E marte, 10.12.2024, 11:35 AM (GMT)

Shtesë » Shoqëria

Bota virtuale dhe rinia e shthurur

E diele, 09.12.2007, 03:19 PM


Aty ku gjërat më të paimagjinueshme përbëjnë normën

Vrasjet, seksi, dhuna, degjenerimi... tani mund t‘i mësosh fare lehtë e në kohë reale në internet

Vrasje të paralajmëruara, seks, dhunë, degjenerim, racizëm e të tjera. Bota virtuale, aty ku gjërat e paimagjinueshme janë më se normale. Ku kërkon të arrijë brezi i sotëm, i pasionuar pas internetit?

Moria e pazbuluar e rrjetit. Kjo është pjesa enigmatike e vatrës së madhe në të cilën ushqehet brezi i ri, ai që është i aftë të dialogojë me botën përballë ekranit të një kompjuteri. Kësaj here, specialistët kanë vendosur të ndalen në këtë pjesë të errët, dhe mes xhunglës së sajteve, blog-eve, videove të publikuara "online", kanë zbuluar një botë që shkon përtej fantazisë.

Drogë, racizëm, seks ekstrem, dhunë e shumë gjëra të tjera. Duket qartë që adoleshentët magjepsen kur shohin se çfarë ndodh në ato anë (sajte në ndryshme interneti). Ajo që i lumturon pa masë është kronika e zezë, e cila lidhet edhe me vrasjen e dy studentëve brenda pak ditësh në Itali. Një ngjarje e papritur që mendohet se ka për autor protagonistët e botës virtuale. Është ky vendi ku duhet të fokusohet e gjithë vëmendja për të kuptuar degjenerimin e një brezi, që tashmë jeton përtej sensit të privatësisë. Bëjnë pafund çmenduri dhe ja një shembull banal: dehen në një festë shkolle, dikush i filmon me kamera apo celular dhe të nesërmen videoja është në "YouTube". Sigurisht çdo veprim është bërë pa kërkuar lejen e shokëve.

Fotoklipi (imazhe të shoqëruara nga një sfond muzikor) është një format me efekt të fortë emocional, i përdorur për të treguar përvoja nga më të ndryshmet. Një gjë e tillë ndodhi edhe me një prej studentëve të vrarë, videoja e të cilit u quajt "Jokela High School Massacre" dhe që u shfaq gjithashtu në "YouTube".

Dhuna

Në sajte të ndryshme interneti qarkullojnë shumë video mbi gueriljet e ngjarje të tjera të rëndësishme. Për shembull, përleshjet mes policisë dhe fansave të skuadrave të ndryshme të futbollit, me tymuese, gurë e çdo lloj sendi tjetër. Të bërtitura pafund kundër forcave të policisë: "Gjak, dhunë për këdo që nuk na respekton".

Pra nëse mes klubeve sportive ndodh diçka gjatë ditëve të kampionatit, nga qytetet ku ndodhen këta të fundit vijnë reportazhe të filmuara fshehtas me celular. Kështu për shembull, në stadiume të mëdha mjafton një e shtyrë apo e sharë për të arritur te përleshjet e mëdha. Në këtë rast kamera e një telefoni ndizet menjëherë, duke filmuar adoleshentin teksa zihet me spektatorët e tjerë dhe shan me fjalë fyese kundër tyre.

Në një filmim tjetër, një djalë godet me grushte fytyrën e një bashkëmoshatari, ku e detyron të shtrihet përdhe, më pas i hipën sipër dhe fillon ta godasë me një top të shfryrë. Dy miq të djalit afrohen, e filmojnë ngjarjen me celular dhe... çfarë mendoni, ajo ka përfunduar tashmë në internet, sikur të ishte një film i shumë kërkuar.

Ndërsa një natë në një diskotekë, krejt rastësisht shpërthen një "luftë". Në këtë moment shfaqen katër burra të sigurisë për të ndarë kundërshtarët. Dëgjohen të shara, të bërtitura dhe ka shenja gjaku. Janë dy grupe rivale që "luftojnë" kundër njëri-tjetrit. Tashmë është bërë një ritual i zakonshëm që dy grupe kundërshtare të shfaqen vend e pa vend, duke bërë rrëmujë.

Në bloge shpeshherë shfaqet edhe një lloj tjetër dhune, më e fshehtë, ajo kundër vetvetes: "Pavarësisht dhimbjes, dua të vras veten", shkruan një djalosh në faqen e tij të internetit. Ndërsa një 15-vjeçar tjetër thotë: "A do të mund të vras veten? Është e vështirë ta thuash. Këtë pyetje ia bëj shpeshherë vetes". Një vajzë tjetër, që është veterane mes të pranishmëve, është prezantuar kështu: është një vajzë e keqe, "kimike" dhe "acide". "Tek ajo është rrënjosur një e keqe, që nuk mund të kurohet as me puthje dhe as me kokainë. Tek ajo nuk ekzistojnë as lotët dhe as rregullat".

Armët dhe droga

Me internetin agresiviteti mund të mësohet shumë lehtë. Nuk është e vështirë të gjesh video mësimi, realizuar jashtë vendit, të cilat të tregojnë se si të përdorësh një kallashnikov, P38 apo pistoletë. Instruktorët janë shumë të saktë, të shpjegojnë përbërjen e armës, mënyrën e mbajtjes, funksionin dhe aksionin. Në disa raste janë fëmijë, të cilët veshin një uniformë ku mbahen pistoletat e armë të tjera për të provuar forcën.

Më pas vjen droga. Një grup 20-vjeçarësh e kalojnë kohën duke mësuar mbi llojet e tyre, pasi shitja e tyre bëhet për pak euro në çdo qytet të madh. Një nga përdoruesit sistematik rifillon me miqtë menjëherë pasi ka thithur diçka vetë. U mëson atyre mënyrat e pirjes dhe të shitjes.

Racizmi

"Cila është raca më keqe mes ciganëve, rumunëve, kinezëve dhe zezakëve?", pyet një vajzë në një forum shumë të frekuentuar.

"Pa dyshim që çdo racë ka të mirat dhe të këqijat e saj", i përgjigjet një djalë. Gjithashtu, një djalosh tjetër ka krijuar një blog "Jo Islamit", ku shpjegon, sipas tij, pse italianët duhet ta rimarrin kryeqytetin e tyre, të pushtuar nga myslimanët. Ndërsa përgjigja e një djali mysliman është kjo: "Një ditë Roma do të jetë kryeqyteti islamik. Mëso t‘i respektosh islamikët, sepse janë vetëm ata që do të qeverisin mbi fëmijët e tu". Pra, racizmi shfaqet edhe përmes videove. "Larg ciganëve", kështu titullohet një manifestim i bërë me foto e slogane të marra nga e djathta ekstreme, ndërsa një tjetër spot i xhiruar nga adoleshentë ("Pastrim nga ciganët") shpjegon se si t‘i përzësh nomadët. Thirrja "Kundër pushtuesit të huaj" është bërë nga disa të rinj, nga dritarja e një institucioni të rëndësishëm, përballë publikut të tyre. Një djalosh tjetër, paksa i mbushur, i veshur me një xhup meshini të zi, deklaron përpara kamerës së internetit: "Jam kundër myslimanëve".

Seksi dhe lidhjet

Kush ëndërron të zhvishet në një dhomë të mbushur plot me njerëz? Ajo që në jetën e vërtetë nuk lejohet absolutisht, në rrjet mund të bëhet një rregull. Interpretuesit e një filmi me përmbajtje erotike (që është i vërtetë dhe luhet me fytyrën e personit) janë adoleshentë meshkuj dhe femra, me moshë përkatësisht 20 vjeç. Ndonjëherë ndodh që fytyrat e personave të mos shfaqen, por mund shihen vetëm pjesë të ndryshme të trupit. Gjithashtu nuk mungojnë edhe nga ata që shfaqen krejtësisht e madje duke buzëqeshur. Tashmë filmimet e ndonjë striptize, nuk të bëjnë më përshtypje, sepse gjërat kanë evoluar vërtetë. Mund të shohësh liceisten që kërcen "lap dance" në banjën e shkollës dhe papritur zhvishet e gjitha, dy 20- vjeçarë me mbathje të lidhura me zinxhir që "shfrytëzohen" nga padroni tyre, dy vajzat, më e veshura me xhinse e bluza të holla, që puthen përpara telekamerës. Zëri i një djali jashtë fushe jep instruksionet dhe këmbëngul të vazhdojnë. Në fund protagonistet thonë: "Për të vazhduar duhet të na paguani".

Shpeshherë shumë filma bëhen nga studentët, ashtu sikurse edhe reklamat. Një prej tyre është edhe "Dhuro penisin tënd".

Por ndonjë herë këto reklama shkojnë përtej imagjinatës së shfrenuar. Për shembull, një djalosh vesh vetëm mbathje të bardha e këpucë rozë me taka të holla dhe shkruan me të kuq buzësh mbi mbathje fraza enigmatike si "tri herë seks", apo "orientim seksual". Në këtë mes nuk është vetëm shfaqja, por edhe fiksimi pas gjesteve erotike: Margerita, pseudonimi i një arkitekti, ka xhiruar pamje nga shtëpia e një fqinje të tij, e cila shkon me një djalosh jo shumë elegant. Të dy "protagonistët", me moshë tek të 25-at, janë të zhveshur mbi shtrat. Sigurisht pamjet flasin vetë e nuk i lënë asgjë fantazisë.

Seksi është argumenti i mijërave tematikave të blog-eve, forumeve, njoftimeve. Ata që marrin pjesë janë djem rreth moshës 30 vjeç. Më të preferuar janë ditarët erotikë dhe copëza nga tregime të ndryshme edhe pornografike. Ditari i një gruaje është një thesar, ku brenda tij mund të gjesh çdo gjë, ndërsa profili i moderatorit të "Spermablog" është shumë domethënës: "Nuk po lexoj asgjë, nuk kam parë absolutisht asgjë, lamtumirë vetmi. Do të dëshiroja që dikush të bëhej miku im, të më dhuronte një jetë më të mirë".

Më të paditurit bëjnë pyetje se si të bësh seks dhe cilin nga forumet të ndjekin për temën që dëshirojnë. Në një forum dikush shkruan: "Nuk e di nëse kërkoni ende modele për foto... unë jam e interesuar. Kam një dëshirë absurde për të... Në fakt jam 26 vjeçe, por të gjithë më japin 20, e më thonë se dukem si engjëll... Jam e gatshme të pozoj për çdo lloj fotosh, por vetëm me pagesë".

Shpirti

Të ndash me dikë në internet ambiciet, idetë, frikën, dyshimet është njësoj si të shohësh në një pasqyrë kolektive të shoqërisë bashkëkohore: sigurisht, sytë mund të mbyllen përballë këtyre historive, ose kush e ka për herë të parë mund t‘i mbajë hapur. Mes shpikjeve të shumta që ka bërë njeriu, zbulimi i celularit është vërtetë një arritje e madhe. Edhe sot pjesëtarë të kombësive të ndryshme janë të bindur se një fotografi e thjeshtë, fundja mund të të rrëmbejë shpirtin.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora