E merkure, 01.05.2024, 09:46 AM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Femra ideale sipas meje

E shtune, 15.12.2007, 01:11 AM


Bukuria femërore? Çështje meshkujsh… Ndryshojnë kohët, shoqëritë evoluojnë, emancipimi avancon: e megjithatë, gjysma tjetër e qiellit vazhdon të skicojë konturet e femrës ideale

Sondazhet kanë treguar se, në ditët e sotme, kjo lloj krijese mitologjike është 29 vjeç, një metër e gjashtëdhjetë e gjatë, peshon 50 kilogramë dhe di të shfrytëzojë një armë të re dhe të fuqishme për të turbulluar ëndrrat e meshkujve: magjepsjen që vjen prej barkut. Pikërisht kështu: më shumë sesa këmbët e gjata, më shumë sesa gjoksi, është tamam kërthiza e zbuluar pjesa më seksi e një femre, forca joshëse e së cilës kapërcehet vetëm nga e përhershmja dhe e pakapërcyeshmja fundshpinë (monarki e përjetshme në vend të parë).

Femra perfekte është jetëgjatë. Por, kujdes: triumfi i të dobëtave nuk përkthehet automatikisht celebrim i një fiziku në limitet e anoreksisë. Sipas sondazheve, për meshkujt e sotëm, femra perfekte duhet të jetë “e zhveshur” (jo shumë e gjatë, e etur dhe etëse, sa më natyrale, pak noprane), por edhe “atletike”.

“Një bast për natyralen”, shpjegojnë psikologët. Dhe në kohët e nxitjes së panatyrshmërisë, të na falni nëse kjo do të thotë pak.

E bukur në shekuj

Nëse ka diçka që mund të ndryshojë me kohën, është pikërisht ideali i bukurisë femërore. Imazhi i femrës së përsosur, në fakt, shkrihet në rendjen e epokave të tëra historike. Mjafton të mendosh për disa statuja prehistorike, dedikuar perëndive më tepër se të kolme apo të bëshme. Një haraç i vërtetë i fuqisë femërore.

Në Mesjetë, vetëm femra bionde dhe engjëllore ishte i vetmi përjashtim i pranueshëm kundrejt imazhit luciferian bashkëngjitur gjinisë femërore. E akoma dyzet vjet më parë, ikona seksi ishte gjithçka që mund të përfshihej në klishenë e 90-60-90, centimetrat e madhosheve të vërteta.

Matematika e joshjes

Prej kohësh shkencëtarët janë në kërkim të formulës më ambicioze: atë të bukurisë së përkryer. Pak Gral i Shenjtë, pak Gur Filozofik... Për disa sekreti qëndron i gjithi në raportin midis peshës dhe gjatësisë. Të tjerë, ndërkaq, propozojnë kalkulime më të komplikuara të bazuara në karakteristikat e pjesëve të veçanta të trupit (fytyra, gjoksi, vithet, këmbët).

Ekzistojnë deri edhe programe informatike për të krahasuar fytyrën e një femre me atë të një “femre ideale” hipotetike, duke zbuluar kështu nivelin e bukurisë reale. Një pasqyrë e së vërtetës kjo, në gjendje të bëjë pluhur e hi brenda një sekonde çdo lloj autostime të pambrojtur.

Në kërkim të perfeksionit

Kush nuk gjen ose, më mirë të themi, nuk ia zënë sytë femrën e përshtatshme për t’iu përgjigjur idealeve të veta, shumë mirë mund ta shpikë një të tillë.

Pikërisht për këtë, disa kompani kanë hedhur në treg një software, nëpërmjet të cilit mund të realizoni në kompjuter femrën ideale, me përmasat dhe karakteristikat e dëshirave tuaja. Do të realizohej kështu ajo që kinemaja ka rrëfyer tashmë në shumë filma. Me pak ankth: nga e dashura virtuale e “Simone-s” deri tek monstrat gjysmë-Barbie e gjysmë- Frankenshtajn e te “femra perfekte”, rruga nuk është shumë e gjatë.

Dhe... ëndrra rrezikon të kthehet shpejt në një makth...

Kanoni i bukurisë

Brenda argumentit të bukurisë trajtohet ekskluzivisht edhe Kanoni i Bukurisë, që i përket qenies njerëzore.

Që kur lindi arti, njeriu mbeti në kërkim të formave dhe përmasave ideale për t’ia veshur figurave që krijonte.

Qysh nga koha prehistorike, prezantohen shumë krijime të Venerës primitive, të llojit të statujave të vogla, ku fytyra e femrës ishte e sapozbuluar dhe gati-gati e padukshme, ndërkohë që format e tjera tipike të feminitetit: gjoksi e sidomos vithet dhe barku, ishin shumë të dukshme, gati të ekzagjeruara. Përveç kësaj, këto pjesë paraqiteshin të fryra dhe të plota, për të vlerësuar posaçërisht atributet mëmësore të femrës.

Kanoni në artin klasik grek

I pari që arriti në krijimin e një kanoni bukurie ishte skulptori grek i periudhës së parë klasike, Polikleti i Argos-it (shekulli V para Krishtit), që pasi mori masat e pjesëve të ndryshme të trupit tek disa njerëz, arriti në nxjerrjen e përmasave mesatare, duke i konsideruar ato si idealet. Polikleti gdhendi kështu një trup ideal, proporcionet e të cilit ishin të vendosur natyrshëm. Pas këtyre studimeve, Polikleti shkruan traktatin “Kanoni” (gr. “kanoni”, pra “rregulli”), në të cilin përshkruan proporcionet perfekte të trupit njerëzor), sot i humbur.

Venera e Milos është konsideruar deri tani prej shumicës si prezantimi më i mirë i ideales së bukurisë jo vetëm femërore. 

Mesjeta

Në këtë epokë, bukuria fizike konsiderohej Dominim Suprem Malinj dhe hera-herës ishte përfaqësuese vetëm si atribut i Marisë së Shenjtë dhe shenjtorëve. Në veçanti, bukuria mashkullore nuk ishte atribut i vlerësuar sikurse në periudhën klasike. Trupi fshihej dhe mbulohej nga copa teshash aq të gjera sa pothuajse zhduknin çdo ravijëzim të formës së vërtetë trupore. Ndërkaq, nudo paraqiten vetëm paraardhësit apo Krishti në kryq, ku trupat shprehin vuajtjen e lidhur me mëkatin.

Rilindja 

Në periudhën rilindëse, rizbulimi i trupit si një objekt pozitiv ishte përqendruar sidomos mbi femrën, e cila shfaqet e lulëzuar dhe rrezatuese, mes gëzimit dhe haresë, frymëzuese e dashurisë së përkëdhelur. Ndërkaq, mashkulli prezantohet në një mënyrë më realiste, më pak i idealizuar.

Fillimi i viteve 1900

Në vitet ’30, arsyet sociale favorizuan ndalimin tek një model i bukurisë femërore më atletik, karakterizuar nga një bel i ngushtë dhe flokë të shkurtër, që nënvizojnë dukshëm elegancën e qafës, siç mund të vihet re lehtë në kuadrot e Tamara de Lempicka.

Pas luftës së dytë botërore

Në pasluftën e dytë botërore, pasi varfëria, shkatërrimi dhe vdekja nisën të fashiten dalëngadalë, rikthehet ideali i femrës baroke, ekstremisht femërore, me forma e linja të sigurta dhe të gjetura, të evidentuara këto mirë nga dekolte të gjera dhe bujare. Ky ideal bukurie u emërtua në formë figurative si “Gjilpërë me kokë”, (Pin-up girl). Në vitet që pasuan, këtij ideali të femrës së hollë, iu bashkëngjit imazhi dhe modeli i Twiggy-t, modeles së njohur të fundit të viteve ’60, e famshme për trupin e saj të dobët dhe fytyrën prej vogëlusheje.

Tepër e shëndoshë nuk tërheq... Po tepër e dobët?

Është më e bukur një femër e dobët apo një me lakime të plota e rrumbullakësi të dukshme? Sipas një grupi studiuesish të Universitetit të Hong Kongut, për ta ditur këtë, është e domosdoshme të llogaritet volumi në metër kub i personit të konsideruar, pjesëtuar më pas rezultatin me katrorin e gjatësisë së tij. Në këtë mënyrë përftohet një parametër i quajtur volum-gjatësi, ose VHI, që duhet të jetë njësia matëse më e sigurt dhe e pakontestueshme, e cila përcakton se sa një femër është tërheqëse.

Studiuesit arritën në këtë konkluzion pasi u patën treguar më shumë se 50 personave imazhe tredimensionale të figurave femërore, të masave dhe strukturave të ndryshme dhe iu kërkuan atyre të vlerësonin se sa këto figura ishin tërheqëse me një sistem pikësh nga 1 në 9. Të dhënat e mbledhura demonstrojnë se ato që u cilësuan si më të bukurat i përgjigjen rregullës së VHI, edhe pse në fakt nuk është e qartë se për cilat vlera të këtij raporti mund të gjykohet një grua si tërheqëse. Gjithsesi, ideja e të gjeturit të një ekuacioni fiks për matjen e bukurisë, nuk është një gjë e re.

Metër dhe peshore për të zgjedhur

Në një studio tjetër, Piers Cornelissen-i i Universitetit të Newcastle-it kishte përdorur si parametër bazë indeksin e masës trupore (BMI), e llogaritur kjo duke pjesëtuar peshën e një personi me katrorin e gjatësisë së tij në metra, dhe kishte zbuluar se femrat e gjykuara si më tërheqëse ishin ato me një BMI të ulët, me pak fjalë të dobëtat. Përpos këtyre, studiuesit të gjithë bien dakord të pranojnë se në mënyrë absolute asnjë ekuacion, sado kompleks qoftë ky, nuk mund ta përshkruajë bukurinë. Ndërkaq, fakti që femrat që pëlqehen më shumë janë ato që iu përgjigjen parametrave VHI e BMI, ndoshta është një trashëgimi e mbijetuar e nevojës së lashtë për të gjetur një partnere me shëndet dhe pjellori të sigurt.

Femra perfekte

Një formulë matematike që do të përcaktojë dimensionet e perfektes “vajzë si pikë loti”.

S=0,4c/Hd (1-FL/FW) në katror + Bw në katror/BL (T+0,33a + WH)

Merita e zbulimit i shkon dr. David Grainger (Universiteti i Cambridge-it) primar i Pronostics Ltd., kompania e diagnozave mjekësore në avangardë.

Duket se gjatë vitit 2007, bëri më shumë bujë kërkimi i femrës perfekte, të një Simone (S1m0ne) prej mishi e kockash (silikoni e kockash do të ishte më e saktë), se sa zbulimi i kurave të reja mjekësore realisht shumë të nevojshme.

Le të shohim në detaje se çfarë nënkupton formula

Gjysma e parë përshkruan fytyrën perfekte: FL dhe FW përfaqësojnë gjatësinë dhe gjerësinë e saj, ndërsa “c” tregon ngjyrën e preferuar të syve.

Pjesa e dytë i referohet trupit: BL dhe BW tregojnë dimensionet dhe formën e gjoksit, “ë” busti, “h” vithet, “a”  thithkat e gjokseve dhe “T” gjatësia e trupit.

Për t’i thjeshtëzuar gjërat, le t’i referohemi Danielle Lloyd-it, modeles së GF-së së fundit anglez, e cila duhet të mishërojë identikitin e vajzës perfekte pin-up.

Midis bukurive të tjera në konkurrim, qëndrojnë për zgjedhjen e femrës perfekte Lucy Pinder, Gemma Atkinson, Cheryl Cole dhe Roxanne Pallet.

Femra “perfekte”? E gjatë 1,63 dhe peshon 50 kg

Të intervistuar brenda një jave, njëmijë burra midis 25 dhe 50 vjeç” lamtumirë të kolmeve me forma të plota, pëlqehet trupi fin dhe i natyrshëm. Prapanica është pjesa e konsideruar më seksi.

Mosha 29 vjeç, gjatësia një metër e 63 për 50 kilogramë peshë dhe masa e gjirit jo më shumë se dyshi. Është ky identikiti i “femrës perfekte” sipas një hetimi dhe sondazhi të realizuar së fundmi. Lamtumirë pra formave të bollshme të Monica Belluçit. Modeli “imcake” (stil Kate Moss), me pak muskuj të hollë dhe pamje prej atleteje është në shpërthim. Sipas psikologëve, “figura e madhosheve, ajo që ishte e pëlqyeshme në vitet ’60-’70, tani është zhdukur krejtësisht. Është pikërisht momenti të ruani distancë nga teprimet dhe ekstremet, sepse meshkujt janë në kërkim të natyrshmërisë”. Fiziku femëror duhet para së gjithash të jetë pak i hajthëm (28%), por edhe atletik (26%). Vetëm 19% preferon femrën e kolme dhe akoma më pak atë thatim (8%). Mosha shumë e re e femrave është prioritet në shijet e vetëm 15% të meshkujve.

Të pasmet në “POLE POSITION”

Por cila është pjesa e trupit femëror që godet me shikim të parë? Mbi të gjitha të pasmet, që me 82% të preferencave është konsideruar pjesa më seksi e trupit femëror. E ndjekur nga këmbët (me 75%), barku dhe kërthiza (69%), gjoksi (61%), shpatullat dhe shpina (56%), buzët (44%) dhe ijet (32%). Edhe gustot në drejtim të moshës kanë ndryshuar. 45% e meshkujve evropianë, që morën pjesë në testimin e bërë, preferon femrat midis 25 dhe 30 vjeç, ndërkohë që vetëm 19% prej tyre i pëlqen më të reja (midis18 dhe 24 vjeç) dhe vetëm 24% midis 31 dhe 34 vjeç.

Detajet që rrisin “sex appeal-in” femëror?

Veshjet që lënë zbuluar kërthizën (67%), pantallonat (xhinset sidomos) me bel të shkurtër (62%), tatuazhet në pika strategjike (54%), takat e larta (47%) dhe flokët e kuruar (41%).

Cilat janë elementët që në mënyrë absolute nuk u pëlqejnë meshkujve?

29% e tyre nuk i duron dot buzët e fryra me silikon, 27% prej tyre u kanë ardhur në majë të hundës gjokset e mëdha dhe hipertrofike, ashtu sikurse dobësia e ekzagjeruar (18%) dhe gjatësia e tepërt (13%). Edhe kujdesi i pakët për veten (7%) është një element që i largon nga të paraqiturit seksi.

Përgatiti: Gladiola Bendaj - ONE



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora