qoftë edhe me një lugë ). Kënaqësia e interkursës seksuale – orgasma -është përgjegjësi individuale e atyre që marrin pjesë në të.

Tani shpresoj ta kesh të qartë që orgasma nuk ka të bëjë vetëm me marrëdhënien seksuale të mirëfilltë - penisi në vagjinë – (siç e dije ti), por është kulmi i kënaqësisë seksuale që vjen edhe si pasojë e vetë-masturbimit, masturbimit reciprok, fantazive seksuale, ëndrrave, eksitimit seksual jashtë gjenital duke lexuar, shikuar dhe dëgjuar materiale erotike dhe ajo realizohet gjithmonë në tru.

C’ është stimulimi seksual total?

Është mënyra për të intensifikuar kënaqësinë seksuale. Kjo arrihet duke përdorur të gjitha rrugët e mundshme erotike. Bashkëshortët mobilizojnë të gjitha rrugët e mundshme ndjesore. Ky rekrutim ndjesor në fillim bëhet me ndërgjegje, më vonë ai del nga kontrolli, bëhet automatik, i pavullnetshëm dhe rrit suksesin e aktivitetit seksual.

Ndjenja e parë ku duhet përqendruar është ndjenja e prekjes. Ndonëse kjo ndjenjë është më e nënkuptuara, disa herë neglizhohet. Në përvojën prekëse ka dy anë: Të prekësh dhe të jesh i prekur. Po qe se mirëkuptohen këto dy anë, ato do të ndihmojnë njëra-tjetrën.

Pas prekjes, veçanërisht, në zonat më sensitive të njeri-tjetrit, rëndësi ka ndjenja e dëgjimit. Kur ajo pëshpërit diçka erotike në veshin e tij, një element tjetër hyn në lojë. Kur ndjenja e dëgjimit hyn në veprim, burri eksitohet më shumë dhe nxitet ta eksitojë edhe ai më shumë gruan.

Vëzhgimi dhe shikimi kanë rëndësi të jashtëzakonshme për të marrëkënaqësi sa më të plotë nga seksi. Të shikosh organet seksuale të tua dhe të partnerit është shumë eksituese. Aq më shumë ndikon kur shikon ndryshimet që ato pësojnë gjatë aktivitetit seksual. Të shikosh trupin lakuriq të partnerit, lëvizjet e tij ose të saj gjatë intekursës seksuale, kjo bën që të shtohet intensiteti i përvojës seksuale. Është veçanërisht shumë eksituese për një burrë kur sheh gruan lakuriq gati për të bërë seks me të. Për të gjitha këto arsye ambienti ku behet dhe koha kur behet seks duhet te rregullohen që të ketë aq dritë sa partnerët të shohin njeri-tjetrin.

Jeta seksuale e çdo mammali, me përjashtim të njeriut, dominohet nga shqisa e të nuhaturit. Njerëzit bëjnë kujdes të veçantë për pastrimin dhe heqjen e erës së trupit të tyre, deri sa nuk lenë erë të ketë mbetur. Edhe pse industria e prodhimeve sanitare dhe deodoranteve ka hedhur në qarkullim mijëra artikuj të ndryshëm, fatmirësisht trupi ynë nuk dorëzohet kaq lehtë. Aparati nervor që ndjen erën është zgjatim direkt i trurit. Bulbi olfaktor është pjesë e trurit që zbret poshtë në pjesën e sipërme të hundës.

Janë me shumë vlerë ushtrimet Kegel-it, për të forcuar muskujt e dyshemesë së pelvisit. Për këto ushtrime më janë bërë disa pyetje, për të cilat do të kem rast të përgjigjem.

Ç’janë miniorgasmat?

Ka disa të reja, të rinj, gra dhe burra, që kanë një problem shqetësues lidhur me orgasmën. Ata e arrijnë orgasmën jo vetëm shumë shpejt, por edhe shume shpesh. Disa e duan këtë, por ka të tjerë që nuk ndjehen mirë. Gjithkush mund ta kuptojë sa shqetësuese është për një vajzë kur arrin nëorgasmë në klasë, në mes të orës së mësimit. Orgazma në këtë rast ndodh krejt pa eksitim seksual. Mjafton që dikush të ulet në prehrin e saj dhe ajo arrin në orgasmë!

Ka disa gra dhe vajza që ndonëse ndjejnë dhimbje ose kruarje dhe vagjina u vjen erë të papëlqyer, nuk pranojnë të shkojnë tek gjinekologu. Pse e refuzojnë vizitën tek mjeku këto gra e vajza? Sepse kanë frikë se gjatë vizitës ato mund të kalojnë në orgasmë.

Orgazma, është një refleks që e çliron personin nga tensioni seksual. Disa gra thonë se kur veshinpantallona të ngushta ndjejnë të ngacmohen dhe kalojnë në orgasmë. Në këtë rast pantallonat fërkojnë gjenitalet. Për gra të tjera një presion që ushtrohet në zonën pelvike (kur dikush ulet në prehrin e tyre) bën të rritet eksitimi dhe të arrijnë në orgasmë. Ushtrimet e Kegelit (shtrëngimi dhe lirimi i muskujve të dyshemesë pelvike) që ndodh pa e kuptuar, mund të shkaktojë orgasmë. Presioni (shtrëngimi) i dykofshëve, lëvizjet tundëse, mbështetja në një makinë larëse që vibron, hipja në biçikletë, ose fantazitë mund të shkaktojnë gjithashtu orgazma.

Mund të ndodhë që kruajtja aty poshtë kur ke ndonjë infeksion të bëhet shkak për orgazmat e vogla e të shpeshta.

Pranojini këto orgazma si një dhuratë speciale që ua bën trupi juaj. Si diçka që duhet ta gëzoni dhe jo të shqetësoheni e t’ievitoni ato.

Tani besoj se e ke të qartë çfarë është orgazma. Mendimi që ti ke pasur se orgazma arrihet vetëm gjatë aktit seksual është një mit, një keqkuptim. Orgazma realizohet në tru dhe jo në vagjinë.

Ti më pyet nëse një vajzë e virgjër a mund të arrijë orgasmën? Sigurisht që po. Shumë adoleshente e arrijnë orgasmën pa kryer marrëdhënie seksuale të mirëfillta. Ato orgasmojnë në gjumë, në fantazi, kur shikojnë, lexojnë e dëgjojnë materiale erotike, kur vetë-masturbojnë, ose kur bëjnë masturbacion reciprok me shokët ose shoqet e tyre. Kur themi se vajzat duhet ta shtyjnë sa më shumë kryerjen e marrëdhënies seksuale, kemi parasysh që ato të çlirohen nga tensioni seksual dhe ta arrijnë orgasmën pa kryer marrëdhënie të mirëfillta seksuale. Kur këshillohet abstinenca ose heqja dorë nga marrëdhënia seksuale deri në martesë, presupozohet të arrihet kënaqësia seksuale me këto mënyra të tjera pa kryer marrëdhënien seksuale të mirëfilltw . Abstinencë nuk do të thotë të mos kënaqesh me trupit tënd, siç predikojnë disa besime fetare. Abstinencë do të thotë kënaqu, por pa kryer marrëdhënie seksuale të mirëfillta, që mbartin rrezikun e shtatzanisë dhe të infeksioneve seksualisht të transmetueshme.

MBI USHTRIMET E KEGELIT.

PYETJE NR.2

Doktor,

Ju shpesh herë keni përmendur në shkrimet tuaja ushtrimet e Kegelit si mënyrë për të përmirësuar jetën seksuale të grave.

Dëshiroj t’u pyes: Ku mund lexoj për këto ushtrime?

Faleminderit.

PËRGJIGJE

Ushtrimet e Kegelit, siç kuptohet edhe nga emri, i këshilloi për herë të parëDr. Arnold Kegel. Qëllimi i këtyre ushtrimeve wshtw të forcojnë muskujt pelvikë.Kjo ndihmongratë që të rifitojnë kontrollin mbi fshikën e urinës pas lindjes. Më vonë Dr Kegel konstatoi se ushtrimete tij rrisnin edhe intensitetin e orgazmave prandaj i propozoi ato për të përmirësuar jetën seksuale të grave. Ka shumë variante të këtyre ushtrimeve, por qëllimi është i njëjtë.

Për t’i mësuar këto ushtrime ju mund të lexoni në çdo libër obstetrike, mund të pyesni çdo doktor e mami, do t’i gjeni tek libri ” Seksualiteti dhe Seksi”, pra keni shumë mundësi për të mësuar.

Me që më pyetët për to dhe me që ato janë me shumë rëndësi për jetën seksuale të grave dhe të burrave, shkurtimisht po i përshkruaj për ju dhe për të tjerë që janë të interesuar për to.

1-Përcaktoni muskujt tuaj pelvikë. Kjo arrihet duke ndaluar currilin e urinës në mes të rrjedhjes.

2-Kontrakto muskujt pelvikë fort për një sekondë dhe pastaj liroi ato. Përsërite këtë dhjetë herë me radhë, tre herë në ditë. Gradualisht rrite numrin e kontraksioneve kështu që në fund të muajit të parë të bësh dhjetë kontraksione, njëzet herë në ditë

3-Kryej kontraksionet në kohë zgjatje të ndryshme. Mbaji kontraksionet deri sa të numërosh në tre dhe pastaj t’i lirosh. Mos i bëj uniforme ushtrimet, disa kontraksione bëj mw të shkurtra disa mw të gjata. 4-Ushtrimet e Kegelit bëjikurdo dhe kudo. Duke shikuar TV, kur flet në telefon, kur ke ndaluar me makinë në dritën e kuqe, kur je duke kërkuar në internet- zgjidhe vetë kohën dhe vendin mw të mirë. Ato bëhen duke ecur, duke qëndruar, duke qenë ulur, ose shtrirë.

5-Bëj ushtrimet e Kegelit kur je duke bërë seks me partnerin dhe do të ndjesh se kënaqësia do të jetë më e madhe.

6-Bëj ushtrimet e Kegelit për minimumi gjashtë javë. Rezultati nuk do të jetë i menjëhershëm, por me siguri që do të vini re një ndryshim të dukshëm.

Disa doktorë rekomandojnë që gratë shtatzëna të bëjnë 100 ushtrime të Kegelit ekstra çdo ditë, për të forcuar muskujt e tyre pelvikë dhepër t’i përgatitur ato për punën që pritet të bëjnë gjatë lindjes.

DISA KËSHILLA PËR INTERKURSËN SEKSUALE

1-Disa gra në mënyre natyrale lubrifikohen më shumë se të tjerat. Kur interkursa zgjat shumë, është mirë të keni pak lubrifikant afër sepse lubrifikimi natyral i gruas mund të thahet pas pak kohe dhe interkursa bëhet e dhimbshme dhe jo një eksperiencë e kënaqshme ashtu siç duhet të jetë.

2-Nuk ka rëndësi kush e drejton penisin në vagjinë, kur gruaja është gati ta pranojë atë. Në qoftë se burri e ka të vështirë të gjejë rrugën, atëherë gruaja duhet të japë ndihmë.

3-Në qoftë se burri nuk është i sigurtë se çfarë fërkimi dhe mënyra lëvizjesh dëshiron gruaja, atëherë ai duhet ta lejojë gruan të hipë sipër. Ai vë re tipin e lëvizjeve që bën gruaja dhe që e kënaqin atë më tepër nga sa kur ai ishte sipër e në kontroll të aktit seksual. Herën tjetër dhe ai vepron kështu.

4-Jo të gjitha zhurmat e interkursës vinë nga kordat vokale të partneres. Disa herë ajri dhe lëngjet brenda vagjinës mund të krijojnë zhurma të ndryshme, përfshi dhe një zhurmë sikur lëshon një pordhë. Mos u shqetësoni për këto zhurma, pranojini ato hapurdhe qeshni kur kjo ndodh. Francezët i quajnë këto “Fluturat e Dashurisë”.

5-Vendosni një jastëk nën të ndenjurat e gruas. Kjo do të ndryshojë këndin e hyrjes dhe do ta bëjë më të lehtë penetrimin, veçanërisht kur gruaja penetrohet për herë të parë. Kjo ka dhe avantazhe të tjera, gruaja do të ndjejë më shumë dhe do ta arrijë më kollaj orgazmën me anë të interkursës. Mos harroni shumica e grave duan stimulim plus të klitorit që të arrijnë orgazmën, pa këtë stimulim gratë e kanë të vështirë të arrijnë argasmën vetëm me interkursë. Stimulimi i klitorit bëhet me dorë, me gojë ose me vibrator.

6-Në qoftë se një partner nuk është i interesuar për seks, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të bëni seks. Nuk ka asgjë të keqe që ta kënaqni seksualisht partnerin tuaj edhe pa arritur vetë orgazmën. Për sa kohë që personi që nuk arrin orgazmën nuk ndjehet nën presion për të bërë seks dhe të dy janë të kënaqur me shpeshtësinë që bëjnë dashuri dhe janë të kënaqur seksualisht, gjithçka është në rregull.

7-Ndërsa shumica e njerëzve dëshirojnë argasma të njëkohshme gjatë interkursës, të tjerë mund të mos ndjehen të pakënaqur edhe po qe se kjo nuk ndodh fare kur ata bëjnë dashuri. Është me shumë rëndësi që të dy partnerët të marrin kënaqësinga e gjithë eksperienca e tyre seksuale dhe të mos frustrohen pse nuk orgasmojnë në të njëjtën kohë.

8-Në përgjithësi interkursa nuk duhet të jetë e nxituar, kështu të dy partnerët kënaqen plotësisht me njeri tjetrin, por nuk ka asgjë të keqe po qe se ndodh rastësisht edhe një interkursë e shpejtë. Disa herë të bësh dashuri për një kohë të shkurtër, p.sh kur jeni duke u veshur se do të shkoni për darkë në restorant, mund të jetë një eksperiencë shumë intensive dhe e kënaqshme

9- Një nga aspektet më të rëndësishme të interkursës është çfarë ndodh pas stuhisë. Grave u duhet më shumë kohë që të eksitohen nga sa u duhet burrave dhe ato po ashtu duan më shumë kohë të zbresin nga ajo fazë e eksitimit, kur procesi është i ngrohtë, i dashur dhe kënaqësia e tyre e përgjithshme është shumë më e madhe. Kini parasysh edhe këtë: konsiderojeni pas lojën seksuale si fillimin eparalojës për një sesion tjetër dashurie.

10-Disa njerëz, më shumë gra,shqetësohen nga çrregullimi që krijon interkursa. Në vend që të pastroni pas bërjes dashuri, të ngriheni e të shkoni në banjë të laheni me një herë pas orgazmës, është më mirë të të bëheni më praktikë dhe të hapninjë peshqir nën vete dhe një peshqir tjetër ta keni në anë të shtratin me të cilin të fshihni veten. Në këtë mënyrë do të relaksoheni me gjatë dhe do të gëzoni më shumë të mirat e paslojës seksuale.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora