Shtesë » Shoqëria
Marsi, planeti që fsheh mistere
E shtune, 15.12.2007, 10:19 PM
Shtohen shpresat për zbulimin e jetës në "Rruzullin e Kuq"
Arsyet e eksplorimit të trupave qiellorë lidhen edhe me kërkimin konkret për minerale të çmuara
Në një varr të vogël kristali, si në përrallat e dashura të fëmijëve, pushojnë, sipas NASA-s, mbetjet e marsianëve të mundshëm. Gërmim pas gërmimi, pas shumë vitesh ekspeditë dhe eksplorim, gjymtyrët e robotit "Spirit" të dërguar nga shkencëtarët, kanë zbuluar, nën koren e
Marsit, shenja fosilesh të ruajtura në një
silic të derdhur, baktere të dyshimta,
pjella e padukshme e mrekullisë së ujit,
dritës dhe karbonit. Në këtë mënyrë,
zbulimet e bëra gjatë gjithë këtyre
viteve, kanë ndezur sërish shpresat dhe
projektet mbi planetin më pranë nesh.
Ka qenë një zbulim i rastësishëm, ashtu
si gjithë zbulimet e mëdha.
"Spirit", roboti eksplorues që po
udhëton mbi sipërfaqen e Marsit që
prej tre vitesh së bashku me "shoqen" e
tij "Opportunity", i ka mbijetuar stuhive
të rërës, prurjeve të mëdha të pluhurit
që i zuri pamjen, gjatë tre dimrave të
gjatë marsianë dhe lodhjes së "zemrës"
së tij, të plakur në pritje të shenjave të
jetës. Roboti, pavarësisht vuajtjes së tij
marsiane, apo thyerjes së një prej katër
këmbëve, nuk ka ndaluar. Ka vazhduar
të zvarritet mbi planet, duke lëruar
tokën për të gjetur sa më shumë gjurmë
të jetë e mundshme.
Pikërisht, në njërën prej këtyre
plagëve të hapura mbi kore, udhëheqësi
i grupit të shkencëtarëve të NASA-s ka
vënë re diçka "tronditëse" siç ka deklaruar
në Kongresin e Shoqërisë Amerigumëzhijnë.
Ajo e zbuluar nga roboti
"Spirit" është shenjë e një habitati të
përkryer për formimin e jetës së baktereve".
Nga ky përfundim, që ka dalë në dritë
pas shumë vite diskutimesh e debatesh
rreth bacilit, një bakter në formë shkopi,
që do të zbulohej nga mikroskopët
elektronikë mbi një meteorit marsian të
gjetur në Antarktidë në vitin 1986, i cili i
hapi rrugën jetës në Mars, jo vetëm asaj
fosile, por edhe jetës njerëzore. Ajo jetë
që stacionet e ardhshme duhet të
mirëpresin.
Në Tokë po përgatitet një armatë e
vërtetë ndërplanetare. Në vitin 2009,
drejt planetit të kuq do të niset "Laboratori
shkencor i Marsit" nga Shtetet e
Bashkuara, i cili do të zëvendësojë dy
robotët "Spirit" dhe "Opportunity",
që kanë arritur të jetojnë tre
vjet, ndërkohë që ishte
parashikuar të mbijetonin
vetëm tre muaj.
Në këtë mënyrë, roboti
i ri do të ketë mundësi të bëjë analiza
biologjike, pra të konfirmojë nëse
nën atë shami të hollë silici, ka mbetje
të baktereve marsiane, apo jo. Në vitin
2011, NASA do të nisë në fluturim avionë
të vegjël, balona aerostatike, që
janë të afta të fryhen e të shfryhen me
nxehtësinë diellore dhe t‘i bëjnë një
hartë gjeografike sipërfaqes së planetit.
Nga Evropa do të vijë "ExoMars", roboti
i parë eksplorues evropian.
Këto zhvillime pritet
të ndodhin dhjetë vitet
e ardhshme, rreth 2015-ës. Ndër të
tjera, do të tentohet edhe një ndër sipërmarrjet
më ambicioze, vajtja dhe kthimi
i një anije hapësinore, e cila duhet "të
sjellë" Marsin në Tokë. Më pas, kur një
tjetër dërgesë rreth vitit 2020 do të ketë
konfirmuar mundësinë e udhëtimit vajtje-
ardhje, duke sjellë kampionë të
tjerë të tokës marsiane, "kërcimi" i njeriut
do të jetë i garantuar, por jo para vitit
2030, ndërkohë që në Hënë, ku shkencëtarët
pritet të kthehen sërish,
do të vendoset një
bazë e posaçme,
por këtë herë
për të
qenë
aty përgjithmonë. Edhe Presidenti
amerikan Bush ka premtuar shumë në
2004-ën, por pa bërë të ditur data e dekada,
ndryshe nga ç‘bëri ish-presidenti
Kenedi kur u premtoi bashkëkombësve
se Amerika do të arrinte në Hënë brenda
viteve ‘60. Problemet teknike vazhdojnë
të jenë të mëdha, duke filluar nga
fuqia shtytëse te jeta e astronautëve, të
cilët janë të detyruar të bashkëjetojnë
me njëri-tjetrin për muaj e vite, duke
kaluar rreziqe të ndryshme, për të arritur
një qëllim të vetëm, Marsin.
Kostoja e dërgesës së parë njerëzore
në një tjetër planet të sistemit tonë diellor
mendohet se do të kushtonte rreth
200 miliardë dollarë me vlerën e sotme,
një shifër që nuk duket astronomike
përballë 1000 miliardëve, shifra që po
arrin dalëngadalë pushtimi amerikan
i Irakut. Bilanci i NASA-s për vitin
2007 është 16 miliardë dollarë, më
pak se një e dhjeta e kostos së
fluturimit drejt Marsit. Në
mungesë të një armiku të
mundshëm në garën për marrjen e Marsit,
duke qenë se është e vështirë të
imagjinosh se edhe më ambiciozët, kinezët,
në pak dekada mund të paraqisnin
ankthin që "Sputnik" dhe "Mir" krijuan
në kohën e tyre për Amerikën e
Eisenhower dhe të Kenedit, apo që
"kërcënimi islamik" mund të jetë projektuar
në hapësirë për të nxjerrë fondet,
asi që NASA dhe presidentët e ardhshëm
mund të përdorin është shpresa e
një shfrytëzimi mineral e planetit të kuq.
Një laborator gjeofizik, i aftë të vëzhgojë
me sondë dhe të studiojë akujt e mundshëm
me mbetjet e "Armada", lëshuar
drejt Marsit rreth 2030-ës, me shpresën
që për atë epokë do të jenë të disponueshme
anije dhe tregje ndërhapësinore
të afta të sjellin mbi Tokë sasi materialesh
të përdorshme nga ana tregtare.
Sepse nuk do të ishte normale të
shpenzoje mijëra dollarë për të sjellë në
Tokë një kilogram material, që fundja
nuk do të kishte fare vlerë.
Për këtë arsye, në perspektivë për të
shfrytëzuar Marsin me të njëjtën lakmi
me të cilën u shfrytëzua Toka, është e
rëndësishme të ndizet imagjinata dhe
pasioni i publikut, duke këmbëngulur
drejt zbulimit të gjurmëve të jetës, edhe
pse mikroskopike si bacilet. Nuk do të
jenë kurrë marsianët e fantashkencës,
por prova e vetme që jeta krijohet në
mënyrë spontane. Ky është një lajm që
nuk do ta gëzonte një President, si republikani
Mike Huckabee, aktualisht
një nga më të preferuarit për drejtimin
e partisë së tij, që ka deklaruar se beson
që "Adami dhe Eva janë dy persona që
kanë ekzistuar me të vërtetë" dhe se
Toka, sipas llogaritjeve të Biblës është e
vjetër vetëm disa mijëra vjet. A do të
mund të harxhonte një President me
një mendësi të tillë qindra miliarda dollarë
për të shkuar në planetin e kuq dhe
për të vërtetuar atë që mendon?
Shkencëtari: Ende nuk ka prova
Nuk mund të ndalemi te të dhënat që kemi zbuluar nga
roboti "Spirit". Edhe pse thuhet se në Mars ka pasur kushte
të përshtatshme për të jetuar. Ende nuk i kemi gjetur këto
prova", shpjegon një nga përgjegjësit e misionit për zbulimin
e sistemit diellor nga një agjenci hapësinore evropiane.
Cili do të jetë hapi pasardhës?
Është e nevojshme dërgimi i një instrumenti më të
sofistikuar për të vërtetuar nëse ka apo jo jetë. Deri më sot,
instrumentet në bord, si robotët ashtu dhe sondat që shëtisin
mbi planetin e kuq, studiojnë Marsin nga pikëpamja gjeofizike.
Evropa, në vitin 2013, do të realizojë "ExoMars".
A do të jetë në gjendje të zbulojë nëse në Mars ka
me të vërtetë jetë?
Një pjesë e instrumenteve të bordit është menduar pikërisht
për të kërkuar molekulat e karbonit, mbi të cilën zhvillohet
jeta që njohim ne. Deri më sot, është instrumenti më i mirë
që kemi arritur të ndërtojmë. Veç të tjerash, ashtu siç ka treguar
edhe roboti "Spirit", sa më shumë të gërmohet në thellësi, aq
më të mëdha janë mundësitë për të gjetur të dhëna të reja.
Në fakt "ExoMars" do të ketë në bord edhe një zhbirues.
Sa i rëndësishëm është kërkimi i jetës në planetin
e kuq?
Për vlerën filozofike që do të mbarte në vetvete një zbulim
i tillë dhe për të kuptuar nëse mund të rezultojë e rrezikshme
kundrejt njeriut kur të arrijë në Mars apo trupa të tjerë të sistemit
diellor.
Është e rëndësishme prania e njeriut në këto
eksplorime?
Kërkimi mund të bëhet edhe thjesht me një robot. Por njeriu
mund të kërkojë të kuptojë se si është formuar dhe ka evoluar
jeta në planet.
Po nëse në Mars nuk do të gjendeshin gjurmë?
Do të vazhdojmë më tej. Në disa satelite të Jupiterit, ashtu
edhe të Saturnit, janë shfaqur disa karakteristika të përshtatshme
për jetën, pra burimin kryesor të jetës, ujin.
Mikrobet në udhëtim
Askush nuk ka njoftuar për shenja jete në Mars - as
një qenie njerëzore nuk ka shkelur në të - por nga
njëri vit në tjetrin të dhënat shumëfishohen e bëhen
më interesante. Të pasionuarit pas formës së jetës jashtëtokësore
e kujtojnë me nostalgji lajmin në verën e
vitit 1996, në të cilin sipas shkencëtarëve të NASA-s,
ishte gjetur në Antarktidë një meteorit i ardhur nga
Marsi. Ky meteorit paraqiste gjurmë të dukshme të veprimtarisë
së mikrobeve, më saktësisht qenie pa formë
të ngjashme me krimbat, që u ngjanë kolonive të baktereve,
jetonin në brendësi të kores së Marsit. Në fakt,
ajo ishte një dëshmi joshëse, edhe pse jo një provë e
mirëfilltë.
Në vitin 1997, sonda "Pathfinder" përcaktoi se në të
kaluarën në Mars mund të ketë pasur ujë. Pak kohë më
vonë, dy robotët e tjerë "Spirit" dhe "Opportunity" zbuluan
se uji kishte qëndruar në planetin e kuq mjaft
gjatë, madje kishte formuar depozita mineralesh të
dendura. Ndërsa në vitin 2006, është zbuluar shpërthim
uji të nxehtë ose gejzera. Së fundmi, këtë javë roboti
marsian "Spirit" ka zbuluar mbetje fosilesh të asaj
që mesa duket është një gejzer. Një gejzer është një
habitat shumë i favorshëm për jetën. Sigurisht jo për
jetën normale siç e kuptojmë ne qeniet njerëzore, por
të favorshëm për bakteret nëntokësore.
U bë një kohë e gjatë që shkencëtarët kanë lënë
mënjanë çdo pamje romantike të lëndinave të kuqe
dhe marsianëve jeshilë. Në të njëjtën kohë, sa më
shumë gjëra të mësojmë për aftësitë jetësore të qenieve
njëqelizore, aq më e mundshme bëhet një shenjë jete
në Mars. Duke qenë se ky planet ndodhet larg Diellit,
nuk merr mjaftueshëm rrezatim dhe energji. Por burimet
termale, fumarolat, gejzerat janë të gjithë të karakterizuar
nga energjia kimike dhe mbi Tokë bakteret
kimiosintetike ushqehen me energjinë e pranishme
brenda planetit. Sot, Toka është e pasur me mikroorganizma
nëntokësore: disa mikrobe kanë arritur të mbijetojnë
në thellësi të Tokës për më shumë se 80 milionë
vjet. Mikrobet që mbijetojnë në gropat e vogla të thella
në koren e Tokës, janë zhvilluar pikërisht për të jetuar
në ato kushte, dhe dinë ta bëjnë atë shumë mirë.
Nëse i bashkojmë të gjitha këto të dhëna, do të arrijmë
në një përfundim se në një jetë "nën" Mars - mikrobet
që jetojnë nën koren e fortë janë gjithnjë e më
tepër një mundësi konkrete. Mund të jenë të njëjtat
mikrobe që sot gjenden në koren e Tokës. Disa vite më
parë, një fizikan vizionar që ka shkruar "The Deep Hot
Biosphere", hodhi hipotezën se jeta e mikrobeve në
koren e Tokës arrin deri në thellësinë e panjohur dhe
reziston për mijëra vjet, duke lulëzuar përreth venave
shkëmbore sa herë që shfaqet ndonjë gjurmë uji. Ai
hodhi gjithashtu hipotezën se çdo planet shkëmbor ka
një biosferë të tijën, me një nxehtësi të mjaftueshme
për të lëshuar ujin përmes shkëmbinjve. Mikrobet
mund të jenë zhvilluar në Tokë dhe të kenë shkuar gjetkë
në epoka të ndryshme përmes erës diellore. Apo
ndoshta kush e di, mikrobet rezistente mund të kenë
ardhur me retë fillestare që i dhanë jetë edhe sistemit
diellor. Fizikani pohon se praktikisht galaktika është e
mbushur plot me mikrobe. Pra, nëse në Mars do të kishte
jetë ajo mund të ishte e ngjashme me format më
modeste të jetës që kemi nën këmbët tona.