E hene, 22.07.2024, 03:02 AM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Historia e Mjekesise Boterore

E diele, 06.01.2008, 11:55 PM


"Babai i Mjekesise" HIPOKRATI

Mikel Nakuci

NJE VESHTRIM I SHKURTER MBI HISTORINE E MJEKESISE.

Qe ne kohet me te lashta, njerezit perpiqeshin te lehtesonin vuajtjet nga plaget te ndryshme. Por arti i mjekimit lindi vetem atehere kur njerezit filluan te ndihmojne njeri tjetrin. Ky art me zhvillimin e shoqerise u shnderrua ne shkence mjekesore.
Per te shpjeguar misteret e botes se panjohur qe e rrethonte, njeriu i lashte u detyrua t`i drejtohej forcave demoniane, ndersa me vone duke dashur te ndikonte mbi te, ai krijoi magjine. Dhe gjithe kjo bote e panjohur per te hodhi rrenje edhe tek arti i mjekesise. Plagosjet i shihte si humbje e magjise mbrojtese, ndaj edhe mjekimet e para u shoqeruan me rituale magjike. [1,2]
Arti i mjekimit mendohet se ka lindur 20 mije vjet me pare. Ne shpellat e Pirenejve ne France eshte gjetur nje vizatim i kesaj periudhe, ku tregohet nje njeri qe mjekonte te plagosurit me nje veshje karakteristike. Vite me rradhe rolin e mjekeve e luanin prifterinjte pagane qe gjoja merreshin vesh me forcat e mbinatyreshme. [2]
Njeriu duke mjekuar mesonte nga pervoja dhe gabimet e veta. Ai filloi te perdorte ato metoda mjekimi qe jepnin rezultat dhe te tjerat i braktiste. Por kudo do te ishte e pranishme dhe magjia dhe do te duheshin mijra vjet qe arti i mjekesise te shkeputej prej saj.
Zhvillimi i metejshem i shoqerise njerezore solli me vete edhe zhvillimin e mjekesise. Filluan te perpunoheshin metoda te reja mjekimi, te pergatiteshin vegla dhe instrumente mjekesore, te beheshin operacione te ndryshme etj. Hapat e pare ne kete drejtim u bene ne Kine, Indi, Mesopotami, Egjypt etj.[2,3,4,5]
Pese mije vjet para eres se re midis lumenjve Tiger dhe Eufrat, ne Ultesiren e Mesopotamise lulezoi qyteterimi shumerian i cili ra si pasoje e pushtimit nga akanidet. Pasi vendosen sundimin mbi keta te fundit, babilonasit themeluan shtetin e tyre Babilonine. Megjithese mjeket qe jetuan dhe punuan gjate lulezimit te ketyre shoqerive ishin prifterinj pagane qe u perpoqen qe vezhgimet e tyre t`i fusnin ne kuadrin e ngushte te magjise, njohurite e tyre ishin nje thesar i cmuar qe u transmetuan shkruar ne brezat e ardhshem.[2]
Librat e lashta indiane japin te dhena per zhvillimin e mjekesise dhe ve?erisht te kirurgjise ne Indi. Atje pershkruhen operacione nga me te ndryshmet, sidomos ato plastike qe ishin karakteristike per indianet,etj. [4]
Ne tokat pjellore te brigjeve te Nilit u vendosen nomadet nga Nubia, Afrika lindore dhe fiset nga Gadishulli i Sinait te cilet u morren me kultivimin e dritherave. Keto fise themeluan shtetin e Egjiptit, mbi zhvillimin e te cilit kane shkruajtur historianet e lashte Herodoti, Straboni etj. 92 Por atje zhvillim te madh pati edhe mjekesia, te dhene te rendesishme per te cilen jane gjetur ne nje sere papirusesh te deshifruar si papirusi mjeksor Kahun, papirusi Rameseum IV dhe V, Smith, Ebers, Berlin, Londra, etj, ku flitet per njohurite anatomike, barnat, njohurite fisiologjike, per mjeket specialiste te kokes, syve, barkut, dhembeve etj. [6]
Themeluesi i Dinastise se pare egjiptiane Menesi (3400 vjet p.e.s.) ishte faraon dhe mjek. I biri i tij Afotisi shkroi nje liber per anatomine e njeriut qe mendohet te jete i pari i ketij lloji. 3200 vjet p.e.s., perandori Usafis shkroi traktatin mbi enet ne organizem, numri i te cilave sipas tij ishte dymbedhjete. [2]
Egjiptiani Imfotep qe njihet si mjeku i pare i vetrete jetoi 2600 p.e.s. Ai kishte nje talent te gjithanshem si Leonardo Da Vinci. dhe eshte projektuesi i njeres prej piramidave egjyptiane. Imfotepi ka lene shkrimet e para te cmueshme mbi historine e semundjeve dhe shkroi librin "Libri i fshehte i mjekut." qe eshte pershkrim i sistemuar 48 semundjeve duke perfshire mjekimin e plageve dhe operacionet kirurgjikale. Pas vdekjes egjyptianet e bene ate perendine e mjekesise. [2]
Nga mbishkrimi mbi varrin e perandorit Sahure te Dinastise se V te mreterise se vjeter egjiptiane mesojme se ne vitet 2400 p.e.s ka jetuar mjeku Ni-Anh-Zahmet. Ai ishte njekohesisht edhe prift, dhe kryetar i administrates per punet mjeksore, d.m.th. merrej me praktike mjeksore dhe pune organizative dhe drejtuese. [6]
Mjeket e vjeter egjiptiane bene perpjekje per grumbullimin e pervojes se praktikes mjekesore mbi bazen e interpretimit te drejte te fakteve. Megjithate kishte dhe ligje akoma barbare qe pengonin futjen e gjerave te reja ne mjekesi, sic ishite ligji qe thoshte se mjeket qe merrnin persiper sherimin e nje te semuri dhe nuk e sheronin ate denoheshin. [6]
Mjekesia egjiptiane me arritjet e saj u be baza e zhvillimit te mjekesise ne Greqine e vjeter. Vete grekerit konsiderohen si nxenes te kultures se lashte egjiptiane.
Midis fiseve nomade qe erdhen nga lindja duke kerkuar toka pjellore dhe kullota dhe qe filluan te hyjne ne ballkan dhe ne Azine e vogel ishin edhe greket. Keto fise pervehtesuan kulturen e vendasve dhe krijuan qyteterimin e tyre qe arriti nje nivel shume te larte, Greket pasi pushtuan Kreten shtrine sumdiminne tyre ne ujrat e detit Egje, e perhapen ndikimin e tyre ne Azine e Vogel, themeluan koloni ne Detin e Zi, ne Afriken Veriore, ne Italine Jugore dhe ne Francen e Jugut. [2]
Ne veprat e Homerit "Iliada" dhe "Odisea" shprehen njohurite kryesore mbi periudhen me te lashte te historise greke. Atje jepen edhe te dhena mbi mjekesine e kohes. Homeri tek "Iliada" pershroi rreth 140 raste plagosjesh dhe trregoi sesi mjekoheshin disa prej tyre. Nga poema bindemi se greket njihnin edhe pulsimin e zemres. [5]
Mjeku i "madh dhe pa vese" qe permend Homeri ne "Iliaden" e tij eshte Asklepi ose latinisht Eskylapi. Sipas legjendave ai ishte biri i perendise se diellit Apollon dhe e nje vajze thesaliane te quajtur Koronis. Ata ja dhane per edukim Centaurit Kiron, mesuesit te heronjve legjendare si Akili, Herkuli etj. Atje Asklepi mesoi mjekesine dhe u be aq i zoti sa qe arriti qe te kthente ne jete edhe te vdekurit. Zeusi i cili donte qe jeta dhe vdekja te vareshin vetem prej tij, u terbua shume dhe e godite Asklepin me nje vetetime. Asklepi gjate punes se tij u ndihmua nga dy bijat e tij Higjiena dhe Panacea, njera perendia e shendetit dhe tjetra e barnave. Per nder te perendise se mjekesise Asklepit, greket ndertuan nje numer te madh faltoresh. [2]
Zhvillimi i gjithanshem i Greqise i hapi rrugen zhvillimeve te shekujve VII-V p.e.s, i cili permbysi sitemin e tribuve dhe ngriti shoqerine skllavopronare. Ky fakt ndikoi edhe ne metodat e te menduarit ndonse filozofia nuk ishte e shkeputur akoma nga shkencat e natyres dhe perbenein se bashku nje te tere "filozofine". [7]
Bashkekohesi i Heraklitit Alkameoni nga Krotoniti (500 vjet p.e.s.) ishte i pari qe pranoi se truri eshte qendra e veprimtarise njerezore. Ai ka qene nje mjek i madh dhe beri shume studime te rendesishme duke hapur kufomat. Shkroi nje liber mbi anatomine qe u be baza e mjaft zbulimeve te metejshme anatomike. Ai arriti ne perfundimin qe levizja e gjakut edhe pse nuk eshte uniforme eshte e vazhdueshme. [2,7]
Sipas Platonit ( 427-347 p.e.s.) njeriu drejtohet nga tre llojet e shpirtit ose "pneumat", te cilat vendosen ne tre organet kryesore, ne tru, ne melci dhe zemer dhe perbejne te ashtuquajturin trekendesh te Platonit. Aristoteli (384-322 p.e.s.) zhvilloi me tej teorine e Platonit dhe njekohesisht beri edhe nje sere eksperimentesh qe ndihmuan ne zhvillimin e mjekesise. Ai ishte i pari qe u perpoq te krahasonte trupin e kafsheve dhe te studionte embrionin duke u bere keshtu nismetari i anatomise krahasuese dhe embriologjise. Ai theksonte se ? kafshe e ka prejardhjen nga kafsha, dhe ne kete menyre ndoqi rrugen studimit te organizmit nga pikpamja e zhvillimit. [7]
Padyshim qe zhvillimi i mjekesise ne Greqine e vjeter u be me hapa te medha. Veprat e mjekut te madh Hipokratit jane nje grumbullim dhe pergjithesim i pervojes se deriatehereshme dhe ndihmuan mjaft ne zhvillimin e mjekesise. Termat mjekesore te kohes sone si kirurgji, pediatri,psikiatri, dermatologji, neurologji etj. deshmojne edhe nje here per rolin historik te Greqise se lashte ne zhvillimin e shkences mjekesore. [5]
Aleksandri i Maqedonise pas pushtimit te Egjiptit ndertoi atje qytetin me emrin e tij. Aleksandrine, ku se bashku me triumfuesit u perhap dhe doktrina e Aristotrelit. Pas renies se perandorise se Aleksandrit te Maqedonise ajo u nda midis komandanteve te tij. Egjipti ra ne duart e Ptolemeut, i cili e shnderroi Aleksandrine ne nje qender te madhe kulturore. Duke qene vendi i kryqezimit te rrugeve tregetare, detare dhe karvaneve, u krijuan kushte per lulezimin e filozofise, shkences teknikes dhe artit. Ne Aleksandri u ngrit nje muze me te cilin komunikonin te gjithe shkencetaret per eksperimentet dhe punimet e tyre. Krahas tij u ngrit edhe nje biblioteke me doreshkrime nga shume vende te botes. [2]
Nje zhvillim te madh mori edhe mjekesia dhe biologjia. U zhvillua vezhgimi dhe eksperimenti dhe u bene zbulime te rendesishme nga mjeket aleksandrine. Dy me te permendurit kane qene Herofili qe lindi me 33 p.e.s. dhe Erazistrati 310 p.e.s. .Keta mjeke bene zbulime te rendesishme mbi ndertimin dhe funksionin e trupit te njeriut. [2,5,7]
Herofili ishte i pari qe filloi te hapte kufomat per studime dhe pershkroi nje varg formacionesh; si trurin e madh dhe membranat e tij, pershkroi nervat dhe ndreqi gabimet e paraardhesve qe mendonin se jane nje variant i eneve te gjakut. Ai theksoi se nervat jane pjese e sistemit qe kontrollon levizjet dhe percakton ndijimet. Ne kete sistem fuste trurin dhe palcen e kurrizit. Ai zbuloi pulsin dhe nje sere formacionesh anatomike, pershkroi enet e gjakut dhe dalloi arteriet nga venat. Rezultatet e kerkimeve te tij anatomike duke perfshire edhe te dhenat qe njiheshin deri atehere i permblodhi ne vepren e tij mbi anatomine.
Erazistrati ne punen e tij mbajti mje qendrim kritik ndaj teorive te deriatehereshme mbi njeriun, semundjet etj. Studimet ai i mbeshteti ne hapjen e trupave dhe ne eksperimente. Ashtu si Herofili beri mjaft zbulime ne sistemin e eneve te gjakut, la nje pershkrim te zemres te cilen e krahasonte me nje pompe, dalloi valvulat e saj ne saje te te cilave gjaku rrjedh ne nje drejtim. Ai duke ndjekur rrugen e qarkullimit te gjakut hartoi nje skeme pothuajse te sakte dhe dha idene e eneve shume te vogla qe lidhin arteriet me venat. Erazistrati si te gjithe mjeket e meparshem thoshte se gjaku rrjedh vetem ne vena kurse ne arterje ka ajer. Duke kritikuar teorite jo te drejta mbi semundjet ai pranonte si shkaktare mdryshimet ne inde dhe organe dhe krahasoi organet e semura me ato te shendosha. keta dy mjeke dhane nje kontribut te shquar dhe ne zhvillimin e mjekesise praktike.
Romaket pas pushtimeve te njepasnjeshme dhe krijimit te Perandorise Romake e shnderruan Romen ne qendren me te madhe ekonomike shoqerore. Duke e konsideruar mjekesine si nje profesion jo te denje per nje qytetar romak ne fillim ata nuk e ushtronin kete profesion dhe mjeket e pare ne Rome ishin te huaj, kryesisht greke. Ne infermierite e tyre, te quajtura latinisht "Medicatrinea", kryenin flebotomi dhe tregetonin ilace. Me vone keta mjeke filluan te futeshin edhe ne shtepite e patriceve duke rritur dalengadale prestigjin e tyre. Ata u pranuan te punonin ne banja, gjimnaze, apo edhe ne ushtri, u bene mjeke te sklleverve, te gladiatoreve etj. [4]
Ardhje ne Rome e mjekut te shquar Asklepiadit e ngriti ne nje shkalle mjaft te larte prestigjin e ketij profesioni. Nje ngjarje qe nga jeta e Asklepriadit qe i dha atij nje fame te madhe eshte pershkruar nga Apuleus. Nje dite duke shkuar ne shtepine e tij, mjeku u ndesh me nje funeral qe po shoqeronte kufomen e nje te vdekuri. Njerezit qe po shoqeronin te vdekurin ndaluan dhe po pregatisnin zjerrin per djegjen e tij. Duke pare me verejtje kufomen Asklepiadi pa tek ajo gjurme jete. Pasi i bindi njerezit qe te prisnin pak, ai e ? kufomen ne nje shtepi prane dhe pas disa manipulimesh e solli ate ne jete. Ky fakt i mahnitshem u perhap menjehere ne Rome. Asklepiadi, i cili eshte edhe mesuesi i mjekut tone te shquar Filonidh Durrahenit, jetoi ne shekullin e pare p.e.s..Ai eshte quajtur "Princi i mjekeve" dhe ishte mik i Ciceronit, Krasusit dhe Mark Antonit. [4]
Rendesi te madhe per zhvillimin e mjekesise ne Rome pati Vendimi ei Julio Cezarit ne vitin 46 p.e.s.,i cili u dha te drejten qytetareve romake te ushtronin praktiken mjekesore. Shkollat mjekesore Romake pergatiten nje numer te madh mjekesh per tere perandorine, te cilet pasi perfundonin studimet thirreshin "Medicus a Republika". Megjithate studimet e organizuara mjekesore morren forme te plote ne shekullin e trete kur u ngriten shkolla te ve?ta per studimin e mjekesise. [4]
Mesimet anatomike ne shkolle bazoheshin ne studimin e anatomise se kafsheve, ndersa instruksionet klinike merreshin ne infermierite apo spitalet e ne shtepite e te semureve kur nxenesit shoqeronin mesuesit e tyre. Organizimi i studimeve te sistemuara mjekesore solli nje ndryshim te rendesishem ne poziten e mjekesve. Ata filluan te nderoheshin me teper dhe arriten me vone te merrnin pjese edhe ne administraten politike [4]
Ne Rome u hartua per here te pare nje kushtetute e organizimit shendetsor. Qyteti i Romes kishte nje sistem ujrash me 14 kanale dhe problemet e kanalizimit ishin rregulluar me ligjslacion. Per drejtimin e tregetise kishte funksionare te vecante. Ishin ndertuar banja ku laheshin mijra vete njeheresh, ndersa djegia dhe varrimi i kufomave beheshin me nje rregull te rrepte. [4]
Per shume kohe ne Rome punoi mjeku i shquar i lashtesise Klaud Galeni i cili la mjaft vepra te shkruara mjekesore. Ato sollen nje zhvillim te madh ne shkencen mjekesore dhe mbizoteruan ne mjekesi per shekuj te tere, por me vone ato u bene pengese per ecjen perpara, sepse u pranuan si te verteta te padiskutueshme duke perfshire dhe gabimet e tij. U deshen mjaft sakrifica per te pranuar se edhe Galeni kishte gabuar ne disa raste dhe se vepra e tij nuk permblidhte githshka mbi mjekesine.
Kryengritjet e sklleverve, shperqendimi i pushtetit, renia e prodhimeve te produkteve bujqesore, dhe sulmet e nje pas njeshme te fiseve barbare sollen shkaterrimin e Perandorise Romake. Epidemite e medha te murtajes, tifos, lise qe u perhapen ne tere perandorine dhe shkaktuan viktima te shumta e shpejtuan procesin e renies se saj. [2] Ne keto kushte kaosi njerezit, qe vuanin nga uria, semundjet, dhe lufterat, filluan te kerkonin nje clirim shpirteror dhe ate e gjeten tek feja e krishtere qe lindi rreth shekullit te IV. Feja kristiane beri edhe perpjekjet e saj per te ndihmuar njerezit e semure, invalidet dhe te moshuarit duke krijuar keshtu spitalet dhe azilet per te moshuarit dhe te semuret kronike qe morren nje zhvillim te papare deri atehere. Kurre me pare nuk ishte dhene ndihma me te tille pergjegjesi dhe kujdes. Ne to kujdesi ishte njekohesisht edhe shpirteror. [8]
Ne vitet e atehereshme, kur fete ishin forca te medha politike dhe shoqerore, nderhyrja e tyre ne mjekesi ishte dominuese dhe ne te njejten kohe ajo goditi rende te gjithe ata qe u perpoqen te shfaqnin nje mendim ne mjekesi te kundert me ate qe perfaqsuesit e fese te asaj kohe e shnderruan ne dogme.
Krstianizmi zevendesoi kultin e Asklepit dhe faltoret e tij u kthyen ne faltore kristiane. Kjo fe e re u perhap shpejt, dhe perfaqesuesit e fese te asaj kohe i shpallen lufte cdo te reje shkencore qe mund te sillte lekundjen ndaj besimit, dhe keshtu gjate mesjetes ndikuan negativisht dhe bene te harrohen mjaft nga trashegimia e brezave te meparshem. Keshtu rendi feudal ndikoi negativisht dhe solli nje renie te kultures dhe i dhe nje zhvillim te madh injorances duke kufizuar ne menyre te ndjeshme si higjenen ashtu edhe mjekesine. [2]
Ata qe nuk u pajtuan me kete gjendje, nestorianet, pasuesit e patriarkut heretik Nestor, qe u debua nga Kostandinopoja, shkuan ne vendet e Azise duke marre me vete veprat qe kishin mbetur nga qyteterimi grek, si veprat e Aristotelit, Hipokratit, Galenit etj.. Ata u vendosen kryesisht ne vendet islamike dhe filluan qe te perkthejne keto vepra ne gjuhen e ketyre vendeve. Ne qytetin persian te Xhandishapurit ngriten dhe nje universitet i cili ishte qendra kryesore e mendimit mjekesor. [2]
Ne vendet e lindjes ishte nje situate e favoreshme per zhvillimin e shkencave ne pergjithesi dhe mjekesise ne vecanti, sepse sundimi i pakufizuar i fese, karakteristike per feudalizmin, ne keto vende u vendos me vone. Kjo periudhe filloi atje nga fundi i shekullit te XI. 84 Keta popuj te etur per dije, pervehtesuan veprat e grekerve dhe zhvilluan me tej shkencat, si mjekesine, kimine, matematiken, astronomine duke i dhene botes vepra me vlera te pamohueshme. Mjeket e medhenj te botes muslimane ishin mjeke mjaft te talentuar, megjithese dhe atje ndalohej hapja e kufomeve per studime anatomike.[5]
Abu Bah Muhamed ibn Zakaria Ar Razi ose sic thirret ne latinisht Razesi ( 850- 923 ) ka qene nje nga mjeket me te shquar te islamizmit e ne te njejten kohe ka qene filozof, matematikan dhe poet. Razesi ka qene themeluesi is spitalit te madh te Bagdatit. Interesante eshte fakti sesi ai zgjodhi vendin per ndertimin e ketij spitali. Ai vuri copa mishi ne vende te ndryshme te qytetit. Vendin ku copat e mishit u kalben me vone ai e quajti me te shendetshmin dhe aty kerkoi te ngrihet spitali. Si shume spitale te Lindjes edhe spitali i Bagdatit kishte shkollen e tij mjekesore qe drejtohej nga Razesi. Atij i perkasin rreth 200 vepra, shumica e te cilave jane vepra mjekesore. [9]
Rendesi ka vepra e tij "Mbi fruthin dhe line " ku pershkruhen ecurite e semundjeve, shenjat dhe mjekimi i tyre. Vemendje te vecante ai i kushtoi dallimit te ketyre semundjeve nga njera tjetra dhe njihet si i pari qe beri nje gje te tille. Duke njohur literaturen e lashte klasike ai mbajti nje qendrim antidogmatik ndaj trashegimise mjekesore te Galenit. Vepra e tij me e madhe eshte "Libri i pergjithshem i mjekesise " me 20 vellime qe permbledh njohurite mjekesore qe njiheshin nga greket, sirianet, etj. ,duke futur aty edhe pervojen e tij. Vepra tjeter e tij prej 10 vellimesh, "Almadori" , sherbeu si nje udheheqes per mjekimin e semundjeve. Razesit i perkasin edhe merita ne fushen e kirurgjise ku pershkroi disa instrumernte dhe ishte i pari qe perdori pambukun per mjekimin e plageve. Pervec veprave te medha ai la edhe shkrime te shkurtera me teme te vecante qe tregojne interesin e tij te gjere per shume probleme te mjekesise. Keshtu ai shkroi "Nje mjek nuk mund te mjekoje te gjitha semundjet" , "Semundjet e lehta mund te jene me te veshtira per t`u mjekuar". dhe per pacientet shkroi librin "Per ata qe nuk jane mjeke". Veprat e tij u perkthyen ne mjaft gjuhe te botes. [9]
Vazhduesi i vepres se Razesit, Abu-ibn-Abas (vdiq me 994) shkroi mjaft vepra mjekesore dhe njihet si paraardhes i hershem i mjekesise eksperimentale. Ai provonte veprimin e barnave ne kafshe sepse " ... cdo dite zbulohen barna te rinj qe te lashtet nuk mun t`i njihnin ". Pa dyshim puna e ketyre dy mjekeve te shquar ndikoi ne formimin e vepres se mjekut me te shquar te kesaj periudhe Avicenes. 84
Ibn-al Hajtan (Alhazien) (965-1038) luajti nje rol te madh ne zhvillimin e oftalmologjise. Ai ishte matematikan, fizikan dhe eshte autori i librit "Optika" ne te cilin pershkruan edhe rrugen e drites neper thjereza. Ne te ai jep pershkrimin e pare anatomik te syrit, shpjegon levizjet fiziologjike te perthyerjes se drites dhe te perceptimit optik duke mbrojtur tezen se drita perhapet nga objekti ne sy dhe jo e kunderta. Ai hodhi idene e pare mbi perdorimin e syzeve optike, per mikroskopin dhe teleskopin qe u ndertuan me vone. [10,11]
Evropa per disa shekuj nuk dinte shume gjera per veprat e klasikeve te saj te lashte. Asaj iu desh t`i rinjihte perseri ato vetem ne saj te mjekut katragjenas Kostandin Afrikanit i cili i riperktheu veprat e klasikeve te lashte nga gjuha arabe ne ate latine ne shekullin e XI. Ato filluan te studjoheshin me endje nga evropianet qe filluan te zgjoheshin. Studjues te tjere vazhduan punet e tij me perkthimin e veprave te tjera dhe keshtu filloi periudha e rilindjes Evropiane [2]
Perfaqesuesit e atehereshem te fese qe perbenin nje force te madhe politike kerkonin sundimi me cdo kusht ndaj nuk iu interesonte zhvillimi i cili shpesh sillte edhe lekundje ndaj besimit. Keshtu duke mos mundur te ndalonte dot perhapjen e librave te lashte ata bene nje kompromis duke pranuar disa vepra si ate te Aristotelit dhe te Galenit meqenese pohimi se toka eshte ne qender te botes dhe se njeriu eshte epiqendra e saj ishin me afer fese. Veprat e ketyre autoreve te shquar te lashtesise u kthyen ne dogma dhe nuk iu lejohej as edhe korrigjimi i gabimeve te cilat ishin te pashmagshme per kohen kur ata jetuan. [2,5]
Renia e theksuar e higjenes personale dhe kolektive gjate periudhes se mesjetes, kryqezatat dhe lufterat, emigrimi i popujve etj., krijuan kushte per perhapjen e epidemive te tmershme. Murtaja bubonike e quajtur "Vdekja e zeze" u perhap ne shekullin e pesembedhjete dhe shkaktoi vdekjen e 75 milion njerezve nga te cilet 25 milion vetem ne Evrope,numer ky i barabarte me nje te katerten e popullsise se botes. [12]
Kjo semundje filloi ne Azi ne vitin 1333. Ajo u perhap nga India ne vitet 1346 - 1347 me ane te tregetise, ne Azine Qendrore, Egjipt, dhe Evropen Jugore; Itali, France, Gjermani, Poloni etj. Kjo epidemi ishte kaq e ashper sa rrenoi fare jeten ekonomike e shoqerore te kontinentit. Nje mjek i kesaj periudhe e ka pershkruar keshtu kete semundje: [4]
" Semundja filloi ne janar dhe vazhdoi shtate muaj. Ajo u shfaq ne dy forma. E para vazhddoi dy muaj gjate se ciles te semuret kishin ethe te vazhdueshme dhe nxirrnin gjak nga mushkerite. Zakonisht ata vdisnin per tre dite. Forma e dyte zgjati gjate gjthe periudhes tjeter, ku te semuret kishin ethe te vazhdueshme qe shoqeroheshin me absese dhe karbunkula ne pjeset e jashteme, kryesisht ne ije dhe ne sqetull. Ata vdisnin per 5 dite. Semundja ishte kaq ngjitese sa qe mjaftonte qe te afroheshe ose te shije ndonje te semure dhe do te infektoheshe." [4]
Nje pamje te tille te qyteteve te shkaterruara nga murtaja ne e jep edhe Bokacio ne librin e tij "Dekameroni"
Nje semundje tjeter qe u perhap shume ne shekullin e trembedhjete ka qene edhe lepra. Ne ate kohe ne France kishte mbi 2000 leprozariume ose lazarete dhe disa qindra ne Angli. Leprozet izoloheshin dhe mund te dilnin vetm me nje veshje mjaft karakteristike, ndersa kur shihnin ndonje kalimtar duhet te jepnin shenje me zile ose me bri. Gjate periudhes se mesjetes pati dhe nje numer te madh epidemish te gripit here te lehta e here te fuqishme. [4]
Keto epidemi i shkaktuan njerezve mjaft vuajte fizike dhe psiqike por ne te njejten kohe, ve?erisht nga epidemia e "Vdekjes se Zeze", mjeket mesuan mjaft per te marre masa mbrojtese kunder semundjeve infektive. [5]
Per shekuj te tere kisha kishte monopolin e pergatitjes se mjekeve. Por pak nga pak ndikimi i saj mbi mjekesine filloi te bjere. Nga pergatitja e mjekeve vetem ne shkollat mjekesore te manastireve ku mund te kishte ndonje kopje te vepres se Galenit, u kalua ne shkollat e para laike mjekesore sic ishin ajo e Salernos, Universiteti i Padovas, Bolonjes, Parisit, Monpeliese, Oksfordit, qe kishin nje program disavje? te pergatitjes se tyre. [2]
Pavaresisht nga lirite qe kishin keto universitete, prape ndodheshin nen pushtetin e kishes dhe ishte ajo qe vendoste per shume probleme akoma. Ne keto shkolla sundonte metoda skolastike e te mesuarit dhe studenteve nuk u lejohej hapja e pavarur e kufomave, e cila lejohej vetem ne raste te rralla. [49,5]
Keto shkolla ishin te mberthyera nga dogmatizmi. Ato u mesonin nxenesve vetem klasiket e lashte dhe nuk lejonin as perpjekjen me te vogel per t`i verifikuar. Mbi te gjitha sundonte anatomia e Galenit, dhe ata qe guxonin te kryenin atudime te pavarura denohesin rende. Megjithate ne keto shkolla u rriten mjeket e rinj qe me vone bene shnderrime aq te medha dhe krijuan shume vepra te shquara mjekesore. [5]
Ne fund te shekullit te XV keto shkolla morren nje forme te plote. U ngriten spitale te organizuara mire dhe u nxorren ligje per ushtrimin e profesionit te mjekut. Nuk lejohej te praktikohej mjekesia pa lejen e nevojshme. Konsulta midis mjekeve sidomos ne rastet e veshtira ishte e detyrueshme dhe mjeku qe fliste keq per nje koleg ne publik denohej rende. [4]
Por akoma mjekesine e pengonte ndarja me kirurgjine. Mjeket qe nderoheshin si akademike nuk e praktikonin kirurgjine se ajo per ta ishte nje profesion i ulet. Edhe ne rastet kur e shihnin te nevojshme mund te arrinin deri atje sa te jepnin vetem keshilla kirurgjikale, ndersa operacionet kryheshin nga berberet. Aq e madhe ishte kjo ndarje sa qe studenti i mjekesise ne Paris duhej te betohej qe te mos bente asnje operacion, flebotomi apo hepje te kufomave. Kjo gje ndikonte sidomos ne mesimin e anatomise. Ne raste e rralla ku hapeshin kufomat, mesuesi lexonte nga larg librin e Galenit duke treguar me shkop pjeset e ndryshme te trupit. [4,5]
Kirurget mjekimet e tyre i permblidhnin ne mjekimin e plageve, te thyerjeve, daljen e kockave, prerjen e gjymtyreve dhe hapjen e abceseve. Disa operacione te tjere si ai i hernies inguinale ose heqje e gureve nga fshikeza e urines linin pasoja te renda. Qepja e plageve nuk njihej, operacionet e kataraktit beheshin shume rralle ndersa operacionet me te veshtira ekzistonin vetem ne literature dhe askush nuk guxonte t`i vinte ne jete. Te gjitha keto njohuri per kirurgjine ishin ndikim i traditave greke dhe arabe. Shumicen e ketyre operacioneve e benin berberet ose berberet- kirurge. Madje kjo tradite arrite deri ne shekullin e XVIII, kur berberet akoma kishin te drejten te ushtronin kirurgjine. Kirurgjise filloi t`i jepej rendesia e duhure vetem gjate Rilindjes Evropiane. [4]
Kryengritjet fshatare, lufta kunder pushtetit absolut te kishes, renimi i ekonomise feudale dhe nisja e nje periudhe te re te zhvillimit te artit, letersise, e shkencave shenon fillimin e Rilindjes Evropiane. [2] Kjo kthese e madhe perfshiu te gjithe shkencat dhe po ne ate shkalle edhe mjekesine e cila hodhi tej dogmat duke nisur rrugen e zhvillimit te saj Ne kete priudhe u ndeshen ne nje lufte te ashper e pa kompromis rryma e neshtrimit ndaj ideve te autoreve te lashte dhe ajo e pranimit kritik te tyre. Kjo solli zevendesimin e skolastikes me studimin objektiv te njeriut ne ndertim dhe ne funksione.
Periudha e Rilindjes eshte periudha ku u hodhen bazat e shkencave anatomike dhe te fiziologjise te njeriut. Kjo rruge nisi me veprat e gjeniut te Italise Leonardo Da Vincit. Studimet e anatomise Ai i nisi si artist, por, shpejt u apasionua pas saj si shkence dhe punimet e tij perfshijne aspekte shume me te gjera se? nevojitet piktorit apo skulptorit. Ai e la menjane vepren e Galenit duke dashur te studjonte cdo gje vete. Me metoden e tij te studimit qe baza ishin analiza, vrojtimi, dhe eksperimenti ai arriti te saktesonte mjeft pershkrime anatomike. [13,14]
Leonardo injoroi vepren e Galenit, Paracelsi dogji publikisht librat e tij ndersa grushtin vendimtar ajo e mori nga "Anatomia" e Vezalit. Vepra e tij likuidoi gabimet e Galenit, ( rreth 200) por, fatkeqsisht Vezali nuk u nderua si nje reformator por u ndoq e u persekutua nga kisha dhe galenistet, te cilet nuk duronin rishikimin e veprave klasike. Puna e Vezalit dhe e pasuesve te tij Falopit dhe Eustakit hodhen bazat e anatomise moderne.
Gabriel Falopi (1523-1562) i permblodhi zbulimet e tij anatomike ne librin "Vrojtime anatomike". Ne disa formacione ruhet akoma emri itij si p.sh. tubat e Falopit, kanali i Falopit etj. Ne vepren e tij ai pershkroi organet e degjimit e te te parit, organet gjenitale, pershkroi hollesisht zhvillimin dhe ndertimin e kockave, vecanerisht te kafkes, muskujt etj. Ndersa Bartolome Eustaku shkroi vepren "Manual i anatomise", ne te cilen pershkruhet struktura e dhembeve, veshkave, pershkruhen venat dhe organet e degjimit prej nga ka mbetur ende termi tubi i Eustakut. Ai studioi gjithashtu historine e zhvillimit te organizmave. [7]
Ajo qe mposhti perfundimisht mjeket skolastike galentiste ishte zbulimi dhe pranimi i teorise se qarkullimit te gjakut. Qe ne kohet e lashta Imfotepi, Erazistrati, arabi Ibn-Al-Nazif hodhen hipoteza te drejta mbi qarkullimin e gjakut, por vete koha nuk mund t`i pranonte, sepse ajo nuk zoteronte mundesine e vertetimit te tyre. Deri ne kete kohe sundonte pershkrimi i Galenit per te. Real Kolombo(1516-1559) tregoi se gjaku kalon nga njera ane e zemres ne tjetren pasi kalon neper mushkeri. Kete fakt e shtjelloi gjere Migel Serveri(1509-1553) ne vepren e tij "Restaurizmi i kristianizmit", shkrimi i te cilit i kushtoi jeten. Ate e dogjen ne turren e druve duke e akuzuar si heretik. Fabricio, mesuesi i Harveit, pershkroi i pari me 1574 valvulat venoze, ndersa Uilliam Harvei duke u bazuar ne eksperimente ne kafshe zbuloi qarkullimin e gjakut. Ai tregoi se gjaku nga zemra shperndahet ne te gjithe trupin nepermjet aortes e me tej arterieve dhe kthehet perseri ne zemer por tani ne te djathte me ane te venave kava. Nga zemra e djathte ai shkon ne mushkeri ku pastrohet dhe kthehet ne zemren e majte nga ku vazhdon perseri kete rruge. Libri i Harveit shkaktoi nje reaksion te madh. Galenistet e sulmuan ate pa meshire, por e verteta shkencore triumfoi. Bota e pranoi zbulimin e tij. Mbetej te sqarohej lidhja e arterieve me venat, ndonese Harvei me gjenialitetin e tij hodhi hipotezen mbi ekzistencen e anatomozave te padukshme. [2,4]
Kapilaret i zbuloi Marcelo Malpigi me ndihmen e mikroskopit qe zmadhonte 180 here. Malpigi (1628-1694) ishte mjek anatomist dhe natyralist italian qe njihet si themelues i anatomise mikroskopike. Mesoi tek anatomisti Masari ne Universitetin e Bolonjes dhe me 1653 mori graden "Doktor ne mjekesi". Ai ishte nje nga pionieret e histologjise, embriologjise dhe botanikes. Emrin e tij e mban shtresa e mbilekures te vertebroret, formacionet sferike ne veshka, trupezat e shpretkes dhe tubat e urines tek insektet. Atij i perket merita e zbulimit te ndertimit ne forme dhomezash te mushkerise. Malpigi per here te pare i verejti kapilaret ne mushkerite e bretkoses duke pare atje nje gershetim te indeve qelizore dhe eneve te gjakut. [10,11]
Frederik Ruish qe perfeksionoi metoden e injektimit te eneve te gjakut per studim, shtoi shume njohurite mbi sistemin e eneve te gjakut me ane te saj. Ndersa Kaspar Azeli (1581- 1626) Vuri bazat e studimit te sistemit limfatik. [2]
Kirurgjia gjate Rilindjes Evropiane beri hapa te rendesishme perpara. Rol te madh luajti fillimi i ndryshimit te konceptit per te si nje profesion i ulet. Ne kete periudhe u hodhen bazat e kirurgjise moderne, nje nga themeluesit e se ciles njihet Ambruaz Pare (1517- 1590). Me vone filluan te hapeshin shkollat e kolegjet e kirurgjise deri sa ne shekullin e XVIII u krijua Akademia e Kirurgjise dhe leksionet e para te kirurgjise i dha kirurgu francez Lafranshi ne Universitetin e Parisit. [4]
Ndryshimi i metodes se studimit te mjekesise nga leximi i librave ne studimin e te semurit shenon lindjen e mjekesise klinike. Mjeket u shkeputen nga librat e vjeter dhe u kthyen nga i semuri. Perfaqesuesi i kesaj levizjeje ka qene Xhovani Batista Montano (1489-1552) mjek e shkencetar padovan, i cili theksonte se : "Burimi i shkences mjekesore eshte vetem tek shtrati i te semurit" dhe se: "Nuk mund te mesosh ndryshe vecse duke ndjekur te semurin". Mesimet Montano i bente tek shtrati i te semurit ne spitale duke ua mesuar edhe nxenesve te tij kete metode te cilen ata e vazhduan ne universitete te tjera te Evropes. [5]
Zhvillimi metejshem i mjekesise klinike eshte i lidhur me emrin e Herman Burhavit (1668-1738) i cili punoi ne nje sere disiplinash, botanike, kimi, kirurgji, oftalmologji, por me shume ai u morr me mjekimin e semundjeve te brendeshme dhe me patologjine e pergjitheshme. Ai ishte i pari qe perdori ne klinike matjen e temperatures me termometer Fahrenhait. Ai futi ne mjekesi shpjegimin mekancist te te gjitha proceseve ne organizem. [5]
Shfaqja e manifakturave shenopn lindjen e marredhenieve te reja kapitaliste, njekohesisht ajo solli lindjen e problemit te semundjeve te punetoreve te industrise. I pari qe u morr me studimin e kesaj patologjie te re ishte Bernardino Ramacini (1639-1714) nga Padova qe shkroi librin "Mbi semundjet e zanat?jve". [15] Pikerisht lindja e kesaj patologjie shenon fundin e mjekesise te epokes se feudalizmit dhe fillimin e nje etape te re ne zhvillimin e shkences mjekesore.
Shkencetari tjeter italian Xhovani Batista Morgani (1682-1771),themeluesi i anatomise patologjike, mesoi ne Bolonje tek anatomisti Valsalvi. Qe nga viti 1771 ai punoi ne katedren e anatomise te Universitetit te Padovas. Vepra e tij " Vendndodhja dhe shkaqet e semundjeve" perbejne hapin e pare ne historine e anatomise patologjike. Morgani ka pershkruar ne menyre te hollesishme ndryshimet e organeve nen veprimin e semundjeve dhe ne baze te tyre ai hodhi idene mbi shkaqet e semundjeve, duke i dhene fund sundimit te teorise humorale. [5]
Revolucionet borgjeze i hapen rrugen zhvillimit te shkences dhe te teknikes. Ky zhvillim u be shume i dukshem ne matematike dhe ne mekanke duke sjelle si rezultat pikpamjet se keto dy shkenca perfshijne gjithshke dhe shpjegojne gjithshka. Ne keto kushte u perpunua nje forme e re e meterjalizmit ajo e materjalizmit mekanicist, perfaqesuesit e te ciles ishin edhe mjeket Lerua, Lametri dhe Kabanis. Keta mjeke filozofe shpjegonin gjithshka ne organiozmin e njeriut me ligjet e mekanikes dhe te fizikes. Lametri nxenes i Burhavit, shkroi librin "Njeriu makine" ku ne shpjegimin e proceseve fiziologjike u mbeshtet mbi mekaniken. [16]
Ne shekullin e XVIII vemendja e mjekeve u drejtua tek lija si nje semundje e kobshme dhe mjaft e perhapur. Ne ate kohe njihej metoda e variolizimit e perdorur qe ne Kinen e lashte, per tu mbrojtur nga semundja por ajo shpesh sillte infeksione vdekjeprurese. Dhe ishte mjeku anglez Eduart Xhener (1749-1823) i cili perdori per here te pare vaksinimin kunder lijes se vertete duke shfrytezuar vetite parandaluese te lijes se lopes. [17,18]
Zbulimet me te rendesishme te shekullit te XIX, zbulimi i qelizes dhe formulimi i teorise qelizore, ligji i ruajtjes dhe shnderrimit te energjise dhe teoria e evolucionit e Darvinit dhane ndihmen e tyre ne zhvillimin e mjekesise. [5]
Zbulimi i qelizes dhe teorise qelizore eshte lidhur ngushte me zbulimin dhe perfeksionimin e mikroskopit.Huku ishte i pari qe i dha asaj kete emer. Ai ishte nje shkencetar qe dha nje ndihme te madhe ne zhvillimin dhe persosjen e mikroskopit. Mikroskopet e tij ai i provonte duke pare sende te ndryshme. Keshtu ai per here te pare vuri re membranat qe rrethonin zgavrat e zbrazura ne prerjet e tapes dhe i quajti keto qeliza. Me vone Malpigi dhe Gry bene vrojtime te thella per qelizen sikurse Purkinie, Shlajden dhe Shvan. Keta dy te fundit jane edhe themeluesit e teorise qelizore e cila theksonte se qeliza eshte elementi strukturor i pergjithshem i organizmave bimore dhe shtazore. Nje mjek tjeter i shquar, Rudolf Virhovi gjithashtu dha nje interpretim te tij per qelizem dhe rolin e saj ne organizem. [10,11]
Zbulimi i ligjit te ruajtjes dhe shnderrimit te energjise ndihmoi biologjine dhe mjekesine ne kuptimin e proceseve qe kane te bejne me metabolizmin ne organizem. Po keshtu nje rol te rendesishem luajti edhe teoria e Darvinit mbi evolucionin e qenieve te gjalla.
Ne shekullin XIX u zhvilluan mjaft deget e shkences mjekesore si rezultat i zhvillimit te pergjithshem te matematikes, fizikes, kimise, biologjise etj. Bisha thelloi me tej studimet e Morganit duke percaktuar me mire lokalizimin e semundjes ne pjeset e ndryshme te trupit, duke i dhene nje rendesi te madhe studimit te anatomise per kliniken. Studimet fiziologjike te Manzhendise, Klod Bernarit etj., hodhen bazat e mjekesise eksperimntale. Ne kete kohe ndryshoi rrenjesisht diagnostika dhe mjekimi i semundjeve. U perdoren dy metoda te reja per diagnozen klinike: perkusioni dhe auskultacioni. Auerbruger (1722-1809) zbuloi metoden e perkusionit ndersa Lainek (1781- 1826) zbuloi stetoskopin me ane te te cilit ai degjoi tonet e zemres shume me qarte se sa me ane te vendosjes se veshit ne kraharor. [5]
Zbulimi i anestezikeve dhe perdorimi i gjere i tyre ne praktike zhduken njehere e pergjithmone dhimbjen gjate operacioneve kirurgjikale duke hapur perpara saj mundesi te medha. Jozef Listeri (1827-1912) duke u mbeshtetur ne punimet e Pasterit futi per here te pare ne kirurgji perdorimin e antiseptikeve duke ndihmuar ne uljen e ndjeshme te infeksioneve pas operacioneve. 86
Nje kthese te rendesishme ne mjekesi solli lindja e mikrobiologjise si shkence, bazat e se ciles u hodhen nga Pasteri dhe Kohu dhe u thellua me tej nga bashkepunetoret dhe nxenesit e tyre. Roli i Pasterit ne zhvillimin e saj ka bere qe historia e kesaj shkence te ndahet ne dy periudha; para dhe pas pasteriane. Mikrobiologjia ndihmoi ne studimin e semundjeve ngjitese, kirurgjise, vuri bazat shkencore te kerkimeve epidemiologjike vecanerisht ne fushen e higjenes. [19]
Maks Petenkofer (1818-1901) me nxenesit e tij kreu nje sere eksperimentesh te rendesishme mbi higjenen te cilat e shnderruan higjenen ne nje shkence te vertete. 84 Paul Elrih (1845-1915) qe njihet si themelues i kimiotherapise ishte nje eksperimentues i talentuar. Preparati 606 ose salvasani i zbuluar prej tij luajti nje rol te madh ne mjekimin e sifilizit dhe hapi rrugen per zbulimin e preparateve te tjera kimike per tu perdorur kunder semundjeve bakteriale e parazitare. [20]
Zbulimi i rrezeve X nga Vilhelm Konrad Rentgeni dhe i radioaktivitetit nga Mari dhe Pjer Kyri sollen ne mjekesi metoda te reja diagnastikimi dhe mjekimi. Zbulimi i penicilines dhe pas saj nje sere antibiotikesh te tjere sollen nje revolucion te vertete ne mjekimin e shume semundjeve qe dikur ishin vdekjeprurese.
Keshtu shekulli i XX solli nje revolucion te vertete ne mjekesi ne te gjitha fushat dhe deget e saj. Deget ekzistuese u thelluan dhe u zhvilluan ne menyre te mahniteshme por njekohesisht linden dhe dege te reja si virusologjia, imunologjia, gjenetika, dhe nje sere degesh te tjera qe se bashke me numrin e pafund te metodave te reja te diagnostikimit dhe te mjekimit japin nje ndihme te madhe ne drejtim te shendetit te shoqerise. Megjithate zhvillimi nuk mbaron ketu sepse dhe problemet qe dalin para saj per tu zgjidhur shtohen sikurse eshte semundje e re e rende e SIDA-s. Megjithate ashtu sikurse qe ne lindje te saj ajo githnje kaperceu ato pengesa qe per momentin dukeshin te pakapercyeshme edhe me tej zhvillimet qe presim do te jene te mahniteshme.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora